Opinion

Shejtan-budallenjtė

Rezulton se pėr rolin qė kanė zgjedhur tė luajnė Berisha dhe (detyrimisht) Basha, del se kėto protesta nuk qenkan dhe aq absurde. Por problemi i shumicės sė shqiptarėve ėshtė se kėto llogari janė tė asaj ēka ka mbetur nga PD-ja, dhe jo tė tyret.
Nga Alqi Koēiko
“Mirė qė paska mbetur dikush me dy pare mend nė kokė tek PD-ja”, shkruante njė komentues nė rrjet, poshtė intervistės sė deputetit Dashamir Shehi pėr revistėn para dy numrash. Ndoshta, ai s’e di qė Shehi ėshtė zgjedhur deputet nga lista e PD-sė, por ėshtė kryetar i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, aleat i PD-sė. Mė saktė, aleat me kushte. Megjithatė pikėpyetja e komentuesit mbetet: A ka ndonjė me dy pare mend nė kokė nė selinė blu?

Kjo pyetje ėshtė ngritur pas njė sėrė zhvillimesh brenda dhe rreth PD-sė, pėr tė cilėn ngjarjet e kohėve tė fundit ndahen nė para dhe pas avionit tė Divjakės. Pas ibret-protestės para parlamentit, kryetari i Partisė Demokratike Lulzim Basha ndėrmori njė tur mbledhjesh nėpėr disa qytete, pėr tė bindur tė vetėt (por edhe socialistėt e ndershėm dhe patriotė) tė vijnė nė Tiranė tė premten pasardhėse (dje), pėr tė ēuar nė shtėpi Edi Ramėn dhe rrjedhimisht, rrėzuar qeverinė. Motoja ėshtė “kundėr qeverisė sė drogės” dhe meqė protesta nė vetvete nuk mjafton, Basha mblodhi “aleatėt” dhe krijoi Aleancėn Kombėtare Kundėr Drogės. Por duke qenė se veē partisė dhe protestave, ka pėr tė drejtuar edhe bashkinė e kryeqytetit, Aleancėn ja la nėn administrim... Lufter Xhuvelit. Ana tjetėr e reagimit opozitar ėshtė njė grevė urie e njė dyzinė demokratėve ish punonjės tė administratės, disa syresh edhe me biznese tė tyret, qė nuk qenkėshin ngritur pėr qėllime politike, por sepse qeveria Rama i ka lėnė pa bukė.

Kėshtu, pra, nga njėra anė droga dhe nga ana tjetėr “administrata e pushuar” e partisė, do tė jenė kuajt e betejės politike tė njė partie qė vetėm pak muaj mė parė u dėrrmua keqaz nė zgjedhjet parlamentare, pas dy mandatesh ēalamane nė qeverisje. Prej tė paktėn njė muaji nga fb e ish kryeministrit dhe nga selia blu kanė dalė vetėm ultimatume, thirrje, paralajmėrime apokaliptike... Dhe kushdo e kupton qė kėto reagime janė tė sforcuara, false, qesharake deri nė absurd. Pėr ndjekėsit e zhvillimeve politike shqiptare nė vite, mė e pakta ėshtė mungesa fantazie e tanimė plakut Berisha, tė ripaketojė protestat me bukė nė trastė tė viteve 99-2000. Po atėherė pėrse i ka hyrė kėsaj meseleje?

Sė pari, mendja ta do se e bėn pėr tė forcuar rradhėt e militantėve rreth tij, pra edhe rreth Bashės. Sepse tek tuk nėpėr shtyp, disa njerėz tė PD-sė “me dy pare mend” kanė nisur tė shprehin hapur bezdinė dhe pakėnaqėsinė mbi udhėheqjen anemike tė kryetarit tė ri tė telekomanduar, dhe ndaj Berishės po e po. Ideja se PD humbi nė zgjedhje, kryetari dha dorėheqjen dhe ndaj e mori dėnimin nga elektorati e nuk ka nevojė pėr asnjė analizė dhe rinovim tė partisė nė ide dhe njerėz, po bėhet mbizotėruese. Armiku ėshtė Rama, thotė Doktori, ndaj s’kemi kohė tė merremi me veten, por t’i biem qafirit.

Sė dyti, ėshtė imazhi ndėrkombėtar, tė paktėn ai qė na ka mbetur. Edhe pse si Berisha edhe Basha shprehen “besimplotė” se statusi i vendit kandidat tė BE-sė do tė jepet dhe protesta e opozitės nuk ka lidhje me kėtė, lidhja shkak-pasojė ėshtė e pashmangshme. Dhe nė mes janė zgjedhjet europiane dhe tendenca e nuhatur prej sondazheve, qė e djathta euroskeptike tė arrijė shifra tė larta nė Europarlamentin e ri. Nėse statusi i vendit kandidat, i cili e vė Shqipėrinė nėn hullinė e detyrave serioze por edhe mbikqyrjes mė tė afėrt nga Brukseli, shtyhet sėrish, pėr PD-nė kjo do tė ndodhė vetėm sepse vendin e sundon qeveria e drogės.

Pra, rezulton se pėr rolin e shejtan-budallenjve qė kanė zgjedhur tė luajnė Berisha dhe (detyrimisht) Basha, kėto protesta nuk qenkan dhe aq absurde. Por problemi i shumicės sė shqiptarėve ėshtė se kėto llogari janė tė asaj ēka ka mbetur nga PD-ja, dhe jo tė tyret. Ata mund tė kenė njėmijė ankesa e pakėnaqėsi nga “dyshja Rama-Meta”, por e dinė mirė qė hashashi qė gėlon nga tė gjitha anėt, ėshtė mbjellė, tharė dhe paketuar nėn qeverisjen e Berishės dhe Bashės. Ah, po. Nėse edhe si sot njė vit, tonelatat e drogės do jenė po ato, nė mos mė shumė, atėherė kemi tė drejtė tė themi se nga Lazaratet e Shqipėrisė marrin pėrqindje njėsoj, si rozėt, blutė dhe tė kuqtė. Ndaj, qeveria e sotme, siē thotė Dritėro Agolli, duhet tė dėshmojė se ėshtė e pastėr duke mos lejuar mbjelljen e hashashit tė ri, po aq sa duke bllokuar shitjen e hambarėve tė vjetshėm.

Duke u kthyer tek fillimi i shkrimit, Dashamir Shehi gjithsesi beson se Basha i ka potencialet intelektuale dhe drejtuese pėr t’i bėrė lideri i ri i sė djathtės, me kusht qė Berisha tė largohet njėherė e mirė nga skena. Mbase ashtu ėshtė vėrtet, ose mbase Shehi e lė mendimin e tij nė nivelin e hipotezės, pasi e sheh qė Berisha as qė ka ndėrmend tė ikė. Por ama, deri tani Basha nuk ka dėshmuar asgjė nga “shpresat” e tė djathtėve doc si Shehi. Pėrkundrazi, gjithė trajektorja e karrierės dhe artikulimi i tij politik na kanė shpalosur njė marionetė. Tė paraqitshme, por pa substancė; tė aftė tė pėrsėrisė pa fund artikulime bombastike por boshe; tė mrekullojė ndonjė funksionar Brukseli me holandishten e pastėr; por prapė marionetė.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket