Ballkan

Kėrcėnimi i Nismės

Isa Mustafa pranon ēdo koalicion veē Thaēit; ama shtėpinė e ka tė pėrēarė. Ramushi nuk ka kohė pėr Isėn. Vetvendosje vazhdon e vetmuar, ndėrsa Thaēi jep premtime pėrrallore. Sepse tashmė ėshtė i frikėsuar jo nga opozita, por vetėm nga njė subjekt politik: Nisma!
Nga Agim Popoci
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa e sheh veten kryeministėr qysh tani, por vetėm ai e di pse. Tė gjithė bashkėpunėtorėt e afėrt qė vazhdojnė t’i rrahin shpatullat harrojnė opozitėn e Hashim Thaēit tė vitit 2007; qeverinė hije qė konkurronte dhe ishte edhe mė e fortė nė shumė sektorė se vetė qeveria e Kosovės. Njė njeri “tė fortė” qė e ka jashtė linjės, ish-kryetarin Fatmir Sejdiu, nuk arriti ta bėjė pėr vete. Dhe jo vetėm kaq, por acaroi situatėn me listėn e deputetėve duke ngjallur njė debat tė panevojshėm. E paraqet veten tė sigurt dhe reagon ashpėr kur publikohet sondazhi i parė qė rendit LDK-nė nė vendin e dytė me 26.9% dhe atė si kandidat pėr kryeministėr me 19%. Tė qenurit nė opozitė pėr fajin e Fatmir Sejdiut, LDK-sė nuk i ndihmoi qė tė reflektojė dhe tė ristrukturohet, pėr tė mos funskionuar si parti e kryetarit. Premtimet janė tė viteve ’90-tė, dhe flasin pėr ulje taksash dhe denigrim tė personalitetit tė kryeministrit, thua se ai ėshtė e keqja e vetme e kėtij vendi. Nuk arrin tė unifikojė partinė dhe bllokun opozitar, e sėrish hyn ballė pėr ballė Hashim Thaēit. E ky i fundit e ka tė qartė se Isa Mustafa nuk fiton dot.

Lėvizja “Vetvendosje” pėr fatin e mirė tė PDK tashmė futet nė garė shumė mė e sigurtė. Janė ngritur shumė hipoteza pėr dobinė qė mund tė ketė fitorja mbi kryeqytetin nė zgjedhjet lokale, por nė Kosovėn me ekonomi tė rrėnuar dhe Thaēin qė ka gjithēka nėn kontroll, janė shumė pak ato biznese qė mund ta mendojnė njė qeveri tė Kosovės tė administruar nga Albin Kurti dhe lėvizja “Vetvendosje”.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e programon vehten nė qeverinė e ardhshme, madje harton edhe njė program qeverisės e bindur se do t’i takojė kryeministri, por nuk takohet me shefin e opozitės, Isa Mustafa. Nuk ka menduar koalicione parazgjedhore, ndėrsa pėrpjekjet e Mustafės pėr takime “drithėruese” i bėn nul duke mos vajtur fare.

Nė fund vjen Aleanca Kosova e Re e Bexhet Pacollit. Thotė se ėshtė shqiptari mė i pasur nė botė, dhe takon si Isa Mustafėn ashtu edhe Hashim Thaēin, edhe pse nuk janė bėrė publike bisedat e kėtyre takimeve. Dhe nga gjithė kjo zallamahi e opozitės kosovare, ku opozitė reale Thaēi nuk ka, ai frikėsohet, kapėrcen ylberin sepse opozita qė kishte nė parti tashmė ėshtė njė opozitė qė mund t’i cėnojė fitoren dhe pse jo, t’i humbasė qeverisjen. Ky armik ėshtė “Nisma”, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, tė cilėt nuk kanė pas Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin qė kakarisin pėr trashėgiminė e Rugovės, por kanė vota reale, ato tė aktivitetit tė tyre ushtarak dhe politik. Pse sot Thaēi e sheh mundėsinė e humbjes vetėm tek kjo forcė politike?



Opozita

Trashėgimia e Rugovės, tė cilės i referohen me vite tė tėra Daci dhe Sejdiu, nuk u mendua nga asnjė pasardhės i Dr.Rugovės si njė ideologji e mundshme qė mund tė mbledhė rreth vehtes njė elektorat tė caktuar, siē rasti nė Kosovė me krahun e luftės. Madje LDK si parti e Rugovės, me vdekjen e tij ndaloi sė prodhuari ide, qofshin opozitare apo qeverisėse, duke harruar se shpikjet e mėdha nuk janė edhe tė nevojshme, nėse mjaftohemi me faktin se ėshtė parti e djathtė dhe pjesė e familjes sė partive evopiane popullore.

Deri mė sot, Isa Mustafa kėtė nuk e ka kuptuar, edhe pse tė gjithė ithtarėt i rrahin shpatullat njeriut i cili e turpėroi partinė nė zgjedhjet lokale nė kryeqytet. Pėr humbjen e Prishtinės fajtori u gjet tek djallėzia e Hashim Thaēit, por asnjėri nuk e kujtoi liderin se ėshtė po ky Thaē edhe nė zgjedhjet parlamentare. Dhe premtimet e sofistikuara perėndimore tė tij, vetėm nė Kosovė nuk mund tė pinė ujė: Ulja e taksave!

Nuk dihet se si e lexon Isa elektoratin real tė vendit: Sepse ata qė interesohen pėr ulje taksash ose qė ndikohen nga kjo reformė nė buxhetin e tyre, janė rreth Hashim Thaēit. A e ka menduar kėtė ky njeri qė mburret se ėshtė economist, duke tallur Thaēin si historian? Premton luftimin e ekonomisė joformale, por nuk e bėri dot kėtė luftė nė Prishtinėn e administruar nga vetė Isa Mustafa. Ndėrsa nė takim me biznesin jep edhe njė premtim tė ēuditshėm. “Pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme LDK parashikon pėrgjysmim tė tatimit nė qarkullim nga 9% nė 4.5%...”. Duke harruar se nė Kosovė shumica janė ndėrmarrje tė mesme ose tė vogla, dhe nuk i sqaroi njeriu se si do tė mbushet kjo gropė buxhetore. Tė paktėn paraardhėsi i tij Rugova fliste pėr speca qė realisht ishin nė arė, turshi qė ishin pėrplot bodrumet kosovare dhe qenin e Sharrit qė vazhdon tė jetė krenaria e Kosovės.

Nė kėtė bllok tė ēorientuar opozitar, ku Isa thotė se ėshtė shef por nuk e bėn dot shefllėkun as nė partinė e tij, janė edhe lėvizja “Vetvendosje” dhe AAK. Nė kėtė garė elektorale futen tė ndara dhe mjaftohen me faktin se synojnė rrėzimin e pushtetit tė Hashim Thaēit. Por jeta parlamentare gjatė kohės qė Thaēi ishte nė pushtet, nuk na jep ndonjė shpresė tė madhe pėr “Vetvendosjen” qė ka shprehur pakėnaqėsinė me kėtė qeverisje, mė shumė se asnjėra nga partitė opozitare, sepse gjithmonė ishte e vetmuar apo nė mesin e interesave qė ndėrthureshin nė mes tė LDK, AAK ose AKR. Shifrat e pjesėmarrjes edhe nė zgjedhjet e fundit nuk na lėnė vend pėr tė shpresuar nė pjesėmarrjen e tė pavendosurve ose tė dėshpėruarve, aty ku mund tė buronte edhe vota e “Vetvendosjes”.

Nė rradhė vjen edhe AAK-ja e cila ngeli duke hartuar programe, por nuk po dėshmon dot se mbrapa ka njė elektorat. Modeli i Presidentit Obama dyqan mė dyqan, siē e aplikoi kjo parti nė zgjedhjet locale, ėshtė model i njė partie tė madhe qė ka 100 mijė vota dhe do t’i shtojė ato nė 110 mijė; dhe jo i njė partie qė pėr 14 vjet nuk bėri njė kapėrcim tė dukshėm tė njė pragu pak mė lart se 10%. Programi prej mė shumė se 200 faqesh me tė cilėn mburret kjo parti padyshim qė ėshtė njė program i detajuar i rimėkėmbjes, por i dėnuar tė pėrfundojė nė sirtar pavarėsisht numrit tė votave qė do tė fitojė kjo parti, 10 ose 15%. Sepse kandidati pėr kryeministėr nė ēdo rast do tė jetė Hashimi ose Isa. Pra, gjithė kėsaj opozite, pėrveē unitetit i mungon programi i fitores.



“Nisma”

Thaēi ndoshta do bėnte gjumė tė qetė me kėtė opozitė duke mos ēarė kokėn pėr rotacionin politik. Jo, njė opozitė e tillė s’ka pse e meriton rotacionin, por njė fodullėk i tillė i partisė nė pushtet, sipas tė gjitha gjasave do tė dėnohet nga kadiu i vetėm nė kėtė skenė politike kosovare: “Nisma”!

Ndoshta PDK me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin sot do tė ishte mė e fortė se kurrė pėrballė kėsaj opozite, por, nepotizmi dhe korrupsioni si dhe loja e pistė pėr pushtet brenda llojit, e cila u shfrytėzua edhe nga ndėrkombėtarėt, do ta sjellė Hashim Thaēin buzė humbjes. Menaxhimi i kėsaj situate pėr Thaēin sot ėshtė i vėshtirė, numri i votave tė “Nismės” gjithashtu ėshtė vėshtirė i parashikueshėm, por ato do tė mjaftojnė pėr t’i shkaktuar humbjen Hashim Thaēit.

Nėse politika kosovare nuk arriti tė shtojė numrin e votuesve pjesėmarrės nė zgjedhje por bėri pikėrisht tė kundėrtėn, ndėrsa PDK nuk arriti tė menaxhojė resurset qė i jep pushteti, dikush duhet ta paguajė faturėn. Pėrndjekja e Fatmir Limajt nga partia dhe akuzat e forta tė Jakup Krasniqit, pėr fat tė keq kanė shkaktuar njė ēarje tė pariparueshme nė parti, e cila nepotizmin dhe korrupsionin e bėri praktikė pune. Nė kėtė situatė, ndoshta edhe pėr tė mirėn e demokracisė, “Nisma” si njė “LSI e Kosovės” ndoshta do tė jetė edhe gjėja mė e shėndetshme qė mund t’i ndodhė politikės nė Kosovė. Hashim Thaēit dhe PDK-sė mund t’i hapen sytė mbas 8 Qershorit, por atėherė do tė jetė vonė sepse “Nisma” do tė arrijė kulmin e saj politik! Ose nė kėtė vend pa opozitė edhe mund tė pėrsėritet historia bashkėqeverisėse, pavarėsisht faktit qė Isa ėshtė shprehur se nuk bėn koalicion vetėm me PDK-nė. Postulati qė nė politikė “kurrė mos thuaj kurrė” vazhdon tė jetė nė fuqi...


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket