Albanicus Erectus

E drejta e varfėrisė

Nga Virgilius
Shqetėsimi qė i rri si kėsulė kėtij shkrimi nuk ėshtė aspak diēka eterike. Pėrkundrazi vjen e bėhet gjithnjė e mė shqetėsuese kur shikon qė maxhoranca nė pushtet e trajton si diēka tė kapėrcyer, si diēka qė i pėrket regjimit tė kaluar (pak a shumė siē vepronte regjimi komunist kur ēdo tė keqe ia mvishte regjimit tė Zogut) dhe, ajo ēka tingėllon tejet cinike, si ēėshtje statistikash, tė cilat mjafton t’i retushosh dhe sakaq, sa hap e mbyll sytė, ky problem ėshtė zgjidhur. Nga ana tjetėr po aq pėrciptazi dhe shkel-e-shko e konsideron edhe opozita pėr tė cilėn varfėria merr peshė dhe shndėrrohet nė problem tė denjė pėr t’u shtjelluar vetėm nė periudha fushatash elektorale dhe si pjesė e dokrrologjisė sė rėndomtė tė programeve zgjedhorė. Paskėtaj mbi tė bie tisi i harresės.

Tė marrėsh e tė vlerėsosh nivelin e varfėrisė nė vendin tonė ėshtė pothuaj njė mission impossible. Dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė se edhe kėtu vjen e fut hundėt (pėr tė qenė tė saktė, duhet thėnė duart) politika dhe bėn lėmsh dynjanė me synimin pėr tė manipuluar gjithēka, pak a shumė me tė njėjtėn logjikė e mendėsi me tė cilėn vepronte diktatura qė i konsideronte tė dhėnat e institutit tė statistikave jo shkencė, po politikė dhe, pėr rrjedhojė, sekret shtetėror. E megjithatė ka njė metodė tė tėrthortė pėr t’iu qasur tė vėrtetės, si pėr rastin kur mungojnė tė dhėnat ashtu edhe atėherė kur tė dhėnat janė tė ujdisura pas oreksit tė ndokujt qė rreket tė fshehė tė vėrtetėn e t’u hedhė hi syve njerėzve. Dimė qė sipas ekonomistėve, varfėria ėshtė dyfarėsh: absolute dhe relative. Nė rastin e parė bėhet fjalė pėr tė gjithė ata qė konsumojnė mallra e shėrbime nėn vlerėn mujore qė njeh i ashtuquajturi prag i varfėrisė; ndėrsa pėr tė dytin llogaritet mbi tė ardhurat mujore qė e ngrenė familjen ose individin paksa mbi pragun e varfėrisė. Nuk mund tė thurrėsh retorikė shterpė lidhur me tė drejtat e njeriut dhe institucionet shtetit tė sė drejtės, kur qytetarėt e tu jetojnė nė varfėri. Nė fund tė fundit, a nuk ėshtė varfėria (ashtu si papunėsia) njė prej shkeljeve mė flagrante tė tė drejtave tė njeriut? Ndaj dhe sfida e kėtij vendi dhe e ēdo qeverie ėshtė lufta kundėr varfėrisė, e cila ka qenė pjesė e ADN-sė sė shqiptarit pėr shekuj me radhė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket