Bar West

Ēėshtjen qė nė rrėnjė

Gjatė diskutimeve tė zjarrta pėr ngritjen e Aleancės Kombėtare Kundėr Drogės, AKKD, Lul Basha refuzoi prerė qė tė ishte ai kryetari. “Unė kam partinė, kam bashkinė, kam protestat, grevėn e urisė... ē’tė bėj mė parė?”, u rezistoi Luli propozimeve tė aleatėve, “pastaj edhe formimin e kam juridik, nuk bėn”. U hodh njė aleat dhe pyeti: “Kjo AKKD-ja mos do merret me kthim-kompensimin e pronave? Se po qe ashtu, e bėj unė...”. Pasi propozuesin e nxorrėn jashtė me pretekstin qė tė sillte ca kafe nė gota plastike, Basha i nervozuar hodhi sytė nga profesori agrar Xhuveli. Aty pėr aty i lindi njė mendim dhe u ēel nė fytyrė: “Zoti Xhuveli, ti do ta luftosh hashashin! Ke qenė agronom dhe ministėr Bujqėsie, e njeh ēėshtjen qė nė rrėnjė!”



Kuotat e LSI-sė

Nė Shkodėr betohen se kjo ėshtė ngjarje e vėrtetė, por ka dy versione, njė e tregojnė katolikėt dhe tjetrin myslimanėt. Thelbi mbetet i njėjti, ndaj po tregojmė njėrin:

Besimtarėt katolikė hyjnė nė kishė pėr meshėn e sė dielės. Rreshtohen nė sallė, zėnė vend, qetėsojnė shpirtin dhe pėrgatiten pėr tė dėgjuar meshimin e priftit. Kur ē’tė shohin? Nė altar shfaqet njė hoxhė. Duket qartė qė ėshtė disi konfuz, sepse nis tė flasė dhe ngatėrron pjesė tė Kuranit me tė Biblės. “Ēka don nė kishė mor zotni hoxhė?”, proteston grigja, “ik se ke ngatėrru godinėn”. Por hoxha nuk e prish terezinė dhe u pėrgjigjet: “Mue ktu mė kan’ caktue pas zgedhjeve, nji kjo asht puna jeme”, tha ai, “jam i LSI-sė”.



Nga greva vijmė...

Ishte spektakolar lajmi i kėsaj jave se njė mjeke qė kishte marrė pjesė edhe nė grevėn socialiste tė urisė, nė 2010-ėn, hyri nė tendėn e grevės sė urisė sė administratės sė PD-sė. Pėr fat tė keq, grevistėt e mbanin mend se ajo kishte dalė edhe nė televizor, duke sharė qeverinė e Doktor Berishės qė nuk i jepte pronat. “Po, ashtu ėshtė”, tha grevistja e re, “edhe unė do bėj grevė prapė, se Rama mė gėnjeu pėr pronat, mė tha se nuk kishte kokėrr leku”. Njėri nga tė pranishmit nuk e gėlltiti dot logjikėn e saj, ndaj i tha: “Pra, edhe Berisha, edhe Rama tė gėnjyen. Atėherė ēfarė do kėtu, se ne jemi tė Doktorit dhe ai na ka thėnė tė protestojmė pėr punėn, jo pėr pronėn?” Grevistja profesioniste ja ktheu: “Mor zotėri, nga ta di unė se kur do bėjė grevė LSI-sė apo ēamėt, qė tė hyj me ta?”



Mungesė fati

Policia e Shtetit u ngrit nė kėmbė kur erdhi njoftimi urgjent se ishte pikasur njė karvan mushkash nė kufirin me Kosovėn, qė bartnin mbi samar bimė tė thara, gati njė tonelatė. Ministri i Brendshėm Tahiri u ngrit nė kėmbė. “Kapini ēuna, oburra”, dha kushtrimin Saimo, “dhe mė njoftoni pėr ēdo tė re”. Ndėrkaq, i ēon njė sms kryeministrit Rama: “E kapėm edhe njė ton hashash, pranė Kukėsit!” Mirėpo nisėn t’i vinin njoftime nga terreni, se hashashi nė fakt ishte duhan kontrabandė. “Si mo duhan?”, bėrtiti Saimiri, “jo po patate. Kush bėn kontrabandė duhanin? Shikojeni mirė”. “Jo shef”, tha i pikėlluar vartėsi, “duhan ėshtė dreqi. Po s’ka gjė, herės tjetėr do kemi fat!”



Vlonjatė gjithandej

Kryebashkiaku i Vlorės Shpėtim Gjika kėto ditė ka qenė i gėzuar. Gjyqi po i ecėn mirė, Juventusi doli kampion ndėrsa Flamurtari fitoi Kupėn e Republikės. Por kur mori vesh se edhe Syriza kishte dalė mirė nė zgjedhje nė Greqi, ndėrsa Atletiko e Madridit kishte mposhtur Barcelonėn e urryer, u hodh pėrpjetė ngė gėzimi dhe shkroi nė fesjbuk: “Vlonjatėt po fitojnė gjithandej! Urime dhe suksese!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket