Opinion

Njė milion mushkonjat

Nėse e majta nė pushtet ka hallin e votave, ėshtė hera e parė nė 23 vjet qė qeverisja ka njė plebishit kaq tė qartė, dhe po kėshtu duhet tė veprojė me vendosmėri. Sepse njė milion shuplakat kundėr Berishės kollaj kthehen edhe nė po kaq pickime mushkonjash kundėr Ramės.
Nga Alqi Koēiko
Ngado qė ta fillosh shkokolepsjen e teorive tė konspiracionit mbi avionin “reformator” tė drogės nė plazhin e Divjakės, tė duhet njė dozė e mirė... hashashi pėr t’u frymėzuar. Fjala vjen, le ta nisim me skenarin qė trafiku i drogės me avionė kaēatorė bėhej me bekimin, e madje mbrojtjen e qeverisė e policisė. A do guxonte Edi Rama, tanimė nė rolin e kryetrafikantit, tė vazhdonte trafikun ajror qė ka kohė qė po ndodh (sipas opozitės) tė ulte e ngrinte avionė nėpėr Divjakė, pikėrisht kur ky vend ishte kryefjalė e ēdo salle, nga ato tė kafeneve tek ajo e parlamentit? Pėr njė avion tė vetėm, rastisėn nė atė plazh shumė kureshtarė e vizitorė tė rastėsishėm; dikush madje filmoi uljen me celular. Edhe nėse nuk do kishte difekt, dhe piloti Riformato do shkonte nė punė tė vet, videoja pėr ēerek ore do ishte nė youtube, pra asgjė sekrete. Marrim konspiracionin e kundėrt: Avionin e ka dėrguar Berisha, pra njerėzit e tij, qoftė dhe pėrmes ndonjė kombinacioni. Pėr ēfarė shume pranon dikush tė bėjė ca vite tė mira burgu e tė bėhet kokė turku (ose italiani e shqiptari) pėr njė betejė politike tė rradhės?

Dikush mund tė thotė se kjo e dyta edhe bėn vaki, por varet nga shuma. Duke mos vėnė bast pėr asnjėrin nga skenarėt e mėsipėrm, unė besoj se e vėrteta ėshtė diku nė mes, por kėtė do ta zgjidhin organet kompetente. Pas dalldisė fillestare, problemi me avionin e Divjakės ėshtė se ėshtė harruar pikėrisht ai, problemi i madh i kėtij vendi, trafiku i drogės. Nė shumicė, komentet e kėsaj jave i mėshonin sikleteve tė ministrit Tahiri, apo fjalimit “ekzuberant” tė kryeministrit, njėfarė versioni mė elokuent por po kaq patetik i “unė jam F.N. dhe prapa mė vjen historia”. Nė fakt, duhet thėnė se nė stilin e qeverisjes sė Ramės ka njė aromė tė fortė marketingu prej ojf-je, njė tendencė qė ēdo akt tė shndėrrohet nė shfaqje pėr kamerat e televizioneve; qė ēdo fjalė e Ramės apo e ministrave, tė jetė e pasur me stilema, metafora, ritėm e tek-tuk ironi pėr paraardhėsit. Duket se kryeministri tenton tė rrėshqasė nė “kurthin Obama”, presidenti amerikan qė kritikėt nė vendin e tij e akuzojnė se do mbetet nė histori pėr fjalime tė shkėlqyera dhe qeverisje anemike. Por pėrtej kėsaj, a tregon avioni i Divjakės se qeveria Rama nė mos ėshtė menaxhere e trafikut tė drogės nė vend, e ka marrė nė krahėt e vet kėtė trafik dhe vjel dividentė; e prandaj (me zemėrgjerėsinė e opozitės) le tė mos bėhen zgjedhje tė reja, por ai tė zėvendėsohet nga njė tjetėr kryeministėr i majtė? Ose, ta bėjė kėtė akt pėr asnjė nga arsyet e mėsipėrme, por si dėnim pėr mungesėn e sinqeritetit dhe pėr daljen bllof lidhur me duelin avion-mushkonjė?

Kėtu duhet tė ndalojmė pak. E reja kėtė herė ishte vetėm lloji i transportit, ajri. Maunet, trajlerėt, furgonėt, gomonet, makinat, mushkat me hashash na janė bėrė rutinė dhe nuk ngjallin asnjė interes. Avioni po, kjo ėshtė gjėma e madhe qė ka pllakosur. Dhe ndėrkaq tė vjen ndėrmend fraza e ish kryeministrit Berisha: Divjaka ėshtė mė e rėndė se Gėrdeci! Kjo t’i pėrmbys tė gjitha hesapet. Duke fshirė me gomė tė pafshirshmen e duke harruar tė gjitha bėmat e tij deri nė vitin 2000, kemi njė Berishė qė kėrkon dorėheqjen e kundėrshtarit politik si baron droge, vetėm sepse njė avion tentoi tė merrte nga toka njė sasi hashashi tė paketuar e tė shitur nga bastioni politik qė e ka votuar Berishėn rregullisht, e qė ai e ka lėnė tė paprekur pėr tetė vjet rresht. Dhe nė turmėn e thirrur pėr tė protestuar kundėr drogės, spikasin kryetari i komunės Lazarat, ish shefa policie tė zonės dhe plot lazaratas tė indinjuar me baronin Rama, qė e ka kthyer atdheun nė mbretėri tė kanabisit.

Do tė ishte naivitet i tepruar nga ēdo shqiptar nė moshė madhore, tė mendonte se kjo xhiro hashashi qė prodhon miliona e miliarda, ka ndodhur pa bekimin e qeveritarėve, politikanėve, shefave tė policisė, jo tė gjithėve por njė pjese tė tyre. Linjat e trafikut qė paguajnė pjesėn, kalojnė matanė, tė tjerat kapen pėr tė plotėsuar kėshtu edhe shifrat nė analizat vjetore. Nėse avioni i Divjakės do tė shėrbejė pėr diēka, ai duhet tė piketohet si momenti kur shteti nis ta marrė seriozisht luftėn kundėr hashashit. Kėto tetė muaj, na ėshtė thėnė se Lazarati ėshtė njė ēėshtje jo thjesht policore, por mė shumė sociale. E pra, kėtė as Berisha nuk e ka thėnė; ai nė fakt s’ka thėnė asnjėherė asgjė pėr Lazaratin, thjesht ka heshtur dhe ka vjelė pėrfitimet, qoftė dhe vetėm nė formėn e votave. Nėse e majta nė pushtet ka hallin e kėtyre tė fundit, pra votave, ėshtė hera e parė nė 23 vjet qė qeverisja ka njė plebishit kaq tė qartė, dhe po kėshtu duhet tė veprojė me vendosmėri. Sepse njė milion shuplakat kundėr Berishės kollaj kthehen edhe nė po kaq pickime mushkonjash kundėr Ramės.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket