Bar West

Analiza e protestave

Selia blu ėshtė nė alarm pėr fiaskot e protestave tė ditėve tė fundit. Eksponentėt kryesorė tė PD-sė u mblodhėn pėr tė dhėnė llogari para njė komisioni tė jashtėzakonshėm tė pėrbėrė nga Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Investigimi nisi qė nga protesta kundėr votave tė Korēės. “Eee, po atė na e prishi shiu”, thanė organizatorėt. “Po atė pėrpara parlamentit?”, pyeti e vrenjtur Grida. “Atė na e prishe ti moj vajzė, kur bėrtite ‘rrofshim ne’ para kamerave”, thanė tė akuzuarit. “Mirė, po protesta e fundit para kryeministrisė qė mblodhi 35 vetė?”, pyeti Jorida me zėrin e butė. “Kryetar Luli doli vetė qytet mė qytet, kaq mundi tė mbledhė”, i thanė, “po edhe ai s’ka faj. Tė binte dielli nė majė tė kokės”. Si konkluzion, u vendos tė vazhdohej vetėm me grevat e urisė nė ēadra. “Kudo ku ka lulishte, do vėmė ēadra”, vendosi Grida, “aty s’ka ē’na bėn as dielli, as shiu!”



Le tė shtrihet Halimi

Deputeti Gent Strazimiri, pas sherrit spektakolar nė kryesinė e Kuvendit, mori shumė pėrgėzime dhe urime nga kolegėt demokratė pėr vuajtjet qė hoqi. Prandaj tė gjithė u befasuan kur mė vonė, Strazimiri e tėrhoqi mbrapsht detajin e rrahjes shtrirė nė tokė me rripin e mesit nga kundėrshtari. “Nuk ka burrė nėne tė mė shtrijė pėrtokė mua”, tha Strazo. Mėsohet se ai e bėri kėtė hap prapa kur mėsoi se nuk do tė ishte heroi i vetėm: Nė strategjinė e PD-sė ishte njė listė deputetėsh qė do provokonin sherre pėr tė ngrėnė dru. Mes tyre figuronin Mul Noka, Ed Halimi dhe Genc Pollo. “Nuk pranoj tė jem shtrirė nė shesh”, paskėsh reaguar Strazimiri, “kur t’i vijė rradha, le tė shtrihet Halimi qė bie kollaj, se kėshtu bėhemi mė tė besueshėm”.



Pas Eskobarit

Nė Partinė Socialiste janė tė bindur se Doktor Berisha sheh gjithnjė e mė shumė Top Channel, sidomos serialin me trafikantin Pablo Eskobar. “Jo vetėm qė e sheh”, konstatoi Erion Braēe, “por mban shėnime dhe tė gjitha batutat dhe frazat i pėrdor nė betejėn politike”. Duke e konsideruar si situatė tė patolerueshme, selia rozė ka vendosur t’i bėjė thirrje publike Top Channel-it, qė tė paktėn nėse ka nė plan tė transmetojė “Star Ėars”, ta anullojė. “Ndryshe Doktori do na fusė pėrfundimisht nė kaos”, deklaroi Braēe.



Shqetėsimi i grevės

Njė ekip mjekėsh ka trokitur njė nga kėto mbrėmje nė zyrėn e deputetit Berisha tek SHQUP-i. “Kemi njė hall tė madh, zoti kryeministėr”, i thanė ata tė alarmuar, “gjithnjė kemi qenė demokratė nė shpirt, ndaj po ju themi tė vėrtetėn”. Doktori i dėgjoi me kureshtje. “Mė thoni, flisni hapur”, tha Berisha. “Kemi bėrė analizat e fundit tė grevistėve tė urisė, sipas udhėzimeve”, thanė mjekėt, “dhe nuk janė hiē mirė. Disa prej tyre duhet tė dalin urgjentisht. Le tė zėvendėsohen nga tė tjerė”. Berisha nisi njė fjalim tė fuqishėm: “Sakrifica, zotėri, ėshtė bekue nga i Lumnueshmi Zot...”. “Lėri kėto”, humbi durimin njėri nga mjekėt, “po hiqi nga greva se u ka shkuar kolesteroli kacafiu!”



Plazhet mė tė pastra

Nė prag tė sezonit tė ri turistik, u ndėrmor njė operacion i detajuar analizash tė cilėsisė sė ujrave nė plazhet shqiptare. Ekipet e kimistėve dhe laborantėve u dėrguan plazh mė plazh, qytet mė qytet dhe gji mė gji. Nė fund, tė dhėnat ishin inkurajuese: Rezultoi se plazhet mė tė pastra shqiptare janė ato tė Korfuzit dhe tė Budvės!


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket