Dritare

Fundi i trishtė i Pranverės

E ashtuquajtura “pranverė arabe” rezultoi pozitive vetėm pėr Tunizinė. Ky vend i vogėl arriti tė miratojė njė kushtetutė historike dhe unike nė botėn arabe e myslimane. Egjipti vijon tė lundrojė nėpėr kaos e trazira, autoritarizėm dhe arbitraritet.
Nga Tahar Ben Jelloun
Kandidatėt pėr diktatorė duhet tė frekuentojnė pak bibliotekat dhe tė lexojnė disa vepra tė shkruara shumė kohė mė parė, qė flasin pėr ta. Pushteti absolut ėshtė trajtuar gjithashtu gjerė e gjatė nga dramaturgjia, e po ashtu nga mendimtarėt. Mund t’i ofrohej Abdel Fatah al Sisit, presidenti i ri i Egjiptit, njė pėrkthim i “Ubu roi”, njė shkrim i Alfred Jarry-sė (1896) ose njė reportazh edhe mė i afėrt mbi kurorėzimin si perandor tė Bokasės. Por ja qė pushteti, pėrveēse e bėn tė ēmendur dhe mizor, e mbulon edhe me budallallėk atė qė e ushtron. Dhe pėr fat tė keq e dimė qė qesharakja nuk e vret bartėsin e saj.

Ndaj dhe askush nuk ja ka frikėn. Dhe ja sesi ndodh qė njė gjeneral 58 vjeēar qė ja doli tė rrėzojė Mohamed Morsin, njė president i zgjedhur me votė, dhe ta burgosė nė korrik 2013, ėshtė vetėshpallur asgjė mė pak se mareshall, pa luftuar e pa fituar as edhe njė betejė. Dhe nga lartėsia e rangut tė vet deklaroi dėnimin me vdekje pėr qindra kundėrshtarė islamikė qė mbėshtesin ish presidentin. Njė gjykatė firmosi 529 dėnime kapitale (tė shndėrruara mė vonė nė burgim tė pėrjetshėm) kundėr njė grupi militantėsh qė i pėrkasin Vėllazėrisė Myslimane. Pastaj 683 islamikė tė tjerė, mes tė cilėve udhėheqėsi i tyre Mohamed Badie, u dėnuan me vdekje pėr pjesėmarrje nė njė manifestim paqėsor kundėr regjimit nė 14 gushtin e kaluar nė Minia, kryeqyteti i Egjiptit tė Mesėm. Sipas shoqatė Human Rights Watch, procesi zgjati vetėm pak orė dhe gjykata refuzoi t’ua japė fjalėn avokatėve tė mbrojtjes. Kėto dėnime duhet tė marrin edhe aprovimin e Myftiut tė Egjiptit. Por duket si njė formalitet pa ndonjė rėndėsi.

Qė kur kjo Vėllazėri doli nė jetė, kėtu e 85 vjet mė parė dhe kur shefi i parė i saj Sajed Qutb u dėnua me vdekje dhe u ekzekutua nga presidenti Naser mė 1966-ėn, u quajt “organizatė terroriste” dhe ushtria filloi njė gjueti sistematike kundėr gjithēkaje dhe gjithkujt qė kishte lidhje sado tė largėt me tė. Mbi 15 mijė persona janė arrestuar dhe 1400 islamikė janė vrarė gjatė pėrplasjeve me forcat e armatosura dhe policinė.

Nuk kishte ndonjė dyshim se Al Sisi do zgjidhej president me shumicė dėrrmuese votash. Ėshtė tashmė traditė nė disa vende nė Lindjes sė Afėrme. Po ashtu dihej se lideri sirian Bashar al Asad, pėrgjegjės pėr masakrat e pėrditshme kundėr popullit tė vet do tė zgjidhej sėrish president me mbi 90% tė votave. Al Sisi e rrėzoi Mursin sepse ky paskėsh pėrqėndruar tė gjitha pushtetet. Dhe ja tek pasardhėsi i tij bėn tė njėjtėn gjė me preteksin e shpėtimit tė Egjiptit nga kėrcėnimi islamik. Por as Amerika e As Europa nuk i mbėshtetėn lirshėm kėto tendenca tė fundit. Ama mund tė thuhet se vendet e Gjirit Persik rendėn nė ndihmė tė Al Sisit me donacione ndihmash qė shkojnė nė 16 miliardė dollarė.

Demokracia nuk ėshtė njė pilulė qė e pi nė mėngjes dhe bėhesh demokratik. Nuk ėshtė as thjesht teknikė elektorale, por njė sistem vlerash qė e gjen zbatimin praktik duke jetuar sė bashku. Kėtė mareshalli egjiptian nuk e di. Ai ėshtė tashmė nė pushtet, por po kryen tė njėjtat gabime qė rrėzuan ish presidentin Hosni Mubarak. Njėsoj si ky i fundit, Al Sisi ėshtė autoritar, egocentrik, i padrejtė dhe tenton tė pėrēajė popullin pėr tė sunduar. Por duke bėrė kėsisoj, po pėrgatit kushtet pėr njė luftė civile. Dėnimi me vdekje apo me burg tė pėrjetshėm i qytetarėve qė kundėrshtojnė sundimin tėnd, ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė inkurajuar rezistencėn e armatosur. Padyshim, disa islamikė kanė kryer krime, kanė vrarė agjentė policie dhe kanė shkaktuar trazira, por sigurisht qė paqen nuk e risjell dot “drejtėsia” e gatuar nxitimthi e mareshallit.

Si konkluzion, e ashtuquajtura “pranverė arabe” rezultoi pozitive vetėm pėr Tunizinė. Ky vend i vogėl arriti tė miratojė njė kushtetutė historike dhe unike nė botėn arabe e myslimane, qė garanton barazinė e tė drejtave mes burrit dhe gruas, qė siguron nė nenet e veta “lirinė e ndėrgjegjes” dhe ndalon shprehimisht torturėn. Egjipti vijon tė lundrojė nėpėr kaos e trazira, autoritarizėm dhe arbitraritet. Jemi ende shumė larg njė shteti tė sė drejtės. Afėrmendsh qė nuk mund tė jetė politika e klikės ushtarake pas Al Sisit, ajo qė do joshė turistėt e huaj tė rikthehen nė vend. Nė kėtė mėnyrė, Egjipti ėshtė i dėnuar tė pėrjetojė njė krizė pa fund. Rruga e paqes sė vėrtetė, ajo qė hapet pėrmes modernizmit, ėshtė ende shumė larg. Popujve arabė nuk u mungon as durimi e as guximi. Por sa kohė do tė zgjasė akoma ky makth qė nuk kursen askėnd dhe shkatėrron gjithēka i del pėrpara?


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket