Dritare

A do arrestohet deputeti?

Prokuroria nuk ka pse stėrhollohet nė seminare pėr atė qė quhet korrupsion nė Drejtėsi, sepse atė e gjen fare lehtė nė ēdo kostum tė shtrenjtė gjykatėsish, vilė, automjet luksoz apo ēantat mijra euroshe tė grave tė tyre
Nga Altin Kreka
Adriatik Llalla rriti shumė kureshtjen e publike me deklarimin se ka nė dorė hetime qė do ndikojnė nė integrimin e vendit. Ndėrsa nė publik ndezi njė fije shpresė nė ndjenjėn hakmarrėse tė atyre qė mendojnė “se tė gjithė janė hajdutė”, tek njė pjesė e zyrtarėve, politikanėve, deputetėve apo perzonazheve tė lidhur me ta ka krijuar pak stres. Por tė gjithė pyesin, a do arrestohet kush? Madje, a do arrestohet “filan” deputet?! Nėse shikon se si ka ecur hetimi i ēdo ngjarjeje, akuze apo implikimi, logjika tė ēon te bindja se asnjė deputet nuk ka pėr t’u arrestuar sikur akuza tė jetė edhe vrasje apo bashkėpunim nė trafiqe droge. Shqipėria ėshtė shumė larg shembullit tė Kroacisė qė fitoi integrimin nė Bashkimin Europian duke ndėrmarrė njė aksion tė rrallė nė goditjen e politikanėve tė korruptuar. Kroatėt ndoqėn si lepur ish kryeministrin dhe e futėn nė burg pėr korrupsion. Apo Serbia qė edhe pse e paragjykuar pėr politikanėt qė ka nė krye tė vendit, arrestoi bosėt e krimit ballkanik.

Nė Shqipėri nuk ka gjasa qė sė afėrmi tė ndodhė njė pėrmbysje e tillė shpresėdhėnėse, sepse kapja qė krimi i ka bėrė shtetit ėshtė aq e madhe sa edhe vullneti mė i madh i ēdo mazhorance e ka shumė tė vėshtirė qė nė disa muaj apo edhe nė njė mandat tė ērrėnjosė atė qė ėshtė kultivuar pėr dy dekada. Krimi, i lidhur pashmangėrisht me korrupsionin dhe politikėn ėshtė tashmė njė klasė e konsoliduar qė shpėrfaqjen mė ironike e ka nė Kuvend dhe nė sistemin e Drejtėsisė. Gjykatat, duke nisur nga KLD, duhen zhbėrė nė mėnyrė qė nė raportet e ardhshme tė Bashkimit Europian apo ēdo organizate tjetėr europiane apo edhe amerikane, Shqipėria mos pėrmendet mė si vendi “qė bėri hapa kundėr korrupsionit por ky fenomen ėshtė i pėrhapur gjerėsisht nė ēdo nivel”. A ėshtė nė gjendje kryeprokurori me hetimet qė ka nė dorė, tė zhbėjė kėtė realitet? Eshtė korrupsioni dhe krimi i organizuar shkaku se pėrse Shqipėria nuk integrohet. Se pėrse njerėzit janė kaq tė varfėr dhe varfėrohen edhe mė shumė dhe pse tė pasurit pasurohen akoma mė shumė.

Kapja e sasive tė mėdha tė drogės, ėshtė vetėm 1 e 100 e asaj qė duhet tė bėhet nė tė vėrtetė qė vendi mos jetė mė prodhues dhe tranzitues i drogės. Duhet korrur nė maj e qershor hashashi i mbjellė sė bashku me kultivuesit, qė tė mos ketė mė gomone e avionė gjatė dimrit qė transportojnė hashash. Apo duhet kapur dhe burgosur koka e trafikut tė heroinės nė Shqipėri nė mėnyrė qė vendi tė mos quhet tranzit i kėtij helmi. A do arrestojė prokuroria ndonjė prej kėtyre peshkaqenėve?! Kjo ėshtė dilema dhe kėtė presin njerėzit qė gjithmonė e mė shumė binden se tė paguash taksat rregullisht, tė paguash faturat e CEZ, tė respektosh institucionet, tė tregohesh civil e qytetar model, ėshtė njė naivitet. Sepse “ai” zyrtari me shumė lekė, jo nga rroga por nga ryshfeti, qė s’paguan taksa por vjedh, qė nuk respekton ligjin, por tregohet arrogant, tė thotė nė sy se ka jetesė mė tė mirė se ty me paratė e vjedhura. Ashtu si “ai” banditi qė kurrė nė jetėn e tij s’ka bėrė njė punė tė rregullt, s’ka paguar asnjė taksė, grabit dhe mburret me miliona euro dhe s’paguan as faturėn e CEZ, shikon me bezdi ata qė janė qytetarė nė kėtė vend. A e shkallmon dot kryeprokurori me hetimet e tij kėtė sistem antivlerash? Jo aspak, deklarimi i tij se ka nė dorė hetime qė nėse dalin siē mendohet do ndikojnė nė tė ardhmen e vendit, duhet marrė me rezerva. Mbase kryeprokurori po i kthen mazhorancės ndonjė nder nė njė moment kur kjo e fundit nuk ėshtė aspak komode nė riaktivizimin e luftės politike nga opozita. Protesta para Kuvendit dhe protesta e sė premtes do shoqėrohen me tė tjera, nė njė moment kur mazhoranca po e ndjen edhe vetė se duhet tė bėnte shumė mė shumė se ē’po bėn. Sigurisht askush nuk e krahason me nivelin skandaloz tė qeverisė sė kaluar nė disa aspekte, por tė gjithė janė dakort se disa fenomene, apo individė po vijojnė tė pluskojnė nė ujra tė turbullta. Ata qė kontrollojnė trafikun e madh tė hashashit dhe heroinės, kryeprokurori nuk duhet t’i kontrollojė as nė pyjet e Divjakės, dhe as nė transportuesit qė dalin nga Lazarati me mushka, s’duhet t’i kėrkojė as nė bordin e ndonjė Piperi. Ata janė kėtu nė Tiranė, tė fshehur pas ndonjė politikani qė financojnė, polici qė pėrdorin apo deputeti. Kapja e tyre do shkėrrmoqė komplet rrjetet dhe shansi pėr t’i goditur njėherė e mirė rritet me shpejtėsi. Prokuroria nuk ka pse stėrhollohet nė seminare pėr atė qė quhet korrupsion nė Drejtėsi, sepse atė e gjen fare lehtė nė ēdo kostum tė shtrenjtė gjykatėsish, vilė, automjet luksoz apo ēantat mijra euroshe tė grave tė tyre. Sepse tė korruptuarit nė kėtė vend e kanė pėr mburrje tė tregojnė pasurinė qė kanė, luksin qė kanė krijuar duke na marrė peng tė ardhmen e tė gjithėve.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket