Aktualitet

Tė jesh nė provė

Rastet kur burgu mund tė shmanget. Dėnimet alternative pėr vepra tė caktuara penale, riedukimi i kontigjentėve kriminalė tė mundshėm, ulja e rrezikshmėrisė pėr shoqėrinė dhe nevoja e Shėrbimit tė Provės pėr njė ligj. Ilir Qafa tregon problematikėn
Nga Alida Cenaj
K.D. ėshtė 17 vjeē dhe duke filluar nga 7 shkurti i kėtij vitit ėshtė i detyruar tė kryejė 80 orė pune nė interes publik. Njė vendim, shumėfish mė i mirė sesa njė dėnim me burg, qoftė ky edhe jo i gjatė, siē mund tė ndodhte nėse specialistė tė Shėrbimit tė Provės nuk do tė studionin rastin e tij pėr tė hartuar nė fund njė raport vlerėsimi drejtuar Prokurorisė, ku propozonin qė nė vend tė burgut K. D. tė marrė njė dėnim alternativ, siē ėshtė kjo punė e detyruar. Pėr njė tė ri si ai, me familje tė rregullt, jo problematike, “tip i qetė dhe i komunikueshėm, pėr herė tė parė me probleme me ligjin, por jo problematik nė komunitet, i penduar pėr veprėn e kryer dhe i motivuar e i pėrgjegjshėm pėr sjelljet e tij nė tė ardhmen”, njė dėnim me burg “mund tė ketė ndikim negativ nė sjelljen dhe tė menduarin e tij pėr tė ardhmen”, shkruhet nė raportin e specialistėve tė Shėrbimit tė Provės, pas intervistash tė gjata me tė dhe familjarėt e tij dhe shqyrtimin deri nė detaje tė jetės e rrethanave tė kryerjes sė fajit. K.D. ėshtė adoleshent, nė njė moshė ku ndryshimet e personalitetit janė frekuente e ndoshta prej kėsaj papėrgjegjshmėrie tė ndikuar prej moshės, ka kryer edhe atė faj pėr tė cilin ka marrė dėnimin: Ka marrė makinėn e dajės tė tij pėr t’i rregulluar kasetofonin e paskėtaj ka menduar tė bėjė edhe njė xhiro me njė shokun e tij tė fėmijėrisė. Njė shėtitje e pėrfunduar me aksident, pas tė cilit miku i tij ka kaluar dy javė nė spitalin Ushtarak, ku i ėshtė nėnshtruar dy operacioneve kirurgjikale.

Ndėrsa M. L. 19 vjeē e ka kryer dėnimin e tij janarin qė lamė pas me 90 orė pune nė interes publik, pranė qendrės sociale QSHPLI (Qendra Shqiptare e Shėrbimeve Ligjore tė Integruara). Nė njėsinė bashkiake Nr. 6, i riu i lindur nė Tropojė, por banues nė Tiranė, ēdo ditė nga ora 13.00-16.00 ka pastruar, ujitur e prashitur lulishten pranė territorit tė kėsaj bashkie, ėshtė sjellė mirė dhe vetėm shkresa e nėnshkruar nga specialistėt e Shėrbimit tė Provės i jep dorė qė nga janari e tutje tė quhet i lirė dhe me njė dėnim tė kryer tashmė. “Gjatė punės, i mbikqyruri ėshtė sjellė shumė mirė dhe gjatė periudhės ėshtė shfaqur bashkėpunues”, shkruhet nė raportin e tij. Tė tilla raporte e rekomandime nė Shėrbimin e Provės ka shumė. Qė prej krijimit tė kėtij institucioni janė mbikqyrur rreth 10.200 tė dėnuar, ēka pėr drejtorin e pėrgjithshėm tė kėtij institucioni, Ilir Qafa, tregon impaktin qė ky institucion ka nė zbatimin e dėnimeve penale tė mbikqyrjes, por sidomos pėrmbushjen e qėllimit pėr tė cilėn ėshtė krijuar: Trajtimin e tė dėnuarve nė mėnyrė qė tė ulet rrezikshmėria dhe riedukimi i kontigjentėve kriminalė tė mundshėm. E thėnė ndryshe pėr vepra penale, dėnimi maksimal pėr tė cilat parashikohet tė jetė deri nė pesė vjet, ekziston mundėsia e dėnimeve alternative. Specialitet i Shėrbimit tė Provės, i cili shpejt pritet tė ketė njė kuadėr tė plotė ligjor. Sepse specialistėt e tij, siē thotė nė kėtė intervistė pėr Klan, drejtori Qafa po hartojnė projektligjin qė do tė rregullojė veprimtarinė e tij.



- Z. Qafa ēfarė ėshtė Shėrbimi i Provės?

Ndėr qėllimet e tjera tė kėtij institucioni, shumė i rėndėsishėm nė funksion tė mbrojtjes sė shoqėrisė dhe rritjes sė sigurisė publike, ėshtė rehabilitimi i autorit tė veprės nė mėnyrė qė t’i rikthehet jetės sociale dhe tė mos pėrsėrisė veprėn penale. Nėpėrmjet ndjekjes sė programeve individuale tė trajtimit synohet ulja e rrezikshmėrisė dhe riedukimi i kontigjentėve kriminalė tė mundshėm. Pikėrisht pėr tė mundėsuar aplikimin e dėnimeve tė ashtuquajtura individuale ėshtė reformuar Kreu VII i Kodit Penal qė rregullon masat alternative dhe ligji pėr ekzekutimin dėnimeve penale. Shėrbimi i Provės ėshtė organi shtetėror, i ngritur pėr mbikqyrjen e zbatimit tė dėnimeve alternative dhe pėr tė mbėshtetur dhe ndihmuar tė dėnuarit nė pėrmbushjen e detyrimeve tė caktuara me vendim gjyqėsor, si dhe nė kapėrcimin e vėshtirėsive pėr riintegrimin social.

- Cilat janė rastet me tė cilat merret Shėrbimi i Provės, pra kur hyn ky institucion nė "lojė" dhe cila ėshtė procedura?

Shėrbimi i Provės merr pjese nė mėnyrė aktive gjatė tė gjitha fazave tė procedimit penal, pra gjatė fazės sė hetimit, fazės sė gjykimit dhe gjatė fazės sė ekzekutimit tė vendimit gjyqėsor. Sa i takon fazės sė hetimit, Shėrbimi i Provės me kėrkesė tė prokurorit harton njė raport vlerėsues tė tė pandehurit ku pasqyrohen nė mėnyrė analitike kushtet dhe rrethanat shoqėrore tė tij. Punonjėsit e Shėrbimit tė Provės hartojnė gjithashtu raporte vlerėsimi edhe nė ato raste kur kėrkohet nga gjykata gjatė procesit gjyqėsor. Nė ēdo rast, raporti i vlerėsimit pėrbėn nė thelb njė akt ekspertimi, ku paraqiten tė dhėna qė i vijnė nė ndihmė prokurorit ose gjykatės nė marrjen e vendimit nė ēdo fazė tė procedimit penal, tė dhėna qė sigurohen nėpėrmjet intervistimit, paraqitjes nė mėnyrė objektive dhe tė paanshme tė rrethanave dhe arsyeve tė kryerjes sė veprės penale, si dhe njė sugjerim pėr llojin apo masėn e dėnimit tė pėrshtatshėm referuar rastit tė analizuar. Kėshtu, pėr masėn alternative tė parashikuar nga neni 58 i Kodit Penal, ndryshe pėr gjysmėlirinė, Shėrbimi i Provės harton dhe zhvillon njė program ditor individual pėr ekzekutimin e kėsaj mase nga i dėnuari, ku janė tė pėrcaktuara oraret e hyrjes dhe daljes nė institucionin e ekzekutimit tė vendimeve penale, personat me tė cilėt i dėnuari lejohet ose ndalohet tė mbajė kontakte gjatė kohės sė qėndrimit jashtė institucioni, ambjentet e lejuara dhe ato tė ndaluara pėr frekuentim apo kushte tė tjera. Shėrbimi i Provės mbikqyr gjithashtu zbatimin e vendimeve gjyqėsore pėr pezullim tė ekzekutimit tė dėnimit me burgim dhe vėnien nė provė nė rastet kur gjykata pėr dėnime deri nė pesė vjet ēmon se pėr shkak tė rrezikshmėrisė sė paktė tė personit dhe kushteve tė tjera, duhet tė pezullojė ekzekutimin e dėnimit me burgim dhe tė vendoset nė provė si dhe tė ngarkojė me detyrime tė tjera tė dėnuarin pėr periudha jo mė tė ulėta se 18 muaj dhe jo mė tė larta se pesė vjet. Pėr tė gjitha alternativat e dėnimit me burgim, specialisti pėrgjegjės i cili ka ndjekur nga afėr nė mėnyrė tė vazhdueshme tė gjithė programin individual tė trajtimit, nė pėrfundimin e plotė tė periudhės sė provės harton njė raport informues pėr gjykatėn ku pasqyron nė mėnyrė tė detajuar tė gjithė ecurinė e pėrmbushjes sė detyrimeve dhe alternativės sė dėnimit me burgim tė aplikuar.

-Pas vitesh qė funksionon Shėrbimi i Provės, ka nisur hartimi i njė ligji qė rregullon veprimtarinė e tij. Pse tani? Ēfarė e bėn tė nevojshme kėtė nismė?

Shėrbimi i Provės nė Shqipėri funksionon qė prej vitit 2009 dhe ėshtė krijuar pas ndryshimeve nė Kodin Penal dhe Ligjin pėr ekzekutimin e dėnimeve penale tė vitit 2008. Pėrdorimi i kėsaj alternative ėshtė shumė mė pozitiv se politikat penale represive nė funksion tė edukimit, risocializimit, rritjes sė ndėrgjegjes te shkelėsit e ligjit lidhur me pėrgjegjėsitė e tyre ndaj viktimave dhe shoqėrisė. Instrumentet Ndėrkombėtarė nė veēanti Rregullat e Tokios, kanė theksuar se burgimi duhet tė konsiderohet si rrugėzgjidhja e fundit dhe se duhet tė trajtohet me vėmendjen qė i takon gjetja e njė zgjidhjeje sa mė tė pėrshtatshme midis tė drejtave tė viktimave nga njėra anė dhe tė drejtave tė tė dėnuarve nga ana tjetėr. Misioni aq i rėndėsishėm i kėtij institucioni imponon pėrcaktimin nė njė ligj tė posaēėm tė rolit procedural tė kėtij institucioni, tė standardeve qė duhet tė respektojė, tė tė drejtave dhe detyrimeve qė duhet tė respektohen gjatė procesit tė mbikėqyrjes etj. Pėr rėndėsinė e tė gjitha detyrave qė duhet tė pėrmbushė ky institucion nė Rekomandimin e Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Evropės tė vitit 1992 ėshtė pėrcaktuar se shėrbimi i provės duhet tė jetė i rregulluar me ligj tė posaēėm. Prej kėtej, mund tė kuptohet qartė Shėrbimi i Provės nė Shqipėri duhej qė prej fillimit tė tij tė rregullohej me njė ligj tė posaēėm. Puna pėr hartimin e njė pakete ligjore tė posaēme pėr t’u paraqitur pėr miratimin e Kuvendit, pas konsultimeve tė nevojshme, ka filluar prej kohėsh dhe jemi drejt finalizimit tė draftit konkret. Natyrisht tė gjitha mangėsitė dhe kontradiktat aktuale apo procedurat anormale burokratike janė identifikuar dhe do tė jenė tė rregulluara nė draftin qė do tė paraqitet pėr miratim.

-Cilat janė disa nga risitė e ligjit dhe ēfarė do tė ndryshojė ky ligj nė pėrmirėsimin e Shėrbimit tė Provės?

Projektligji synon tė pėrcaktojė nė mėnyrė ta qartė pozitėn procedurale tė kėtij institucioni. Gjithashtu synon tė pėrcaktojė nė mėnyrė tė qartė cilėsinė e akteve qė prodhon institucioni i Shėrbimit tė Provės nė ushtrimin e detyrave funksionale. Njė risi tjetėr e ligjit do tė jetė rishikimi i rolit tė prokurorit gjatė procesit tė ekzekutimit tė masave alternative tė dėnimit me burgim pasi ndjekja e procedurave aktuale, tejet burokratike, cėnon pėrmbushjen e objektit tė veprimtarisė sė institucionit dhe tė masave alternative nė tėrėsi. Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm do tė jetė pėrcaktimi procedurave tė pėrshtatshme pėr trajtimin e tė miturve duke filluar qė prej fazės sė vlerėsimit tė rrezikshmėrisė dhe kushteve ekonomiko-sociale e deri te trajtimi me programe tė posaēme formimi nė kuadėr tė identifikimit tė ndėrhyrjeve sa mė tė pėrshtatshme nė funksion tė realizimit tė interesave mė tė mira tė tė miturve.

-Kjo pėrvojė pesėvjeēare duket e mjaftueshme edhe pėr tė identifikuar problemet nė kėtė shėrbim tė ri tė drejtėsisė. Cilat janė kėto probleme?

Pavarėsisht faktit se njė pjesė e konsiderueshme e problemeve mund tė ishte evituar nėse do tė ishte miratuar prej fillimit njė kuadėr normativ mė funksional, qė prej fillimit nė kėtė detyrė kam identifikuar ēėshtjet qė kėrkojnė zgjidhje teorike dhe praktike. Sa i takon problemeve normative nė mėnyrė tė pėrmbledhur u pasqyruan nė ēka do tė sjellė reformimi i kuadrit ligjor. Por sa i takon problematikave me karakter organizativ vlen pėr tė pėrmendur mungesėn e njė data-baze funksionale ku tė pasqyrohen tė dhėnat pėr ēdo urdhėr ekzekutimi tė regjistruar dhe tė pushuar sipas veprės pėrkatėse nė mėnyrė qė tė jetė i mundur gjenerimi i tė dhėnave statistikore nė funksion tė matshmėrisė sė mikro-kriminalitetit, grupmoshave, arsimit, kushteve sociale, etj. Qė prej nėntorit 2013 ka nisur puna pėr arshivimin dhe dixhitalizimin e tė gjitha dosjeve tė pushuara dhe pasqyrimit tė tyre nė data-bazėn e pėrgjithshme me qėllim identifikimin e personave qė janė realisht nė mbikėqyrje. Njė punė e tillė nuk ėshtė bėrė pėr rreth pesė vjet dhe jemi tė detyruar tė pėrpunojmė njė njė afat kohor sa mė tė shkurtėr njė numėr tė konsiderueshėm dosjesh. Shumė mbetet pėr tė bėrė gjithashtu edhe pėr tė rritur bashkėpunimin me institucionet shtetėrore dhe jo shtetėrore pasi Shėrbimi i Provės ndjek njė numėr tė konsiderueshėm personash nė nevojė pėr kurse tė posaēme formimi apo trajnimi dhe kėtu kam parasysh tė gjithė tė miturit, tė cilėt pėr arsye zgjedhjeje ose pamundėsie ekonomike nuk mundet tė ndjekin arsimin e mesėm apo tė lartė. Pėr kėtė kategori do tė punohet nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė politikave aktuale tė trajtimit qoftė nėpėrmjet pėrfshirjes nė shkollat profesionale ekzistuese, qoftė nėpėrmjet realizimit tė kurseve afatmesme dhe afatshkurtra tė formimit qė ofrohen nga institucione tė ndryshme jo fitimprurėse. Mjaft problematike ėshtė gjithashtu ndjekja dhe trajtimi i duhur i tė mbikėqyrurve qė paraqesin probleme varėsie nga substancat narkotike. Bashkėpunimi real dhe i ngushtė me ato organizma qė trajtojnė rastet e dipendencave duhet tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pasi ėshtė e vetja rrugė pėr tė arritur ndėrgjegjėsimin e tė prekurve me qėllim hartimin dhe pjesėmarrjen e tyre nė programet e duhura trajtuese.

- Deri tani, sa ėshtė numri i personave qė kanė pėrfituar nga Shėrbimi i Provės? A e ka justifikuar ky numėr ekzistencėn dhe funksionimin e Shėrbimit tė Provės?

Absolutisht krijimi i institucionit tė Shėrbimit tė Provės ka qenė mjaft i rėndėsishėm mbi tė gjitha nė aspektin e pėrmirėsimit tė sistemit tė drejtėsisė penale nė vend dhe arritjen e qėllimit tė rehabilitimit dhe reintegrimit tė tė dėnuarve nė funksion tė rritjes sė sigurisė nė komunitet. Vetėm nėpėrmjet vėmendjes sė duhur dhe dėnimeve individuale mund tė aspirohet eliminimi i recidivizmit dhe parandalimi i veprave tė reja penale nga personat tė cilėt kanė qenė mė parė nė konflikt me ligji. Numri i lartė i personave qė janė mbikėqyrur prej krijimit tė tij, rreth 10 200 tė dėnuar ėshtė njė tregues i qartė i impaktit qė ka institucioni i Shėrbimit tė Provės nė zbatimin e dėnimeve penale tė mbikėqyrjes.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket