Kuriozitete

Dielli bėn edhe mirė

Nxirja ėshtė demonizuar pėr vite. Duke rrezikuar tė harrojmė edhe tė mirat qė vijnė nga rrezet e diellit. Duke filluar me vitaminėn qė ushqimet e kanė me shumė pakicė
Nga Chiara Palmerini
Vitet e fundit, mesazhi ka qenė i fortė dhe i qartė: Kujdes nga dielli. Djegiet nga rrezet ultravjollcė janė ndėr shkaktarėt kryesorė pėr zhvillimin e tumoreve, nga mė tė rrezikshmit, si melanoma, deri tek ata mė pak tė rėndė si karcinomat e qelizave bazė. Mesazhi nuk ka ndryshuar por njė pjesė (minoritare, por gjithnjė e mė shumė kėmbėngulėse), mjekėsh dhe shkencėtarėsh kėrkojnė ta drejtojnė vėmendjen edhe tek efektet pozitive qė, nėn furinė e nėnvizimit tė rreziqeve, rrezikojmė t’i humbasim.



Ushqimi nuk mjafton

Pėrfitimi mė i njohur nga dielli ėshtė aftėsia e favorizimit tė prodhimit tė vitaminės D. Nė ndryshim nga vitaminat e tjera thelbėsore qė mund tė merren nga jashtė, vetėm njė sasi minimale e vitaminės D mund tė pėrftohet me ushqim. Pjesa mė e madhe sintetizohet nė lėkurė falė njė reaksioni tė shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve diellore. Funksioni mė i njohur i kėsaj vitamine ėshtė rregullimi i metabolizmit tė kalciumit dhe fiksimit tė tij nė kocka, por edhe shumė inde dhe qeliza tė trupit tonė kanė receptorė pėr tė thithur vitaminėn D. Duket se edhe njė numėr i madh gjenesh janė nėn kontroll, nė formė direkte ose jo, tė 25-hidroksivitaminės D, forma aktive nė trupin tonė: Nga ato qė rregullojnė rritjen e qelizave deri tek ato qė modulojnė sistemin imunitar. Nuk ėshtė pra surprizė fakti se vitamina D ėshtė thelbėsore pėr organizmin dhe se mungesa e saj mund tė shkaktojė probleme.



D-ebati

Studime tė ndryshme evidentojnė se tė kesh lindur apo tė jetosh nė gjerėsi tė ulėta gjeografike sjell njė efekt mbrojtės kundėr disa patologjive, nga diabeti tek skleroza e shumėfishtė dhe lloje tė ndryshme kanceri. Edhe vetė niveli i vdekshmėrisė nė total del tė jetė mė i ulėt. E nga ana tjetėr, pikėrisht mungesa e vitaminės D lidhet me njė rrisk mė tė shtuar tė kėtyre sėmundjeve, duke futur kėtu Parkinsonin, demencėn dhe Alzhajmerin. Por nuk ėshtė e qartė nėse mungesa e D-sė ėshtė shkaku (ose njėra prej arsyeve) siē mendohej deri tani, apo pasoja e e kėtyre patologjive. Njė analizė e mbi 400 studimeve klinike tė publikuara nė revistėn “Lancet Diabetes and Endocrinology” nuk ka gjetur prova nė mbėshtetje tė idesė se vitamina D shėrben pėr pakėsimin e rasteve tė sėmundjeve, edhe pse tek tė sėmurėt vėrehen nivele tė ulėta tė saj. Njė tjetėr analizė e vė madje nė diskutim njė prej udhėzimeve tė shenjta tė mjekėsisė: Se marrja e saj si shtesė u bėn mirė eshtrave tė tė moshuarve. “Studimet klinike deri tani nuk kanė treguar dot se tė marrėsh vitaminė D sjell pakėsim tė tumoreve, siē tė lėnė tė mendosh disa studime vėzhgimore”, thotė Sara Grandini, studiuese nė Institutin Europian tė Onkologjisė. “Nuk e dimė pėrse. Mbase efekti pozitiv ndihet vetėm tek personat me nivelet mė tė ulėta tė vitaminės. Dhe nė fakt, duhet konkluduar se nė shumicėn e popullsisė, qė bėn jetė tė mbyllur si ne sot, gjenden vlera mjaft mė tė ulėta tė vitaminės D sesa ato normalet”.



Me pilula

Sigurisht, “D-ja” ėshtė nė modė. Nė vitet e fundit, sipas Agjencisė Italiane tė Barnave, ka patur njė bum shitjesh tė hapeve e pilulave: nė vitin 2017 parashikohet njė xhiro botėrore prej 1.3 miliardė dollarėsh. Tashmė janė nė punim e sipėr disa studime tė njėkohshme pėr tė vendosur nėse marrja e pipulave vlen nė pakėsimin e rreziqeve tė kancerit, sėmundjeve tė zemrės, diabetit etj. Por vetėm pas tre vitesh priten rezultatet e para.



Puthja e rrezeve

Nė pritje tė verdiktit, dhe para se tė shtojmė nė listėn e shpenzimeve edhe pilulat e vitaminės D, mbetet diēka pėr t’u bėrė, qė e kemi falas: Pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve me lėkurė tė bardhė, sidomos nė gjerėsitė tona gjeografike, zbulimi i kėmbėve dhe krahėve pėr 10-15 minuta nė diellin e qershorit (gjysma e kohės qė shkakton skuqjen e lehtė tė lėkurės) mjafton pėr tė marrė njė dozė tė kėndshme vitamine D. Padyshim nuk duhet harruar mbrojtja e rreziku i djegieve dhe tumoreve tė lėkurės, me krem anti-rreze. Ėshtė vėrtetuar se pėr tė njėjtėn kohė tė ekspozuar nė diell, trupat e nxirė nga dielli prodhojnė gjysmėn e sasisė sė vitaminės, ndėrsa lėkura e errėt njė tė pestėn e kėsaj sasie. Kush jeton poshtė paralelit 35 gradė, ka mjaftueshėm diell nė dispozicion pėr tė prodhuar sasinė e duhur vjetore tė vitaminės D. Sa mė lart tė zhvendosemi (Roma ėshtė nė gjerėsinė 41 gradė, si Tirana; Milano ėshtė 45) pakėsohen ditėt nė tė cilat rrezatimi diellor arrin tė ofrojė dozėn e plotė.



Evolucioni

Studiuesi i Universitetit tė Bostonit, Majkėll Holik, ka krijuar njė aplikacion “ad hoc” qė quhet Dminder. Ėshtė njė lloj matėsi qė pėrcakton, nė bazė tė ngjyrės sė lėkurės, moshės, pozicionit nė tė cilin ndodhesh dhe sipėrfaqes sė ekspozuar tė trupit, prodhimin e vitaminės D. Lėkura e errėt e pasur me melaninė e tė parėve tanė nė Afrikė, ėshtė favorizuar nga evolucioni pėr t’i mbrojtur nga dielli ekuatorial. Por pėr tė prodhuar tė njėjtėn sasi vitamine, lėkura e zezė ka nevojė pėr njė ekspozim 5-6 herė mė tė madh nė diell sesa ajo e bardhė. Sipas antropologes Nina Jablonski, zbardhja e lėkurės ishte njė pėrshtatje e evolucionit pėr njerėzit qė u zhvendosėn nė gjerėsi mė tė mėdha gjeografike; sepse me lėkurėn e bardhė, edhe dielli i dobėt i veriut mjafton pėr prodhimin e sasisė sė nevojshme tė vitaminės jetėsore. Diversiteti i toneve dhe nuancave tė lėkurės mes njerėzve tė sė njėjtės gjerėsi gjeografike vjen me tė njėjtin shpjegim: Fjala vjen, lagėshtira i ul nivelet e rrezatimit. Nė vendet nordike, ku nė dimėr drita diellore ėshtė minimale dhe tė ftohtėt tė detyron tė mbulohesh, dieta e pasur me peshk tė yndyrshėm kompenson nevojat e organizmit.



Rebusi i melanomės

Ekspozimi i tepruar nė diell, e sidomos i ērregullt, me djegie tė pėrsėritura gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės, ėshtė njė faktor rreziku tashmė i vėrtetuar, por mbeten disa dyshime mbi lidhjen mes rrezeve ultravjollcė dhe kėtė lloj tumori, nga mė tė zakonshmit nė botė. Shkencėtarėt nuk janė tė sigurtė pėrse pjesa mė e madhe e kėtyre tumoreve dalin nė pjesėt mė tė mbrojtura tė lėkurės, edhe pse ngjan se ka tė bėjė me ekspozimin e rregullt. Nga ana tjetėr, edhe pse rrezet ultravjollcė janė ndėr fajtorėt e njohur tė melanomave, sipas disa studimeve personat me tumor nė stadet e para tė zhvillimit, tė cilėt vazhdojnė tė ekspozohen nė diell, kanė shanse mė tė mira mbijetese. Kush e bėn ndryshimin, atėherė? Cilėsia apo mėnyra e ekspozimit nė diell? Ende nuk dihet, por atyre qė kanė pasur njė melanomė, mjekėt nuk ua rekomandojnė absolutisht diellin. Dhe njė studim i fundit i botuar nė “Nature”, ka pikasur njė mekanizėm molekular sipas tė cilit, dielli i tepruar favorizon emigrimin e qelizave nga tumori fillestar, duke krijuar kėshtu metastazat.



Rrudhat

Mes efekteve negative tė diellit pėr tė cilat nuk ka mė dyshime, ėshtė faktori i rrudhave, plakja e lėkurės. Kėshilla standarde kundėr rrudhave dhe njollave ka qenė pėrdorimi i kremrave mbrojtės. Por provat se kremrat mbrojtėse shėrbejnė vėrtet pėr kėtė qėllim, kanė ardhur vetėm tani vonė. Deri mė tash, shumica e testimeve janė kryer mbi kaviet. Njė studim i shkencėtarėve australianė ka analizuar sė fundi tė dhėnat mbi 900 persona: Gjysma e tyre kanė pėrdorur, pėr katėr vite e gjysmė, filtra diellorė me faktor mbrojtės tė paktėn 15; tė tjerėt sipas dėshirės. Nė fund, lėkura e njerėzve “tė mbrojtur” ka rezultuar mė elastike dhe e lėmuar. Ndėrkohė qė suplementi i betakarotenit, qė njė pjesė e tyre vendosi me kokė tė vet se ndihmonte mbajtjen e njė lėkure tė rinuar, doli se nuk pėrbėnte asnjė diferencė.



Jini diellorė

Edhe pse ka njė lidhje mė tė dobėt nga sa mendohej, shkenca konfirmon se dielli i bėn mirė humorit. Mbase janė dukuri qė lidhen me prodhimin e hormoneve melatoninė dhe serotoninė, tė mirėstudiuara nga krono-biologjia. Por ekspozimi ndaj diellit ėshtė njė terapi e vėrtetuar pėr “depresionin dimėror”, ashtu siē mijėra studime tė tjera lidhin sjelljen e njeriut me ekspozimin ndaj tij. Nga mė kuriozet dhe tė freskėtat ėshtė ai qė thotė se shanset mė tė mira pėr t’iu afruar njė femre dhe pėr t’i marrė numrin e telefonit, i ka ai mashkull qė tenton gjatė ditėve tė kaltra e plot diell. Koha e vrenjtur ndėrkaq, favorizon pėrqėndrimin dhe ushtrimet e mendjes. Dhe mesa duket, edhe sensin kritik. Nga analizimi i mbi njė milion reēensioneve online nė restorantet amerikane, studiuesit gjetėn se ato tė shkruara nė ditėt e ftohta, me shi apo me borė, ishin mjaft mė negative sesa ato tė hartuara gjatė ditėve me diell. Tė tjera vėzhgime megjithatė janė nė tendencė tė kundėrt sa i pėrket ekuacionit diell baraz me humor tė mirė: pėr shembull, nė shumė vende shkalla e vetėvrasjeve ėshtė mė e lartė nė pranverė, gjatė ditėve tė ndriēuara. Pėrse? Ndoshta, siē dėshmojnė disa studime, do tė ketė rol fakti qė dielli dhe drita ndikojnė ndryshėm nė personalitete tė ndryshme: Pra, dielli, nuk i bėn dot tė gjithė tė lumtur.



Ilioterapi kundėr rakitizmit

Ishte sėmundja e qyteteve tė pista e tė mbipopulluara tė epokės industriale, nė Londrėn e Ēarls Dikensit: Rakitizmi. Sipas disa vlerėsimeve, nė fund tė viteve ‘800 gati 90% e fėmijėve tė botės sė industrializuar europiane dhe amerikanoveriore, kishin simptoma rakitike. Por kjo sėmundje ka qenė e pranishme nė shekuj. Vuanin edhe fėmijėt e shtėpisė Mediēi, siē zbuluan sė fundi kėrkues tė Universitetit tė Pizės, duke analizuar skeletet e varrosur nė bazilikėn e Shėn Lorencit nė Firence. Nė kėto raste fajin e kishte tradita e Rilindjes pėr t’i ushqyer fėmijėt deri nė dy vjeē vetėm me qumėshtin e nėnės dhe kremra me bazė buke dhe molle. Nga fundi i viteve 1800, mjekėt filluan tė rekomandojnė banjat e diellit. Pak a shumė nė kėtė kohė, ilioterapia u rekomandua edhe ndaj njė sėmundjeje tjetėr, tuberkulozit. Pacientėt dėrgoheshin nė zona malore me ajėr tė freskėt gjatė verės. Ishte dielli apo ajri qė kuronte? Mbase sėmundja reagonte ndaj pushimit dhe ushqimit tė mirė, por fakti ėshtė qė dora dorės, lėkura e abronxuar u bė ikonė e shėndetit tė mirė dhe njė simbol statusi nė shoqėri. Pastaj historinė e dimė.



Focus


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket