Bota

A ka fituar Asadi?

I blinduar nė njė cep tė Damaskut, Bashar Asad po fuqizohet gjithnjė e mė shumė. Ndėrkohė kryeqyteti i revolucionit sirian, Homsi, ėshtė katandisur nė gėrmadhė. Kurse sirianėt janė tė pėrēarė
Nga Aryn Baker
Nė Siri, fitorja shkruhet me rrėnoja. Njė kryengritje antiqeveritare, e pasuar nga njė luftė trevjeēare dhe kėrcėnimi i goditjeve ajrore amerikane, pothuajse e ka rrafshuar kėtė vend tė Lindjes sė Mesme. Por presidenti Bashar Al Asad dhe qeveria e tij u kundėrpėrgjigjėn egėrsisht me njė fushatė tė ashpėr ushtarake me avionė, artileri dhe pėrdorim strategjik tė rrethimeve mbi zonat e zotėruara nga rebelėt.

Asgjėkundi nuk ėshtė mė e qartė kjo, sesa nė ish bastionin kryengritės tė Homsit, dikur i mbiquajtur “Kryeqyteti i Revolucionit”. Pėr dy vjet rresht, grupet rebele nė disa zona tė njohura si qyteti i vjetėr, qėndruan fort kundėr njė operacioni tė vazhdueshėm bombardimesh ajrore dhe tokėsore, qė e shndėrruan lagjen dikur tė lulėzuar tė shtresės sė mesme, plot me dyqane dhe ėmbėltore, nė njė fantazmė rrėnojash tė ish spitaleve dhe qendrave tregtare. Me mijėra vetė vdiqėn kėtu.

Mė 7 maj, rebelėt e dėrrmuar nga luftimet dhe tė rraskapitur nga rrethimi i gjatė, ranė dakord pėr njė armėpushim nė kėmbim tė njė daljeje tė sigurtė jashtė qytetit. Tre ditė mė pas, ish banorėt e zonės u lejuan tė ktheheshin pėr tė shpėtuar ēfarė kishte mbetur nė shtėpitė e tyre, prej nga u larguan me fillimin e luftimeve. Ēudi e madhe nėse do kishte mbetur diēka. Banorėt e shastisur, ēanin rrugėn pėrmes njė panorame apokaliptike. Xhamitė e dikurshme ishin shndėrruar nė kratere. Pallatet e banimit ishin mbushur me vrima e tė ēara nga predhat, ndėrsa mbeturinat e gurėve dhe suvasė mbushnin rrugėt, bashkė me copa xhamash e orendish shtėpiake. “Kjo ėshtė rrugica jonė?”, pyesnin njėri-tjetrin fqinjė tė ēorientuar, duke u mbajtur me kujdes mbi atė qė dikur ishte ēatia e njė pallati gjashtėkatėsh.

Dy mesogra qė mbanin njėra-tjetrėn pėrkrahu, sa pėr ekuilibėr aq dhe pėr t’u ngushėlluar, nuk po i mbanin dot lotėt. Ishin punonjėse tė administratės qeveritare, dhe dhanė vetėm moshėn e tyre 40 dhe 50 vjeēare, nga frika e ndonjė pasoje nėse flisnin haptaz. Qeveria e ka pėrshėndetur marrėveshjen e Homsit si njė pikė kthese – njė format paqėtimi edhe pėr zonat e tjera tė trazuara. Edhe pse shumė sirianė e mirėpresin atė qė e shohin si hapi i parė drejt pėrfundimit tė njė lufte qė ka marrė mbi 160 mijė jetė njerėzore, tė tjerė e komentojnė si dorėzim ndaj forcės mbizotėruese tė qeverisė. ‘Kjo nuk ėshtė paqe”, thotė 40 vjeēarja, “madje as fillimi i paqes, por vetėm fillimi i njė shkatėrrimi tė ri”.

Ndėrsa ajo fliste, shpėrthime tė largėta predhash tė artilerisė dėgjoheshin nga njė lagje periferike. Aty rebelėt e kishin hedhur poshtė armėpushimin. “Ėshtė shumė e hidhur qė Asadi kėtė e quan fitore, kur bombat qė ai hodhi ishin kundėr popullit tė vet”.



Diktatori i ringritur

Duke refuzuar tė bėhej dominoja e rradhės qė do tė binte nė zinxhirin e rrėzimit tė diktatorėve tė Pranverės Arabe, Asad qėndron mė i fortė se kurrė. Ushtria e tij, e pėrforcuar nga luftėtarė tė milicisė shiite libaneze fqinje Hizbollah, e financuar pjesėrisht nga Irani dhe furnizuar nga armė e municione ruse, e ka pėrforcuar kontrollin mbi njė korridor strategjik qė lidh kryeqytetin Damask me bregdetin. Tani qė Homsi, qyteti i tretė i vendit, ėshtė nė dorė tė tij, ai ėshtė pėrqėndruar nė kryeqytetin tregtar dhe industrial, Alep, qė mbetet i ndarė mes luftėtarėve rebelė dhe atyre pro-qeveritarė. Para zgjedhjeve tė paracaktuara presidenciale, Asad shpalli se operacionet ushtarake do tė pėrmbyllen brenda fundit tė kėtij viti.

Perėndimi e ka refuzuar procesin zgjedhor si farsė, duke theksuar se nė njė vend me 3 milion refugjatė, 6.5 milionė njerėz tė zhvendosur dhe pjesė tė mėdha tė territorit jashtė kontrollit qeveritar, rezultatet e zgjedhjeve janė tė paligjshme. Pėr mė tepėr, pa kundėrshtarė realė – dy kandidatėt e tjerė janė gati tė panjohur – “Asadi do tė fitonte edhe me zgjedhje tėrėsisht transparente”, thotė Uadah Abd Rabo, kryeredaktor i gazetės sė vetėquajtur tė pavarur, por proqeveritare Al Vatan. Koalicioni Kombėtar i Forcave Revolucionare dhe Opozitare Siriane me bazė nė Stamboll, njė organizatė ombrellė nė mėrgim qė komandon disa prej grupeve luftėtare nė vend, ėshtė pėrjashtuar nga gara. Por edhe sikur ajo tė kishte nxjerrė njė kandidat, kjo organizatė ka mbėshtetje tė kufizuar mes sirianėve. Ndaj fitorja e parathėnė e Asadit ka njė emėr, njė slogan qė e gjen kudo nėpėr Damask, sa edhe pėrgjatė rrugės pėr nė Homs: Sė bashku ne do tė rindėrtojmė! Nuk mungon dhe firma e vetė Asadit, si njė kontratė e shpallur e presidentit me popullin e tij.

Ndėrkaq, grupet e armatosura rebele qė luftojnė Asadin janė tė paorganizuara, tė keqfinancuara dhe tė pėrēara. Liderėt e Koalicionit Kombėtar kanė kėrkuar me kėmbėngulje sisteme tė sofistikuara armatimesh nga aleatėt nė Perėndim dhe nė vendet e Gjirit, pėrfshirė dhe raketa kundėrajrore, por mbėshtetja ka qenė e kufizuar. Nė Uashington, opinionet janė tė ndara nėse rebelėve u duhen besuar raketat. Siria lindore ėshtė shndėrruar nė parajsė pėr grupet ekstremiste dhe luftėtarėt e huaj tė atashuar me Al Kaedėn, qėllimi kryesor i tė cilėve ėshtė themelimi i njė shteti islamik – dhe, siē druajnė shėrbimet perėndimore, i njė baze tė re pėr pėrhapjen e xhihadit ndėrkombėtar. Edhe lufta mes dy krahėve tė opozitės sė armatosur, ka sjellė mijra viktima tė tjera. Njė largim domethėnės vėmendjeje nga Asadi, i cili akuzohet pėr krime tė pėrbindshme kundėr njerėzimit.

Ushtria e Asadit ka hedhur bomba thėrrmuese mbi shėnjestra civile nga helikopterėt dhe ka pėrdorur urinė si armė lufte, (qeveria pretendon se nuk lufton civilėt, por “terroristėt”, njė term pėr kėdo qė ėshtė kundėr Asadit). Por pa njė fushatė tė fuqishme ushtarake, njė rritje domethėnėse tė furnizimit me armė pėr rebelėt, apo ndryshimin e qėndrimit nga Rusia – vetoja e saj nė Kėshillin e Sigurimit ka bllokuar katėr rezoluta mbi krizėn siriane – gjasat janė qė regjimi i Asadit tė qėndrojė nė fuqi edhe pėr mjaft kohė, edhe sikur tė ruhet status kuoja e tanishme ushtarake.

Gati 10 muaj pasi njė sulm me gaz sarin nė rrethinat e Damaskut vrau rreth 1400 vetė, pas njė marrėveshjeje ndėrkombėtare qė u firmos nėn kėrcėnimin ushtarak amerikan, qeveria i ka dėrguar jashtė vendit ose shkatėrruar gati tė gjitha rezervat e armėve dhe arsenalit kimik luftarak dhe mjetet e prodhimit tė tyre, pėrveē njė sasie 7%. Pjesa e mbetur ėshtė paketuar nė kontejnerė dhe ėshtė gati pėr t’u transportuar nė bregdet. Kundėrshtarėt e Asadit dyshojnė se ai po e vonon qėllimisht kėtė proces, dhe akuzojnė ushtrinė e tij se po pėrdor bombat me klorin, mė pak vdekjeprurėse por njėsoj tė paligjshme, kundėr objektivave ushtarake dhe civile. Qeveria i mohon kėto pretendime dhe pėr tė gjitha kėto lloj sulmesh fajėson forcat rebele.

Ndėrkaq, pėr fuqitė perėndimore qė kanė investuar nė rrėzimin e Asadit dhe janė tė shqetėsuara pėr destabilizimin e rajonit, ringjallja e Asadit kėrkon njė “axhustim” tė zorshėm. “Mbase do na duhet tė lėpijmė atė qė kemi pėshtyrė”, tha para Kėshillit pėr Marrėdhėniet e Jashtme nė Uashington Rajan Kroker, ish ambasador amerikan nė Siri dhe Irak. “Sado i keq tė jetė regjimi, ka diēka akoma mė tė papranueshme: Disa elementė e grupime tė opozitės sė Asadit”.

Megjithė pėrpjekjet pėr t’u paraqitur si njė alternativė legjitime ndaj Asadit, opozita nė mėrgim ka dėshtuar tė bindė pakicat siriane apo elitėn e arsimuar vendase qė anon nga shteti laik, se nuk ka pėr tė ndjekur ndonjė axhendė islamike nė qeverisje. Forcat e Koalicionit Kombėtar nė terren pretendojnė se janė tė moderuara, por nė shumė raste ato kanė luftuar pėrkrah grupeve radikale islamike qė synojnė krijimin e njė shteti sirian tė drejtuar nga ligjet fetare.

Nga ana e saj, qeveria siriane ka bėrė njė punė tė efektshme duke trumbetuar qėllimet e islamikėve pėr tė fituar mbėshtetje. Regjimi ka pėrdorur median shtetėrore pėr tė theksuar abuzimet e ekstremistėve, nga prerjet e kokave deri tek rrėfimet e detajuara sesi “shteti islamik i Irakut dhe Sirisė” – njė produkt kaq ekstrem i Al Kaedės, sa edhe vetė liderėt e kėsaj tė fundit nė Pakistan janė distancuar – detyron tė krishterėt e rajoneve qė kontrollon, tė paguajnė njė “taksė mbrojtjeje”.

Asad dhe shumė drejtues tė tjerė tė regjimit i pėrkasin sektit minoritar alavit, njė degėzim i Islamit shiit. Edhe pse ai mbėshtet tė gjitha fetė e Sirisė, ligji fetar ndėrhyn shumė rrallė nė politikėn qeverisėse.



Revolucion i devijuar

Nė fakt, nuk ishte feja faktor kryesor nė fillimet e kryengritjes kundėr Asadit. Kur protestuesit sirianė mbushėn rrugėt nė mars 2011, tė frymėzuar edhe nga suksesi i revolucionarėve nė Tunizi dhe Egjipt, ata kėrkonin zbatimin e parimeve demokratike dhe dhėnien fund tė korrupsionit galopant. Tė paktė ishin ata qė kėrkuan rrėzimin e presidentit. Por kur protestuesit u pėrballėn me njė seri raprezaljesh tė egra, reaguan duke marrė armėt. Edhe elementė tė pakėnaqur nė ushtri u larguan bashkė me armėt dhe mjetet e tyre, duke formuar brigada kryengritėse. Filluan tė hyjnė nė vend ekstremistė nga Iraku, Pakistani e Ēeēenia.

Pėr brigadat rebele dhe liderėt e opozitės nė mėrgim, pėrfshirja e grupeve ekstremiste ishte njė njollė fatkeqe nė njė kryengritje qė deri atėherė ishte reagim i sinqertė kundėr tiranisė. Regjimit i erdhi nė dorė prova se kishte njė komplot tė huaj pėr tė destabilizuar vendin. Dhe ndėrsa gjaku i derdhur u shtua dramatikisht, gjithnjė e mė shumė sirianė detyrohen tė kthejnė sytė qoftė dhe me hezitim nga Asadi, jo sepse e mbėshtesin atė, por se janė tė dėshpėruar pėr tė rigjetur atė qė dikur quhej jetė normale.

E mbėshtjellė me velin e zi tė myslimanėve sunitė, tė cilėt anojnė nga opozita, vejusha 65 vjeēare nga Qyteti i Vjetėr nė Homs, Um Hamed, fajėson tė dyja palėt pėr rrėnimin e qytetit tė saj. Ajo shtyn njė ēantė pazaresh me rrota, ku ka futur njė jastėk tė pupurtė kadifeje dhe njė palė perde, gjithēka mundi tė shpėtojė nga shtėpia e vjetėr qė pėr breza tė tėrė ka qenė banesa e familjes sė bashkėshortit. Jep vetėm emrin “honorifik”, qė domethėnė “nėna e Hamedit”, dhe thotė se ndihet e tradhėtuar nga revolucionarėt qė nisėn luftėn: “Bėrtisnin se kėrkonin liri, ndėrsa tani po kėrkojnė vetėm bukė”.

Njė prej skulptorėve tė njohur sirianė, Mustafa Ali, thotė se atdheu i tij ishte njė vend unikal pėr njė artist tė punojė nė liri, krahasuar me rajonin ku kufizimet e mėdha fetare e limitojnė lirinė artistike. Disa muaj mė parė, studioja e tij nė periferitė lindore tė Damaskut tė kontrolluara nga rebelėt, ishte plaēkitur. Lėndė tė para me vlerė dhjetra mijė dollarė dhe pajisje, u zhdukėn sa hap e mbyll sytė. Aliu shqetėsohet pėr fatin e skulpturave, sidomos kokat e gdhendura nga trungje masive druri qė ngjajnė si toteme. Nuk ėshtė i sigurtė nėse i kanė pėrdorur si dru zjarri, apo i kanė shkatėrruar sepse binin ndesh me kufizimet konservatore islamike kundėr imazheve me potencial idolatrik. “Nė fillim, tė gjithė besonim tek revolucioni”, thotė ai, “sepse donim njė tė ardhme mė tė mirė. Kėrkonim ndryshim. Por unė nuk mund tė besoj dot tek njė revolucion qė vjen nga xhamia”.



Njė komb i ndarė

Megjithė shpalljet bujėmėdha tė fitores, Asad drejton njė vend nė gjendje tė vajtueshme rrėnimi dhe dėshpėrimi. Agjencitė e ndihmave tė OKB-sė vlerėsojnė se edhe sikur lufta tė mbaronte tani, do tė duheshin 30 vjet qė ekonomia tė arrinte nė nivelet e para 2010-ės, dhe vetėm nėse GDP rritet ēdo vit me 5%. Sipas statistikave qeveritare, ēmimet e lėndėve bazė si ushqimet dhe karburanti, janė trefishuar. Gjysma e forcės punėtore ėshtė e papunė, dhe mbi gjysma e popullsisė jeton nė varfėri. Sė fundi, kryeministri Uael al Halqi e vlerėsoi koston e dėmeve nė 31 miliardė dollarė, por biznesmenė privatė thonė se shifra reale ėshtė akoma mė e madhe. “Fitorja ėshtė njė fjalė e ėmbėl qė duan ta pėrdorin shumė njerėz; por ēfarė beteje ke fituar kur 60% e industrisė ėshtė shfarosur, 40% e shtėpive po ashtu, ndėrsa 9 milionė sirianė janė zhvendosur. Kriza nuk ka fund”,thotė Feraz Shehabi, kryetari i Dhomave Siriane tė Industrisė.

Sidoqoftė, nė enklavėn Malki tė Damaskut, njė zonė e bukur e shtresės sė mesme dy orė larg nga Homsi, gjen fare pak shenja shkatėrrimi. Edhe pse lagjia i ka provuar predhat e mortajave (me gjasė njė tentativė pėr tė goditur shtėpinė e presidentit), rezidentėt e kėtushėm kanė mėsuar ta heqin mendjen nga rreziku. Vendimi i Asadit pėr tė jetuar “modestisht” nė njė lagje tė ngjeshur me banorė synon fiksimin e imazhit tė tij si njeri i popullit. Por ėshtė gjithashtu njė mėnyrė e djallėzuar mbrojtjeje: I rrethuar nga mijėra civilė, ai ėshtė njė shėnjestėr e vėshtirė.

Ēdo mbrėmje trotuaret janė plot me blerės dhe dyqanxhinj. Gra kokėzbuluara dalin nga palestrat, tė tjera me vel shumėngjyrėsh presin pėr taksinė nė cep tė rrugės. Lufta mund tė duket psikologjikisht e largėt, por po ndodh vetėm pak kilometra mė tej, nė lagjet periferike. Avionėt luftarakė herė pas here oshėtijnė mbi krye, ndėrsa dridhja e tokės nga shpėrthimi i predhave jo vetėm dėgjohet, por edhe ndihet. Shpėrthimet janė kaq rutinė saqė askush nuk trazohet.

“Mbase ditėt e para rrinim mbyllur nė shtėpi”, thotė Mohamadi, student i anglishtes nė universitetin e Damaskut, “por duhet tė jetosh. Nuk mund tė fshihesh gjithė kohės”. Ky 23 vjeēar dhe katėr shokė tė tij, njė nga kėto tė shtuna ishin ulur nė Cafe Lafayette pėr tė tymosur nargjile, duke parė Barcelonėn kundėr Atletiko Madridit nė ekranet e mėdha. Pas ndeshjes biseda kaloi nė politikė dhe nė zgjedhjet presidenciale. Nga tė pestėt, katėr thanė se do votonin Asadin. Alma, njė studente ekonomie, tha se ia kishte borxh njė votė njeriut qė dekadėn e fundit e bėri Sirinė njė vend tė mirė pėr tė jetuar.

Duket njė jetė larg, por kur Asadi mori presidencėn pas vdekjes sė tė atit Hafez nė vitin 2000, ai kreu njė sėrė reformash qė e ndryshuan ndjeshmė cilėsinė e jetės urbane pėr shumė sirianė. Solli internetin dhe telefoninė mobile, hapi rrugėn pėr bankat dhe universitetet private, ndėrsa mediat private konkurronin me ato shtetėrore. Sirianėt e rinj si Alma, mendojnė se gjėrat po ndryshonin pėr mirė. “Para kėtij farė ‘revolucioni’”, thotė ajo duke imituar thonjėzat me duar, “Siria ishte vendi mė i mirė i Lindjes sė Mesme”.

Por kėto reforma nuk arritėn aspak nė zonat rurale. Hapja e ekonomisė i detyroi fermerėt vendas tė pėrballeshin me konkurrencėn e jashtme. Me rritjen e varfėrisė u shtua dhe pakėnaqėsia, dhe reagimet e para u shtypėn egėrsisht nga aparati represiv shtetėror, qė kishte mbetur i paprekur nga epoka e Hafezit. Kur protestuesit urbanė si Mohamadi iu bashkuan protestave, ata kėrkonin tė drejta civile, demokraci dhe fund korrupsionit. Ndėrsa fshatarėt dhe tė varfrit kėrkonin drejtėsi, punė dhe fund tiranisė.

Sot Mohamadi pranon se ishte treguar shumė i paduruar pėr ndryshime. “Menduam se do tė funksiononte, se do tė ishte diēka e shpejtė dhe radikale si nė Tunizi e Egjipt. Por revolucionin tonė na e vodhėn. Nga njė luftė pėr liri, e kthyen nė njė revolucion islamik”. Kjo nuk do tė thotė se ai e ka braktisur kauzėn e vet. Votėn time, thotė ai, do ta hedh tė bardhė, si shenjė proteste. “Nuk dua tė zgjedh mes qeverisė dhe ekstremistėve. Tė dyja palėt janė vrasės”.

Kėto fjalė janė nė fakt, ndjesitė e shumė sirianėve sot. Tė zėnė nė kurth mes njė revolucioni tė devijuar dhe njė regjimi tė ēmendur, ata janė tė dėshpėruar qė kjo histori tė mbarojė, sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Time

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket