Dritare

Pazarosja e universiteteve

Me kėtė logjikė shtetit do t’i duhej tė financonte si studentėt qė studiojnė jashtė Shqipėrisė, ashtu edhe, nė fusha tė tjera, policitė private apo televizionet private. Nė u realizoftė reforma nė fjalė, s’ėshtė pėr t’u ēuditur qė nesėr tė paguajmė edhe pėr badigardėt e diskove dhe telenovelat e fundit
Nga Arlind Qori
Ardhmėria e pėrbashkėt kėrcėnohet kur jo vetėm qeveria, por krejt spektri politik (e oligarkėt ekonomikė dhe ideologjiko-mediatikė) hidhen nė tė njėjtin kamp, kanė tė njėjtat interesa dhe pėrkrahin haptazi a heshtazi tė njėjtėn gjė: Nė kėtė rast, projektreformėn nė arsimin e lartė. E sponsorizuar prej vitesh nga diplomoret kryesore private dhe e tentuar disa herė nga qeveria Berisha, reformimi i arsimit tė lartė, qė bazohet nė kalimin e fondeve shtetėrore prej universiteteve publike drejt atyre private, po sendėrtohet pėrfundimisht nga qeveria Rama.

Projekt-reforma shpėrfaq krejt arrogancėn e pushteteve politiko-ekonomike ndaj jetės dhe problemeve tė mirėfillta universitare. E hartuar prej njė komisioni tė emėruar nga kryeministri, qė kėto kohė mė shumė ka folur me vete sesa me publikun universitar, projekt-reforma niset nga premisa vetėreferuese, tė cilat nė njėrėn anė i interesojnė qeverisė sepse pohojnė paargumentueshėm se financimet shtetėrore pėr universitetet nuk kanė gjasė tė rriten, e nė anėn tjetėr oligarkėve tė diplomoreve private pasi edhe ato fonde qė akordohen deri mė tash pėr universitetet publike do tė jenė tė hapura edhe pėr privatėt. Jo vetėm kaq, por qė universitetet publike tė mbijetojnė nė pazarin e ri universitar duhet tė ristrukturohen sė brendshmi si agjenci tregtare qė synim kryesor kanė kėrkimin e fondeve. Kėto tė fundit thuhet se mund tė sigurohen nga bashkėveprimi me biznesin dhe nga rritja e tarifave studentore. Meqenėse alternativa e parė nė kushtet tona nėnkupton vetėm dhėnie me qira e mjediseve universitare pėr reklama ose party promovuese biznesore (organizimi i ulėt i kapitalit shqiptar as kėrkon, as pritet tė kėrkojė shpikje shkencore tė integrueshme nė kushedi ēfarė industrie prodhuese konkurruese), mbetet qė rėnien e pritshme tė fondeve shtetėrore ta kompensojė rritja e tarifave studentore. Sikur komisionerėt ta kishin banuar universitetin, dhe jo thjesht vizituar atė, do tė mendoheshin dy herė pėrpara se tė kėrkonin rritjen e tarifave studentore, tė cilat pritet tė disafishohen. Do tė kishin kuptuar po ashtu se tė jesh student sot nė Shqipėrinė e tė papunėve, tė keqpunėsuarve e tė nėnpaguarve, ėshtė mikroheroizėm mė vete. Edhe sot universitetet po kthehen nė aparate riprodhimi klasor, ēka projektreforma pritet ta pėrfundojė duke i pėrjashtuar pėrfundimisht tė pangeshmit ekonomikisht nga shkolla.

Po ashtu njė komision i krijuar me ferman, pamundėsinė e dhėnies sė zgjidhjeve pėr problemet reale e mbulon duke shpikur probleme imagjinare dhe zgjidhje tė botės sė ēudirave pėr to. Bie fjala, sot universitetet publike kanė probleme tė fondeve tė pamjaftueshme shtetėrore, por komisionerėt nė vend qė ta pėrdornin inteligjencėn e tyre akademike pėr tė kėrkuar modele alternative zhvillimore qė i mundėsojnė shtetit tė financojė mė shumė universitetet, shpikin problemin e shpėrndarjes sė fondeve aktuale. Njėlloj sikur njė tė varfri t’i thuhej se problem nuk janė paratė e pakta qė ke, por fakti se prej tyre nuk u jep ca edhe tė pasurve. Dhe tė mendosh se kėto para mund tė vijnė prej trupės studentore ėshtė po aq absurde sa t’i kėrkosh tė varfrit tė mėsipėrm qė pėr tė pasur mė shumė para, duhet ta paguajė veten mė shumė(!) Se universiteti dhe studentėt nuk janė dy trupa tė huaj, ku njėri shet e tjetri blen, por bashkėpėrcaktuese e bashkėformuese. Njėkohėsisht hartuesit e projekt-reformės, problemit tė burokratizimit aktual tė universiteteve publike i japin zgjidhjen gjeniale tė shtimit tė strukturave burokratike, duke futur nė jetėn universitare mekanizma vendimmarrės realisht tė pakontrollueshėm nga trupa pedagogjike dhe studentore (pėr kėta tė fundit thuhet neokolonialisht se janė tė papjekur pėr tė qenė zgjedhės), dhe gjithnjė e mė tė kontrollueshėm nga qeveria dhe oligarkėt ekonomikė, qė kushedi pėr ē’arsye sublime do tė gjejnė frymėzim pėr tė shpenzuar para pėr universitetet.

Argumenti mė i pėrdorur nga mbrojtėsit e projekt-reformės (qė kur nuk janė vetė hartuesit, i gjen rėndom nė fondin e pagave tė diplomoreve private) ėshtė se shteti nuk ka pse tė mbajė me hatėr universitetet publike duke ua akorduar atyre tė gjitha fondet, por duhet t’i shpėrndajė ato nė bazė “merite” edhe pėr privatėt duke jetėsuar kėsisoj njė “parim tė vėrtetė barazie”. Barazia nuk ėshtė ndarje e barabartė pėrkujdesjeje financiare shtetėrore pėr tė gjithė ata qė u teket tė mos shfrytėzojnė institucionet publike si universitetet, as tė pėrpiqen t’i transformojnė ato nga brenda, dhe zgjedhin tė hapin biznese tė quajtura universitete apo tė arsimohen brenda tyre. Pėrndryshe shtetit do t’i duhej tė financonte si studentėt qė studiojnė jashtė Shqipėrisė, ashtu edhe, nė fusha tė tjera, policitė private apo televizionet private. Nė u realizoftė reforma nė fjalė, s’ėshtė pėr t’u ēuditur qė nesėr tė paguajmė edhe pėr badigardėt e diskove dhe telenovelat e fundit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket