Horoskop

Horoskopi 9 - 15 Qershor

Dashi

Puna: Kėtė javė do tė ndiheni sikur po jepni njė performancė nė punėn tuaj dhe gjithkush po ju sheh dhe e ka mendjen tek ju. Mos u fiksoni kaq shumė. E vėrtetė ėshtė qė puna juaj ėshtė e rėndėsishme, por jo tė gjithė e kanė kaq shumė mendjen. Mund t'ia dilni pa u stresuar.

Shėndeti: Pushoni mė shumė.

Dashuria: Yjet parashikojnė pėr ju njė pozicion paksa tė parehatshėm nė dashuri kėtė javė. Do t'ju duhet shumė kohė pėr tė kapur mesazhet e partnerit, qofshin ato pėr debat apo pėr dashuri. Ndaj rrezikoni tė refuzoheni shumė herė kėtė javė pėr shkak tė sjelljes qė do tė keni. Tė vetmuarit, do ta kenė paksa tė vėshtirė qė tė pėrshtaten me realitetin. Jeni futur nė botėn tuaj dhe nuk merrni asgjė parasysh se ēfarė ndodh rreth jush. Nuk keni gjė nė vijė nė kėtė mėnyrė.



Demi

Puna: Mundėsi fantastike paraqiten pėr ju kėtė javė nėse do tė bashkėpunoni me kolegėt dhe njerėzit e afėrt me ju. Mos u pėrpiqni tė bėni gjithēka vetė, tė paktėn nė punėn tuaj. Do tė ēoni dėm mundėsitė qė do t'ju ofrohen. Niseni javėn me bashkėpunim, jo me egoizmin qė ju karakterizon.

Shėndeti: Bėhuni mė aktivė.

Dashuria: Ēfarė do qoftė problemi qė po dėmton rėndė lidhjen tuaj nė ēift, kėtė javė mė nė fund do ta zgjidhni. Nuk e dini se si, por do ta gjeni kur tė jeni nė momentin mė kritik nė kėtė javė. Pėrqendrojini energjitė tek partneri juaj. Tė vetmuarit do tė mundohen qė tė vendosin ura komunikimi me njerėzit qė pėlqejnė. Njė njeri i veēantė do tė hyjė nė jetėn tuaj. Tregohuni tė kujdesshėm me sjelljen qė do tė bėni. Askush nuk i pėlqen kėrkesat dhe llogaritė e tepėrta.



Binjakėt

Puna: Periudha e kėrkon qė tė jeni mė social dhe mė tė pėrshtatshėm nė ambientin tuaj tė punės. Ndonjėherė edhe duhet tė buzėqeshni kur takoni njerėz apo kolegė tė rinj. Serioziteti juaj i tepruar dhe ashpėrsia nuk janė njė fillim i mirė. Ndryshoni sjellje. Sidomos nė punėn qė bėni.

Shėndeti: Praktikimi i Yogės do t'ju qetėsonte.

Dashuria: Nuk do tė jetė njė javė e mirė pėr ata qė janė tė vetmuar. Ngjarjet e fundit, ndarjet apo humbja e njerėzve tė dashur ju kanė bėrė shumė skeptik pėr tė ardhmen dhe tė zymtė. Gjė e cila po ju errėson sytė ndaj njerėzve qė keni pranė. Duhet tė dini se ēfarė kėrkoni nga njė lidhje dhe asnjėherė mos e krahasoni me njė tjetėr eksperiencė qė keni jetuar. Ata qė janė nė njė lidhje, kanė nevojė pėr mė shumė hapėsira. Duket se partneri po ju asfikson me praninė dhe kėrkesat.



Gaforrja

Puna: Ēdo gjė duket se shkon mirė pėr ju pėrsa i pėrket anės profesionale. Jeni nė njė pozicion tė mirė nė krahasim me kolegėt tuaj, vlerėsoheni pėr punėn qė bėni dhe arrini ēdo qėllim qė i vendosni vetes. Ėshtė njė periudhė e mirė pėr tė bėrė para nė karrierė dhe pėr tė vėnė emėr.

Shėndeti: Bėni njė kontroll mjekėsor.

Dashuria: Ndjesitė e ēuditshme, pasiguritė dhe acarimet do ta karakterizojnė kėtė javė dhe jetėn tuaj nė ēift. Nuk do tė jeni si zakonisht kėtė javė nė raport me partnerin. Acarimet personale dhe pasiguritė qė keni nuk do tė lejojnė njė javė tė kėndshme nė harmoni tė plotė. Ata qė nuk janė ende nė njė marrėdhėnie, ndryshe nga tė lidhurit, kanė shumė mundėsi tė gjejnė shpirtin e tyre binjak. Shijojeni kėtė javė, pasi do tė jetė fantastike pėrsa i pėrket ndjenjave dhe marrėdhėnies.



Luani

Puna: Nuk do tė jetė njė javė shumė e mirė pėrsa i pėrket punės. Ju nuk jeni ende tė gatshėm tė pėrshtateni me njerėzit qė ju rrethojnė dhe emocionet do tė turbullojnė gjykimin tuaj. Mundohuni tė jeni sa mė pozitivė, tek e fundit ėshtė njė veti qė ju karakterizon. Mos e harroni.

Shėndeti: Kujdes stresin.

Dashuria: Mos lejoni qė problemet e ditės tė ndėrhyjnė nė ndjenjat tuaja. Nė mbrėmje shijoni momente relaksi nė krahėt e partnerit dhe mos mendoni pėr asgjė tjetėr. Duket se tė dy keni nevojė pėr mė shumė qetėsi, shplodhje dhe pse jo disa ditė pushim. Pėr ata qė ende nuk janė nė njė marrėdhėnie, ėshtė njė javė e mirė. Duket se do tė realizoni atė qė prej kohėsh keni dėshiruar. Besoni mė shumė tek njerėzit dhe gjithēka do tė shkojė mė mirė. Jo kaq skeptikė.



Virgjėresha

Puna: Yjet parashikojnė lajme tė mira pėr ju. Keni mė shumė pushtet dhe kontroll nė punė se sa mendoni. Kolegėt ju admirojnė dhe madje janė tė lumtur qė punojnė me ju pavarėsisht angazhimeve dhe detyrimeve tė shumta. Njė javė shumė e mirė parashikohet pėrsa i pėrket karrierės.

Shėndeti: Ndiqni njė program ushtrimesh.

Dashuria: Do tė surprizoheni kėtė javė. Do tė llastoheni dhe pėrkėdheleni aq shumė nga partneri, saqė do t'ju duket sikur jetoni nė parajsė. Ėshtė njė javė fantastike pėr tė shijuar nė mėnyrė tė veēantė. Njė javė e kėndshme parashikohet edhe pėr ata qė nuk janė nė njė lidhje. Do tė ndiheni plot me energji dhe do tė thithni pranė vetes njerėz tė kėndshėm qė do t'ju zbukurojnė ditėn. Ndaj relaksohuni, shijoni njė fundjavė tė kėndshme dhe shfrytėzoni ēdo moment.



Peshorja

Puna: Mos tentoni qė tė bėheni mė tė kujdesshėm seē duhet. Ėshtė e vėrtetė qė kujdesi nė punė nevojitet, por jo me doza shumė tė mėdha. Nėse ndiheni nervozė, jo vetėm qė do tė reflektohet nė punė, por do tė ndikojė edhe tek tė tjerėt. Tregohuni tė kujdesshėm dhe tė matur.

Shėndeti: Ju duhen disa ditė pushime.

Dashuria: Njė pozicionim i ri i planetėve do tė bėjė qė tė jeni mė seriozė seē duhet nė dashuri. Njė seriozitet qė do t'ju vijė papritur dhe do tė ndikojė negativisht nė lidhjen tuaj. Mundohuni tė mbani pėr vete ndryshimet nė humor, pasi realisht nuk kanė lidhje me jetėn tuaj nė ēift. Tė vetmuarit, do tė pėrpiqen tė hyjnė nė biseda me njerėz tė rinj. Edhe pėr ju kėshillohet qė tė duroni edhe pak, tė prisni kohėn e duhur. Nė kėtė mėnyrė do tė keni mė shumė shanse.



Akrepi

Puna: Keni nerva tė forta qė tė pėrballoni tė gjithė kolegėt pranė jush. Nė fakt kjo ėshtė njė mundėsi pėr tė gjithė ju qė tė pėrdorni aftėsitė qė keni dhe tė pėrfitoni sa mė shumė nė punė. Ėshtė njė javė e mirė pėr tė bėrė para, pėr tė merituar rritje rroge dhe pėrfituar mė shumė.

Shėndeti: Ushqehuni shėndetshėm.

Dashuria: Nėse keni kaluar shumė kohė me partnerin, keni dalė bashkė tėrė kohėsh, keni bėrė ēdo gjė bashkė, atėherė ka ardhur koha qė tė shpenzoni tė dy nga pak kohė vetėm. Tek e fundit duhet tė karikoni paksa bateritė dhe t'ju marrė pak malli pėr njėri tjetrin. Tė vetmuarit do tė kenė shanse tė reja. Do tė takoheni me miq tė vjetėr, tė cilėt i keni simpatizuar kohė mė parė dhe ndjenjat mund tė rikthehen. Tregohuni vetvetja. Planifikoni njė fundjavė tė kėndshme.



Shigjetari

Puna: Sigurohuni qė kėtė javė tė shkoni nė punė duke qeshur. Nėse ndiheni keq shpirtėrisht dhe e reflektoni kėtė nė punė, atėherė nėnqeshjet e kolegėve do t'ju bėjnė edhe mė keq seē jeni realisht dhe do tė keni jo pak probleme nė punė. Mos u demoralizoni pėr gjėra tė vogla.

Shėndeti: Pak pazar do t'ju ngrinte humorin.

Dashuria: Kėtė javė do t'ju mungojė energjia dhe madje edhe ndjenjat e forta. Do tė ndiheni aq pesimistė, saqė lidhjen qė keni do ta shihni me njė sy qė se keni parė kurrė. Nėse keni kėrkuar deri mė sot dashurinė perfekte apo lidhjen perfekte, atėherė gabimi ėshtė i juaji. Ēdo lidhje ka uljet dhe ngritjet e saj, e rėndėsishme ėshtė qė mos tė mungojnė ndjenjat. Ndryshe parashikohet kjo javė pėr tė vetmuarit. Mos hiqni dorė, ėshtė java e mundėsive tė mėdha.



Bricjapi

Puna: Ēdo gjė po punon nė favorin tuaj. Mbani larg problemet nė punė dhe dėshirėn pėr tė provuar projekte tė reja. Merruni me ato qė ju janė besuar. Nėse arrini t'i realizoni siē duhet dhe nė kohė, pėrfitimet nuk do tė mungojnė. Pse jo kontrata tė reja, shumė fitimprurėse.

Shėndeti: I mirė.

Dashuria: Vetėm se ju nuk do tė jeni shumė nė humor kėtė javė, nuk do tė thotė se nuk duhet tė dilni, tė shijoni fundjavėn me partnerin apo tė bėni ndonjė aventurė tė re nė ēift. Kujtohuni se partneri nuk ndihet si ju. Pėr tė vetmuarit, yjet parashikojnė shkėndija. Do tė njihni njė njeri tė ri qė do t'ju pėlqejė sapo ta takoni. Mos e ēoni dėm kėtė mundėsi me pasiguritė tuaja tė kota apo keqkuptimet qė ju ndodhin shpesh. Silluni natyrshėm dhe ēdo gjė do t'ju shkojė fjollė.



Ujori

Puna: Mos reagoni keq me ata qė mendojnė ndryshe nė punėn tuaj. Nuk do tė jeni tė gatshėm tė pėrballoni njė luftė nė punė vetėm sepse keni mendim tjetėr nga kolegėt. Shihni punėn tuaj dhe respektoni mendimin ndryshe. Dikush tjetėr ju paguan pėr atė qė bėni jo atė qė mendoni.

Shėndeti: Konsumoni mė shumė fruta dhe perime.

Dashuria: Energjia qė ju karakterizon si ēift do tė zbehet nėse do tė jeni mė shumė seē duhet tė angazhuar me punė. Merrni pak parasysh se jeta nė ēift kėrkon pėrkushtim dhe angazhim tė vazhdueshėm. Pėrkushtohuni mė shumė nė lidhjen tuaj. Asgjė e re pėr ata qė nuk e kanė njė lidhje. Edhe kjo do tė jetė njė javė e qetė pa ndonjė surprizė simpatike, nga ato qė prisni prej kohėsh. Angazhohuni mė shumė nė jetėn sociale. Merrni pjesė nė ēdo event qė ju ftojnė.



Peshqit

Puna: Kjo do tė jetė njė javė shumė e mirė pėr ju. Eprorėt kanė menduar t'ju shpėrblejnė pėr punėn e bėrė deri mė sot. Dhe shpėrblimi nuk do tė jetė domosdoshmėrisht financiar, por edhe rritje nė pozicion, apo njė bonus shumė i rėndėsishėm. Tregohuni tė kujdesshėm.

Shėndeti: Shumė i mirė.

Dashuria: Pa shkak, partneri juaj do t'ju hapė jo pak probleme kėtė javė. Madje diskutimet mes jush janė aq tė forta saqė lidhja juaj do tė vendoset nė fije tė perit. Nėse nuk dini tė pėrmbaheni por lidhjen nuk dėshironi ta humbni, atėherė gjeni njė justifikim dhe shkėputuni pėr disa ditė. Nė kėtė mėnyrė do tė qetėsoheni disi dhe do tė reflektoni. Tė vetmuarit do tė kenė vėshtirėsi tė mėdha komunikimi kėtė javė qė do t'i dėmtojnė nė njohjet e reja qė mund tė kenė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket