Ballkan

Nga armėt te ligjet

Atė qė nuk e arritėn me armė nė Kosovė, serbėt mendojnė ta fitojnė nė betejėn parlamentare. I kishin 13 mandate, dhe nė garėn e 8 Qershorit futen pėr tė fituar 15 syresh, pėr materializimin e tė cilave do tė kujdeset Beogradi
Nga Agim Popoci
Me 13 deputetė nė parlamentin e kaluar, serbėt e Kosovės arrijnė tė fitojnė shumė beteja ligjore edhe pse nuk ishte ajo qė ofronte Plani i Ahtisarit. I tronditur nga mbėshtetja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės, Beogradi zyrtar nuk i bėri njė “eko” planit me tė cilėn u mundėsua kjo pavarėsi, por me kalimin e kohės u bė e qartė se vlera mė e madhe pėr serbėt nė Kosovė nuk ishte arma por ligji dhe zbatimi i tij. Nga ana tjetėr, shoqėria kosovare, pėrballė kėtij refuzimi tė Beogradit zyrtar nuk punoi nė integrimin e serbėve tė Kosovės sipas njė modeli mė tė moderuar sesa ai serb, por gjithė kėtė situatė e la nė duart e ndėrkombėtarėve, pa e kuptuar se kur do tė vijė koha pėr ndryshim.

Sot, kjo kohė jo vetėm qė erdhi, por pakica serbe ka fituar njė cikėl betejash ligjore nė Parlamentin e Kosovės, duke kuptuar se shumė nga sipėrmarrjet ligjore shqiptare kishin kaluar pikėrisht me politikėn e gabuar tė Beogradit zyrtar. Me disa nga betejat e Komisionit pėr tė Drejtat, Interesat dhe Mbrojtjen e Pakicave, nė tė cilin shumica janė serbė, u kuptua se jo gjithēka bėhet me armė ose Rojet e Urės. Ky Komision ka arritur tė kontestojė raportet e Agjensisė sė Privatizimit dhe tė dėrgojė me dhjetėra amandamente pėr ndryshimin e ligjeve qė ishin nė dėm tė serbėve; duke mos harruar edhe ligjin mė tė rėndėsishėm qė tronditi jo vetėm Kosovėn: Ai mbi themelimin e Gjykatės speciale pėr UĒK dhe miratimin e ligjit pėr vazhdimin e misionit tė EULEX-it, “mbėshtetjen e tė cilit, serbėt e kanė gjithnjė e mė tė madhe”.

Pėrballė kėtij bilanci qė nuk ėshtė edhe aq pėr t’u mburrur pas mė shumė se gjashtė vjetėsh, serbėt vėrtet humbėn 10 vendet e rezervuara por jo edhe betejėn nė kėtė shtet “multietnik” sipas tapisė, tapi e cila mundėson qė nėse ata janė tė bashkuar, mund tė rekuperojnė edhe kėtė gabim strategjik, nėse nė zgjedhjet e 8 Qershorit ata futen ndryshe. Sipas vendimit tė Beogradit, serbėt e Kosovės futen nėn njė listė “Sėrpska” pėr dallim nga zgjedhjet lokale tė Nėntorit 2013, me njė dallim qenėsor, drejt konsumit maksimal tė asaj qė kishte menduar Presidenti Ahtisari, dhe e kishte pranuar pala shqiptare si kompromis pėr krijimin e shtetit tė Kosovės. Po ciili do tė jetė pozicioni real i pakicės serbe qė ka vendosur tė faktorizohet nė jetėn politike?



“Ndėrgjegjėsimi” i serbėve

Nė vitin 2008, askush nuk e kishte menduar se njė Rada Trajkoviē mund tė reflektojė duke u bazuar nė ligje, ose Sasha Gjokiē tė mund tė flasė pėr arritjet nė komisionin parlamentar tė shtetit tė Kosovės. E aq mė shumė qė njė antishqiptar si Milorad Drecun qė kryeson Komisionin pėr Kosovėn pranė parlamentit ė Serbisė, mund tė flasė pėr jetėn politike tė Kosovės dhe ndikimin serb nė kėtė ambient.

Por sot deputetja parlamentit tė kaluar Rada Trajkoviē ėshtė e qartė dhe vlerėson se deputetėt serbė nuk i kanė pėrdour nė tėrėsi mekanizmat qė u lejonin pėrdorimin e vetos nė ēėshtjet me interes pėr bashkėsinė e tyre. “Kemi mundur ta parandalojmė heqjen e pavarėsisė sė mbikqyrur. E pse nuk ėshtė bėrė: pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė deputetėve dhe mosunitetit”, thotė Rada Trajkoviē. Ndėrsa lideri i Socialdemokratėve Sasha Gjokiē thotė se deputetėt serbė kanė arritur qė me 2/3 e votave tė ndalojnė ndėrtimin nė zonat e mbrojtura tė Hoēės sė Madhe dhe Prizrenit, ndėrsa Komisioni pėr tė Drejtat ka arritur tė kontestojė raportet e Agjensisė sė Privatizimit dhe tė dėrgojė me dhjetra amandamente pėr ndryshimin e ligjeve qė ishin nė dėm tė serbėve. Ai kujton sesi kanė ndikuar edhe nė miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatės speciale pėr UĒK-nė dhe ka ndihmuar nė miratimin e ligjit pėr vazhdimin e misionit tė EULEX-it.

Dhe jo vetėm kaq! Trajkoviē konsideron se mė e rėndėsishme ėshtė qė nė parlament tė futen njerėz tė rinj dhe tė arsimuar serbė. “Do tė ndryshojė Kushtetuta e Kosovės, dhe njohės tė mirė tė ligjeve mund tė ndikojnė nė pėrmbajtjen e tij, e pėr ne ėshtė e rėndsėsishme qė kemi mundėsi tė angazhojmė edhe kėshilltarė nga Beogradi”, thotė Trajkoviē duke shtuar se ata duhet tė jenė deputetė tė fortė tė cilėt do tė mund tė luajnė me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe tė bashkėpunojnė me shtetin e Serbisė.

Tė gjitha kėto mesazhe krijojnė pėrshtypjen se bėhen pjesė e njė strategjie nė prag fushate, por jo; mė nė fund me logjikėn e njė shteti ligjor foli edhe Beogradi. Kėtė e konfirmon edhe

Kryetari i Komisionit pėr Kosovėn pranė parlamentit tė Serbisė, Milovan Drecun i cili thekson se ėshtė e rėndėsishme se sa vota do tė marrin serbėt, sepse me 15 mandate do tė jenė njė partner jashtėzakonisht i dashur pėr ēdo parti shqiptare qė do tė formojė qeverinė e ardhshme. “Ndėrsa nė pushtetin ekzekutiv serbėt mund tė ndikojnė nėse janė tė bashkuar pėr marrjen e vendimeve qė shkojnė nė dobi tė popullit serb, ose qė parandalojnė miratimin e vendimeve tė njėanshme qė dėmtojnė serbėt”, thotė Drecun, duke vlerėsuar se ėshtė e domosdoshme forca e votės serbe.

Ndėrkohė zv/kryeministri nė largim i Kosovės dhe lideri i liberalėve serbė, Slobodan Petroviē pėr tė pėrditshmen shtetėrore serbe “Politika” thekson se nė listė do tė jenė “tė gjithė ata qė interesin kombėtar e kanė nė vend tė parė, dhe jo si deri mė tani partiak”, dhe se do tė angazhojė njerėzit nga tė gjitha fushat, ku qytetarėt serbė kanė probleme tė mėdha.

Ky pra ėshtė zėri serb i Kosovės pėrmes gojės sė Beogradit, i cili heq dorė nga barrikada qė veē kostos kriminale, nuk dha kurrfarė rezultati. E pse flet kėshtu Trajkoviē, Gjokiē, Petroviē ose Drecun, ėshtė shumė e qartė: Beogradi dha urdhėr!



Direktivat e Beogradit

Vetėm njė ditė para skadimit tė afatit, lista “Sėrpska” pėrmes tė pėrditshmes shtetėrore serbe nė Beograd “Politika” bėn tė ditur se do tė dorėzojė emrat e 60 kandidatėve pėr garėn zgjedhore parlamentare nė Kosovė. I ashtuquajturi Fronti i Bashkuar Serb, rreth tė cilit janė mbledhur Iniciativa qytetare “Sėrpska”, pėrfaqėsuesit e Partisė sė pavarur liberale, lista “Liria, demokracia, drejtėsia” – Oliver Ivanoviē, Socialdemokratėt dhe subjektet tjera politike serbe, pėrmes kryetarit tė komunės sė Graēanicės dhe njėrit ndėr kryesuesit e listės “Sėrpska” bėn publike nė kėtė gazetė se do tė dorėzojė kandidimin, ndėrsa tė gjithė ata emra qė janė pėrfshirė nė kėtė listė “kanė rėndėsi tė madhe nė jetėn politike, kulturore, ekonomike dhe shėndetėsore serbe” nė territorin e Kosovės.

Burime nga ky Front bėjnė tė ditur se me rastin e ndarjes sė pushteteve, pas themelimit tė parlamentit dhe organeve parlamnetare, 70 pėr qind prej saj do t’i takojė anėtarėve tė “Sėrpska”-s, tė cilėt edhe kanė marrė shumicėn nė zgjedhjet lokale tė nėntorit 2013, duke marrė edhe kryesimin e subjektit politik serb nė Kosovė. Ata kanė edhe mbėshtetjen e pushtetit nė Beograd. Pjesa tjetėr e tortės sė psuhtetit, prej 30 pėr qind, do tė ndahet nė mes tė partive tjera qė i takojnė kėtij blloku politik, dhe tė cilat nga zgjedhjet e 8 Qershorit presin shumė. Pse gjithė kjo kthesė?! Nė asnjėrėn nga komunat e veriut qė u themeluan pas zgjedhjeve lokale, dhe tė cilat kanė filluar tė funksionojnė sipas ligjeve tė Kosovės, nuk flitet mė pėr barrikada, bllokim rrugėsh dhe vrasje tė tė gjithė atyre qė prishin qetėsinė e veriut. U kuptua qė “garancitė” e Beogradit qenkan tė zbatueshme ndėrsa tė gjithė besnikėt e ish-pushteteve tė Beogradit ishin thjesht mall konsumi.

Sot, shqiptarėt e Kosovės tronditen pse nuk reagojnė serbėt me fletėt e votimit qė mbajnė stemėn e shtetit tė Kosovės, duke mos e kuptuar se cila ėshtė forca e kėsaj flete tė votimit pėr pakicat, dhe jo pėr partitė politike shqiptare qė nė garė futen pėr tjetėr qėllim.

Serbėt qė refuzuan bllokimin ligjor tė zhvillimit tė shtetit tė Kosovės dhe u hasmėruan me ndėrkombėtarėt duke e gjetur veten nė barrikada, sot janė “palė” me kėta ndėrkombėtarė qė pėrshėndesin respektimin e shtetit ligjor, qoftė ai edhe me mekanizmat qė i lejon Kushtetuta.

Tė gjithė ata qė u krenuan me heqjen e 10 vendeve tė rezervuara pėr serbėt, nga Thaēi dhe kompania e tij, tė detyruar nga veprimet e opozitės shqiptare qė e ēoi Kosovėn nė njė hulli nga e cila nuk del asnjė shqiptar i fituar, do tė ulin kokėn para elektoratit dhe ndėrkombėtarėve kur ta kuptojnė demokracinė siē e kuptuan serbėt, duke vrarė shqiptarė dhe barrikaduar kot rrugėt dhe urat e veriut tė Kosovės. A do tė jetė vonė? Kėtė e ka dėshmuar koha nė kėtė tokė tė pėrgjakur, dhe pėr fat tė keq e pėsuan vetėm shqiptarėt.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket