Opinion

Nga Rio nė Stamboll

Nga Ilir Kulla
Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Brazili dhe Turqia? Nė pamje tė parė asgjė. Por nė fakt, shumėēka. Janė dy fuqi tė reja ekonomike, me popullsi tė mėdha dhe me parametra tė shkėlqyer financiarė kėto vitet e fundit. Njėra me fe katolike dhe tjetra myslimane, tė dyja janė diēka mė shumė se fuqi rajonale. Atė qė Brazili e ka mė shumė se Turqia, sipėrfaqen dhe popullsinė, kjo e fundit e kompenson me potencėn gjeopolitike qė ja ka falur venndodhja strategjike. Por tė dyja kėto mrekulli ekonomike mbajnė nė gji trazira tė thella sociale. Kryeministri Erdogan megjithėse fitoi bindshėm zgjedhjet administrative, nuk i fashiti dot pakėnaqėsitė. Dhe ai vetė nuk e ruajti dot qetėsinė pas protestave qė zunė fill me tragjedinė e minierės nė Soma, deri aty sa akuzohet se ka ngritur personalisht dorė kundėr njė protestuesi. Akuza pėr korrupsion, nepotizėm, dhunė shtetėrore...

Brazili, akoma mė tė thellė, dhe mė kronik e ka hendekun mes tė varfėrve dhe pasanikėve; edhe mė tė thekshėm e ka dallimin mes favelave tė krimit dhe trafiqeve, dhe komuniteteve milionere qė ruhen pas mureve tė larta. Dhe pėrballė shpenzimeve marramendėse pėr Kupėn e Botės kėtė qershor, apo pėr Lojrat Olimpike tė Rios dy vjet mė vonė, protesta e fortė sociale premton tė rritet. Motivi inkurajues pėr kėtė, ėshtė i kuptueshėm: Jemi nė sytė e gjithė botės, duhet tė pėrfitojmė tė ngremė zėrin dhe tė tregojmė se nuk jemi thjesht vendi i karnavaleve, sambės dhe futbollit.

Kėto janė sikletet e vendeve qė edhe pse rrethanat, resurset dhe hapja e tregjeve tė reja i shndėrrojnė nė fuqi ekonomike, plagėt e pakuruara shoqėrore dhe demokracia e pakonsoliduar i thithin mbrapsht nė vorbullėn e trazirave dhe problemeve. Morali? Paraja nuk ėshtė gjithēka...


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket