Albanicus Erectus

Prizreni, me dhe pa luftė

Nga Virgilius
Puna e solli tė isha nė Prizren fundjavėn qė shkoi. Edhe pse nuk e kisha pėr herė tė parė, mė duhet tė them qė, kėsohere, Prizreni mė la njė pėrshtypje tė pashlyer, veēmasi kur merr dhe e sheh nė njė raport tė caktuar. Thėnė me fjalė tė tjera me atė qė kisha lėnė pas, Shqipėrinė. Prizreni ėshtė njė nga qytetet mė interesantė tė Kosovės dhe, me gjasė, edhe tė krejt Ballkanit. Me njė arkitekturė osmane, ai shquhet sidomos pėr larminė kulturore dhe qytetėrimore, ku shkojnė e ndėrthurren besime e qytetėrime tė ndryshme: musliman, ortodoks e katolik. Mbi kryeqytetit i rri si kėsulė njė kala osmane, e cila, ka fort tė ngjarė tė jetė ngritur mbi ndonjė kėshtjellė mė tė hershme tė traditės romane, serbe, por edhe tė ndonjė pushtuesi tjetėr. Nė kontrast me dy qytetet tona mesjetare, Gjirokastrėn dhe Beratin, pjesė e Trashėgimisė Botėrore tė Unesco-s, qė po rrėnohen e rrėgjohen dita me ditė nė atė limontinė e tyre provinciale, Prizreni ka njė gjallėri tė pazakontė. Ka gjallėrinė e qytetit turistik, por tė atij lloj turizmi qė pėlqehet aq shumė sot nė botė: turizmin kulturor. Ndaj dhe duke qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė, ata kanė restauruar shtėpi e rrugė tė pjesės sė vjetėr tė qytetit, si dhe po restaurojnė hamamin e mrekullueshėm mu nė qendėr tė qytetit, hamam qė, siē thuhet, ashtu si njė pjesė e mirė e objekteve tė kahershme, shkon e ngrihet mbi banjot termale tė romanėve tė lashtė. Gjithashtu po kjo vetėdijė qytetare dhe kulturore ka bėrė qė qyteti tė mos betonizohet dhe asfaltohet vend e pa vend; fjala vjen, njė pjesė e mirė e rrugėve janė shtruar me kalldrėm, duke respektuar traditėn, ashtu siē nuk tė zėnė sytė, kurrkundi, ngrehina monstruozisht tė larta, ēka nuk mungojnė nė dy qytetet tona tė lartpėrmendura. Por nė Prizren, ndryshe nga kėtu te ne, mund tė hash dhe njė pjatė pėrsėmbari sipas traditės sonė tė kryqėzuar kulinare me atė turke, greke, serbe, shqiptare, shkurt e shkoqur ballkanase. Dhe, veē kėsaj, mund tė pish njė kupė verė vendi qė me keqardhje konstaton se nuk ta zėnė sytė nė tregun tonė, edhe sot e pas kaq vjetėsh. Prizreni, ashtu si njė pjesė e mirė e Kosovės, sot e gjithė ditėn, ėshtė njė vend ku zor se mund tė tė kapė syri traumat fizike e psikologjike tė luftės sė fundit, ēka, pėr dreq, vjen e krijon njė kontrast tė fortė me kėtė nahijen tonė, e cila edhe pse nuk ka pare luftė prej shtatėdhjetė vjetėsh, ngjan sikur jeton nė njė gjendje lufte permanente.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket