Kozmikomiket

Gėrmat mė tė vogla

Kriza ekonomike botėrore qė po bėn 5 vjet ishte nė fakt e shkaktuar nga Bankat. Mungesa e monitorimit, abuzimi financiar, dhe grykėsia e tyre shkaktuan depresionin mė tė madh modern. Kjo do tė thotė qė Banka nuk ėshtė miku yt. Ėshtė armiku yt.
Nga Koloreto Cukali
Ndodh pak a shumė kėshtu: Ty tė duhen ca para (shpesh edhe qė nuk tė duhen, por ti nuk i qėndron presionit: bli shtėpinė e ėndrrave, shko pėr pushime e paguaj vitin qė vjen, bli makinėn qė ke ėndėrruar), gjithēka rrotull teje ta bėn shumė tė lehtė, reklamat televizive, bli me kėste pa e ndjerė, bli sot e paguaj mė vonė, te tavolina e agjentit bankar tė presin me buzėqeshje, nė nja dy vende tė qerasin dhe me kafe, tė duket sikur problemi je vetėm ti, se nuk i plotėson tė tėra kushtet, tė shohin me njė shikim dashamirės, hajt, se do mundohemi tė tė kualifikojmė, dhe kur tė thonė qė do tė t'i japin paratė, ato qė mbase as nuk tė duhen, tė duket sikur po tė bėjnė njė favor, pastaj vijnė pirgjet e letrave, ja dhe pak dhe mbaruam, ti me dikė tjetėr (njė shok qė tė do tė mirėn) uleni e firmosni pirgje pa fund, diēka brenda teje ka njė sėkėlldi tė lehtė, mund tė jesh mbushur dhe me djersė, mund ta kesh pėr herė tė parė dhe ndjehesh si nė nė provim qė nuk e di se si do dalė, sikur tė mund t'i shihje njė herė para se t'i firmosje, por nė kėtė rrugė kanė kaluar tė gjithė, letrat duhet tė jenė standart, pėrderisa firmosin tė tjerėt, pastaj ėshtė dhe ēėshtja e sigurisė qė fal sistemi, ti ke besim te Bankat, te shteti, te sistemi, me siguri ka institucione, ka njerėz, ka ingranazhe tė dizenjuara pėr tė tė mbrojtur nga abuzimi, a nuk thamė se nė kėtė rrugė kalojnė tė gjithė, kanė firmosur dhe tė tjerė, agjenti para teje buzėqesh dhe rrezaton mirėsi e mbėshtetje, a nuk e thonė dhe reklamat qė banka tė do tė mirėn, qė ėshtė partneri yt i besuar, qė kujdeset pėr ty, qė ndėrton tė ardhmen tėnde me ty, firmat hidhen, paratė do tė kalojnė nė njė llogari tė hapur enkas pėr ty, ajo gjėja qė tė gjithė thonė se ėshtė ėndrra jote (a ke pasur vėrtet kėtė ėndėrr, kalamajtė ėndėrrojnė t'u blejnė kuaj dhe jo shtėpi, por, kėtė ėndėrr kanė dhe tė tjerėt, kėtė ėndėrr duhet tė kesh tė thonė reklamat, filmat, gossipet) do tė bėhet e jotja, pėr tė kuptuar qė ndoshta ti nuk doje atė dhe ajo nuk tė duhej ty, letra qė ke nė dorė thotė se kėstet do tė vinė duke u ulur, vetėm nė fillim pak shtrėngim (ndoshta s'do bėsh pushime tė tjera mė, se ēdo lek do shkojė pėr ta shlyer) pastaj do nisin tė zvogėlohen, ti fillon me njė kėst 48 mijė lekė, tė reja, qė tė duken sa mė pak, dhe pas 10 vitesh, ti sheh qė ajo qė duhej tė ishte reduktuar nė 230 mijė lek (tė vjetra, tė vjetra, edhe pse nė letra kanė njė zero mangut) vazhdon tė jetė 480 mijė (tė vjetra, se kėshtu rėndon mė shumė barra) dhe ti nuk e kupton sesi, por nuk merr dot frymė, gjithēka fiton shkon nė njė gropė tė zezė, fillojnė telefonatat, zėri nuk ėshtė mė as dashamirės as qetėsues, ajo qė duhet tė tė falte besim ėshtė bėrė makthi yt, banka tė ka nė shėnjestėr, nxjerr dhėmbėt, dėrgon njerėz, tė bezdis nė familje, prindėrit janė bėrė me zemėr, nuk ikėn dot as jashtė sepse ke njė zinxhir pas kėmbe, po ike do tė vijnė ca njerėz tė tė marrin ē'ke, shpesh pėrmbaruesit vijnė dhe me dhunė, me tė fortė, janė njerėz tė punėsuar nga Banka, banka qė tė plotėsonte ėndrrat, dhe ti nuk e di se pse vazhdon tė jetė barra kaq e rėndė, agjenti yt nuk ėshtė mė aty, ose nuk ėshtė mė ai i pari, ti gjen njė mik e njė shok qė punon nė bankė, dikė qė tė mund tė kesh besim, e pyet se si ėshtė e mundur, pse po vazhdon tė paguash kaq shumė, letra thotė qė kėstet do duhej tė ishin minimale pas kaq vitesh, dhe ai tė sheh me trishtim dhe tė thotė se do duhej tė kishe lexuar gėrmat me tė vogla nė fund tė faqeve qė ke firmosur, tė kujtohen tani ato fletė qė firmosje, djersitja, dhe kupton ē'ka ndodhur.



E vėrteta e fjalisė mė sipėr

Kjo ishte njė fjali shumė e gjatė. Nėse keni mbėrritur deri kėtu, do tė thotė se e keni lexuar. Do kishit bėrė mirė tė lexonit edhe ato fjalitė me tė vogla me tė cilat bankat ju kanė blerė lirinė. Ato fjalitė mė sipėr nxjerrin zhveshur shumė fajtorė. Njerėz qė ti i paguan e i voton tė tė mbrojnė por qė tė kanė lėnė nė mėshirė tė fatit. Madje, nė mėshirė tė fatalitetit. Nė momentin qė ke hedhur atė firmėn nuk ka mė fat, ka vetėm sistem tė vajosur mirė. E pėrkthyer nė Shifra sipas BB, nėse ti blen 1 shtėpi me kredi, nė 20 vjet Bankės ia kthen si tė kishe blerė 2. Dhe, kjo ndodh vetėm te ne.



Fajtorėt

Ekzekutivi, mund tė ndėrmerrte hapa pėr ta mbrojtur konsumatorin. Mund tė ketė institucione kontrolli e monitorimi, ndoca zyra ku nė bordero ca njerėz firmosin pėr tė marrė rrogėn ēdo muaj qė tė tė mbrojnė ty. Ato lloj institucionesh qė duhet tė kishin vėnė alarmin qė me gėrma tė vogla dėmtohet konsumatori, sesi atij i lidhen duart me kontrata abuzive, me kushte shumė mė tė rėnda financiare se ēdo vend tjetėr nė Evropė. (sipas BB: Shqipėria, interesat mė tė larta tė kredive nė Evropė, lajm i 14 prillit 2014).

Por unė nuk kam dėgjuar gjė pėr to, sepse me siguri flenė. Gjithmonė do tė kenė njė justifikim pėr mos-zgjimin nga gjumi, por e vėrteta ėshtė qė ato flenė mes rehatisė e frikės. Rehatisė qė mos tė bezdisen nga puna (ndoshta edhe me ndonjė zarf nė xhep) dhe frikės se mos shkelin nė kallo aty ku nuk duhet.

Banka e Shqipėrisė, qė ėshtė akoma banka e vetme e jotja, banka ku ti (nė teori) je akoma “pronar” nuk bėn asgjė pėr tė tė mbrojtur. Asnjė inisiativė, asnjė ngritje problemi, asnjė shqetėsim. Banka e Shqipėrisė s'ka pse tė trazojė ujėrat, fundja, fati i njė individi pėr ta ėshtė njė statistikė. Banka e Shqipėrisė ėshtė banka jote, por nė mėnyrė paradoksale, ti si viktimė e gėrmave me tė vogla nuk ke pasur shans tė pish njė kafe a tė hash njė drekė me Drejtorin e Bankės. Drejtori i njė Banke private, e ka kėtė luks, nė fakt. Ja pra, je ti kundėr bankės private. Por, tek Drejtori i Bankės tėnde ka mė shumė akses armiku yt. Ndaj ti paguan haraē, si njė bujrob te Banka private. Banka e Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė njė konvaleshencė tė familjarėve e fėmijėve tė politikanėve, nėse po prisni qė kėta tė fundit tė bėjnė diēka pėr ju. Ata vetė marrin kredi tė buta, dhe nuk e ndjejnė peshėn e paragrafėve me gėrma tė vogla. Ajo peshė ėshtė e tėra mbi ju.



Jo vetėm Bankat

Marifeti me gėrma tė vogla nuk ėshtė thjesht ēėshtje bankash, thjesht te Banka ti e ndjen mė fort. Ėshtė ēėshtje monopolesh tė kompanive tė mėdha. Me gėrma tė vogla t'i thurrin kontratat tė gjitha kompanitė, qė nga ato celularet, telefoniket, CEZ, ujėsjellėsi, etj. Madje, nėse te banka ti mund tė mos firmosėsh, aty do firmosėsh me patjetėr, pasi tė kanė lėnė fare vetėm nė mėshirė tė peshkut tė madh qė ushqehet vetėm me mė tė vegjėl. Ti s'mund tė rrish pa drita. As pa ujė. As pa telefon. As pa internet. Ti, do firmosh, patjetėr. Si peshk.



B- si Bujrobėria

Kriza ekonomike botėrore qė po bėn 5 vjet ishte nė fakt e shkaktuar nga Bankat. Mungesa e monitorimit, abuzimi financiar, dhe grykėsia e tyre shkaktuan depresionin mė tė madh modern. Kjo do tė thotė qė Banka nuk ėshtė miku yt. Ėshtė armiku yt.

Mė kujtohet kur punoja nė radio dhe lexova njė lajm qė nuk i pėlqente njė aksh Banke. Hakmarrja e bankės ishte e menjėhershme dhe e pamėshirshme. Tėrhoqėn sponsorizimet nga Radio, madje, u angazhuan qė tė mė eleminonin personalisht. Dikush nė krye tė saj vendosi qė unė tė mos punoja mė askund. Thjesht, sepse kisha lexuar njė lajm. Pėr shumė vite, emri im nuk dilte nė titrat e emisioneve TV ku punoja, nga frika e hakmarrjes sė bankės ndaj atij mediumi.

Ėshtė vetėm njė bankė, por sillet si tė ishte njė skllavopronar. Ky pushtet, qė nė rastin e pėrgjithshėm shfaqet pėrmes abuzimit me gėrmat e vogla i ka shtrirė tentakulat nė tė gjithė strukturat vendim-marrėse nė vend. E keni pyetur veten pse partitė politike janė gati tė dalin nė protesta pėr njė avion qė thjesht trafikon, por jo pėr kontratat abuzive qė shkatėrrojnė jetėn e dhjetėra-mijėrave? Sepse janė palė. Dhe kėtu, kthehemi te pika e njohur. Kush do bėjė pėr ne, ēfarė?



Si pėrherė...

... mė vjen pėr tė qeshur sa herė dėgjoj pėr “sindikata” madje dhe “tė pavarura”. Po tė ishin tuajat nuk do dilnin nė protestė sa herė ka kokolepsje politike, por do dilnin sa herė ju abuzoheni. E vėrteta ėshtė qė askush nuk do dalė nė protestė as pėr mua, e as pėr ju. Por qė tė vijmė te ai mjet presioni popullor ka shumė nevojė qė tė dalim nga foshnjėria qytetare. Pra, tė mos sillemi si fėmijė qaramanė qė qajnė vend e pa vend, me kryeneēėsi e papėrgjegjshmėri, dhe sidomos “pėr inat”.

Ka shumė nevojė qė mos harxhojmė kohė dhe energji me pseudo-kauza, qė nga meraku pėr paradat gej e deri te protestat anti-greke. Nuk janė as grekėt, as gejtė armiku. I veshur me kollare dhe nė zyra tė ngrohta, armiku ėshtė ai qė tė dhunon me gėrma tė vogla. Para se ta falni a ta shisni atė votė tė shkretė, bėni mirė t'i bėni njė pyetje atij qė vjen t'ua marrė a t'ua blejė. Pyeteni pėr kontratat, dhe si do ju mbrojė. Dhe bėjeni tė firmosė me ju njė kontratė qytetare. Madje, me GĖRMA KAPITALE.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket