Aktualitet

Sulmi i fundit

Cilat janė shanset e Shqipėrisė pėr tė marrė statusin si vend kandidat pėr nė Bashkimin Evropian nė 27 qershor. Pengesat qė vijnė nga ndryshimet pas zgjedhjeve nė Parlamentin Evropian, rritja e euroskeptikėve, lėvizjet e qeverisė dhe optimizmi i opozitės
Nga Rozeta Rapushi
Shqipėria do anėtarėsohet nė BE kur BE-ja tė mos jetė mė. Ka qenė njė batutė e jona pėr veten tonė, kjo e mėsipėrmja, por ironia e fatit e do qė zhvillimet aktuale tė duket sikur e vėrtetojnė. Dhe nė fakt, zgjedhjet e fundit pėr Parlamentin Europian tronditėn Europėn, por jo dhe aq politikėn shqiptare nė pritje tė marrjes sė statusit tė vendit kandidat nė fund tė kėtij muaji. Tė gjithė, tė majtė nė pushtet dhe tė djathtė nė opozitė, duken optimistė se me gjithė kurbėn nė rritje tė euroskeptikėve nė PE, Shqipėria mė nė fund do tė marrė ftesėn e miratuar prej mė shumė se gjashtė muajsh tashmė. Kjo pohohet jo vetėm nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij qė morėn pėrsipėr edhe njė fushatė lobimi pėr kėtė ēėshtje. Por edhe nga ish kryeministra e ministra tė qeverisė demokratike, si ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, qė sheh njė dritė nė fund tė tunelit kėtė herė. Duke sqaruar se kėtė dritė sigurisht qė nuk e sheh pėr shkak tė punės qė ka bėrė qeveria e re, por pėr shkak tė pjekjes sė kushteve dhe kalimit tė sprovės mė tė madhe, asaj tė votimit nė PE tė njė rekomandimi pozitiv pėr dhėnien e statusit pėr punėn dhe kohėn kur nė qeveri ishin tė djathtėt.



Lobimi i pėrsėritur

Ashtu si pak muaj mė parė, ministrat e kabinetit qeveritar, ai i Jashtėm, Ditmir Bushati, e Integrimit, Klajda Gjosha dhe vetė kryeministri Edi Rama, nisėn njė tur takimesh nė ato vende tė Bashkimit Evropian qė janė mė skeptikėt mbi faktin nėse Shqipėria duhet ta marrė apo jo ftesėn pėr tė qenė vend kandidat nė Bashkimin Evropian. Herė tė ndarė e herė tė bashkuar, trupa qeveritare nga Shqipėria, u mundua tė masė sado pak pulsin e atyre qė ende janė tė lėkundur nė pėrparimin e vendit tonė drejt integrimit dhe ende nuk kanė thėnė njė “PO” tė sigurt pėr statusin. mbi tė gjitha refuzuan qė njė ftesė tė tillė tė na e jepnin dhjetorin e kaluar.

Kreu i qeverisė Rama mori vetė barrėn e takimit mė tė rėndėsishėm mbi supe, atė nė Holandė, shteti i BE-sė qė nė dhjetor tė kėtij viti i tha i pari jo ftesės ndaj Shqipėrisė. Madje kundėr votoi edhe nė parlamentin e tij. Sot, pas gjashtė muajsh, Rama doli shumė optimist dhe krenar pas takimeve tė zhvilluara me zyrtarė tė lartė tė Holandės. Krenar pėr punėn e bėrė nga kabineti qė drejton nė kėto muaj, qė sipas tij edhe nga mė skeptikėt u vlerėsua. “Krenari pėr punėn e bėrė nė gjithė kėta muaj, e cila jo vetėm shihet dhe jo vetėm vlerėsohet, por pėrbėn njė bazė shumė solide pėr tė folur hapur dhe pėr tė kėrkuar atė qė na takon. Atė qė na takon, qė duhet ta kishim marrė qė nė dhjetor, ka mė shumė arsye pėr ta marrė nė qershor, dhe qė shpresojmė se me fundin e zgjedhjeve europiane do tė jetė mė e lehtė pėr tė mos e lėnė pre tė debateve dhe paragjykimeve tė brendshme tė disa vendeve anėtare, siē ndodhi nė dhjetorin e kaluar dhe siē ėshtė fare e qartė, sot e gjithė ditėn, pėr tė gjithė ata qė kanė sy pėr tė parė dhe pėr tė gjithė ata qė njohin sadopak si funksionon Europa e sotme”, u shpreh Rama. Takimin e parė ai e zhvilloi me Ministrin e Jashtėm Frans Timmermans, i cili shprehu vlerėsimet pėr punėn dhe qeverisjen bindėse tė kėtyre muajve. Mė pas Kryeministri Rama zhvilloi njė takim tė veēantė me homologun Mark Rutte, tė cilin e njohu me zhvillimet nė Shqipėri, reformat dhe nismat e rėndėsishme tė ndėrmarra kundėr korrupsionit, trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar. Dy pika kyēe kėto pėr tė cilat ėshtė aq shumė e vėmendshme Evropa gjashtė muaj mė parė.

Paralelisht me kėtė vizitė tė kryeministrit edhe ministri i Jashtėm Ditmir Bushati, zhvilloi takime nė Kopenhagen. Danimarka ishte gjithashtu njė ndėr pesė vendet, qė votoi kundėr pėr statusin e Shqipėrisė nė Dhjetor dhe si rrjedhojė njė shtet qė mbetet ende pėr tu bindur nė rast se nuk duam qė nė qershor tė njėjtit skeptikė tė na lenė kaq jashtė BE-sė. Ndėrsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, morri pėrsipėr Britaninė pėr tė kėrkuar nga Londra qė, ndryshe nga pak muaj mė parė, t’i dalė nė krah kėtė herė Shqipėrisė.

Axhenda lobuese e ministrave dhe e kryeministrit Rama do tė pasohet nga njė tjetėr vizitė domethėnėse nė njė kryeqytet europian, mė 11 Qershor, nė Paris pėr vetė faktin se Franca gjithashtu renditet ndėr shtetet e vėshtira pėr Shqipėrinė, sa i takon qėndrimit pėr statusin. Vizita nė Francė e kryeministrit Rama dhe ministrave Bushati e Gjosha, do tė bėhet pak ditė pasi Komisioni Europian do tė ketė publikuar progres-raportin pėr Shqipėrinė, qė pritet tė dalė nė 3 Qershor, ku rekomandimi pėr dhėnien e statusit pėr Shqipėrinė, nėse i referohemi pohimeve publike tė fundit tė komisionerit Fule, do tė jetė mė i fortė se nė dhjetorin e kaluar. Turi diplomatik nė pesė kryeqytetet, qė nė dhjetor kėrkuan mė shumė kohė pėr dhėnien e statusit Shqipėrisė, pėrforcon optimizmin pėr votėn pro statusit tė Shqipėrisė nė Kėshillin e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė do tė zhvillohet mė 27 Qershor nė Luksemburg. Por jo domosdoshmėrisht besimin pėr marrjen e statusit, nėse do tė merret parasysh se i njėjti lobim u bė edhe gjashtė muaj mė parė.



Eksperienca e dhjetorit

Pothuajse tė njėjtėn gjė, ministrat bėnė edhe dhjetorin e kaluar, kur gjithnjė e mė shumė po shtoheshin zėrat kundėr Shqipėrisė nga shtete tė fuqishme pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat. Por pa sukses. Nė atė kohė, me gjithė mobilizimin e qeverisė, pesė shtete e penalizuan marrjen e statusit duke e shtyrė me gjashtė muaj. Arsyet ishin tė shumta. Shqipėria nuk ėshtė gati. Duhet tė tregojė mė shumė vullnet nė plotėsimin e standardeve europiane dhe mbi tė gjitha dialogu politik duhet tė jetė stabėl. Kėto qėndrime penalizuan Shqipėrinė, pavarėsisht votės pro nė Parlamentin Evropian qė rekomandonte dhėnien e statusit, sidomos pas miratimit me konsensus tė tre ligjeve tė famshme nė Parlament. Pak kohė nga dhėnia e vendimit, duket se vendet europiane janė disi mė tė qeta pėrsa i pėrket Shqipėrisė. Por njė qėndrim i tillė mund tė jetė rrjedhojė e disa zhvillimeve. Ose vjen pėr shkak se vendi ynė mė nė fund e meriton statusin. Ose shtetet europiane janė shumė tė zėna me zgjidhjen e problemeve tė brendshme qė sollėn dhe formacion tė ri nė Parlamentin Evropian, duke rritur numrin e atyre eurodeputetėve qė janė kundėr zgjerimit dhe mos mbėshtetur partitė qė janė nė pushtet. Zėrat qė qarkullojnė, veēanėrisht nė ekzekutiv, janė se edhe vendet skeptike do tė binden kėto javė qė kanė mbetur pėr t’i dhėnė Shqipėrisė statusin. Nisur edhe nga deklarata tė ndryshme nė mbėshtetje tė njė vendimi tė tillė. E pyetur pėr rrezikun e ndikimit tė qėndrimit tė Francės te shtetet e tjera anėtare, zėvendėskryeministrja socialiste e Belgjikės, Laurette Onkelinx, beson se nė qershor tė gjitha vendet anėtare do tė arrijnė nė konsensus pėr dhėnien e statusit. “Unė e besoj. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ėshtė e lehtė. Belgjika ėshtė avokatja juaj, ėshtė avokate e komunitetit shqiptar dhe kėtė e dėshmuam gjatė bisedimeve tė fundit. Siē e dimė, Franca dhe Holanda ngritėn probleme, por nuk ka pse tė mos ngulmohet, edhe kur hasen pengesa. Mendoj vėrtet se vendet, qė nuk janė bindur ende, do tė dorėzohen pėrballė shumicės, qė dėshiron anėtarėsimin e Shqipėrisė”, u shpreh ajo.



Rezultati i zgjedhjeve

Jo se kanė peshė vendimtare, por nuk mund tė kalojė pa u vėnė re rezultati i zgjedhjeve pėr Parlamentin Europian. Nga Anglia nė Greqi, Nga Franca nė Danimarkė rritja e ekstremistėve po pėrshkruhet ēdo ditė e mė shumė si votė e qartė proteste. Partitė e ekstremit tė djathtė e tė majtė, shėnuan sukses nė mbarė Europėn. Nė Francė, Fronti Nacional ishte i pandalshėm, nė Danimarkė kryeson Partia Popullore daneze, Jobbiku nė Hungari doli shumė mirė dhe nuk mund tė anashkalohet triumfi i Syriza-s nė Greqi. Euroskeptikėt janė, nė pėrgjithėsi, njė grup i pėrēarė partish politike, me kėndvėshtrime shpeshherė kontradiktore, ndaj pak gjasa ka qė tė formojnė njė aleancė tė pėrbashkėt. Megjithatė, influenca anti-BE nė Parlamentin Europian, me praninė e tyre, pritet tė rritet ndjeshėm. Nė total, partitė e protestės, siē po i quan shtypi ndėrkombėtar, siguruan 30% tė votės europiane, nga gati 20% qė kishin nė Parlamentin aktual. Njė rritje jo e vogėl kjo.

Njė ndryshim i tillė nė formacionin e PE-sė, nuk kish si tė mos komentohej dhe tė vendosej nė qendėr tė debatit tė ditės nė Shqipėri, vend i cili ėshtė nė pritje tė marrjes sė ftesės pėr statusin e vendit kandidat. Pavarėsisht rritjes sė skeptikėve tė BE-sė nė kėtė parlament, klasa politike shqiptare nuk e sheh si njė kėrcėnim pėr statusin, pėr sa kohė qė vota e tyre ėshtė ende e parėndėsishme nė krahasim me shumicėn nė PE por edhe pėr faktin se ky institucion ėshtė shprehur mė parė pro statusit dhe pritet vetėm bindja e Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm. Madje nė kėtė situatė, vetė ministrja e integrimit, Klajda Gjosha do tė shprehej se Shqipėria ėshtė mė afėr se kurrė marrjes sė statusit. Sipas saj, pavarėsisht rritjes sė numrit tė euroskeptikėve qė kanė njė votė nė PE, klima ėshtė pozitive dhe se tė gjitha ato vende qė kanė qenė skeptike gjatė dhjetorit do tė mbulohen me njė axhendė tepėr tė zgjeruar nga e gjithė qeveria, por edhe nga Parlamenti. Njė formė lobimi kjo e zgjedhur nė kuadėr tė marrjes sė statusit nė qershor. “Unė shpresoj shumė qė kėtė radhė Shqipėria tė vlerėsohet nė bazė tė teknikaliteteve dhe arritjeve qė ka pasur muajt e fundit dhe jo nė anė politike”, tha Gjosha nė pritje tė vendimit. Sipas saj ndryshe nga dhjetori i vitit tė kaluar, tashmė ėshtė punuar mė shumė pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe pėr realizimin e 5 prioriteteve kryesore, siē ėshtė edhe reforma nė drejtėsi, tė drejtat e njeriut dhe reforma nė administratėn publike.



E ardhmja

Pėrsa i pėrket ndryshimit tė formacionit tė numrave nė Parlamentin Europian si rezultat i zgjedhjeve tė fundit, pėr Shqipėrinė nuk ndryshon asgjė nėse flasim pėr marrjen apo jo tė statusit tė vendit kandidat nė qershor. Vendimi i PE qė reflektohet nė njė raport nė tė tilla raste, nuk ndryshon. Fjala i mbetet vetėm Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, qė do tė mblidhen nė fund tė kėtij muaji. Politika shqiptare, ndryshe nga mė parė, duket optimiste se Europa fjalėn e dhėnė gjashtė muaj mė parė, do ta mbajė dhe nė qershor do tė japė edhe pėr Shqipėrinė statusin e vendit kandidat, pėr tė cilėn kryeministri Edi Rama bėn thirrje qė kėtė herė tė mos i bėjė bisht. Pra tė mos e shtyjė edhe pėr gjashtė muaj tė tjerė, nė dhjetor. Kryeministri e ka bėrė tė qartė, se vendosmėria e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE dhe pėr integrimin e Ballkanit nė union ka tė bėjė me dėshirėn pėr tė kontribuuar nė suksesin e njė projekti ndėrkombėtar brilant, qė ėshtė Europa e Bashkuar. “Ne shpresojmė tė marrim statusit tė vendit kandidat nė qershor dhe ne shpresojmė tė shkurtojmė periudhėn drejt anėtarėsimit. Por unė besoj shumė se Shqipėria ka nevojė pėr Europėn, aq sa Europa ka nevojė pėr Shqipėrinė. Dhe Ballkani ka nevojė pėr Europėn, aq sa Europa ka nevojė pėr Ballkanin”, theksoi Rama. Por marrja e njė ftese dhe mė pas anėtarėsimi janė shumė mė tepėr se sa njė dėshirė e momentit. Janė punė e pėrkushtim, dhe bindje e unionit se Shqipėria i ka pėrmbushur detyrimet e vėna. E gjithė kjo ‘luftė’ po bėhet vetėm pėr marrjen e njė ftese, pėr tė cilėn negociatat dhe bisedimet kanė nisur para shumė vitesh. Tė flasėsh pėr anėtarėsimin ėshtė shumė, shumė herėt. Sidomos nė kohėt e sotme ku euroskeptikėt dhe pesha e tyre nė Parlamentin Europian sa vjen e shtohet. Pėr tė qenė pjesė e unionit Shqipėrisė do t’i jepen njė mori detyrash pėr t’u pėrmbushur, njė sėrė standardesh pėr t’u arritur, pėr tė cilat sigurisht duhen vite tė tėrė pune, pėrkushtim dhe dialog i frytshėm politik.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket