Sport

Brazilianėt tanė

Tifozėt shqiptarė kanė arsye edhe mė shumė pėr tė ndjekur Botėrorin e Brazilit. Shqipėria vėrtet nuk merr pjesė, por pėrveē pėlqimeve tradicionale, do tė ketė tėrheqje edhe pėr njerėzit qė flasin tė njėjtėn gjuhė me ne
Nga Bledar Kuka
Ka shumė arsye qė njeriu tė largohet nga vendlindja. Lufta ėshtė e para dhe pas saj vijnė gjithė tė tjerat, tė pėrmbledhura nė nja dy fjalė: Pasiguri dhe e ardhme mė e mirė. Tė tilla kanė qenė familjet polake qė u larguan nga njė vend dikur i famshėm dhe qė pėrfundoi nėn thundrėn e huaj. Po tė tilla edhe familjet shqiptare nga Kosova, natyrisht edhe ato boshnjake nga Bosnjė-Hercegovina, nė njė histori mė tė vonshme.

Prej tyre vendi pritės jo gjithnjė mori mjekė tė shquar, inxhinierė apo shkencėtarė, ndonėse dhe kėta nuk munguan, por tepėr shpesh njohu sportistė tė mėdhenj. Xherdan Shaqiri ėshtė vetėm njėri prej bijve tė talentuar tė emigrantėve kosovarė. Padyshim, mė i njohuri. Bashkė me tė, nė Kupėn e Botės qė zhvillohet muajin tjetėr nė Brazil, nė radhėt e Zvicrės do tė jenė Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi. Nė ekipin e mbajtur rezervė, pėr t’i dalė pėrpara ēdo tė papriture ėshtė edhe Pajtim Kasami.



Kėta janė tė Zvicrės, por ka edhe disa tė tjerė. Pėr Adnan Januzajn e dimė shumė mirė, pasi historia e tij ėshtė po aq e reklamuar nė Shqipėri sa ē’ka qenė dikur ajo e Merilin Monrosė nė Amerikė. Talenti i Manēester Junajtid ėshtė ftuar nė radhėt e Belgjikės nga trajneri Mark Vilmots, i cili gjithė kritikave iu pėrgjigj thjesht: Ka kaq shumė talent saqė nuk mund ta injoroj.

Veēse ėshtė edhe Shkodran Mustafi, njė mbrojtės i fuqishėm, edhe ky me origjinė nga Kosova, qė do tė luajė me skuadrėn qė ka mė shumė shanse tė fitojė titullin botėror, ndėr gjithė ekipet ku janė shqiptarėt, me Gjermaninė. Trajneri Joakim Lėv e ka marrė nė ekip dhe e provoi titullar nė miqėsoren e fundit luajtur ndaj Polonisė nė Hamburg.

Pėr tė gjithė kėta shqiptarė, kapėrcimi i Atlantikut dhe pėrballja me ajkėn e futbollit tė botės (ndonėse mė pak ajkė se nė botėrorėt deri nė 1990) do tė jetė njė kėnaqėsi e veēantė, tė cilėn ata mezi po e presin. Pėr Xherdanin 22-vjeēar rrugėtimi ka qenė i gjatė qė nga dita e lindjes nė tetor tė 1991-it nė Gjilan tė Kosovės, e deri tek fletėthirrja e trajnerit Otmar Hicfeld pėr nė Brazil 2014.

Ai dhe katėr tė tjerėt, po ashtu si edhe Januzaj (mė pak, Mustafi) janė edhe nė qendėr tė vėmendjes sė miliona shqiptarėve, shprehimisht mund tė themi tė tė gjithė shqiptarėve. Nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė e Bujanovc, nė diasporat nė Zvicėr e Gjermani dhe nė qendrat e tjera tė emigracionit shqiptar si nė Skandinavi, Belgjikė, SHBA, Australi apo Kanada kjo e tyrja ėshtė njė histori qė pėrflitet e kėndohet. Padyshim, edhe shahet. Ē’t’i bėsh! Njerėzit janė kaq tė ndryshėm nga njėri-tjetri, me kaq shumė dėshira dhe sa shumė ėndrra e pasione qė i bėjnė deri edhe tė verbėr.

Shaqiri e Xhaka provėn mė tė vėshtirė e kaluan tepėr tė rinj, nė dy pėrballjet mes Shqipėrisė dhe Zvicrės, ku jo pak u trysnuan nė stadiumin jo edhe aq tė madh tė qytetit tė bukur tė Lucernės. Veēse, kjo nuk ishte asgjė nė krahasim me atė qė provuan nė Tiranė. Ata nuk i vunė tapa veshėve dhe dėgjuan kaq shumė blasfemi. Fanatizmi u derdh mbi kryet e tyre, veēse dashuria dhe mirėkuptimi i njerėve tė urtė e tė qetė nuk mungoi.

Kam folur disa herė pėr Shaqirin me shqiptarin tjetėr tė shkėlqyer nga Kosova, Xhavit Bajramin. Ai e do fort Xherdanin dhe nuk i bėn zemra ta paragjykojė. As mua. Historia e Shaqirit mund tė krahasohet shumė lehtė (ndonėse gjilanasi ėshtė ende nė fillim) me atė tė lojtarit tė madh tė kombėtares sė Francės, njeriut me origjinė polake, Rajmond Kopa. I lindur Kopaēevski, bir minatori, ai u pėrshtat duke shkurtuar edhe mbiemrin pėr ta pasur mė tė lehtė me mentalitetin vendas. Pa dashur tė pėrmendim emėrtimet shpesh fyese qė iu vunė shqiptarėve emigrantė nė Greqi pas 1990-ės, le tė kujtojmė italianin Augusto qė halla e Mato Grudės e quajti Agush, te romani i Dritėro Agollit dhe tek filmi me tė njėjtin emėr “Njeriu me Top”. E kishte mė tė lehtė pėr ta thirrur!

Kopaēevski vetė nuk ishte “origjinali”, pasi para tij pėr Francėn kishte luajtur njė tjetėr pjellė emigrantėsh polakė, i quajtur Injac nė vendin ku jetonte, por me mbiemrin e saktė Kovalēik. Nė krah tė Kovalēikut, pėr Francėn luajti njė polak i lindur “gjerman”, Eduard Vavrzeniak, i quajtur shkurt “Vagi”.



Shaqiri ka trupin e Rajmond Kopasė, tė dy shtatlartė vetėm 1.69, veēse shqiptari pati fatin qė nuk i provoi sado pak minierat, siē i ndodhi polakut. Babai dhe nėna e tij, pasi vendosėn tė largoheshin nga Kosova, punuan shumė dhe vuajtėn jo pak qė fėmijėt e tyre tė jetonin siē duhet. Xherdani nuk e harroi kėtė ashtu siē nuk ka dėshirė tė harrojė vėllezėrit dhe motrėn e tij. Emrat e tyre, Arianit, Erdin dhe Medina, i ka tė gdhendur nė kėpucėt e tij tė sportit, aty ku nuk mungon as flamuri shqiptar dhe ai qė bashkėsia ndėrkombėtare i imponoi Kosovės.

Sot, prindėrit e Xherdanit, Fatimja dhe Hyseni, nuk kanė nevojė tė punojnė, pasi djali i tyre fiton 2.6 milionė dollarė nė vit tek Bajerni i Mynihut. Veēse, e gjitha kjo ka ardhur shumė vite pasi atyre “u ra bretku”. Sidomos, emigracioni nuk ėshtė i lehtė. Momenti qė solli kthesėn ishte kur zv. presidenti i Bazelit nė 2009, Bernhard Hojsler (Heusler), trokiti nė derėn e shtėpisė sė familjes sė madhe shqiptare. Ai kujton se shtėpia nė qytezėn Angst, nė rrethinat e Bazelit, nuk ishte e keqe, pėrkundrazi ngjante e kėndshme, ndonėse nuk kishte ngrohje qendrore (vėrejtje prej zvicerani, kjo). Familja e madhe u mblodh tė respektonte mikun dhe ishte vetė Xherdani qė shėrbeu kafet, pak a shumė sipas traditave shqiptare, ku mė i vogli duhet tė respektojė mė tė madhin. Pak javė pas atij takimi, Shaqiri i ri firmosi kontratėn e tij tė dytė prej profesionisti, atė qė i dha njė rrogė shumė mė tė madhe sesa mė parė dhe qė i siguroi Bazelit 11.6 milionė euro nė 2012, kur Bajerni vendosi ta merrte.

Tashmė, mamaja Fatime nuk ka pse punon mė si sanitare, ndonėse edhe ajo punė i ka sjellė kėnaqėsi. Po ashtu babai. Xherdani tregon se i ka thėnė tė mos lodhen mė, ka ardhur disa kur fėmijėt duhet tė punojnė pėr prindėrit. Fėmija i tyre shpejt fitoi nofkat “Maradona i Maleve”, “Kėlyshi i fuqishėm”, “Breshka Ninja”! Gazetari zviceran, Georg Hajc (Heitz) tregon njė histori me Shaqirin nė gushtin e vitit 2009, kur ai ishte vetėm 17 vjeē.

Njė ekran i madh pranė stadiumit tė Bazelit po tregonte rezultatet e fazės sė grupeve tė Ligės sė Kampionėve, dhe aty mes tė tjerėve ishte edhe emri i ekipit zviceran, Zyrih. Xherdani, i ra me bėrryl nė ijė gazetarit qė nuk e kishte mendjen. Shiko, i tha, - aty duhet tė jemi ne! Nuk kaloi shumė kohė dhe nė maj tė 2010-ės, Xherdan Shaqiri pranoi tė luante me gjithė qejf edhe mbrojtės i majtė, vetėm e vetėm qė Bazeli tė fitonte titullin (bashkė me kupėn) dhe nė shtator ishte aty ku duhej, nė Champions League.

Sa shumė famė fitoi ai nga talenti dhe futbolli! Nė tė gjithė Zvicrėn, emigrantėt dhe fėmijėt e tyre i kishin sytė nga shqiptari i Kosovės. Ai nuk ishte njė futbollist i zakonshėm, por krejt i veēantėa, ishte shembulli sesi njė fėmijė emigranti mund tė ngjitej aq lart. Trajneri i Zvicrės, Otmar Hicfeld, i pyetur nga ish-ekipi i tij, Bajerni, nėse duhej ta merrte apo jo, u shpreh kėshtu pėr Shaqirin: Ai ėshtė njė lojtar tepėr i talentuar dhe i aftė pėr t’u pėrshtatur lehtė nė ēdo pozicion, ai mund tė luajė nė ēdo skuadėr tė madhe.



Duket qė atje tej qė ai ėshtė rritur nė njė familje tė vėrtetė, apo siē thonė nė Shqipėri, “me taban” apo “tė mirė”. Trajneri gjerman, Torsten Fink, njeriu qė bėri shumė pėr tė, i bėrtiste aq shumė nė stėrvitje dhe pas ndeshjeve. Ai nuk e hiqte nga formacioni, por vetėm e kritikonte edhe pėr gjėnė mė tė vogėl. Veēse, Fink u habit dhe e respektoi nga mėnyra sesi e pėrballonte kritikėn ky djalosh i ri.

Shaqiri kurrė nuk i mori kritikat pėr personale, kurrė nuk reagoi, nuk u nxeh, nuk tregoi padurim, diēka jo e vogėl pėr moshėn e tij. Ai e kishte futbollin pasionin e jetės dhe donte tė bėhej ēdo ditė mė i mirė. Edhe kur i telefonoi Uli Hėnesi nga Bajerni (nuk u mendova asnjė sekondė, u shpreh mė vonė), nuk iu rrit mendja, por vazhdoi tė luante pėr Bazelin edhe mė fort se mė parė. I pyetur nga gazetarėt se pėrse nuk ishte shpėrqėndruar, pėrgjigja e tij ishte: Unė gėzohem kur luaj futboll, ndaj nuk mund tė luaj keq.

Xherdan Shaqiri nuk do tė jetė shqiptari i vetėm nė Botėrorin e Brazilit, edhe pse do tė jetė mė i njohuri. Nė skuadrėn zvicerane, bashkė me tė, do tė jenė edhe tė paktėn 4 lojtarė tė tjerė. Njohja mė e vjetėr ndėr ta ėshtė Valon Behrami, njė djalosh qė ia prishi qejfin Shqipėrisė, duke qenė nė fillim gati pėr tė luajtur pėr kuqezinjtė dhe pastaj duke zgjedhur Zvicrėn. Blerim Xhemaili ėshtė edhe ai mesfushor, si Valoni dhe, po si Valoni, prej disa kohėsh mbron ngjyrat e Napolit nė Serinė A. Bėhet fjalė pėr njė dyshe tė shkėlqyer e cila i jep jo pak peshė mesfushės sė Zvicrės. Analistė tė shumtė paralajmėrojnė se kushdo e nėnvleftėson skuadrėn zvicerane, e bėn kėtė pėr tė zezėn e vet.

Sė fundi, Admir Mehmedi. Sulmuesi po shkėlqen me Frajburgun nė Bundesligė duke shėnuar disa gola tė rėndėsishėm dhe duke fituar peshė gjithnjė e mė shumė. Trajneri gjerman i Zvicrės, Hicfeld, ndoshta mund tė marrė edhe tė fuqishmin Pajtim Kasami, i cili ėshtė gjithashtu i ri. Nė kėtė rast, helvetėt do tė kishin gjashtė lojtarė me origjinė shqiptare, ndėr tė cilėt 4 mund tė quhen tė sigurt nė formacion.

Adnan Januzaj dhe Shkodran Mustafi janė diēka tjetėr. Ndryshe nga shqiptarėt e pėrmendur deri tani, ata kanė lindur jashtė Kosovės. Januzaj ka lindur nė Bruksel tė Belgjikės ku nisi karrierėn tek Anderlehti, klubi mė i madh belg, aty ku pati edhe pėrkrahjen e Besnik Hasit, tė paktėn pėr disa kohė. I lindur nė shkurt tė 1995-ės, ai ėshtė piketuar shpejt si njė talent i veēantė futbolli. Babai i tij, Abedini, i ka qėndruar shumė pranė djalit, duke u kujdesur qė ai tė kishte njė karrierė tė madhe. Vetė Adnani, i rritur nė njė familje tradicionale shqiptare, e ka pranuar kėtė tutelė pa asnjė diskutim, madje e ka shprehur hapur dhe natyrshėm nė intervistat pėr mediat.

Nė momentin kur ai u bė “burrė”, pra rreth 17 vjeē, pėr tė nisi interesimi i klubeve tė mėdhenj, por edhe i federatave tė ndryshme. Manēester Junajtid, ende nėn udhėheqjen e Sėr Aleks Fergusonit, e fitoi betejėn duke e marrė djaloshin fare tė ri. Ai i bėri shpejt debutimet e tij, si nė ndeshjet miqėsore, mė pas nė kupat e ndryshme, nė Premier Ligė dhe nė Champions, nisi tė luante shpesh herė titullar dhe fitoi njė kontratė tė vėrtetė tė lartė me rrogė diēka mbi 1 milionė stėrlina nė sezon.

Shqipėria pati njė lloj shprese se ai mund tė bashkohej me ekipin kuqezi, por duket se babai Abedin kishte plane tė tjera. Ėndrra besohjet se ishte Anglia, veēse pengesat ligjore ishin tė tilla qė Adnani i ri duhej tė humbiste disa vjet karrierė para se tė luante pėr “luanėt”. Ndaj, i detyruar Abedini i ktheu, mė nė fund, njė pėrgjigje pozitive trajnerit tė Belgjikės, Vilmots, tė cilin e kishte refuzuar nja dy herė. Jo vetėm kaq, por Adnani (lexo, babai i tij) paskan deklaruar sė fundmi se karriera me Belgjikėn ėshtė ajo pėrfundimtarja. Edhe nėse Kosova do tė njihet nga FIFA dhe UEFA, sėrish vendimi i marrė nuk do tė kthehet, pra Januzaj nuk do tė luajė as pėr shtetin e origjinės sė prindėrve. Natyrisht, kjo nuk ėshtė diēka kaq e pazakontė dhe as nuk mund tė pėrdoret fjala qė vjen shpejt nė gjuhė “tradhėtar”.



Shkodran Mustafi ka ardhur nė jetė nė qytetin e vogėl gjerman, Bad Hersfeld, nė 17 prill tė 1992-it, pra i ka mbushur sot 22 vjeē. Mbrojtės i fuqishėm, ai luan pėr Sampdorian nė Serinė A, duke qenė titullar i padiskutueshėm, ndėrsa pėr tė ka kėrkesa nga klube shumė mė tė njohur. Ndoshta gjenovezėt mund tė pranojnė qė ai tė largohet pėr njė shumė qė shkon nga 7 deri nė 10 milionė euro.

Tifozėt shqiptarė, pra, kanė arsye edhe mė shumė pėr tė ndjekur Botėrorin e Brazilit. Shqipėria vėrtet nuk merr pjesė, por pėrveē pėlqimeve tradicionale, tipike tonat, si ato pėr Gjermaninė, Italinė, Brazilin apo Anglinė, do tė ketė tėrheqje edhe pėr njerėzit qė flasin tė njėjtėn gjuhė me ne. Pavarėsisht, kritikave dhe sulmeve publike, shumica e zemrave do tė rrahin pėr ta.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket