Bota

S’ėshtė kohė pėr Junkerėt

Momenti qė po kalojmė kėrkon njė Komision Europian qė mbledh tė gjitha talentet, totalisht tė pėrkushtuar nė detyrėn pėr tė bindur legjionet e tė Palumturve se ekziston vėrtet njė e ardhme mė e mirė pėr fėmijėt e tyre, dhe ajo e ardhme gjendet me Europėn.
Timothy Garton Ash
Ditėn e sulmit mbi Bastijė nė vitin 1789, mbreti Luigj XVI shkroi nė ditarin e tij, “asgjė”. Pak udhėheqės europianė do tė shtypnin gėrmat “asgjė” nė iPadet e tyre sot, por ekziston njė rrezik real qė, nė pėrgjigje tė thirrjeve revolucionare anembanė kontinentit, ata praktikisht tė mos bėjnė asgjė. “Asgjėja” e sotme ka njė fytyrė dhe njė emėr. Emri ėshtė Junker. Zhan-Klod Junker.

Do ishte njė reagim katastrofik i tipit “Nė vend numėro” nga udhėheqėsit europianė, nėse ata do vendosnin tė bėnin Junkerin - kandidat i grupit mė tė madh parlamentar nė Parlamentin e ri Europian, ai i qendrės sė djathtė tė Partive Popullore – president tė Komisionit Europian. Luksemburgasi i shkathėt ka qenė kryeministri mė jetėgjatė i njė qeverie kombėtare tė Bashkimit Europian, dhe kreu i Eurogrupit pėrgjatė krizės mė tė madhe tė eurozonės. Edhe pse ai ka aftėsi tė konsiderueshme si politikan dhe njeri i kompromisit, Junker personifikon gjithēka pėr tė cilėn votuesit protestues nga e majta nė tė djathtė, shohim me mosbesim elitat e distancuara europiane. Ai ėshtė, si me thėnė, Luigji XVI i BE-sė.



Rreziku gjithashtu fshihet nė atė qė pritet tė ndodhė brenda Parlamentit Europian. Zhvillimi mė i mundshėm ėshtė njėfarė mega-koalicioni i paparė deri mė sot, i rrymave kryesore partiake, qendra e djathtė, qendra e majtė, liberalėt dhe (tė paktėn nė disa ēėshtje) tė gjelbrit, pėr t’i mbajtur tė gjitha partitė anti-BE nė distancė sigurie. Nėse edhe gjashtė a mė shumė partitė nacionaliste ksenofobe e pranojnė tė udhėhiqen nga triumfuesi Front Nacional i Marinė Le Penit, duke tejkaluar dallimet mes tyre pėr tė krijuar njė grup zyrtar parlamentar, kjo do t’u sigurojė atyre financime (nga xhepat e taksapaguesve europianė) dhe njė pozitė mė tė fortė nė procedurat parlamentare, por gjithsesi jo mjaftueshėm vota pėr tė mposhtur grand-koalicionin centrist.

A ėshtė vėrtet diēka e mirė kjo? Po, nė planin afatshkurtėr. Por vetėm nėse ky koalicion i madh mbėshtet disa reforma vendimtare pėr Bashkimin Europian. Tė cilat duhet tė fillojnė, simbolikisht, duke anulluar njė herė e mirė zhvendosjen absurde qė bėhet rregullisht nga selia e bollshme e Brukselit nė shtabin e dytė luksoz tė Strasburgut – versioni i BE-sė pėr Versajėn – me njė kosto prej 180 milionė eurosh ēdo vit. Nėse, megjithatė, koalicioni i paparė nuk justifikon atė ēka presin kaq shumė europianė pėr pesė vitet e ardhshme, kjo veēse do tė forcojė akoma mė shumė votėn anti-BE nė zgjedhjet e rradhės. Dhe atėherė tė gjitha partitė tradicionale do tė jenė pėrgjegjėse pėr dėshtimin.

E vetmja rreze drite nė kėtė re tė errėt me pėrmasa kontinentale, ėshtė fakti se pėr tė parėn herė qė kur zgjedhjet e drejtpėrdrejta parlamentare europiane filluan nė vitin 1979, numri i votuesve nuk ka parė rėnie. Nga vendi nė vend, pjesėmarrja varion ndjeshėm – nė Sllovaki dolėn nė zgjedhje vetėm 13% e votuesve – por nė Francė, pėr shembull, votuan shumė mė tepėr zgjedhės nga hera e kaluar. Pra, ajo ēka pro-europianėt kanė predikuar prej kaq shumė kohėsh, mė nė fund ndodhi: Qytetarėt europianė u angazhuan aktivisht nė procesin demokratik mbarė-europian. Por, ironia e ironive, ata e bėnė kėtė pėr tė votuar kundėr BE-sė!



Atėherė, ēfarė po u thonė europianėt udhėheqėsve tė tyre? Mesazhi i pėrgjithshėm ėshtė ilustruar shkėlqyeshėm nga karikaturisti Chappatte, qė vizatoi njė grup protestuesish duke mbajtur njė pankartė ku shkruhet “Tė Palumtur”, dhe njė prej tyre ulėret pėrmes megafonit tek njė kuti votimi. Ka 28 shtete anėtare tė Bashkimit, dhe 28 lloje tė ndryshme Palumturie. Disa prej partive tė sukseshme protestuese ndaj BE-sė, janė nė tė djathtėn ekstreme: nė Hungari, fjala vjen, partia Jobbik mori tre vende dhe 14% tė votave. Shumica, si UKIP nė Britani, tėrheq votues nga e majta dhe e djathta, duke pėrkėdhelur ndjesi tė tilla si “na ktheni mbrapsht atdheun e grabitur” dhe “shumė jabanxhinj, shumė pak vende pune”. Por nė Greqi, vota e madhe e protestės shkoi tek radikalja e majtė Syriza, qė ėshtė kundėr masave shtrėnguese financiare.

Sajmon Hiks, ekspert nė parlamentin europian, ka identifikuar tre “shkolla” tė ndryshme pakėnaqėsie: Europianoveriorėt jashtė eurozonės (britanikėt, danezėt), europianoveriorėt brenda eurozonės (votat gjermane pro partisė anti-euro Alternativa pėr Gjermaninė, qė mori disa vende nė europarlament) dhe europianėt e jugut brenda eurozonės (portugezė dhe grekė). Kjo lė jashtė europianolindorėt, shumė prej tė cilėve janė tė palumtur nė mėnyrat e tyre. Fakti qė pakėnaqėsia vjen nga kaq shumė drejtime e kėndvėshtrime, e bėn atė mė tė vėshtirė pėr t’u adresuar: Ėndrra e njė votuesi tė Syrizės pėr politikat qė duhet tė ketė eurozona, ėshtė makthi i votuesit tė Alternativės pėr Gjermaninė.

E megjithatė, tė gjithė tė pakėnaqurit kanė njė tė pėrbashkėt: Frikėn pėr shanset qė do kenė nė jetė fėmijėt e tyre. Deri aty tek 10 vjet mė parė, supozimi i pėrgjithshėm nė kontinent, ishte se gjėrat do tė jenė mė mirė pėr brezin e ri tė europianėve. Projekti “Europė” ishte pjesė e njė historie mė tė gjerė progresi. Por njė sondazh i Eurobarometrit nė fillim tė vitit zbuloi se mė shumė se gjysma e tė anketuarve besonin qė jeta e fėmijėve nė BE do tė jetė mė e vėshtirė se e tyrja. Ekziston qė tani njė brez i shkolluar europianėsh qė mendon se i kanė gėnjyer kur u kanė thėnė se po vjen njė e ardhme mė e mirė. Ata janė anėtarė tė njė klase tė re: Prekariatėt, punonjėsit e pėrkohshėm.

Nė njė moment kaq dramatik pėr krejt projektin europian, ja vlen tė kthehemi mbrapsht nė rrėnjėt e historisė, nė Kongresin e Europės mė 1948, kur mbrojtėsi veteran i Pan-Europianizmit, Riēard Kudenhouv-Kalergi paralajmėroi kolegėt e vet bashkė-themelues: “Le tė mos harrojmė kurrė, miqtė e mi, se njė bashkim europian ėshtė mjeti dhe jo qėllimi”. Aq sa ishte i vėrtetė atėherė, aq ėshtė edhe sot ky pohim. Bashkimi Europian nuk ėshtė njė qėllim nė vetvete. Ai ėshtė mjeti pėr qėllimin e ofrimit tė njė jete mė tė mirė, mė tė begatė, tė lirė, tė sigurtė, pėr popujt e vet.



Prandaj ajo qė ne kemi nevojė urgjente sot, ėshtė njė ndryshim radikal i kėndvėshtrimit. Mjaft mė me ato debatet e pafundme institucionale. Ēėshtja nuk ėshtė “mė shumė apo mė pak Europė”, por: mė shumė apo mė pak ēfarė? Fjala vjen, neve na duhet mė shumė treg i unifikuar nė energji, telekomukacion, internet dhe shėrbime, por mund tė na duhet mė pak politika qėndrore brukselase pėr kulturėn dhe peshkimin.

Ēdo hap qė mund tė siguronte qoftė dhe njė vend pune plus pėr tė papunėt aktualė tė Europės, duhet tė ndėrmerret. Ēdo centimetėr shirit tė kuq qė lė pa punė dikė, duhet grisur. Kjo nuk ėshtė koha pėr Junkerėt. Momenti qė po kalojmė kėrkon njė Komision Europian qė mbledh tė gjitha talentet bashkė, tė udhėhequr nga dikush qė posedon aftėsitė e provuara tė Paskal Lamisė apo Kristinė Lagardit, totalisht tė pėrkushtuar nė detyrėn pėr tė bindur legjionet e tė Palumturve se ekziston vėrtet njė e ardhme mė e mirė pėr fėmijėt e tyre, dhe ajo e ardhme gjendet me Europėn.

Kjo ėshtė ajo ēka duhet tė ndodhė. Por a do tė ngjasė kėshtu? Unė kam njė parandjenjė tė frikshme deri nė palcė, se historianėt e ardhshėm mund tė shkruajnė pėr zgjedhjet e majit 2014: “Ato ishin kėmbanat e alarmit, qė Europa nuk deshi t’i dėgjojė!”

The Guardian


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket