Kozmikomiket

Trashėgimia si barrė e si samar

Kam parė fėmijė tė vegjėl qė ngrenė dy gishta, apo qė mes dhėmbėve qė u mungojnė bėrtasin “beritha, beritha”. Sikurse, shoh fėmijė me grushtin pėrpjetė nė varreza dėshmorėsh tė lėnė nė mėshirėn e barėrave tė kėqija
Nga Koloreto Cukali
Ēfarė ka trashėguar Rama nga i ati? Ēfarė ka trashėguar Berisha nga Vuēidoli? Ēfarė do trashėgojnė politikisht PD e PS nga kėta tė dy? Cilit prej tyre prindi i ka lėnė njė sahat dore? Dhe, a kanė prona? Trashėgimia – ajo ēfarė i lėmė tjetrit/tė tjerėve dhe ajo ēfarė na kanė lėnė, nė rrafshin ekonomik, kulturor, social e politik, moral e juridik - pa dashjen tonė ka qenė fija e hollė e filigranit qė ka pėrshkuar ekzistencėn tonė traumatike post-komuniste. Nganjėherė nuk ka qenė filigran, por fije e hollė ēeliku qė pret mishin qė e mban lidhur.



Trashėgimia politike

Ka akoma njerėz, sidomos nga tė larguarit para 15 a mė shumė vitesh qė ruajnė koncepte tė tipit “komunistėt”, sikurse ka akoma qė shkruajnė artikuj me terma tė tipit: “punisto-marksist” apo “sllavo-komunist”. Marrėdhėnia jonė me trashėgiminė ka diktuar dhe retorikėn politike. Akoma sot, e djathta pėrdor termat “etėrit komunistė” duke kaluar dhe nė emra tė pėrveēėm. Nga ana politike ėshtė armė qė ka funksionuar. Ngjan absurde qė njė parti qė doli nga rebelimi i atyre qė ishin tė lodhur me luftėn e klasave tė vazhdojė tė mbajė nė lojė kėtė luftė, apo t’u pėrmendė biografitė kundėrshtarėve.

Arsyeja pse ndodh ėshtė pragmatiste, Berisha ka parė qė kjo funksionon. Ka akoma legjione tė tėra votuesish mendja e tė cilėve ėshtė kalēifikuar – dhe jo pėr faj tė tyre – e qė funksionojnė me 2-3 koncepte bazė politike, tė mėsuara nė prag tė viteve ’90. Kėta njerėz, nuk janė armik. Janė pėr gjynah. Janė pjesė e shtresave tė realitetit politik qė mban tė ēimentuar kėtė kastė politikanėsh. Derisa tė vdesin, argumentet e artikulimit “sllavo-punist” do tė vazhdojnė tė bėjnė blu ujin, si nė pishinat ku egoistėt bėjnė ēiēin.

Vetė PS ėshtė e kompleksuar nga e shkuara e saj. Atė e votojnė ata qė dikur votonin PPSh, dhe ka akoma nė organikėn e vet ish-anėtarė tė Partisė sė Punės. Aq e kompleksuar, sa i ka lėnė LSI-sė hapėsirė tė artikulojė mė fort se ajo teza konservatore me partizanė, LANĒ, veteranė e Enver Hoxhė. Paradoksi lind kur nga tė dyja partitė e majta, LSI ėshtė ajo qė ka qenė e martuar politikisht me tė djathtėn. Por, PD-ja sheh punisto-enveristė vetėm nė PS-nė e moderuar. Teorikisht, ky qėndrim pragmatist por banalisht jo-koherent e i pėrciptė do duhej ta kish zbehur e zhdukur argumentin, por ja qė jo. Ata qė e mbajnė janė njerėzit.



Trashėgimia e njerėzve

Ēudia e vėrtetė ėshtė qė tė gjitha partitė kryesore tė politikės kanė nė pėrbėrjen e tyre plot ish-anėtarė tė PPSh. Madje, dhe votuesit, janė tė ndarė. Funksionarė apo komunistė tė thjeshtė tė djeshėm, votojnė sot PS, PD, LSI.

Ēfarė e bėn njė ish-komunist tė PS-sė tė jetė mė fajtor se njė ish-komunist i PD-sė? Cili prej tyre duhet tė mbartė pėrgjegjėsitė krimet e komunizmit? Dhe, cili, duhet tė mbajė meritat pėr zhvillimet ekonomike e sociale (aq sa ka) tė asaj epoke? Kjo pjesė, ėshtė ende e pazgjidhur, sepse tė vetmit qė do duhej ta kishin zgjidhur, nuk dinė, nuk duan, e nuk munden ta bėjnė: votuesit. Partitė tona kanė trashėguar tė njėjtėt votues. Tė lindurit e pas ’90 vetėm tani sė fundmi kanė nisur tė votojnė. Por, dhe ata kanė marrė trashėgiminė e genit politik tė prindėrve.



Trashėgimia e grushtit

Shqiptarėt po u lėnė trashėgim fėmijėve traditėn e tyre politike. Por, nėse e marrim tė vėrtetė pėrkufizimin e Lubonjės qė “ne nuk kemi parti, por banda”, atėherė po u lėmė flamurin e njė bande. Kam parė fėmijė tė vegjėl qė ngrenė dy gishta, apo qė mes dhėmbėve qė u mungojnė bėrtasin “beritha, beritha”. Sikurse, shoh fėmijė me grushtin pėrpjetė nė varreza dėshmorėsh tė lėnė nė mėshirėn e barėrave tė kėqija. Kjo “traditė” edhe pse e justifikuar apo stimuluar fort prej disave, nuk bėn gjė tjetėr veēse krijon trupėn e votuesve tė papėrgjegjshėm tė sė nesėrmes. Ėshtė, njėsoj me strategjitė e marketingut qė pėrpunojnė tė vegjlit – blerėsit e nesėrm. Keni dėgjuar miqtė tuaj tė thonė sesi fėmija 4 vjeē vdes tė rrijė para TV e tė shohė reklamat? E pra, edhe agjensitė e marketingut e dinė. Pa ju pyetur juve, ata po pregatisin fyellin qė do tė tėrheqė pas vetes 10 vjet mė pas fėmijėt tuaj. Me gjithė pasurinė qė ju u keni lėnė.



Morali i pronės

Katrahura mė e madhe sociale dhe ekonomike nė kėtė vend ka lidhje po me pronat. Njerėz qė kėrkojnė pronat e gjyshėrve e katragjyshėrve me dokumente tė turkut a tė italianit. Pavarėsisht se rendi ynė shoqėror e garanton shenjtėrinė e pronės, lind pyetja: Sa tė drejtė njė burrė 40 vjeē mbi pronėn e lėnė nga njė stėrgjysh i panjohur 100 e ca vjet mė parė? Si mund tė justifikohet moralisht kjo trashėgimi? Sigurisht, jo pėrmes genit. Sepse, genet mund tė mos i kneė fare tė njėjtat. Ajo qė i lidh ėshtė mbiemri, por, a mjafton qė dikush tė kėrkojė lulishte, toka mbi tė cilat janė ndėrtuar shkolla e vepra tė tjera publike, vetėm se ka mbiemrin e njėjtė me personin qė zotėronte nė njė moment tė largėt nė kohė tė drejtėn e pronėsisė mbi to? Shoqėria njerėzore ka tė drejtėn e pėrdorimit tė tokės, por ėshtė shumė cinike tė besosh se njeriu zotėron vėrtet tokė! Sigurisht, trashėgimia ėshtė dhe emocionale. Ora qė babai mund t’i dhurojė tė birit ka vlerė emocionale, por toka nė njė fshat qė ti nuk e dije se ekzistonte, jo.

Diktatura e ndėrpreu vijėn e trashėgimisė sė pronės, por fijet u rilidhėn pas ’90-s dhe u rilidhėn keq. U shfaqėn njerėzit me dosje nėn sqetull e me shpatulla tė ngrohta. Vepra publike u rrėnuan me qėllim tė pėrfitimit tė pronės nėn tė. Ajo qė vėrejmė sot janė njerėz tė ngeshėm e dembelė qė jetojnė me tė ardhurat e qerave apo shitjes sė pronave qė kuptuan befas qė i kishin.

Edhe prona intelektuale zgjat vetėm 100 vjet. 100 vjet pas vdekjes sė autorit, ajo bėhet pronė publike dhe asnjė nga stėrnipat nuk ka mė tė drejtė monetare mbi tė. Trashėgimia intelektuale pra, ndėrpritet. Trashėgimia e pronės ka nevojė pėr njė shndėrrim tėrėsor, por, pėr fat tė keq, ne kemi trashėguar njė qasje politike populiste por jo pėr popullin, demagoge por pa thelb. Ne jemi njė vend qė nuk lė dot trashėgimi.



Trashėgimia e genit

Po tė hapėsh gazeta tė vjetra, tė kohės sė Zogut dhe mė parė, do tė shohėsh qė qasja e politikės ndaj problemeve nuk ka ndryshuar. Vetėm emrat janė modernizuar disi. Qėndrimi i gazetarėve apo intelektualėve ėshtė po i njėjti. Pra, paska njė trashėgimi. Nuk do ta quaja trashėgimi kulturore, sepse nuk ėshtė kjo. Ne nuk kemi ruajtur dot as trashėgiminė muzikore tė muzikės sė lehtė. As dhe njė lagje tė vjetėr, tė paprekur. As dhe njė kishė tė lashtė tė padhunuar. Ne i kthyem kėshtjellat nė qebaptore, dogjėm libra nė ’90 e nė ’97, vetėm sepse e kishim mundėsinė ta bėnim, dhe vjedhim e deformojmė kulturėn e tė tjerėve, pa pushim. Nuk besoj as te krenaria kombėtare (si trashėgimi) veēse si demagogji liderėsh ose si valvul shkarkimi e vegjėlisė. Por, ka diēka qė padrejtėsisht do ia vija “geneve”, sepse nė tė vėrtetė nuk ka lidhje me genet e njė njeriu. Ne ruajmė trashėgiminė e shqiptarėve tė vjetėr jo se flasim shqip si ata tė para 100 vjetėve, as se kemi mbiemrat e ēertifikatat tyre nė dosje, as (larg qoftė) se ruajmė idealet e tyre. Ne kemi njė gjė tė pėrbashkėt me ta: papėrgjegjshmėrinė ndaj sė tėrės. Dhe kėtu nuk po flas pėr punėtorėt e rilindjes apo pėr disa kokrra nga etėrit e pavarėsisė. Po flas pėr pjesėn tjetėr. Kjo ėshtė ajo qė nė anglisht do tė quhej “legacy”. Problemi mė madhor ėshtė qė ne nuk ndėrtojmė dot “legacy”, pra trashėgimi.



Trashėgimia e dorėheqjeve

Fakti qė nuk ndėrtojmė dot njė linjė trashėgimie nga brezi nė brez, nga njė person te tjetri, ėshėt lehtėsues sa ē’ėshtė dhe i trishtė. Ja, tė marrim dorėheqjen qė i kėrkohet Ramės pėr avionin. Jo se ka ndonjė gjė pėr tė lavdėruar nė sjelljen e Kryeministrit apo tė Ministrisė pėrkatėse ndaj rastit. Por, ėshtė cinike qė kėrkon dorėheqje kryetari i opozitės, i cili vetė nuk e pa tė arsyeshme as tė dilte e tė mbante njė fjalė pėr 21 janarin. Nėse Ramėn e lidhin me drogėn, atė e lidhin me vrasjet. Kur pėr dorėheqjen pėrdoret termi “si institucion”, nė tė vėrtet bėhet fjalė pėr njė trashėgimi. Ka dhe cipė, ka dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė tėrės, ka dhe njė “legacy”, diēka qė na lidh me njė traditė sesi duhet tė funksionojė tė bėrit politikė. Kjo, nuk ka ardhur kurrė te ne. Ne, paraardhėsve politikė duam t’u marrim thjesht “pronėn” politike, por, kjo nuk ėshtė trashėgimi mirėfilli.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket