Te paverteta por te besueshme

Gjumi mirė nuk vlen

Lushnje- Ai vendosi tė ndjekė mė nė fund kėshillėn e miqve. Por megjithėse bėri njė gjumė 12 orėsh qė mezi e priste prej njė jave, i riu Kovi Tėrbufi nga qyteti myzeqar hapi sytė vetėm pėr tė kuptuar se sėrish ndihej jashtė forme, i vetmuar dhe pėrgjithėsisht i pakėnaqur me jetėn. “Kot thonė qė njė gjumė i mirė tė bėn tjetėr njeri”, mėrmėriti Tėrbufi, i cili kur u zgjua, pati iluzionin se do ta ndjente vetėn tė rigjeneruar, tė mbushur me optimizėm dhe plot energji. Por mė kot, sepse gjėja e parė qė i erdhi nė mendje ishin ato qė kishte dashur tė harronte me njė gjumė tė gjatė: Shumėn 20 mijė euro borxh, punėn qė e urrente dhe sherrin qė kishte bėrė me tė fejuarėn. “Jeta ime ma shpif. Mos, sa vajti ora? Ptu, sa vonė qė jam”, shfryu Kovi Tėrbufi dhe u ēua me pėrtesė. Burimet pohojnė se Tėrbufi vendosi t’i kthehej tė vetmes gjė qė i sillte gėzim nė kėtė jetė tė poshtėr, njė cigareje tė dredhur nga Lazarati.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket