Sport

Faji i gjeneve

Biri i tė mirėnjohurit Vangjel Koja, nė traditėn e trajningut tė volejbollit. Veēse jo kėtu, por nė Italinė kompetitive. Aty ku ka arritur qė ekipin e tij ta ēojė nė kateroginė e parė, pėrmes njė pune kolosale
Nga Bledar Kuka
Vetėm tė ēmendurit janė nė gjendje tė bėjnė historinė. Kjo maksimė kaq shumė herė e vėrtetuar shkon shumė mirė me shprehjen “rreziku ėshtė shok i pandarė i suksesit”.

Fatkeqėsisht, jo tė gjithė profesionistėt e klasit janė aq tė ēmendur sa tė marrin njė rrezik tė madh nė sy. Duke qenė “rob i rrethanave”, mė shkurt “i fatit”, njeriut nuk i qėllon qė tė jetė nė kohėn e duhur dhe nė momentin e duhur pėr tė arritur atė qė duket e pamundur.

Nė mes kėtyre torturave ekzistencialiste ndodhet njė nga trajnerėt mė tė mirė shqiptarė tė volejbollit, ndoshta aktualisht mė i miri. Orlando Koja, i biri i mė tė madhit trajner tė kėtij sporti pėr meshkuj, Vangjel Kojės, ka mundur tė arrijė njė sukses tė madh, jo duke ecur mbi ēmendurinė, por thjesht zotėsisė sė tij. Ai ėshtė ngjitur nė Serinė A, nė kategorinė mė tė lartė tė volejbollit tė klubeve nė Itali. Bėhet fjalė pėr kampionatin ndoshta mė tė fortė nė botė, pas kampionatit tė Rusisė sė madhe. Skuadra e tij, Delta Informatika (emri i sponsorit), e quajtur me emrin sportiv tė origjinės Trentino Volej Roza, doli triumfuese nė Serinė B1, duke sunduar fillimisht nė grupin B e pastaj duke dalė kampion nė plej of. Kjo ishte “qershia mbi tortė” nė njė sezon ku skuadra e Kojės fitoi edhe Kupėn e Italisė pėr Serinė B, ndėrsa sistemi italian nuk lejon qė ekipet e kategorisė inferiore tė garojnė pėr Kupėn e vėrtetė tė Italisė, aty ku luajnė vetėm ekipet e A-sė. Sezonin e ardhshėm, Koja do ta ketė kėtė mundėsi.

Ndryshe nga gjigandėt e trajningut tė volejbollit si Karpol, Velasko, Tartari dhe vetė babai i tij Vangjel Koja, Orlando nuk ka mundur ta ndjekė dhe ta arrijė suksesin nė moshė tė re. Ai sot sapo ka kaluar gjysmėshekulli jetė, veēse, kjo etapė italiane nisi pėr tė vetėm kur ai ishte 27 vjeē. Nė atė moshė, kur babai i tij kishte nisur tė vinte emėr si trajner dhe i cili e arriti titullin kampion nė Shqipėri kur ishte 31 vjeē.

Emigracioni, e pra, qenka njė e pėrpjetė e fortė. Le tė mos harrojmė nėnvleftėsimin, paragjykimin, vetminė, pangjashmėrinė, edhe pse mund tė jesh larg vendit tėnd vetėm disa qindra kilometra, vetėm njė det matanė. Jeta nuk e lejoi Landin tė bėnte atė qė babai i tij e bėri 39 vjeē kur arriti nė finalen e Kupės sė Kampionėve mė 1972 me Dinamon e tij, apo ato qė bėri Kreshnik Tartari, emri tjetėr i madh shqiptar i volejbollit. Tartari, po me Dinamon (veēse tė vajzave) doli kampion i Shqipėrisė gjithashtu kur ishte 31 vjeē dhe nė finalen e Kupės sė Kampionėve ndėrsa ende mbante 36 vjet mbi supe.

Landi mė nė fund ia ka dalė sot, tė jetė pėrfundimisht, nė Serinė A dhe ky mund tė quhet pa frikė njė sukses i njėjtė me ato tė Xhelės dhe tė Kreshnikut. Apo me ato tė legjendės argjentinase tė volejbollit italian, Hulio Velaskos, qė u shpall kampion i Italisė 34 vjeē, kampion i Europės 37 dhe kampion i botės 38. Pėr fatin e tij tė keq, ata me tė cilėt ra nė kontakt nė Itali nuk e kishin mentalitetin e njė njeriu tė rrallė tė trajningut, rusit Nikolai Vasiljeviē Karpol. Ky njeri i lindur nė njė kryqėzim kulturash ruse, bjelloruse e polake, ka njė thėnie e cila ėshtė e tillė: “Nuk mė pėlqen ideja e mentaliteteve, s’mund tė themi qė brazilianėt janė tė padisiplinuar kur dimė se Pele nuk piu shampanjė as nė dasmėn e tij. Unė jam pėr mentalitetin profesionist dhe ėshtė e mundur tė gjesh mentalitetin profesionist tek ēdo komb”.

Pra, edhe tek shqiptarėt. Kjo nuk ndodhi me Landin, i cili e nisi sfidėn nė Itali qė nga Seria D, qė do tė thotė kategoria e katėrt, nė startin e viteve 90-tė. Ai punoi me tė gjitha moshat, fillimisht ndėrsa nė Apenine ishte edhe babai i tij. E kam nisur nga zeroja, thekson ai, por kam arritur nė majė, fitore pas fitoreje. Tri vjet mė parė, pas njė kalvari tė gjatė, u duk se shpėrblimi erdhi. Trentino Volej doli kampion i Serisė B1 dhe fitoi tė drejtėn pėr nė A2. Skuadra ishte e mrekullueshme. Ajo arriti 24 fitore nė 24 ndeshje, nė njė marshim tė pandalshėm.



Ishte fryt i njė pune tė nisur nė vitin 2008 dhe tė realizuar nga vajza tė reja si Xhesika Ēeskini (17 vjeē nė atė kohė), Franēeska Babi 25-vjeēare, lojtarja mė e mirė e Landit, Aliēe Huez (19), e shkėlqyera Rafaela Foli dhe njė volejbolliste vendimtare si Rozela Olivoto pa harruar Veronika Xanonin dhe Penazėn. Veēse, ndėrsa vajzat kampione dhe trajneri i tyre po shihnin ėndrrat e bukura, erdhi mandata nga klubi: Nuk marrim dot pjesė nė A, pasi nuk e pėrballojmė financiarisht.

Ēfarė zhgėnjimi! Vėshtirė tė kuptohej nė 2011 se pėrse qyteti i Trentos, qė kishte skuadrėn kampione tė Italisė dhe tė Europės nė volejboll pėr meshkuj, nuk kishte para tė paktėn pėr tė mbajtur edhe vajzat nė elitė. Fatmirėsisht, Orlando Koja kishte provuar sfida e goditje mė parė, ndaj edhe e pėrballoi edhe kėtė. Siē e thotė edhe vetė, duke qenė natyrė e qetė (ndryshe nga i ati) e ka mė tė lehtė tė kontrollojė veten nė momentet mė tė vėshtira.

Nė fund tė fundit, zbritja deri nė C dhe mosngjitja nė A2 ishte gjithsesi shumė mė pak e vėshtirė sesa hedhja e hapave tė parė nė kategorinė e katėrt, kur duhej tė provonte veten pėr gjithēka. Landi pohon se babai i tij ka njė meritė tė veēantė nė gjithė kėtė.

Falė Xhelės, i biri fitoi pasionin dhe kulturėn sportive, kėmbėnguljen pėr tė arritur objektivat, gėzimin e dhimbjen, punė pa kufi dhe ėndrrėn pėr lavdi. Duke qenė i biri i trajnerit, ndėrsa ishte lojtar, Orlando duhej tė ishte perfekt. Falė Vangjel Kojės, “sportistit mė integral si lojtar dhe trajner”, Orlando diti ta nisė sėrish, madje provoi edhe Serinė C, nė njė rrethinė tė Trentos Veriore. Kjo, pasi Trentino Volej shpalli falimentimin dhe u krijua klubi i ri. Pėrvojėn e kishte tė madhe, pasi kishte vėnė kėmbė nė Trento nė 1998.

Me krijimin e klubit tė ri, Landi u zhvendos nė Perxhine, njė komunė nja 10 kilometra larg Trentos. Humbi disa volejbolliste shumė tė mira, veēse puna e tij metodike bėri tė vetėn. Sot suksesi u pėrsėrit, me njė ekip nė dukje mė pak tė fortė sesa nė 2010-2011, veēse kjo edhe prej faktit se bėhet fjalė pėr njė skuadėr nė ndėrtim e sipėr.

Ēfarė do tė ndodhė nė Serinė A2? Shumėēka varet nga financimi dhe trajneri do tė donte tė kishte tė paktėn njė pėrforcim, njė sulmuese tė fortė tė huaj qė tė luajė nė njė pozicion delikat nė volejboll, siē ėshtė pozicioni 4. Pavarėsisht se skuadra sapo ėshtė ngjitur nė A2, sėrish Koja gjykon se synimi i vetėm pėr tė mbetet zėnia e vendeve tė para. Mbetet tė shihet edhe nėse ndeshjet do tė vazhdojnė tė luhen nė komunėn e Perxhines, njė lokalitet i vogėl me nja 15 000 banorė qė i ka dhėnė shumė mbėshtetje dhe moral vajzave tė tij. Njė vendbanim vėrtet aspak i madh, por nė tė cilin ushtrohen nja 60 lloje sporti (?!). Kėtė Landi e mėsoi kur mori pjesė nė festėn sportive tė fundvitit ku u ndanė ēmimet pėr sportistėt mė tė mirė dhe ku fitoi njė ēiklist qė kishte hyrė tek profesionistėt e Xhiros sė Italisė vitin e kaluar.



Duket sikur aty kushdo merret me sport, habitet ai. Veēse, nuk ėshtė pėr t’u habitur aq shumė pasi nga Trento kanė dalė yje tė tillė tė sportit italian si i cilėsuari volejbollisti i shekullit, Lorenco Bernardi, apo ēiklisti i madh, Franēesko Mozer. Orlando Koja bėhet gati pėr hapin tjetėr tė madh nė karrierė, pėr njė sfidė qė mund ta ēojė larg, por edhe mund ta rrezikojė shumė. Si trajner i volejbollit tė vajzave, me shanse jo tė barabarta pėr shumė vite me italianėt, ai ėshtė detyruar tė punojė edhe nė profesionin e dashur, por edhe tė bėjė njė punė tjetėr.

Vetėm kėshtu ishte e mundur tė bėheshin paratė pėr tė mbajtur familjen, me gruan dhe tre fėmijėt, edhe pėr t’u paguar faturat e ndryshme, edhe pėr tė pasur garanci pėr gjithēka. Seria B, thekson Landi, ėshtė e mbushur plot me trajnerė shumė tė mirė qė nuk guxojnė tė rrezikojnė shumė. Pėr tė bėrė kėrcimin e madh financiar duhet njė kontratė 3-vjeēare dhe me ato para mund tė kesh njė bazė tė fortė pėr tė vazhduar. Por, volejbolli italian sot, sidomos ai i femrave, nuk tė ofron kontrata tė tilla, maksimumi mund tė arrihet nė 2 vjet. Kjo ėshtė arsyeja qė ai nuk dėshiron tė shohė oferta tė tjera, nga skuadra tė nivelit A1, por ėshtė i vendosur tė vazhdojė tė ngjitet drejt majės me hapat e tij tė vegjėl. Ndoshta, do t’ia dalė.

Sot atij nuk i mungon thuajse asgjė. Le t’i referohemi edhe njė herė rusit tė madh Karpol, i cili thoshte sesa e vėshtirė ishte tė stėrvisje vajzat. Ėshtė mė e vėshtirė tė punosh me femrat sepse duhet tė luftosh me psikologjinė femėrore, shprehej rusi. Teknika, ndeshja, stėrvitja ėshtė e njėjtė me meshkujt, por jo mentaliteti. Ėshtė e vėshtirė edhe tė punosh me njė vajzė, jo mė me 15.

Edhe Landi thekson vėshtirėsinė pėr tė punuar nė pėrputhje me ndjeshmėrinė mė tė madhe tė vajzave, veēse tashmė ai ia ka dalė mbanė. Ai e ka shumė tė qartė dhe e thekson shpesh se “nuk e shoh veten si protagonist, por si regjisor” pasi janė vajzat ato qė luajnė dhe fitojnė. Veēse, lumturia qė ndjen ėshtė e plotė kur vajzat e tij arrijnė tė dominojnė ndeshjet dhe tė fitojnė, gjithnjė tė gatshme dhe tėrėsisht autonome.

Nė Shqipėri ai vjen rrallė, madje detyrohet tė rrijė shumė pak ditė. Nė Itali e presin tė dyja punėt qė jo gjithnjė korrespondojnė me kohėn e pushimit. Me babain, Xhelėn, flet mė shumė pėr sportin dhe padyshim pėr familjen, pėr fėmijėt e tij duke u lumturuar qė tė dy qė Stivi 14-vjeēar sot duket si njė volejbollist profesionist. Ai e ka nisur sportin 7 vjeē, veēse kultura sportive nė ato anė nė Italisė ėshtė e jashtėzakonshme. Kaq kaq shumė kampionate, kaq shumė ndeshje saqė Stivi i vogėl ka luajtur kėtė sezon qė pėrfundoi plot 50 tė tilla. As nuk bėhet fjalė qė kėto ndeshje tė luhen nė Shqipėri, jo nga fėmijėt, por as nga tė rriturit.

Po ashtu, Stivi me shokėt dhe shoqet e tij nė Trento apo Perxhine stėrviten fort, aq sa nė Shqipėri nuk stėrviten volejbollistėt e rritur. Atje, nė Itali, gjithēka ėshtė ndryshe. Palestrat e shkollave, qė nga ora 17:00 vihen nė dispozicion tė ekipeve tė ndryshme dhe tė komunitetit dhe nė kėmbim tė njė pagese tepėr tė pėrballueshme. Palestra ka shumė dhe Trento, me diēka mė shumė se 100 000 banorė, ka 30 palestra tė niveleve tė larta.

Kjo bėn qė numri i praktikueseve vajza tė volejbollit nė Itali, tė jetė rreth 3 milionė nė njė popullsi prej 60 milionė banorėsh. Nėse do tė bėnim krahasimin, nė Shqipėri sipas kėtij raporti me volejboll duhej tė merreshin 150 000 vajza. Diēka qė ka ndodhur vetėm nė fundin e viteve 80-tė, ende nė kohėn e sistemit tė vjetėr.

Nė Shqipėri, me Orlando Kojėn ėshtė biseduar pėr tė marrė kombėtaren e femrave, por duket diēka tepėr e vėshtirė. “Do tė kėrkoj gjėra qė Federata nuk m’i plotėson dot”, thotė ai shkurt ndaj dhe nuk beson qė kjo gjė tė ndodhė.



Gjithsesi, ai e di se njė ditė do tė kthehet nė vendin e tij, tė paktėn duke ndihmuar qė volejbolli tė nisė nga bazat e shėndosha. Ai nuk do tė jetė gjithnjė ai emigranti qė jeton ditė pas dite, me “kėmbėt prej plumbi” siē ėshtė shprehja nė Trento. Djali i tij, Stivi, njė ditė do tė jetė volejbollist i kombėtares shqiptare, ndėrsa babai i tij, bashkė me yje tė mėrguar si Ermal Kuqo apo Donald Suxho do tė krijojnė shoqėritė sportive tė shėndosha dhe do tė lobojnė nė politikėn shqiptare qė ligjet tė jenė tė tilla qė biznesi tė ketė interes tė sponsorizojė nė sport. Jo mė kot ai po kalon vitet mė tė bukur e produktivė tė jetės sė tij nė Trenton, nė njė nga qytetet mė tė mirė tė Italisė pėr cilėsinė e jetės, pėr standardin e jetesės dhe pėr mundėsitė pėr punė e biznes.

Shqiptari qė pėlqen Xhim Morrisonin dhe Alisia Kejsin dhe qė sheh kur ka kohė filmat heroikė si “Zemėrluani” (me heroin e popullit skocez) apo “Gladiatorin” do tė dijė tė sjellė nė Shqipėri njė copė suksesi nga qyteti ku ka lindur njėri prej baballarėve tė Bashkimit Europian, Alēide de Gasperi. Ai do tė bėjė rrugėn e kundėrt tė ish-komunistit argjentinas, Hulio Velasko, qė erdhi nė Itali qė nga Argjentina, pėr ta bėrė volejbollin italian mė tė mirin e gjithė botės.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket