Fotografi
Njė shenjtėrim me lajme

Nė njė ngjarje qė mbledh tė gjithė, ėshtė e pamundur tė mos prodhohen lajme. Dhe kėshtu ndodhi me ceremoninė e shenjtėrimit tė Katedrales ortodokse Ngjallja e Krishtit nė Tiranė. Ishin tė pranishėm krerėt botėrorė tė Ortodoksisė: Tėrėshenjtėria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, Patriarku i Jerusalemit Theofili III, Patriarku i Rumanisė Danieli, Kryepeshkopi i Greqisė Jeronimi, ai i Qipros Krisostomi, Peshkopi i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, Liolini, Kryepeshkopi i Varshavės, Sava, Patriarku i Serbisė Irinej dhe delegacione tė Kishės Ortodokse tė Moskės, Gjeorgjisė, Bullgarisė dhe Antiokisė. Tė gjithėt e tjerė ishin tanėt: Spektri politik shqiptar dhe drejtuesit e institucioneve: Presidenti i Republikės Nishani, kryetari i Kuvendit, Meta, kryeministri Rama si dhe kryetari i opozitės, Basha. Por lajmet u prodhuan nga deklaratat e kryepeshkopit serb Irinej, qė iu rikthye pa u lodhur Kosovės si djepi i Serbisė duke pėrfituar nga zemėrgjerėsia e njė interviste televizive, dhe nga dikush qė vėrtet nuk hapi gojė, por foli me praninė e tij: Veprimtari i Vorio Epirit, greko-amerikani Nikolas Gejxh.