Kulture

Kush e solli Angjelinin

“Ballet Preljocaj” konsiderohet njė pasuri kombėtare nė Francė. Por balerini i madh nuk e ka harruar se nga vjen, ēfarė pune e mundimesh i janė dashur. Pėr tė tejkaluar paragjykimet dhe “albanitudėn” e fortė tė familjes
Nga Elsa Demo
Angjelin Preljocaj po kthehej nė Shqipėri njėzet vjet pas udhėtimit tė parė. Kėrkesa pėr ta intervistuar drejtuar disa javė pėrpara Teatrit tė Operės ėshtė e kotė. Ambasada e Francės nė Tiranė rregullon gjithēka. Pėrveē konferencės pėr shtyp, asnjė kontakt i parashikuar me gazetarė. Ai zbret nė mesditė nė Teatrin e Operės ku e pret ministrja e Kulturės. Stėrmundimi i saj pėr tė mos dėshtuar ardhja e Preljocajt, premtuar vitin e shkuar nė jubileun e pavarėsisė, e shtyn ministren Kumbaro qė nė radhė tė lėshohet nė njė pėrqafim tė madh nė shpatullat e imta tė koreografit. Valeri, shoqja e tij e jetės, njė grua e brishtė, ndjek me sy kuriozė gati tė dhimbsur gjestet pantomimike tė shqiptarėve tė Preljocajt. Nė gjithė hyrjet dhe daljet e Operės vendosen rojet e rigurisė. Janė tė Gardės sė Republikės. Nė premierėn e shfaqjes mė 9 maj nė Ditėn e Evropės, njerėzit do kalonin nėpėr portėn metalike tė sistemit tė kontrollit. Ėshtė akoma herėt pėr tė kuptuar se ky kontroll i rreptė nuk ėshtė siē duket, thjesht njė shėrbim pėrkėdhelės qė i bėn kryeministri koreografit me famė botėrore.

Fjalėt e Preljocajt para gazetarėve janė komplekse. Shprehin emocion me njė gegėnishte tė konservuar nė trajtė natyrale nga mospėrdorimi i gjatė. Ndoshta qė nga adoleshenca nė rrethinat e Parisit ku Preljocajt ishin vendosur nė Succy en Brie mė 1957, viti i tij i lindjes. Mezi duket tek ai, shqetėsimi i pėrmbajtur pėr rezultatin qė e pret me balerinėt e Tiranės. Ai s’i ka takuar ndonjėherė. “La Stravaganza” qė ata interpretojnė ėshtė punuar pėr gati katėr javė nga asistentja e tij Noemi Perlov.

Baleti i Tiranės, trupė qė realizon dy apo tre produksione nė vit, i ėshtė futur punės rraskapitėse pėr tė pėrvetėsuar njė kulturė tjetėr trupore. Nė kėtė sezon paralelisht me Teatrin e Tiranės, disa vepra tė Angjelin Preljocajt qakullojnė nė teatrot e botės nė Nju Jork, Londėr, Tel Aviv.

“La stravaganza”, e krijuar nė vitin 1997 me kėrkesė tė New York City Ballet, kohė kur krijimtaria e Preljocajt vetėm ngjitet, ka hyrė nė repertoret e kompanive tė huaja nė Evropė dhe Amerikė. Bashkė me “Borėbardhėn” (2008) e shfaqur sė fundi nė Londėr apo me “Dasmėn” (1989) qė ėshtė pjesa mė e vėnė nė skenė nga trupat e huaja. Nga ana tjetėr qarkullimi i repertorit ka tė bėjė edhe me gjendjen e krizės ekonomike qė po kalojnė shoqėritė.

Kur hyn politika dhe ekonomia nė mes, Preljocaj ėshtė i matur tė mos japė deklarata qė nuk garantohen nga mbėshtetja e palėve, edhe pse ai e shpreh me njėfarė lehtėsie optimizmin pėr bashkėpunime tė ardhshme me balerinė shqiptarė. “Ballet Preljocaj” konsiderohet njė pasuri kombėtare nė Francė. E vendosur nė Aix en Provence, nė njė ndėrtesė nė qendėr tė qytetit, e quajtur Pavijoni i Zi, kompania mbėshtetet nga bashkia dhe Ministria e Kulturės e Francės.



Dita pas

Takim ynė i rregulluar nė momentin e fundit para premierės, mbahet nė kopshtin e Hotelit Sheraton, ku Preljocaj dhe trupa e tij qėndron pėr tri net. Pėrsėri kėta tė Gardės, para mbrapa, e fusin siluetėn e tij tė brishtė si nė njė kub lėvizės. Ai pėrshėndet nė gegėnishten e tij arkaike dhe pak para se tė hyjmė nė intervistė, i shpreh pėrshtypjet pėr pjesėn “Ajo qė e quaj harresė”, e shfaqur pa praninė e tij, dy net nė Teatrin e Operės dhe Baletit tė Tiranės nė pranverė 2013. Tirana u bė njė stacion i turneut qė kishte nisur pėr kėtė pjesė Ballet Preljocaj. Ai shton se ėshtė e rėndė ta shohėsh dy net rresht atė pjesė. Nė fakt ajo qė duket e dhunshme, e fortė, e egėr nė kėtė spektakėl nuk vjen si provokim apo stimulim i jashtėm, por si pėrjetim real siē nė tė vėrtetė vjen jeta, e dhunshme, e fortė, e egėr. Angjelin Preljocaj ėshtė nė gjendje tė japė aty mjeshtėrisht gjithė jetėn. Ėshtė bazuar nė tekstin me tė njėjtin titull tė Laurent Mauvignier-sė qė tregon historinė e njė tė riu i rrahur pėr vdekje nga katėr rojet e njė markatoje nė periferi tė Lionit, pse kishte marrė pa paguar njė kanaēe birrė. Vetė Mauvignier-ja bazohet nė njė kronikė tė zezė tė vitit 2009.

Preljocaj ėshtė ndjekės i mirė i letėrsisė dhe tė rejave tė shkencave humane. Nuk ėshtė fjala thjesht pėr lexime qė kanė lidhje me pjesėt qė vė nė skenė, sepse aty ėshtė kollaj tė shohėsh lexuesin e autorėve tė lashtėsisė (“Ėndrra e Medeas”, “Askush s’martohet me meduzat”) i teksteve religjoze (“Lajmėrimi”), i pėrrallave (Borėbardha”, “Njė mijė e njė net), dhe i studimeve pėr psikanalizėn e tyre (Bruno Bettelheim) po edhe i autorėve kontroversė tė shekullit tė njėzet e tė kohės sonė Jean Genet, Thomas Bernhard, Elfriede Jelinek.

Nė pjesėn “Ajo qė e quaj harresė” ai i hyn njė rreziku tė madh qė ta bėjė shumė tė pranishėm tekstin letrar, por me tė njėjtėn barazpeshė me lėndėn koreografike. Preljocaj merr hua nga teatri njė aktor, Laurent Cazenave i standarteve tė Komedisė Franceze, i cili shpalos me zė atė intensitet dhune mbi trupin njerėzor, tė cilit i pėrgjigjet koreografia nėn muzikėn elektronike tė 79D. Me kėtė grup tė muzikės eksperimentale Preljocaj ka disa bashkėpunime, pėrfshi edhe tė fundit “Mbretėria e bashkuar” shfaqur nė Tiranė krahas “La Stravaganza”-s.

I them se nga “Ajo qė e quaj harresė” gjej shpirtėrisht shumė familjar vallėzimin e dy vėllezėrve me kokat e futura si nė thasė pengjesh. Sepse shfaqja ėshtė nė fakt njė letėr e gjatė imagjinare qė i riu i vrarė pėr njė kanaēe birrė, i dėrgon pas vdekjes tė vėllait tė vogėl ku i tregon sa e ėmbėl dhe dhunshme ėshtė jeta nė gjithė format e saj: Tė dashurisė, miqėsisė, marrėdhėnieve familjare. Episodet e thertores dhe e iluzionit pėr shpėtim qė krijon zbritja e Shėn Mėrisė nė skenė, janė gjithashtu tė paharrueshme.

Por tek ai vallėzim vėllezėrish, qė s’ėshtė thjesht njė duet koreografik, por njė bashkim shpirtėrash pėrtej kohės, mund tė lexosh tė infiltruar njė copė historie personale tė Preljocajt. Historinė e vėllait Valentin, fėmija i parė i ēiftit Preljocaj qė nuk mbijetoi. Hija e Valentinit, siē pėrshkruan nė librin e saj me kujtime, motra Katrin Preljocaj, ėshtė endur gjithė kohėn nė familjen e kėtyre punėtorėve tė thjeshtė emigrantė. Angjelini qė lindi pas Valentinit mori pikėrisht kėtė emėr, “Engjėll”, gjithnjė sipas Katrin Preljocajt, si njė shpresė e Pjetėr dhe Liza Preljocajt pėr tė vazhduar jetėn me fėmijė tė tjerė.

Pėr estetėt kjo mund tė duket shumė banale pėr ta lexuar artin. Por Preljocaj gjithnjė e pranon kėtė lloj burimi shumė personal prej trupit dhe gjakut tė tij nė veprat e tij. Edhe pse njė publik shqiptar, me aq pak sa ka parė nga vepra e tij, nuk e gjen tė shprehur fjalėpėrfjalė atė diēkanė etnike qė zakonisht e pret ta gjejė nė artin e shqiptarėve nė botė. Po thoshim qė ai ėshtė nė gjendje ta sjellė baletin nė skenė si jetė tė njeriut tė sotėm, si kur niset nga njė pėrrallė, sikur niset nga njė kronikė e zezė apo nga njė motiv i jetės moderne siē ėshtė muzika hip-hop apo nga njė ėndėrr qė Angjelin Preljocaj e ka pėr tė jetuar nė tė ardhmen, njė utopi e shprehur te “La Stravaganza”.



Arti i tė gjitha arteve

“La Stravaganza” pėrmban shumė kėrkim nga e shkuara e Preljocajt, koreografike dhe personale, nga historia e emigracionit familjar. Ajo nė vetvete ėshtė njė ide e ēuditshme qė bashkon njė periudhė baroke me muzikėn e Vivaldit, me tė njėjtėn epokė kohore tė pikturės flamande nė kostume dhe skenografi. Ndėrsa nė lėndė koreografike ajo ėshtė njė bashkėjetesė e pėrpunuar mprehtė e baletit klasik me atė bashkėkohor. Janė pėrvojat e rrugėtimit tė gjatė tė Preljocajt.

Viti 1979-‘80 ėshtė periudha e tij njujorkeze pranė koreografit botėror Merce Cunningham. “Atė kohė nė Nju Jork krijonin Merce Cunningham, Trisha Brown qė shpikėn gjėra tė reja dhe pėrmbysėn konceptet e krijimit koreografik. Pėrpara epokės sė Cunningham-it, kėrcimi kishte qenė art shumė frontal. Pėr herė ta parė me tė, koreografia nuk po shihej mė nė atė mėnyrė qė unė do ta krahasoja, pėr shembull, me afreskun. Cunningham-i e mendon si diēka tridimensionale baletin. Me tė vėrtetė, ngado qė t’i shohėsh koreografitė e tij, ato janė interesante, pasionante. Ai ishte artisti qė u pėrpoq tė zgjerojė gamėn e mundėsive tė trupit njerėzor. Deri atėherė baleti klasik kishte arritur te njė nyjėtim shumė i madh i kėmbėve, krahėve, kokės. Shpina ishte mė pak e lėvizshme. Kaningami do t’i jepte shpinės lėvizshmėri tė jashtėzakonshme, diēka qė e pasuroi fjalorin koreografik dhe mundėsitė teknike tė balerinit. Unė pėr kėto isha i interesuar, prandaj “emigrova” nė Nju Jork.”

Me t’u ngritur nė kėmbėt e veta me krijimin e koreografive tė para (“Tregu i zi” 1985, fiton ēmimin e Ministrisė sė Kulturės) Preljocaj udhėton drejt Tokios pėr tė njohur format e teatrit Noh.

“La Stravangaza” mban titullin e koncerteve pėr violinė tė Vivaldit. Si temė muzikore, njėlloj si “La follia”, “La Stravaganza” pėrdoret nga Preljocaj pėr t’u kėrcyer me njė kinetikė klasike romantike nga balerinėt e “botės sė re” tė veshur modernė (Loreta Bala, Odeta Dishnica, Gerd Vaso, Dion Gjiknika, ku dallojnė interpretimet e Ledia Sulajt dhe Evis Nallbanit). Dhe si kontrapunkt i fortė me tingujt, zukatjet elektronike tė muzikės qė kanė krijuar Evelyn Ficarra, Robert Normandeau dhe Serge Morand. Ėshtė dramatikė e magjishme nė kufijtė e demoniakes dhe tė “kėrcėnimit” qė imponon bota e vjetėr, ajo e balerinėve tė veshur me kostume nė stilin e shtatėqindės flamande. “Unė e dua shumė artin e pikturės flamande dhe veēanėrisht adhuroj Vermerin”, thotė koreografi. “E ardhuroj sepse gjej tek ai njė lloj misteri ngashėnjyes. Nė fakt pėr kėtė pjesė kėrkoja diēka ambige. Te “La Stravaganza” kemi balerinėt klasikė pak balanshinianė dhe balerinėt modernė. Unė kam pėrmbysur gjithēka. Balerinėt klasikė janė veshur si tė rinjtė modernė dhe balerinėt bashkėkohorė janė veshur sipas njė lloj vizioni qė mė sė shumti lidhet me tė kaluarėn, me Evropėn e vjetėr. I shtojmė kėsaj edhe diēkanė time personale. Qė do tė thotė Amerika ėshtė njė vend i ri, ndėrsa unė vij nga Evropa e vjetėr, e ca mė tepėr nga thellėsia e Evropės sė vjetėr, vij nga Shqipėria. Pra, ky vend modern pėr dikė qė vjen nga Evropa e vjetėr, prodhon atė imazh me dy kuptime qė unė e gjej nė tablotė e Vermerit”.

Nė grupin e balerinėve modernė qė pėrbėhet nga Eltjon Merja, Jonida Onuzi, Endri Shkoza, Adela Muēollari, Kristi Dushmani, Rovena Shqevi, dallohet solistja Adela Lami. Ajo arrin tė transformohet nga rritja frenetike e energjisė qė japin lėvizje nga repertori i arteve marciale. Balerina duket e larė nė flakė nė sfondin e skenografisė sė kuqe qė paraqet modestisht me linja tė thjeshta tė zeza dy shtėpi. Ne vetėm mund t’i marrim zbehtė me mend orėt e gjata rraskapitėse tė punės qė u ka kėrkuar kjo pjesė balerinėve klasikė tė Tiranės. “Te njė balerin unė dua tė shoh dikė duke kėrcyer. Nuk flas pėr njė balerin por pėr dikė qė kėrcen. Janė dy gjėra tė ndryshme: njė trup qė kėrcen nuk ėshtė dikush qė kėrcen. Unė dua qė ai dikush brenda trupit, ai qė e gjallėron, t’i japė trupit shpirt, ta animojė atė. Nė kėtė kuptim, sado i shkėlqyer tė jetė njė balerin nė skenė, mua pak mė intereson”.

I kėnaqur nga niveli qė dha trupa e Tiranės, Preljocaj thotė se po bindet pėr njė bashkėpunim tė ardhshėm “mė tė fortė”. Mund tė ishte “Kurorėzimi i pranverės” po edhe “Dasma”, tė dyja me muzikėn e Stravinskit. Por sidomos “Dasma” vepra e tij “mė shqiptare”.



Barra ēliruese

“Angjelini kishte marrė shembuj nga vetja e tij, plot detaje tė gjalla tė dasmave tona ballkanike. Jehona e tyre bėhej mė goditėse pėr ne qė i njihnim. Evolucioni i pesė ēifteve pėrkthente nė mėnyrė tė pėrkryer atmosferėn e asaj dite tė veēantė. Pika kulmore e neverisė sime ishte pamja e valltarėve qė luanin rolin e dhėndrit, tė cilėt pėrdornin, nė tė gjitha kuptimet, njė kukull lecke me madhėsi natyrore, tė veshur me rrobat e nusėrisė, duke e hedhur nė ajėr, duke e kapur fluturimthi, qė pastaj ta pėrplasnin pėrtokė. Pastaj vallėtarėt imitonin aktin seksual, tė vrullshėm e kafshėror, mbi nuset e tyre prej lecke, para se t’i hidhnin andej-kėtej, ku ato mbeteshin dergjur nė njė qoshe tė errėt tė skenės”.

Ėshtė Katrin Preljocaj kjo qė flet, motra e koreografit e premtuar dikur pėr martesė nė fshatin e nėnės sė saj, Shtoj, pranė Ulqinit. Katrina ka luftuar shumė pėr t’i shpėtuar fatit qė patėn dy motrat e saj. Dhe ikėn nga shtėpia. Ato mė lart janė pėrshtypje e saj pas premierės sė “Dasmės” nė Lion mė 1989. Nė librin “Njė portokalle s’ėshtė e lumtur po u bė kajsi”, Katrina tregon jetėn e saj dramatike nė njė familje patriarkale shqiptarėsh nė Francė, malėsorė katolikė tė Vermoshit por me njė mentalitet mysliman. Katrina lexon te “Dasma”, po edhe tek “Romeo dhe zhulieta” (1990) “nėnshtrimin tonė”, “albanitudėn tonė”, njė kulturė pėr tė tė hequr dorė nga njė prej lirive themelore, liria pėr tė dashuruar.

Katrina ėshtė dėshmitare e vuajtjes sė tmerrshme tė Angjelinit pėr tė mos u shembur nėn peshėn e zakoneve dhe tė rrėnjėve, e pėr t’i pėrdorur ato si mjete arti terapeutike. Vetė Preljocaj e pranon dhe e konfirmon librin e guximshėm tė Katrinės. “Nė familjen time ekzistonte ideja qė ėshtė burri ai mė i rėndėsishmi, ju i dini kėto pėr mua dhe motra ime Katrina ėshtė pėrpjekur kundėr kėsaj. Kur isha adoleshent jam rrahur nė shtėpi, sepse thosha qė motrat kanė tė drejtė tė studiojnė, tė shkojnė nė universitet, tė dalin e tė njihen me njerėz, sepse ato bėnin njė jetė mė tė mbyllur se unė. Mė dukej skandaloze kjo. Qysh atėherė mė ėshtė dashur tė luftoj e tė mbroj katėr motrat e mia. Kemi jetuar me kodin e Kanunit. Ėshtė e vėrtetė qė tek kėto ligje tė mesjetės gjen dinjitet tė madh, por shumė gjėra janė tė padepėrtueshme dhe tė tejkaluara. E pra edhe pėr kėtė arsye vendi i gruas, vendi qė ajo duhet tė marrė nė shoqėri bėhet mė i rėndėsishėm para syve tė mi”.

Angjelin Preljocaj nuk e ka fshehur se kur ishte i vogėl, prindėrit e kanė vėnė si nė llogore kundėr tė huajve qė i afroheshin, kur jetonin nė Champigny. Nga frika e ndonjė hakmarrjeje tė mundshme. “Nė malet tona shqiptare pėr tė ndalur vdekjen, njė familje “flijon njė foshnjė”. E vėnė nė derėn e familjes armike. Nė qoftė se ajo e pranon dhuratėn, gjaku falet. Jeta falet pėr jetėn”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket