Aktualitet

Testi i protestės

Strategjitė e opozitės kundėr pushtetit. Shtrirja e protestave dhe dalja nė krah tė grevave tė urisė tė shtuara sė fundmi. Lėnia pas dore e zgjedhjeve tė brendshme, analizave tė humbjes dhe reformatimit tė Partisė Demokratike nė emėr tė sė drejtės
Nga Rozeta Rapushi
Nė luftė dhe nė dashuri gjithēka lejohet. Asnjėherė nuk dihet masa. Ndoshta pėr faktin se objektivi pėr t’u arritur ėshtė aq shumė i dėshiruar saqė nuk mund tė vesh njė kufi se ēfarė lejohet dhe ēfarė jo. E rėndėsishme ėshtė qė nė fund t’ia dalėsh.

Jashtė kontureve ekstreme tė kėsaj thėnieje, duket se opozita shqiptare e ka tė qartė objektivin e saj pėr luftėn qė ka nisur: Tė largojė me ēdo kusht kryeministrin Edi Rama nga qeverisja e vendit dhe pse jo bashkė me tė edhe tė gjithė ekipin e ndėrtuar prej tij. Dhe pėr kėtė ėshtė e gatshme tė bėjė ēdo gjė, nga protestat, tek grevat, bojkoti i Kuvendit apo braktisja e komisioneve parlamentare. Arsyet e shpallura pėr ta mbrojtur kėtė objektiv janė tė shumta. Nga trafiku i drogės, largimi i nėpunėsve civilė padrejtėsisht nga puna, shkelja e ligjeve, e tė drejtės, mosrespektim i vendimeve tė gjykatave, etj. Praktikisht gjithēka, qė nėse arrijnė qė tė vėrtetohen veēmas dhe nuk ngelen nė kuadėr tė thėnieve dhe deklaratave spontane apo nga foltorja e Kuvendit, sigurisht qė pėrbėjnė shkelje tė rėnda qė duhet tė kenė pasoja dhe tė shoqėrohen me sanksione. Nė kuadėr tė arritjes sė kėtij objektivi, shumė i madh pėr tetė muaj qeverisje, tė djathtėt aktualisht kanė hapur disa fronte lufte. Disa siē thonė me apo pa bekimin e tyre (grevat e urisė) por qė tek e fundit ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė kauzėn e tyre tė madhe “Rama ik”.



Antidroga

Ajo qė pritej tė ishte teza mė e fortė pas tė cilės do tė kapej bindshėm e djathta e gjendur nė opozitė pas tetė vitesh pushteti, ishte ngjarja e Divjakės. E ku mund tė ketė kauzė mė tė fortė se kaq. Rrėzimi i njė avioni me drogė qė u dha jetė deklaratave tė shpeshta dhe mesa duket jo tėrėsisht tė kota tė ish kryeministrit Sali Berisha nė Kuvend dhe me radhė gjithė grupit parlamentar demokrat. Me njė kartė tė fortė nė dorė, demokratėt nuk ngurruan tė shpallin nisjen e protestave masive popullore pa deklaruar fundin e tyre. Kudo dhe kurdo. Kryetari i PD-sė, Lulzim Basha, la pas dore ēdo gjė dhe u angazhua fuqishėm pėr t’u bėrė thirrje tė gjithė njerėzve kudo ku ndodhen, pa kriter moshe apo preferencė partie, qė tashmė tė bashkohen nė kėrkesėn pėr tė larguar Ramėn nga pushteti, pasi ngjarja e ndodhur “ėshtė e rėndė dhe e pakapėrcyeshme”.

Me njė ton tė fortė dhe pa u ngjirur kėtė herė, nė protestėn e dytė tė opozitės, pas asaj tė shkurtit, kreu demokrat kėrkoi dorėheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilėsuar atė si pėrgjegjėsin kryesor dhe tė implikuar direkt nė trafikun e drogės. “Plani i kartelit tė drogės ėshtė tė blejė zgjedhje pas zgjedhjesh, tė blejė tokėn, ujin, tė blejė liritė, tė blejė demokracinė e shqiptarėve. Plani i tyre ogurzi ėshtė tė rrėnjosin dhe tė konsolidojnė pėrmes mashtrimit tė atyre qė janė brenda oligarkinė e drogės nė vend tė demokracisė. Por nuk do tė mundin sepse shqiptarėt janė mė tė fortė dhe mė tė bashkuar se kurrė. Njė pėrgjegjės ka kėtu, ėshtė vetėm Edi Rama”, tha Basha i mbėshtetur nga qindra protestues mes tė cilėve dhe demokratėt e Lazaratit pėrfshirė edhe kreun e komunės. Por ndonėse tė mbledhur ngado, tė mobilizuar me autobusė dhe furgonė pėr tė ardhur nė Tiranė nga shumė rrethe tė vendit, protesta e opozitės nuk pati impaktin qė pritej apo atė qė u trumbetua me bindje nga opozita. Atė pakėnaqėsinė e madhe popullore qė dynd sheshet. Tė tkurrur dukshėm nė numra (si efekt i humbjes sė pushtetit apo i artificialitetit tė kauzės!?), opozitarėt nuk ja dolėn tė arrijnė peshėn e kėrkuar dhe tė propaganduar nga rėnia e avionit. Aq mė pak tė lėkundin karrigen kryeministrore apo ndonjė mė poshtė. Vetė kryeministri Rama ironizoi me protestėn, duke thėnė se rrota e ish qeverisė ngeci nė bulevard, duke nėnvizuar kėshtu haptazi mbėshtetjen e ulėt tė protestuesve. Por pavarėsisht kritikave, tė djathtėt nuk u dorėzuan. Pėrkundrazi. Masat i kishin marrė mė parė ndonėse nė forma tė tjera dhe ndaj premtuan vijimin e protestave pa njė limit kohor, pa njė afat, por pa dhėnė detaje tė mėtejshme mbi vendin, orėn apo periudhėn. E rėndėsishme ėshtė qė e majta nė pushtet ta dijė, se tashmė lufta ėshtė e hapur dhe ajo nuk njeh mjetet apo strategjitė se si do tė fitohet, por qė ėshtė nisur me synimin e vetėm qė tė fitohet.



Zgjerimi i fronteve

Ndonėse nuk pranohet nga asnjė opozitar, asnjė funksionar i Partisė Demokratike dhe aq mė pak nga kreu Lulzim Basha, duket se zgjatim i protestės sė realizuar nė bulevard kundėr trafikut tė drogės dhe pėr largimin e kryeministrit, janė dy grevat e urisė tė ngritura nė dy ēadra nė ambiente dhe pėr qėllime tė ndryshme. Tė parėt qė nisėn sakrificėn ishin ish punonjės tė administratės publike, tė shkarkuar nga puna, qė ashtu si opozita socialiste dikur ngriti ēadrat nė bulevard, u pozicionuan nė lulishten nė krah tė kryeministrisė. Greva u iniciua nga dhjetė anėtarė qė pėrbėjnė edhe kryesinė e shoqatės sė tė shkarkuarve nga puna, por numri u shtua me tė tjerė tė pakėnaqur, tė larguar nga puna pas rotacionit politik tė 23 qershorit. Kėrkesat e tyre janė tė qarta: tė rikthehen nė punėn qė kanė pasur dhe kryeministri Rama tė dėgjojė pretendimet e tyre dhe tė marrė parasysh vendimet e gjykatave pėr to. Sė fundmi, kėsaj greve ju shtua edhe njė e dytė, me ēadra tė ngritura pėrballė godinės sė Parlamentit, nga njė pėrfaqėsi e ish tė dėnuarve politikė. Ata kėrkojnė vetėm njė gjė: Dėmshpėrblim tė shpejtė pėr vitet e burgut tė kryera padrejtėsisht gjatė viteve tė komunizmit dhe jo premtime nė ajėr apo me afate kohore disavjeēare. Tė djathtėt mohojnė tė kenė gisht nė kėto ēadra tė ngritura. Por prania e tyre e shpeshtė nė to, ndihma e dhėnė pėr t’i ngritur dhe akomoduar nga deputetėt demokratė, tė bėn tė mendosh tė kundėrtėn. Ēėshtja ėshtė, a mund t’ia dalin grevistėt tė fitojnė dhe tu plotėsohen kėrkesat e tyre nė kėtė mėnyrė? Koha ka treguar qė jo. Nė asnjė rast, grevat e urisė, tė ngritura nga politika apo jo, nuk ja kanė dalė tė arrijnė rezultatin e pretenduar. Megjithatė, gjithnjė shihen si njė mjet i shpejtė pėr tė arritur objektivin. Aq mė pak, duke ju rikthyer ēėshtjes nė fjalė, nuk mund tė jenė tė suksesshme dy grevat aktuale pas fjalėve qė grevistėve u kanė dalė pas hyrjes nė tė.

Kryetarja shoqatės sė tė larguarve nga puna, Nertila Qafėzezi, e cila drejton edhe grevėn e urisė sė nisur nė 21 maj pranė kryeministrisė, rezulton se ėshtė paralajmėruar 5 herė pėr t’u larguar nga puna nė kohėn kur vendi qeverisej nga PD. Ministri i Mirėqenies Sociale, Erjon Veliaj, tha se Qafzezi punonte si psikologe, nė njė kohė kur vendi i punės kėrkonte ekonomiste. Dy masa disiplinore, ajo i ka marrė nė vitin 2009 kur punonte si specialiste nė Sektorin e grumbullimit tė Ofertave nr.1 tė Drejtorisė Rajonale tė Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit pėr mosrealizim tė detyrave. Njė tjetėr ajo e ka marrė nė vitin 2012, pėr sjellje tė parregullt me eprorėt, kolegėt vartėsit dhe publikun, nė kohėn kur punonte nė Sektorin e punėsimit numėr 2. Lista vijon me dy vėrejtje tė tjera tė marra nė vitin 2013, njėra pėr paralajmėrim pėr largim nga puna dhe tjetra pėr shkelje tė rregullave tė etikės. Deklarata e ministrit u pėrgėnjeshtrua nga Qafėzezi, e cila u shpreh se jo vetėm qė nuk ka marrė asnjė paralajmėrim, por se gjykata e shkallės sė parė i ka dhėnė tė drejtė asaj dhe shumė ish punonjėsve tė tjerė pėr shkarkim tė padrejtė nga puna.

Pa gjė duket se nuk janė edhe ish tė pėrndjekurit politikė tė hyrė nė grevė nė 28 maj. Denoncimi kundėr njė prej grevistėve ish tė dėnuar politikė qė kėrkon dėmshpėrblim pėr burgun e padrejtė, bėhet nga njė tjetėr ish i pėrndjekur, Skėnder Tufa. Menjėherė pas bujės pėr ngritjen e njė ēadre tė dytė greviste, Tufa denoncoi se nė krye tė grevės ėshtė njė ish-bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, njė vegėl qorre e Sali Berishės dhe njė biznesmen qė ka mashtruar disa njerėz qė s’kanė bukė tė hanė pėr tė degjeneruar kauzėn e ish-tė pėrndjekurve politikė, Fatmir Hoxha.

“Ne distancohemi plotėsisht nga greva, pėr arsye se ish-tė burgosurit politikė janė ata qė dinė ta thonė vetė fjalėn e tyre dhe nuk kanė nevojė pėr agjentė tė vjetėr apo tė rinj tė sigurimit tė shtetit qė t’i pėrfaqėsojnė”, pohon Tufa pėr njė tė pėrditshme, duke e cilėsuar si grevėn e pseudo tė pėrndjekurve politikė dhe dukė vėnė gishtin mbi selinė blu si organizatoren e vetme. Ai e cilėson Fatmir Hoxhėn, si manipulues qė nuk ka asnjė lidhje me ish-tė burgosurit dhe e cilėson atė si vegėl politike tė partisė nė opozitė. Vetė Hoxha mohoi akuzat, duke i quajtur deklaratat kundėr tij sulme dhe shpifje ordinere. Ai madje bėri publike disa dokumente tė cilat pėr tė vėrtetojnė dėnimin politik tė tij dhe familjes dhe theksoi se nė asnjė rast nuk ka prona tė pėrvetėsuara.



Roli i opozitės

Sado tė mundohesh ta shohėsh larg grevave Partinė Demokratike dhe mbėshtetėsit e saj ėshtė paksa e vėshtirė. Duke u bashkuar me dy kauzat e mėsipėrme, deputetėt demokratė dhe kreu Lulzim Basha, nė jo pak raste kanė vizituar grevistėt por edhe i kanė mbėshtetur duke kėrkuar nga ekzekutivi plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Madje sė fundmi, pikėrisht para godinės sė Kuvendit, deputetėt demokratė u pėrleshėn me policinė pėr tė lejuar ish pėrndjekurit politikė tė ngrenė ēadrėn e grevės. Pėrplasja mes deputetėve tė PD-sė dhe policisė ndodhi pikėrisht kur kjo e fundit tentoi tė ndalojė nisjen e grevės sė urisė nėn pretendimin se nuk ka leje zyrtare. Gjė e cila u mohua nga ish-tė burgosurit, tė cilėt thanė se kanė leje nga bashkia e Tiranės dhe njė kėrkesė qė kanė dėrguar nė Policinė e Shtetit. Deputetėt e PD-sė, Flamur Noka, Gert Bogdani, Aldo Bumēi ishin prezent nė momentet qė njė pėrfaqėsi nga ish-tė pėrndjekurit dhe tė dėnuar politikė po tentonin tė futnin materiale nė grevėn e urisė dhe kanė bėrė thirrje pėr nisjen e saj. “Ne jemi kėtu tė mbėshtesim kėtė grevė urie tė ish-tė pėrndjekurve politikė. Nuk ėshtė grevė politike, ne vetėm sa i mbėshtesim ish-tė pėrndjekurit politikė”, tha Bumēi, ndėrsa situata u qetėsua disi duke u mundėsuar mė pas edhe nisja e grevės.

Edhe sikur palėt (pra opozita dhe grevistėt) tė mos kishin asnjė lidhje me njėri-tjetrin, grevat e nisura i konvenojnė sė tepėrmi opozitės qė prej kohėsh kėrkon largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe qė nuk qėlloi nė shenjė me protestėn e fundit. Njėherėsh, tė djathtėt pėrveē debateve qė lidhen me grevistėt, shkeljen e ligjeve nga qeveria e re, nuk pranojnė qė tė diskutojnė asgjė tjetėr nė komisionet parlamentare por edhe nė Kuvend. Sidomos pas incidentit jashtė Komisionit tė Ligjeve mes demokratit Gent Strazimiri dhe socialistėve Armando Prenga dhe Xhemal Qefalia. Pėr ta, kupa ėshtė mbushur. Qeveria jo vetėm qė nuk po respekton ligjet dhe vendimet e gjykatave, nuk po merr masa pėr trafikun e drogės por po e stimulon atė, por sė fundmi po dhunon edhe deputetėt e opozitės nė Kuvend qė ngrenė zėrin kundėr paligjshmėrive tė panumėrta nga ekzekutivi.



Pozita e kreut

Peshėn mė tė madhe tė suksesit apo dėshtimit tė fronteve tė hapura nga selia blu, sigurisht qė tashmė do ta mbajė kreu Lulzim Basha. Nė adresė tė tij do tė faturohen rezultatet e protestave nė rrugė, tė peshės dhe fuqisė kundėr akteve tė qeverisė por edhe tė riformatimit dhe ristrukturimit tė plotė tė partisė, proces qė nuk po pėrfundon kurrė. Ndryshe nga ish lideri demokrat, Sali Berisha, i cili vijon tė mbajė peshėn mė tė madhe tė debatit nė Kuvend por edhe tė iniciojė dhe japė direktiva nėpėrmjet udhėzimeve nė rrjetet sociale, Basha po krijon njė tjetėr grup afėr tij. Duke mos i besuar mė fuqive tė ‘xhaketave tė vjetra’ si Jozefina Topalli, Ritvan Bode, etj nė PD qė nė fakt u konsumuan sė tepėrmi nė tetė vitet e fundit tė qeverisjes. Tashmė pranė tij, po shihen gjithnjė e mė shumė fytyra tė reja, si ajo e Grida Dumės apo bashkėpunėtore tė hershme si Jorida Tabaku. Por edhe figura tė tjera, madje edhe tė pikasura pėr tė disatėn herė nė ēdo kah si Preē Zogaj qė dikur la tė djathtėn pėr tė majtėn dhe tashmė ėshtė kthyer nė zanafillė.

Nga ana tjetėr, kreu demokrat ka edhe njė peshė tjetėr tė madhe. Me gjithė premtimet e bėra dhe mobilizimin e treguar fillimisht, Basha nuk po ja del qė tė pėrfundojė zgjedhjet nė parti, tė realizojė analizėn e humbjes sė thellė tė PD-sė nė 23 qershorin e kaluar dhe tė rimėkėmbė partinė pas 1 milionė shpullave. Kur zgjedhjet lokale janė nė prag dhe konsiderohen si njė test pėr fuqinė e kreut tė ri demokrat, PD pėrqėndrohet mė shumė nga debati politik i ditės se sa tek rimėkėmbja e saj. Sa herė ėshtė premtuar qė analiza e partisė mė tė madhe nė opozitė do tė pėrfundojė brenda kėtij apo atij muaji, ka ndodhur diēka mė e madhe qė tė tėrheqė mė shumė se sa rikuperimi i vetvetes, Partinė Demokratike. Kėshtu ndodhi nė shkurt, muaj kur do tė mbyllej analiza dhe madje edhe zgjedhjet brenda partisė. Pikėrisht nė kėtė periudhė, PD u fokusua nė njė luftė tė hapur ndaj pushtetit pėr shkarkimin e ish kryetares sė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Zana Xhuka dhe tė larguarve padrejtėsisht nga puna. Kėshtu ndodhi edhe nė prill. Nė momentin kur dukej se ēdo gjė nė kampin opozitar po shkonte nė vendin e vet, tė djathtėt nuk mund tė mos ngrinin krye pėr avionėt e drogės dhe indiferencėn e qeverisė. Ēėshtja ėshtė, si do tė mundet PD tė triumfojė nė garat e ardhshme elektorale dhe tė mundėsojė ringritjen e saj nė rast se ka vendosurt’i vėrė njė kapa tė rėndė guri gjithēkaje solli humbjen e madhe tė para njė viti...



Rezultatet

Me gjithė pėrpjekjet e bėra, tė pakta kanė qenė rezultatet e tė djathtėve nė luftėn e hapur me qeverinė nė pushtet. Me njė parti ende nė “limbo”, njė kryesi tė pakonsoliduar, analizė tė pabėrė dhe mėsime tė pa nxjerra, zor se PD me gjithė manovrat dhe strategjitė e saj do tė mund tė trondisė pushtetin e ri. Nė ndihmė nuk i vijnė protestat dhe aq mė pak mbėshtetja apo ideimi i grevave tė urisė. Pėrkundrazi. Nė ndihmė nė kėtė rast do t’i vinte njė parti mė e fortė, e qartė nė objektivat e saj dhe e konsoliduar pasi ka arritur tė konstatojė pikat e saj tė dobėta dhe pasi tė rigjejė burimin e forcės. Pėr tė mos hyrė problematikave tė tjera, qė njė qeverisjeje pėr tu tronditur nė themele i duhet lėnė tė paktėn pak kohė qė tė tregojė aftėsitė e saj apo dobėsitė e mėdha ku mund tė sulmohet dhe dėmtohet.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket