Lart e Poshte

Edi Rama

Batuta dhe rromuze mund tė hidhen gjithė ditėn. Ajo qė mbetet fakt i pakundėrshtueshėm, ėshtė se asnjėherė gjatė kėtyre 23 viteve nuk ėshtė ndėrmarrė nga strukturat shtetėrore ndonjė dezinfektim sezonal i zonave bregdetare nga mushkonjat. Ligatinat, pellgjet dhe vendet e ulėta bregdetare nga Butrinti deri nė Shkodėr e Lezhė janė nė shėnjestėr tė operacionit tė madh dezinfektues nga toka dhe ajri qė po ndėrmerr ministria e Shėndetėsisė dhe ISHP, i pari gjatė gjithė dy dekadave. Ėshtė njė proces rutinė po aq sa i domosdoshėm pėr shėndetin. Pėr tė ardhur keq, e kishim harruar por ja qė nė kohėn e regjimit komunist kryhej ēdo fillim vere.



Poshte

Lulzim Basha

Ishte njė gjest patetik dhe qesharak ai i “zyrtarizimit” nga ana e kreut tė PD-sė, partia kryesore opozitare, e Aleancės Kombėtare Kundėr Drogės, pas njė mbledhjeje me “partitė aleate”. Ėshtė njė gjė marrja dhe trumbetimi i kauzės sė trafikut tė drogės si kalė beteje politike (e drejtė e opozitės, paēka se ka qenė 8 vjet nė pushtet dhe s’ka dėgjuar gjė pėr hashashin), dhe njė gjė tjetėr shpallja e lėvizjeve kallpe, duke patur nė tryezė kryetarė partish anonime qė fitojnė nė zgjedhje mė pak vota se sa kanė farefis. Tė gjitha partitė vėrtet aleate tė PD-sė me deputetė nė parlament, mungonin nė kėtė nismė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket