Opinion

Tė shiturit dhe tė blerėt

A nuk ėshtė, megjithatė, ky parimi i kapitalizmit, ku funksionon kėrkesė-oferta? Ti ke diēka pėr tė blerė, dhe gjen atė qė dėshiron ta shesė? Po, pėr mallrat dhe shėrbimet. Por kemi harruar se zgjedhje pas zgjedhjesh, gjatė kėtyre viteve kemi shitur vetė tė ardhmen tonė.
Nga Alqi Koēiko
Siē ke shtruar, do tė flesh. Sa i pėrket politikės shqiptare, nuk e ilustron mė mirė kėtė thėnie tė vjetėr sesa zhvillimet e kėsaj jave. Njė hidh-e prit rromuzesh mes disa deputetėsh “luftarakė” evoluoi nė njė shkallė mė tė lartė komunikimi, grushta e shkelma. Mė pas rrahja me rripin e mesit u pėrgėnjeshtrua nga i dėmtuari, pasi kuptoi qė megjithė aureolėn e viktimės, dėmi nė namuz ishte mė i madh. Beteja e kryesisė sė Kuvendit u zhvendos dy ditė nė vonė nė sallėn e tij, por nuk ishte nevoja pėr grushte dhe rrip mesi. Rutina e sė enjtes parlamentare parashikon pėr ndjekėsit e politikės, e detyrimisht edhe pėr gazetarėt, njė konkurs tė pandalshėm tė logorroizmit, ku spikat kampioni shumėvjeēar Berisha. Nė njė gjendje akuzimi permanent ndaj kujtdo qė i del pėrpara ose qė nuk ėshtė i pranishėm, me tema dhe tituj qė s’i lėnė gjė mangut tabloidėve, si kur ishte nė qeverisje edhe opozitė, padyshim qė deputeti demokrat e ka tė vėshtirė tė ndėrrojė kurs nė kėtė moshė. Tė paktėn kryeministri i sotėm pasi ra pėr tė disatėn herė nė kurth, premtoi se nuk do merret mė me tė, le tė thotė ēfarė tė dojė. Ndėrkaq, diskutimi dhe votimi i ndonjė projektligji, debati pėr ndonjė nen a ngėrē ligjor qė meriton vėmendje, nuk paska fare lidhje me punimet e legjislativit shqiptar.

Dikusht mund tė thotė se njerėzit shumė kollaj ndėrrojnė kanalin e televizorit, apo merren me punėt e tyre dhe historia mbyllet kėtu. Problemi ėshtė se ata tė cilėve ua ndėrrojmė kanalin, janė nė fakt “mė tė mirėt mes nesh”, ata qė kemi votuar pėr tė na udhėhequr dhe zgjidhur hallet. Dhe rezulton qė janė kapaku qė i pėrshtatet kėsaj tenxheres sonė. Sepse i kemi votuar, siē (ri)zbulon edhe sondazhi i fundit i institutit IDRA, duke u shitur. Po, njė nė tre votues shqiptarė pranon tė ketė votuar ose pėr tė mbajtur vendin e punės, ose pėr tė gjetur punė, ose shkurt e shkoqur, me lekė nė dorė. Prandaj kemi atė pėrbėrje nė parlament, qė reflekton mot-a-mot tė njėjtėn formulė: Shumica e deputetėve sillen ashtu si sillen dhe flasin ashtu si flasin, pėr tė ruajtur pėrfitimet qė kanė kundrejt partisė-liderit, pėr tė siguruar favore tė reja ose dhe thjesht, shiten. Prandaj gjejmė e shohim gjithnjė e mė pak individė qė thonė tė tyren, qė ruajnė shtyllėn kurrizore, qė kanė integritet dhe u ka peshė fjala.

Por kėshtu kemi shtruar e kėshtu po flemė, jo vetėm me pushtetin qėndror, por edhe me drejtuesit e votuar lokalė. Ndaj dhe ata qė dalin nė krye, janė ata qė kanė mundėsi tė blejnė, tė ndihmuar nga krejt pjesa tjetėr qė zgjedh tė shitet. Kusuri i historisė ėshtė thjesht ēėshtje ēmimi, i cili nis nga thesi i miellit dhe pesė mijė lekėshi i vjetėr, deri tek milionat nė valutė tė huaj.

A nuk ėshtė, megjithatė, ky parimi i kapitalizmit, ku funksionon kėrkesė-oferta? Ti ke diēka pėr tė blerė, dhe gjen atė qė dėshiron ta shesė? Po, pėr mallrat dhe shėrbimet. Por kemi harruar se zgjedhje pas zgjedhjesh, gjatė kėtyre viteve kemi shitur vetė tė ardhmen tonė. Sigurisht, pa e kuptuar dhe pa u thelluar nė “filozofira” tė ngeshme, pėr tė cilat familjari qė lufton pėr bukėn e gojės nuk ka kohė. Megjithatė, nė pamje tė parė ka ende shpresė, gjithmonė nėse i besojmė pa paragjykime sondazhit tė IDRA-s. Sepse plot tė tjerė votojnė pėr bindje dhe jo pėr t’u shitur.

Nė fakt, si kanė votuar ato dy tė tretat e zgjedhėsve qė nuk “janė shitur”, sipas sondazhit? Deri tani, demokracia e leqendisur qė kemi ndėrtuar na ka mundėsuar vetėm njė lloj vote me vullnet tė lirė: Atė tė protestės, votėn kundėr kur thika ka shkuar deri nė palcė, dhe kur ka qenė kaq masive sa keqnumėrimi dhe manipulimi nuk ka bėrė fajde. Kjo ėshtė e vetmja formė “llogarie” qė u kėrkojmė atyre qė kemi zgjedhur, apo mė saktė, qė na kanė blerė. Pastaj rikthehemi tek spektaklet parlamentare dhe llomotitjet e pafundme, deri nė zhgėnjimin e rradhės. Pėrgjatė kėsaj kohe, blerėsit tanė bėjnė hesapet dhe grumbullojnė thesaret, ca thėrrime prej tė cilave do t’i harxhojnė bujarisht pėr tė na blerė pėrsėri.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket