Dossier

Zogu i ankohet Uashingtonit

Cila ishte kronika audiovizive qė prekte ndjenjat e shqiptarėve “mikpritės”. Ēfarė i kėrkonte qeveria shqiptare asaj amerikane dhe ēfarė na zbulon letėrkėmbimi diplomatik mes dy vendeve?
Nga Armand Plaka
Kinorevistat apo kinoditarėt ishin mjaft tė pėrhapura si gjini mediatike audiovizive nė vitet ‘30-‘50 tė shekullit tė shkuar. Madje Owen Pearson, autori i famshėm i njė serie voluminoze rreth historisė sė Shqipėrisė nė shekullin e 20-tė, qysh nė parathėnie thotė se interesi i tij i veēantė pėr Shqipėrinė nisi nė vitin 1936, kur pa pėr herė tė parė kinoditarin e “March of Time” kushtuar Shqipėrisė dhe disa ekstrakte tė tė cilit, qė u shfaqėn nė revistėn “Weekly Illustrated” nėn titullin: Italia po rrėmben sėrish njė tjetėr mbretėri! (shih: Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, fq. 2). Nėse rrėmon sot nėpėr arkivat nacionale amerikane dhe sheh sekuenca tė kėsaj kronike qė nuk kishte zgjatur mė shumė se 6 minuta e 25 sekonda, nėn titullin “Shqipėria e Mbretit Zog”, zor se pėrfton njė ide mbi njė pretendim tė mėvonshėm tė ardhur nga pala shqiptare, e indinjuar deri nė atė pikė nga pamjet e shfaqura, sa do tė duhej tė rishikonte tė gjitha hyrje-daljet e producentėve amerikanė qė donin tė filmonin apo shfaqnin filma nė Shqipėri, duke shprehur keqardhje qė kjo ndodhte pikėrisht nė njė kohė kur ndjenjat proamerikane tė shqiptarėve po njihnin njė kulm tė vėrtetė. Kėshtu tė lė tė kuptosh tė paktėn komunikimi mes ish-Ministrit tė Jashtėm shqiptar nė vitin 1936, Fuad Asllani dhe tė ngarkuarit me punė tė SHBA-sė nė Tiranė, B. Reath Riggs, i cili nga ana e vet lidhej direkt me Sekretarin e Shtetit, R. Walton Moore pėr tė marrė njė pėrgjigje definitive, duke dėshmuar sidoqoftė se e kishte marrė shumė seriozisht kėtė ēėshtje. Natyrisht se monarkia shqiptare me nivelin dhe mentalitetin e kohės, duket se me kėmbėnguljen e saj, mezi mund ta pėrtypte idenė se as ndėrhyrja e qeverisė amerikane nuk mund tė bėnte dot asgjė pėr tė ndalur, apo ndėshkuar “pėrgjegjėsit”, ose edhe mė keq; se kjo e fundit as qė mund tė ndėrhynte nė tė tilla raste, pasi liria e shprehjes ishte jo vetėm e sanksionuar me ligj, por edhe e ngulitur tashmė thellė nė mentalitetin e popullit amerikan. Ndėrmend tė shkon menjėherė paralelizmi qė mund tė bėhej me fenomenin “Borat” (aktori britanik, Sasha Baron Cohen, qė realizoi nė vitin 2006 njė kinokomedi me nota shumė indinjuese pėr Kazakistanin), ose mė mirė me njė mori gazetarėsh, misionarėsh e studiuesish sharlatanė qė nė kohėra tė ndryshme, me apo pa dashje, kanė dizinformuar e manipuluar opinionin publik ndėrkombėtar nė lidhje me shqiptarėt e Shqipėrinė, por shpejt kupton se aty ndėrthureshin edhe interesa tė tjera, dhe piksėpari shihej njė tendencė pėr tė denoncuar shumė herėt njė ndėrhyrje qė s’do vononte tė vinte nga Italia kundrejt vendit tė vogėl qė shtrihej pėrballė. Ishin kėto supozime, tė shprehura mė sė miri madje edhe nė titullin e revistės sė ilustruar “Weekly Illustrated” (frymėzuar nga ato ēka panė e dėgjuan realizuesit e “March of Time”) tė pėrmendur edhe nga Owen Pearson, qė duhej ta kishin shqetėsuar e vėnė nė lėvizje realisht aparatin burokratik monarkik shqiptar. Por nuk mungonin edhe rrėfime “tė pazakonta” mbi sjelljet e Mbretit tė Shqiptarėve dhe aludime tė tjera qė lidheshin me tė ardhmen e kryeinstruktorėve e kėshilltarėve britanikė tė Xhandarmarisė Shqiptare. Nė fakt disa “vese” tė Mbretit tė Shqiptarėve, siē ishin zelli pėr brixhin (lojėn me letra), apo dashuria e patundur pėr duhanin, krahas legjendave pėr “dashuriēkat” e tij tė pazbuluara, kishin zėnė vend edhe mė parė nė faqet e gazetave e revistave perėndimore, ēka e pohon edhe vetė ambasadori amerikan nė komunikimin e sipėrpėrmendur, por duket se shqetėsimi i palės shqiptare shkonte pėrtej tyre. Frikėn se mos e gjitha kjo do ndikonte nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Italinė, ngjan se e ka cekur disi tangent edhe i dėrguari amerikan nė Tiranė. Profili i “March of Time”, themeluar nga pionieri i transmetimeve radiofonike amerikane, Fred Smith dhe drejtori i revistės sė famshme TIME, Roy E. Larsen, zyrtarisht ishte neutral nė aspektin e rreshtimit politiko-ideologjik, porse kishte kohė qė ata shfaqeshin shpesh hapur nė mbėshtetje tė frontit antifashist. Kjo arsye dhe nuhatja e thellė e reporterėve amerikanė, kanė bėrė qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, tė ndjejnė kudo ku kanė shkelur nėpėr Shqipėri, aromėn e vartėsisė sė plotė ndaj Italisė dhe inferioritetin e pushtetmbajtėsve shqiptarė. Por historia ngjante tė ishte njė thikė me dy presa dhe madje nė atė pikė aludohej se ata mund tė ishin edhe “vegla” tė italianėve. Nė fund, debati mbyllet nga Ministri fuqiplotė i SHBA-sė nė Tiranė, pas komunikimit qė ai kishte pasur me ish-Kryeministrin Mehdi Frashėri. Sidoqoftė, dėshmia e mėposhtme na bėn tė mėsojmė jo vetėm njė ndodhi tė panjohur deri mė sot, por edhe tė kuptojmė shumėēka qė lėvizte nėn rrogoz nė politikėn e Tiranės zyrtare tė kohės, si dhe mbi masėn e komunikimit zyrtar shqiptaro-amerikan nė atė kohė. Mė poshtė po japim tekstin e letrės sė tė ngarkuarit me punė tė SHBA-sė nė Shqipėri, B. Reath Riggs pėr Sekretarin e tij tė Shtetit, datė 29 tetor 1936; nė vijim, pėrgjigjen qė merr nga Uashingtoni dhe pastaj tekstin e dytė tė Riggs-it pėr qendrėn. Edhe vetėm kjo korrespondencė shpalos njė panoramė interesante tė marrėdhėnieve mes dy vendeve asokohe, si dhe jep njė sfond tė frymės sė kohės.



Ankesa

Zotėri: Referuar njoftimit tė Ministrit No. 130 mė datė 29 maj 1936, nė lidhje me aktivitetet e zhvilluara nė Tiranė nga z. S. R. Sozio, emri i tė cilit shfaqet nė kartėn e tij tė biznesit me gėrma tė vogla nėn logon e "The March of Time", me adresėn: 21 Rue de Berri, Paris, dhe 4 Dean Street, London, kam nderin t’ju transmetoj me kėtė rast njė memorandum tė cilin e kam marrė nga Ministri i Punėve tė Jashtme. Ministri mė ka kėrkuar qė tė telefonoj drejt Uashingtonit dhe tė pėrcjell shprehjen e keqardhjes dhe indinjatėn e Mbretit Zog si dhe tė qeverisė shqiptare mbi atė qė ai e cilėson si: Dhunim i mikpritjes shqiptare nga ana e z. Sozio; falsifikimet dhe ofezat poshtėruese, me tė cilat ai thotė se janė paraqitur nė njė film, tė cilin z. Sozio e ka prodhuar pasi ka lėnė Shqipėrinė. Ai thotė se filmi nė fjalė i ėshtė raportuar atij nga z. George Prifti, konsulli shqiptar nė Boston. Ai mė kėrkoi mua qė tė raportoja zyrtartisht pranė qeverisė sime, reagimin e qeverisė shqiptare – gjė tė cilėn unė premtova se do ta bėja. Ai gjithashtu mė kėrkoi, nėse qeveria amerikane mund tė procedonte, apo tė ndėrmerrte ndonjė aksion kundėr "The March of Time", apo kujtdo tjetėr qė do tė gjendej pėrgjegjės pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e filmit. Unė iu pėrgjigja se kisha frikė se mos pushtetet tona federale, nuk do mund tė shtriheshin deri nė trajtimin e rasteve tė tilla, porse, sidoqoftė, nėse ai do tė dėshironte ta ndiqte mė tej kėtė ēėshtje, duhej tė udhėzonte Legatėn Shqiptare nė Uashington, qė tė vilte njė opinion nga zyrat kėshillimore legale, rreth mundėsisė pėr tė ndėrmarrė njė aksion gjyqėsor. Ministri mė tha se ky incident kishte qenė njė mėsim i dobishėm pėr Organizatėn Turistike Shqiptare, e cila e kishte bindur qeverinė pėr ta lejuar z. Sozio tė filmonte Mbretin, Gjeneralin Sir Jocelyn Percy, kryeinstruktorin britanik tė Xhandarmarisė Shqiptare, dhe tė tjerėt. Rezultati, sipas tij, ėshtė se duke filluar nga tani e tutje, nuk do tė lejohet mė asnjė koncern filmik apo kinematografik amerikan tė shfaqė filma nė Shqipėri, derisa tė ketė njė garanci me shkrim nga legata (dmth. Legata do tė jetė pėrgjegjėse pėr ēdo gjė nė lidhje me pėrmbajtjen e filmit, pėr tė cilin mė vonė qeveria shqiptare do mund tė ketė objeksionet e saj). Unė iu pėrgjigja se kisha frikė se mos Legata, duke iu nėnshruar rregullave e kompetencave qė mbart, nuk do tė ishte nė gjendje tė lėshonte dot njė garanci tė tillė. Ai mė tha mė pas se kishte kaq shumė dėshirė tė mirė mes dy vendeve, saqė ishte mėkat tė ngrije ndjenja antiamerikane nė Shqiėpri nga tė tillė njerėz, si kėta qė prodhuan kėtė film. Unė i theksova se SHBA dhe Qeveria Federale nuk kanė kontroll mbi prodhimin dhe shfaqjen e filmave, dhe se unė nuk besoja se koncernet amerikane tė lajmeve do t’i jepnin udhė kaq lirisht falsifikimeve e ofezave tė prodhuara nga ai tipi i pretenduar prej tij. Ai nuk e dha emrin me tė cilin ėshtė shfaqur filmi. Unė kam marrė vesh nga burime private se filmi, apo variante tė tij, janė shfaqur nė pjesė tė ndryshme tė SHBA-ve dhe se njėra nga skenat ofenduese tregon Mbretin Zog duke vėshtruar me dylbi njė hotel lokal gjatė natės dhe duke telefonuar vazhdimisht disa mysafirė tė huaj, tė cilėve po u kėrkonte qė ata ta lejonin t’u bashkohej nė lojėn e tyre me letra (njė histori e kėsaj natyre u shfaq nė njė publikim nė SHBA para nja 2-3 vjetėsh). Unė gjithashtu e kuptoj se "March of Time" ka vijuar tė publikojė akoma disa pamje filmike nė Angli, tė marra nga ky film e qė tregojnė Gjeneralin Percy nė njė ēast kur po tregonte se ai po e humbiste pozicionin e tij, qėkurse trajnimi i Xhandarmarisė ishte kthyer nė njė domen tė oficerėve italianė – gjė e cila, nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė. Duke konsideruar se tė gjitha pretendimet janė tė vėrteta, mua mė duket e vėshtirė tė besoj se qeveria italiane do tė konsideronte tė tilla shtrembėrime tė ishin nė interes tė saj, pasi ėshtė e dėshirueshme tė besojė nė vullnetin e mirė tė Mbretit Zog dhe Qeverisė sė tij. Prandaj duket e pamundur qė Sozio tė ketė orientuar filmin e tij (nėse e ka bėrė kėshtu) me nxitjen e autoriteteve italiane. Nėse falsifikimet janė bėrė tė lidhura me ēfarėdo kauze, nisur nga dėshira pėr tė bėrė sensacion publik, agjensia duhet tė shihet mė shumė e frymėzuar nė zonat armiqėsore ndaj ambicieve italiane.

Me respekt, B. Reath Riggs



Sekretari i Shtetit



Pėr tė Ngarkuarin me Punė nė Shqipėri, (Riggs). UASHINGTON, 23 nėntor 1936-pasdite.

Njoftimi i Legatės No. 230, datė 29 tetor 1936. Nėse ju konsideroni se ėshtė e dėshirueshme brenda rrethanave qė ju pėrshkruani, ju mund t’i drejtoheni Ministrit tė Jashtėm me mesazhin e mėposhtėm prej meje nė pėrgjigje tė protestės sė bashkangjitur njoftimit tuaj, me kėtė referencė: "Nuk gjendet askush tjetėr mė shumė se unė qė e zhvlerėson paraqitjen e tė tilla filmave si ai i 'The March of Time', i cili shkaktoi indinjatė ndaj qeverisė dhe popullit shqiptar. Ėshtė dėshira e qeverisė amerikane pėr tė forcuar lidhjet miqėsore qė ekzistojnė mes nesh dhe qeverive tė tjera. Raportet me jashtė tė qeverisė amerikane janė zhvilluar nė bazė tė respektit tė plotė pėr tė drejtat dhe ndjeshmėritė e popujve tė tjerė. Qeveria ime, pėr kėtė arsye, ndjen keqardhje pėr ēdo veprim tė qytetarėve privatė qė ėshtė nė mospėrputhje me kėtė politikė dhe qė shkakton ofendime ndaj popujve tė vendeve tė tjera. Qė njė veprim i tillė mund tė ndodhė nė ēdo kohė pėr tė penguar qeverinė time nė pėrmbushjen e kėtij synimi, ėshtė e kuptueshme nėn dritėn e traditės sonė tė lirisė sė shprehjes, njė traditė e cila mbahet gjallė nga ēdo qytetar, si pjesė e trashėgimisė sonė kombėtare, dhe njė e drejtė qė garantohet nga Kushtetuta jonė. Gjithsesi, qeveria ime shpreh keqardhjen e thellė pėr sa ka ndodhur, gjė e cila mund tė reflektohet nė lidhjet e miqėsisė qė bashkojnė dy popujt tanė." Tė lutem, mė raporto veprimet e mėtejshme me telegram.



Riggs kthen pėrgjigje



I ngarkuari me punė nė Shqipėri (Riggs) pėr Sekretarin e Shtetit. Tiranė mė 27 nėntor 1936, - ora 7 pasdite.

Telegrami i Departamentit No. 22, datė 23 nėntor, pasdite. Nė takimin qė pata me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtėm, prezantova njė kopje tė mesazhit dhe shtova edhe shpjegime tė tjera tė bėra me gojė. Kryeministri ishte i pėrzemėrt dhe i sjellshėm dhe dėshiroi tė shprehte falenderimet e tij dhe tė qeverisė pėr mesazhin miqėsor dhe pėrkujdesjen e treguar. Ai tha se e mirėkuptonte situatėn, por theksoi me mirėsjellje se edhe krerėt e shteteve dhe sovranėt nė asnjė rrethanė nuk mund tė ishin plotėsisht imunė nga shpifjet dhe talljet. Unė iu pėrgjigja se mė vinte shumė keq qė qeveria jonė nuk kishte fuqi legale pėr tė ndėrhyrė. I theksova rastin e fundit me Japoninė. Pėrshtypja ime ėshtė se ai tashmė e konsideron kėtė ēėshtje tė mbyllur zyrtarisht.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket