Bar West

1/ Greva e urisė

Ndėrprerja e grevės sė urisė nga punonjėsit e pushuar tė administratės erdhi befasisht pas 15 ditėsh, kur grevistėt filluan tė mėsoheshin me llojin e ushqimeve tė munguara. U tha se kryetarja e grevės kishte marrė pesė paralajmėrime pėr pushim nga greva, sepse kishte pranuar njė ēokollatė nga njė gazetar i majtė. Por kjo nuk ishte e vėrtetė. Arsyen e saktė tė ndalimit tė grevės e tha njė grevist part time, qė gjithė ditėn rrinte nė ēadėr dhe natėn e kalonte nė shtėpinė e vet. “U detyrova tė shkoja nė shtėpi, se u ēmenda”, rrėfeu gjysmė grevisti, “nuk mė dolėn hiē mirė analizat. mora pesė kile pėr njė javė, dhe thashė tė paktėn tė shpėtoj natėn. Pikėrisht pas orės 12 fillonte greva e vėrtetė!”



2/ Porosia e Fyles

Njė variant alternativ pėr daljen nga greva e urisė, flet pėr ndėrhyrjen direkte tė komisionerit Stefan Fyle. Zėrat thonė se kur Fania e mori vesh punėn e grevės, u bė keq dhe nisi t’i bėrtiste Edi Ramės: “Ē’ėshtė kjo punė? Mik tė kam, vėlla tė kam, por grevė urie nuk dua!” Kėshtu, Fyle kishte gjetur numrin e celularit tė kryetares sė grevės dhe i kishte ēuar sms: “Stefua jam. Dilni nga greva se do ta zgjidh unė hallin tuaj brenda muajit gusht”. Grevistėt vendosėn tė dalin, por nuk e dinė se Fyle ėshtė komisioner deri nė korrik, se pastaj do zgjidhen komisionerėt e rinj.



Aleancat e Majlindės

Ka qenė njė javė e ēuditshme kjo pėr tė gjithė ata qė e njohin Majlinda Bregun. Deputetja demokrate ishte krah Edi Ramės pėr tė pritur komisionerin e Zgjerimit, duke i treguar barcoleta njėri-tjetrit. Pastaj Rama dha falenderimet mė tė mira pėr punėn e Bregut si ish ministre e Integrimit. Pastaj gjithė ceremonia i shkoi ēu-ēu-ēu me miniretn Gjoshaj tė LSI-sė, ish vartesėn e vet. Si tė mos mjaftonte kjo, mori pjesė nė festėn e Top Channelit pėr 10 vjetorin e Digitalbit, ku e ngriti nė qiell grupin mediatik tė satanait. Njerėzit nė SHQUP filluan tė ngrenė dyshime: “Majla do ikė ose me Ramėn, ose me Metėn, se ndryshe nuk shpjegohet!” Kur Majlinda e kuptoi ngricėn, ngaqė tė gjithė nė selinė blu i qėndronin ftohtė, mori masa: U ngrit tė nesėrmen nė parlament dhe e bėri leckė qeverinė.



Ankesa e Ristanit

Gent Strazimiri nuk deshi ta hapte si muhabet para komisionerit Fyle. Mirėpo gjatė pritjes qė u dha pėr mikun e lartė, Strazo nuk u ndje mirė dhe u ul nė karrige duke fshirė djersėt. Fyle u merakos dhe i shkoi afėr. Atė ēast, kolegut demokrat Arben Ristani nuk iu durua. “Zoti Stefan, socialistėt po na rrahin pėr hiēmosgjė. Na zgjojnė qė pa gdhirė dhe na vėnė tė fshijmė parrulla. Strazimirin e kanė rrahur me kamzhik!” Fyle u tromaks dhe iu qas Ristanit pėr mė shumė sqarime. Por i erdhi njė aromė e fortė konjaku Metaksa dhe frenoi. “Mos ja vėr re”, ja bėri me shenjė Rama, “qė kur mė vodhi bashkinė, i ka hyrė pijes nga mėrzia!”



Lufta e Kurveleshit

Njė betejė e re epike ka hyrė nė kėngėt heroike tė zonės sė Kurveleshit, duke konkurruar denjėsisht me himnin e brigadės sė Pestė Sulmuese. Burrat trima u ngritėn me armė nė dorė kundėr milicėve tė Edi Ramės, qė kėrkonin t’u prishnin tė mbjellat dhe t’u numėronin bagėtitė. Edhe pse betejėn e humbėn, pasadhėsit e Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr ngritėn kėtė kėngė:

Lekdushi trima me vulė

Edi Ramnė pėrpara vunė

Ramnė bashkė me Gramoz Ruēnė

Deshėn tė marrėn hashashnė

Bagėtinė edhe dashnė

Hasha edhe dash nuk ka

Ėshtė vėndi fukara!


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket