Te paverteta por te besueshme

Polici rrugor, neoliberal

Tiranė – Edhe pse ai pėrpiqet herė pas herė tė bėjė tė vetėn, duke orientuar makinat, motoēikletat, biēikletat dhe kėmbėsorėt sa andej kėtej, polici i trafikut rrugor Zylo Pėrsheshi ėshtė i bindur se qarkullimin rrugor nė Tiranė dhe nė gjithė rrugėt shqiptare, nė fund tė fundit do ta rregullojė vetė tregu. “Trafiku ka njė zemerek tė brendshėm, ai i bindet rregullave tė veta tė cilat mbizotėrojnė herėt a vonė”, thotė Pėrsheshi, “sado tė ndėrhyjė njė rregullator i jashtėm, mė shumė do bėjė dėm sesa mirė”. Njė ithtar i vjetėr i shkollės ‘laissez faire’, polici padyshim pėrpiqet tė bėjė tė vetėn nė rregullimin e trafikut, pėrndryshe do ta kishin pushuar nga puna. Ai pėr shembull, dje mbajti nga dora njė fėmijė qė pėrpiqej tė kalonte me vrap matanė rrugės, pasi i shpėtoi tė jėmės nga duart. “Disa e quajtėn akt kurajoz, por pėr mua ishte njė shtyrje pėr ca kohė e tė pashmangshmes pėr tė gjithė ne”, thotė Pėrsheshi. Sipas tij, motori qė vė nė lėvizje rregullimin e trafikut ėshtė kėrkesė-oferta dhe nevoja pėr mbijetesė. “Kalimtari ndalon se e di qė mund tė shtypet nga makina. Shoferi kontrollon rrugėn se e di qė po shtypi njeri, shkon nė burg. Po u gėrvisht me njė makinė tjetėr, do paguajė dėmet e makinės, mė e pakta. Pa harruar qė mund tė plasė ndonjė sherr qė pėrfundon keq”, shprehet Pėrsheshi. “Ja pra, ē’rol mund tė luajė bilbili im apo tabela e rrumbullakėt qė e tund kot orė e pa orė?”

Rrugori neoliberal e di se nė forcat e policisė rrugore ekzistojnė disa shkolla mendimi, ku nuk mungojnė edhe policėt e bindur pėr njė rol rregullator dhe shtrėngues tė shtetit nė ēėshtjet e trafikut. “Shefi im Maqoja, mendon se vetėm presioni i shtetit mund tė vėrė rregull nė trafikun rrugor. Por kjo ėshtė absurde. Shtrėngo shoferėt, kontrollo makinat, bėj raprezalje, pakėso trafikun deri sa tė zhdukėsh fare. Pse kjo ėshtė mėnyra?”, filozofon Zylo Pėrsheshi, qė aty pėr aty i bėrtet njė shoferi: “Kalo me tė kuqe, po do marrėsh veten nė qafė, se mua s’mė bėn gjė!” Lexues i rregullt i Milton Fridmanit dhe ndjekės i mendimit tė sė famshmes “Shkollė tė Ēikagos”, Zylo deklaron: “Rrugėt shqiptare do jenė nė gjendje optimale kur tė pastrohen nga shoferėt dhe kalimtarėt e pakujdesshėm. Ata qė do mbijetojnė nė treg, do jenė ata qė e meritojnė tė jetojnė!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket