Personazh

A mund tė flas “ndyrė”?

Njė aktore shumė e zonja, si nė kinema (sapo ka fituar Oscarin e dytė) ashtu edhe nė teatėr. Nuk ka asnjė tė metė si bashkėshorte: ėshtė e martuar prej 17 vitesh dhe nuk i ka dalė asnjė thashethem. Cate Blanchett, duket si njė person shumė i akullt dhe mė pak interesantja nė Hollivud. Por kur e takojmė, arrin tė na ēudisė.
Nga Ingrid Sischy
“Kėshtu pra, do tė jetė shkrimi mė i mėrzitshėm nė tokė”, nėnqesh Steven Soderbergh, duke u hequr si i penduar. Si regjisor i guximshėm qė ėshtė, nuk ka frikė tė verė gishtin nė plagė. Ose e bėn nga qė unė nuk kisha ndonjė dėshirė tė madhe qė tė shkruaja pėr Cate Blanchett, tė paktėn nė fillim. Pothuajse gjithēka qė kam lexuar rreth saj, e vendoste nė njė piedestal me shumė tituj, pėr performancat e saj tė jashtėzakonshme si nė teatėr dhe nė kinema. Praktikisht: E mėrzitshme.

Pėrshtypjet e pėrgjithshme mes gazetarėve, janė se pėr tė nuk ka mė asgjė pėr tė treguar. Nė ndryshim me shumė kolegė tė tjerė tė famshėm, Cate nuk ėshtė njė fatkeqėsi e vazhdueshme. Nuk zė faqet e para tė gazetave skandalistike. Nuk ka shkuar asnjėherė pėr t’u dezintoksikuar nga droga. Nuk ėshtė kapur asnjėherė nė flagrancė me ndonjė njeri tjetėr. Nuk ka marrė burrin apo gruan e ndonjė tjetri. Nuk ėshtė braktisur pėr ndonjė ēupėlinė. Pra, pėr tė nuk qarkullojnė zėra kompromentues. Pėr ta kuptuar vėrtet, duhet tė mos bazohemi nė asnjė formulė tė pėrdorur e ripėrdorur deri mė sot. Ashtu siē thotė edhe Soderbergh, edhe sikur shfaqja tė luhet nė teatėr apo nė kinema (nė Intrigo nė Berlin, film i vitit 2006 kur interpretonte pjesėn e parehatshme tė njė kolaboracionisteje): "Ajo ėshtė njė specie e kometės Halley. Nuk shihen shpesh". "Cate vuan nga njė sėmundje e rrallė dhe sublime", shpjegon regjisori Alejandro Inarritu, qė ka punuar me tė nė “Babel”. "Ka zhvilluar nė mėnyrė intensive tė dy hemisferat e trurit. Ėshtė njė lloj alieni".



Edhe ajo na mungon, qė t'i ngjajė vėrtet njė jashtėtokėsori. Jo pa shkak, ndoshta, quhet Blanchett, sepse pėr regjisorėt pėrfaqėson njė specie tė "letrės sė bardhė": ėshtė nė gjendje qė tė interpretojė njė gamė jashtėzakonisht tė gjerė personazhesh, nga brilantia Elizabeta I e Shekhar Kapur, tek njė Bob Dylan papritshmėrisht i gjallė dhe i vėrtetė. (“Unė nuk jam kėtu”, i Todd Haynes). Sigurisht, ėshtė njė grua e magjishme, por nuk i pėrgjigjet asnjė prej tarifave qė Hollivud aplikon pėr yjet. Pėr disa aspekte - hundėn ndoshta - atje mund tė krahasohet me njė boksier. Tė ngjitet pothuajse ēdo herė nė ring pėr t’u pėrballur me rolin qė duhet tė interpretojė. Pikėrisht si Muhammad Ali kundėr George Foreman nė ndeshjen legjendare tė vitit 1974 nė Kinshasa.

Performanca e saj nė “Blue Jasmine” tė Woody Allenit goditi kaq shumė sa tashmė Cate Blanchett, e lindur dhe e rritur nė Australi, shihet si njė mishėrim i pėrsosur i shpirtit tė Amerikės bashkėkohore. Nuk ka asgjė pėr t’u habitur qė ka fituar Oscar-in si aktorja mė e mirė (pas rolit si protagoniste nė vitin 2005 dhe katėr kandidatura tė tjera). Sepse nė kėtė personazh, qė humbet dhe kėrkon tė rigjejė vetveten, duke ecur mbi tehun e mprehtė tė njė brisku, qė mėsoi ta njohė nė vitin 2009, direkt nga Liv Ulmann nė teatėr nė njė “Tramvaj qė quhet dėshirė”, vjen njė tjetėr histori amerikane zhgėnjimesh, arratisjesh nėpėr fantazi pėr tė shmangur pėrballjen me njė realitet tė bėrė tė padurueshėm: kur Cate, nė rolin e Blanche DuBois, shqiptonte batutėn e famshme tė Tennessee Williams - "Kam besuar gjithnjė nė mirėsinė e tė huajve" - ēmenduria qė rridhte nga kjo skenė ishte shumė e dukshme.

Cate, nė realitet nuk beson nė mirėsinė e tė huajve. Nuk jep intervista nė tė cilat ajo shfryhet dhe e paraqet shpirtin e saj lakuriq: ėshtė shumė inteligjente pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Ose ndoshta ka shumė respekt pėr veten dhe publikun e saj pėr tė ēeduar me njė dobėsi tė tillė. Nė ato pak ditė qė kaluam sė bashku nė New York, mė goditi sinqeriteti i saj. Ditėn e fundit ishim duke drekuar nė La Grenouille, bastion i gastronomisė tradicionale franceze. Befas ajo ja plasi sė qeshurės. "Kam veshur bluzėn mbrapsht. Ja pse mė dukej vetja e ēuditshme. Eh, tė paktėn brekėt i kam veshur mirė". Po kjo nuk ishte asgjė nė krahasim me atė qė do tė thoshte mė vonė. Po flisnim pėr ndikimin shkatėrrues qė bota e blogjeve ka tek personat VIP: "Eshtė njė shesh i ndyrė fshati. Thashethemet nė internet janė pikėrisht si dera e banjės: "Cate u pėrplas nga filani", "Cate i bėri njė pompė fistėkut". Fjalė tė sajat, tė mbretėreshės sė mjegullt tė elfėve tek “Zoti i Unazave”.

Kush e di ēfarė do tė kishte nxjerrė tjetėr nėse telefoni nuk do tė kishte rėnė. Ishte bashkėshorti i saj Andrew Upton, qė ėshtė gjithashtu babai i tre fėmijėve tė saj (Dashiell, Roman dhe Ignatius), njėherėsh edhe bashkėpunėtori i saj mė i ngushtė. Ai merrte nė telefon nga shtėpia e tyre nė Sidney. Nė Australi ishte koha qė fėmijėt duhet tė shkonin nė shkollė dhe nėna dėshironte t'i pėrshėndeste ata para se tė fillonin ditėn. Mė pas Cate bėri me tė njė pėrmbledhje tė shpejtė tė situatės.

Ndonjėherė gjėrat kuptohen mė mirė nga biseda tė tilla - gjė qė nė fakt unė e bėra paturpėsisht - se sa tė sorollatesh me orė tė tėra regjistrim mbi marrėdhėniet e mrekullueshme qė aktorėt kanė me bashkėshortėt respektivė, tė dashurit apo bashkėjetuesit. Drejtori i teatrit, Benedict Andrews, i cili ka punuar shumė me ēiftin, thotė se "ata kanė njė besim tė palėkundshėm tek njėri-tjetri". Cate kujton: "Kur u takuam, unė dhe Andrew kishim ekzaktėsisht tė njėjtėn uri pėr rrezikun. Ja dolėm qė tė pėrmbushim kėrkesat tona njėkohėsisht dhe ėshtė kjo energji qė na mban tė bashkuar prej 17 vjetėsh".

Nga viti 2008 nė vitin 2011, sė bashku me bashkėshortin ajo ju dedikua drejtimit artistik tė Kompanisė Teatrale tė Sidnejt, teatrit mė prestigjioz tė Australisė. Pėrveshi duart dhe u hodh me kokė nė punė. Nuk ka lėnė pas dore asgjė, nga aspekti kreativ tek ēėshtjet financiare tė shitjes sė biletave dhe deri tek kushtet e strukturės. Ashtu si pjesa mė e madhe e personave qė kanė punuar me tė, Andrews nėnvizon se sa shumė ajo ėshtė e vendosur. Nuk janė ēmimet, fakti i tė qenit e famshme apo pasuria qė e motivojnė: ėshtė aventura.

Tė gjithė regjisorėt tregojnė ndonjė anekdotė mbi shpejtėsinė mahnitėse me tė cilėn ajo e pėrvetėson njė personazh gjatė aktrimit.

"Suksesi, ka tek pjesa mė e madhe e kolegėve tė saj njė efekt paralizues", thotė Soderbergh. "Frika i ndalon ata tė bėjnė pėrpara. Pėr Cate nuk ėshtė kėshtu. Ajo shtyhet pikėrisht nga kjo gjė qė e apasionon si artiste. Edhe unė nga ana tjetėr, nėse do tė isha Jimi Hendrix, do tė doja qė t'i bija kitarės sa mė shumė tė ishte e mundur.".

Duke dėgjuar atė, ėshtė shumė mė pak tingėlluese. "Ēdo herė i them vetes: Edhe kėtė herė e mė pas do tė ndaloj. Mjaft mė”. Po pėrse rinis? Sepse studimi i personazheve ėshtė kaq i rėndėsishėm? Sepse e ndjen tė nevojshme tė shfaqė tė gjithė talentin e saj nė skenė, mbrėmje pas mbrėmjeje? Pėrse hidhet kėshtu me kokė nė filmat qė interpreton?

Qesh: "Pak vite mė parė njė regjisor mė tha se duhet tė ndaloj sė interpretuari pjesėt e vogla. Ndoshta ka tė drejtė, nėse merret nė konsideratė njė pikė e caktuar e karrierės. E vėrteta ėshtė qė unė nuk kam dashur asnjėherė tė shkoj nga ndonjė anė nė veēanti. Nėse njė personazh, aty nga faqja 9 e pjesės mė duket mė interesant se vetė protagonisti, ėshtė ajo qė unė dua tė interpretoj".

Pėr tė kuptuar se ēfarė e motivon vėrtet Cate Blanchett, duhet tė kėrkojmė nė kohėn e saj tė humbur, tė kthehemi pas nė fėmijėrinė e saj nė Melbourne, tė shkojmė nė gjurmėt e lumit Yarra. Aty kur tragjedia goditi, ajo ishte 10 vjeē. Qė atėherė, ishte mė e talentuara artistikisht prej tre fėmijėve tė shtėpisė Blanchett dhe ishte nė piano kur e pa pėr tė fundit herė babanė e saj. Ashtu si ēdo mėngjes, Robert - njė reklamues i lindur nė Texas, e kishte njohur gruan e tij June nė njė aeroport nė Melbourne, kur ishte nė marinėn amerikane - doli pėr tė ikur nė punė, duke e pėrkėdhelur gjatė pėrpara ikjes Cate. Menjėherė mė pas ai ra nė tokė, i mundur nga njė infarkt. Pas kėsaj fatkeqėsie jeta u bė shumė mė e vėshtirė pėr tė gjithė familjen. Nė mėnyrė tė veēantė, kjo skenė vazhdon tė turbullojė Cate. Ashtu si aktorja edhe burri i saj, mė tregojnė se sa tė rėndėsishėm janė lamtumirat pėr tė. Dhe jo pa shkak ajo kujdeset pėr ēdo detaj nė ēdo ndarje. Njė tjetėr ditė kur ishim sėrish pėr drekė bashkė, ajo i kishte premtuar Andrews se do tė merrte nė telefon fėmijėt para se ata tė niseshin pėr shkollė. Sė bashku u hutuam nė biseda, kur papritur ajo u kujtua se duhet tė flasė me fėmijėt e saj, por ata tashmė ishin nisur pėr nė shkollė. Aty ndjeva panikun tė rritej tek ajo, me gjithė sforcimet qė bėri pėr ta fshehur njė gjė tė tillė.

Rastėsia e deshi qė ditėt qė kaluam sė bashku tė ishin ato nė tė cilat ndodhi dhe ndarja tragjike nga jeta e Philip Seymour Hoffman, me tė cilin Cate ishte shumė e lidhur. Ata ishin njohur nė vitin 1999 nė Itali nė xhirimet e filmit “Talenti i zotit Ripli”, e drejtuar nga Anthony Minghella. Tė gjithė aktorėt e kėtij filmi - pėrveē atyre tė dyve ishin edhe Matt Damon, Gwyneth Paltrow, Jude Low - ishin pak a shumė debutantė dhe tė gjithė ruanin njė kujtim tė freskėt tė Romės. "Ishte njė eksperiencė fantastike", tregon Cate. "Duhet tė kem fituar 6000 dollarė nė total, por unė dhe Andrew sapo ishim martuar dhe kaluam tre muaj fantastikė nė Itali. Asnjė nuk na njihte dhe asnjė nuk na e vinte veshin. Andrew dhe Philip shkonin ēdo ditė me njė mik tjetėr, Frankun, nė njė restorant qė quhej Fashion Pizza, piceria mė e keqe e Romės. Vishnim gjithnjė kashmir pėr shkak tė skenės, ishim nė mes tė muajit gusht dhe temperatura duhet tė ishte 50 gradė. Ishte periudha e blerjeve dhe kishte njoftime gjithandej ku thuhej se ka Ulje, Ulje, Ulje. Frank thoshte: "Zoti Ulje duhet tė jetė mbreti i Italisė. Njoh Vuitton, njoh Ferragamo, po kush ėshtė ky Ulje?". Qė prej asaj kohe, miqėsia mes Cate, Andrew dhe Philip nuk bėri veēse tė rritej: Dhoma e Hoffmanit nė Kompaninė Teatrale nė Sydney, ėshtė vetėm njė shembull i lidhjes sė fortė qė i bashkonte.

Ditėn kur ne duhet tė shiheshim pėr herė tė parė, pikėrisht ditėn kur ajo duhej tė kishte pozuar pėr fotografitė e kėtij shkrimi, ishte e nesėrmja e vdekjes pėr shkak tė overdozės sė aktorit. Unė dhe Sandra Brant, qė ashtu si unė ėshtė njė redaktore ndėrkombėtare e Vanity Fair, jetojmė pikėrisht pėrballė familjes sė Hoffmanit, nė njė bllok perėndimor tė Manhatanit. E njihja mirė, e vlerėsoja si njė fqinj gjithnjė tė edukuar. Atė mėngjes, duke kaluar nė rrugė pak orė pas gjetjes sė kufomės sė tij, u kujtuam se nuk e kishim parė mė sė fundmi tė ulur nė kopshtin e tij pėrballė shtėpisė. Dhe duke e ditur sa tė afėrt ishin, pyetėm veten nėse Cate Blanchett do tė ishte nė gjendje tė pėrballonte njė set fotosh nė kėtė moment. Sapo mbėrriti, ishte e dukshme se po bėnte ēfarė ishte e mundur qė tė respektonte angazhimin qė kishte marrė, por qė kjo sjellje pėr tė ishte shumė e vėshtirė. I gjithė ekipi - parukieri, stilisti, fotografi - u futėn nė punė, duke u munduar qė tė mos mendonin pėr Hoffmanin. Por kur Cate u vendos pėrballė objektivit tė Brigitte Lacombe, e kuptuam tė gjithė qė nuk mund tė bėnim sikur nuk kishte ndodhur asgjė. Kishte shumė dhembje. Aktorja nuk ishte nė gjendje t'i vinte pas lojės dhe nuk mund tė mos mendonte pėr familjen e shokut tė larguar nga kjo botė tashmė. Vendosėm t'i shtyjmė fotografitė pėr njė ditė mė vonė. Tė nesėrmen Cate ishte sėrish pak e trishtuar, por tė paktėn e ēliruar disi pasi kishte mundur tė kalonte disa orė me tė afėrmit e Philipit.

"U mungon tė gjithėve atyre qė e donin", tha mė pas gjatė intervistės. "Ishte njė bashkėshort, njė baba. Kush do tė mendojė pėr nėnėn e tij? Nuk i duroj dot njerėzit qė e mbėshtesin palumturinė e tyre tek ajo e tė tjerėve". Me fjalė tė tjera: Nuk mund ta kthej kėtė ngjarje nė njė tragjedi personale, por miku im nuk ėshtė mė.

Edhe kjo mė lejoi qė tė konstatoj se me ēfarė brumi ėshtė bėrė Cate Blanchett. Pėr tė kuptuar se njė si ajo, do ta vendosė gjithnjė jetėn pėrpara karrierės. Dhe se ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, ka kaq shumė jetė nė karrierėn e saj.

Kjo jetė shihet dukshėm nė “Monuments Men”, filmin e fundit tė George Clooney. Njė shqyrtim ndryshe, tipik "alla Clooney" i operacionit amerikan nė tė cilin objektivi ishte qė tė ndalonte nazistėt qė tė shkatėrronin thesaret e artit. Njė interpretim qė merr peshė prej gravitetit qė Cate Blanchett sjell nė personazhin e saj. Kur pėshtyn nė gotėn e shampanjės tė burokratit nazist, ėshtė njė reagim ndaj njė kapitulli tė papranueshėm tė historisė. Pėr ta bėrė fantastik kėtė film ėshtė pikėrisht obsesioni i saj pėr detajet, kapaciteti pėr tė shprehur poshtėrsinė e madhe naziste. "Kur gjendesh nė njė situatė kritike, kur nivelet e stresit rriten, a nuk ėshtė pikėrisht tek detajet qė duhet tė pėrqendrohesh? Ēdo moment, ēdo frymėmarrje: nė fund tė fundit ėshtė ajo qė mbetet.".

Pėr ta frymėzuar, mė shpjegon, se ėshtė shumė Greta Garbo si dhe James Turrell. Njė artist kontemporan, njė mjeshtėr i dritės dhe i hapėsirės, qė tenton tė hapė mendjen e spektatorit mbi mundėsi tė pakufij tė perceptimit human. Dhe nuk ėshtė e habitshme qė merr si pika reference njė pjesė tė dives sė tė kaluarės, nga ana tjetėr edhe njė model ekspresioni tė botės sė re, sepse ndjeshmėria ndaj hapėsirės fizike ėshtė diēka qė godet nė tė gjitha interpretimet e saj, qė mbahen mend pikėrisht pėr mėnyrėn me tė cilėn ajo arrin tė ndriēojė personazhin. "Nuk kam qenė kurrė ajo tip vajze" pėrgjigjet kur i vė nė dukje se nuk ėshtė aktorja klasike hollivudiane. "Megjithatė jam me fat qė jam goditur nga fama. Qė arrita tė bėj zgjedhjen e duhur kur u gjenda nė kryqėzim". Si tė thuash: rrugėn e saj e ka zgjedhur vetė. Kur nisa tė punoj pėr kėtė histori, i dėrgova njė e-mail mikut tim tė vjetėr Alejandro Ubarrtym me shpresėn qė tė mė jepte ndonjė direktivė se si ta kuptoja. Pse jo duke u nisur nga filmi i tij Babel, ku Cate ishte turistja amerikane qė luftonte pėr mbijetesė pas njė atentati, njė performancė qė shpėrthente nga realiteti. "Idetė, mishi, shpirti", mu pėrgjigj Alejandro, "ja ēfarė ka nė qendėr tė gjithēkaje qė ajo bėn. Dhe mė pas ndershmėria, e vėrteta. Gjithnjė e vėrteta".

E vėrteta nuk ėshtė asnjėherė e mėrzitshme.

Vanity Fair



45 vjet, e padukshme

Cate Blanchett festoi 45 vjetorin (nė 4 maj) dhe gjithashtu 20 vjetorin e karrierės sė saj kinematografike (shfaqja e saj e parė, nė filmin mediokėr i marrė nga seritė i TV Policia, ndėrhyrja e shpejtė, i pėrket marsit 1994) duke u kthyer nė 16 nė Canė pėr Premierėn Botėrore tė Dragon Trainer 2, nė gusht. Nė film, i pari pas Oscarit pėr “Blue Jasmine”, nė realitet nuk mund tė shihet, por kufizohet duke dhėnė vetėm zėrin tek njė tjetėr personazh vendimtar, misteriozja Vala. Mė pas rikthehet sėrish me fantazi: pėr Vit tė ri do tė jetė Galadriel nė serinė e tretė dhe tė fundit tė trilogjisė “Hobbit”, ndėrsa vitin e ardhshėm do tė jetė njerka e keqe nė Hirushen e Kenneth Branagh. Mė pas Carol, nė njė komedi romantike e marrė nga Patricia Highsmith dhe “Knigh of Cups”, projekti i ri enigmatik i Terrence Malick.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket