Albanicus Erectus

Prapė ustai!

Nga Virgilius
Nė vjeshtėn ende tė nxehtė tė annus horribilis 1997, kur Shqipėria lėpinte plagėt dhe Partia Socialiste tok me aleatėt, fitimtarė tė zgjedhjeve tė qershorit, rrekej t’u ngjallte shpresė njerėzve se ky vend ende mund tė bėhej, Partia Demokratike nė opozitė dhe udhėheqėsi i saj i padiskutueshėm Sali Berisha, tė cilėve s’u besohej qė qenė rrėzuar nga pushteti, jo dhe aq nga vota popullore sesa nga mllefi i njė populli tė tėrė, bėn shfaqjen e pare publike me njė protestė massive qė nga njėra anė rrekej t’u dėftonte muskujt kundėrshtarėve politikė dhe, nga ana tjetėr, ngjallte reminishencėn e frikės dhe terrorit qė njerėzve iu pėrvėlonte kujtesėn. Tė nesėrmen e protestės Andi Bejtja do tė botonte te legjendarja “Koha Jonė” shkrimin me titull “Prapė ti, usta!”. Njė satire therrėse qė i drejtohej Berishės dhe, teksa nga njėra anė e stigmatizonte, nga ana tjetėr i kujtonte bėmat e gjėmat e kryera pėrgjatė viteve tė pushtetit tė tij autoritarist.

Edhe sot kur, pas tetė vjetėsh nė pushtet, Partia Demokratike tanimė nė opozitė, po pėrgatitet tė dalė sėrish nė rrugė me moton qė e ka aq fort pėrzemėr tė dorėheqjes sė kryeministrit aktual Rama, kjo nė mėnyrė eksplicite, dhe rrėzimin e qeverisė socialiste dhe shkuarjen nė zgjedhje tė parakohshme, kjo jo dhe aq eksplicite. Casus-i ėshtė implikimi i hamendėsuar i qeveritarėve socialistė nė aferat e drogės, pas ngjarjes sė avionit tė Divjakės. Ndonėse Berisha nuk ėshtė mė nė krye tė PD-sė, de jure, ai ėshtė de facto shpirti, truri dhe energjia e pashterrshme qė s’di tė ndalet, por heq zvarrė pas vetes krejt atė force politike, e cila i bindet dhe i shkon pas gati-gati nė njė gjendje transi. Pavarėsisht se e di mjaft mire qė dyshja nė pushtet PS-LSI, pas afro nėntė muajsh nė qeverisje, ka njė shumicė solide nė Kuvend dhe jashtė tij, ēka e bėn utopike ēdo orvajtje pėr t’i rrėzuar me hir ose me pahir, Berisha, ashtu si mė parė, ka shestuar nė mendjen e tij njė strategji tė dyfishtė: nga njėra anė, diskreditimin e kundėrshtarėve politikė brenda e jashtė vendit dhe, nga ana tjetėr, krijimin e njė gjendjeje ankthi e pasigurie pėr t’i demoralizuar e shtyrė tė ndjehen tė pasigurt nė kolltukėt e rehatshėm tė pushtetit. Siē thoshte njė poet italian “siamo nella terra del passato che non passa”. Mbėrritur nė kėtė pikė tė vjen sėrish tė thuash: “Prapė ti, usta!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket