Te paverteta por te besueshme

Lamashėt digjen me cigare

Tiranė- Pas njė serie incidentesh gjatė tė cilave ata u harruan pas celularit, e kishin mendjen gjetiu apo thjesht humbėn ekuilibrin, me mijėra lamashė, langaraqė, zdromsa e rob koti anembanė Shqipėrisė deklaruan tė premten se kishin patur incidente me cigaren e ndezur. “Oh mos”, deklaroi i fantaksuri 31 vjeēar Koēo Pitja pasi aksidentalisht i ra hiri i cigares nė filxhanin e sapoporositur tė kakaos, “e tmerrshme!”.

Nė gjithė vendin, tė mbaruarit qė nuk mbajnė dot as njė cigare nė dorė ofruan njė reagim gati identik me atė tė Pites, ku shumica e tyre mbetėn tė ngrirė pėr 30 sekonda, me gojėn hapur dhe duart e ngritura lart, duke mos u besuar syve sesi ishin katandisur kėshtu. “Merushe”, ulėriti 35 vjeēari Zeqir Dambllaja nė shtėpinė e vet nė Durrės, teksa pėrpiqej mė kot ta shkundte bluzėn e djegur nga cigarja. “Merushe, m’u dogj bluza! Ua, ēa vrime, e ēova dėm”. “Merushe!”, shtoi ai.

Raportohet se shumica e lamashėve e pėsuan nga cigarja duke parė televizor, rreth 23 pėrqind e tyre e bėnė kėtė teksa ngisnin makinėn, 13% ndėrsa po zgjateshin pėr tė kapur patatinat dhe tė paktėn nė njė rast, aksidenti ndodhi kur langoja e hodhi kėmbėn po e parė shkallėn qė kishte pėrpara. “Ta marrė dreqi, kėmisha 45 euro vajti pėr lesh”, tha 25 vjeēari Drini Kasaphana qė po thithte cigaren e fundit para se tė hynte nė sallėn e kinemasė 3D pėr tė parė Piratėt e Karaibeve, “tė ndėrroj kėmishėn nė shtėpi, apo tė shoh filmin? Do mė shkojė dėm bileta. Ta marrė dreqi!”

Kuptohet, jo tė gjithė e pėrjetuan incidentin me logjikėn nė vend, si Kasaphana. Njė grup i madh derėzinjsh e kishin humbur komplet dhe nuk dinin si tė vepronin pasi hiri i cigares u kishte rėnė nė pije apo nė pjatėn e ushqimit; apo pasi veshjet u ishin bėrė tėrė vrima nga djegia. Pati nga ata qė shqetėsimin kryesor e kishin se ende u pihej cigare, apo tė tjerė qė u merakosėn se bluza e djegur do t’u jepte imazhin e pabuksave. “Jo or vėlla, m’u dogj tani me cigare. Kam bluza sa tė duash”, nxitoi tė sqaronte kalimtarėt indiferentė 30 vjeēari Shemo Shemaj nga Vlora, “ku pyes unė pėr njė bluzė”.

Nuk duhet mohuar se disa nga kėta rob koti arritėn tė mbajnė gjakftohtėsinė. “Mos e rruj hiē, rakia me hi dahoni osh ma e mir”, e ngushėlloi tironsi i vjetėr Sefer Seferi shokun e tij Tuēin, i cili shihte me pikėllim gotėn e shkuar dėm. “Xhike, na sill ene dy teke!”, i bėrtit ai kamarierit tė lokalit “Rryli fytit” nė Varrin e Barjamit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket