Te paverteta por te besueshme

Rrėfim entuziast pėr kafen

Gjirokastėr- Miqtė e 27 vjeēarit Sotiraq Pallakuqi u detyruan tė hėnėn tė dėgjojnė njė rrėfim tė detajuar nga Raqi, mbi vizitėn e tij tė fundit nė njė kafene buzė detit tė Sarandės fundjavėn e kaluar. Doli se gjithė qėllimi i kėtij rrėfimi ishte pėr tė komunikuar faktin se Raqi shkoi nė lokal, porositi njė kafe, i dha detaje tė imtėsishme kamarieres se si e donte kafenė, dhe pastaj e konsumoi duke shijuar pamjen, pagoi dhe la pak bakshish. “Unė kujtova se do tregonte diēka interesante, sidomos tek pjesa kur tha qė kamarierja dukej qė nuk ishte sarandiote, dhe qė ai e provokoi duke folur vlonjatēe. Por jo, kjo ishte vetėm hyrja pėr tė treguar se ēfarė porositi pėr tė pirė”, tha i bezdisur miku i tij, Ermal Kokobobo. Historia filloi me Pallakuqin qė kishte shkuar nė Sarandė pėr njė punė, ndjeu se i pihej njė kafe e mirė, dhe mbaroi me pagesėn e lėngut tė bekuar, njėmijė lekė tė vjetra. “Tė paktėn tė na kishte thėnė si vajti puna me kamarieren”, u ankua Kokobobo.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket