Aktualitet

Qeveria, qypi dhe mjalti

Ēfarė ndodhi me Lėvizjen e Mendimit Ndryshe (LMN) nė PS. Si u zhdukėn kritikėt e sė majtės. Kush mbijetoi dhe kush rrezikon sot. Marko Bello analizon muajt e parė tė qeverisė sė majtė: “Nuk pendohem pėr kritikat”
Nga Rozeta Rapushi
Nuk ėshtė nė politikėn aktive. Por do tė mbetet gjithnjė njė socialist. Deputet pėr tre legjislatura radhazi nė Qarkun e Beratit, ish ministėr i Integrimit dhe me njė sėrė postesh nė qeverisjen socialiste dhe selinė rozė, Marko Bello pranon sot se kritikat e tij ndaj lidershipit socialist, e mėnjanuan nga partia para zgjedhjeve parlamentare tė 23 Qershorit 2013. Nė njė intervistė pėr revistėn Klan, Bello shpjegon arsyet e shpėrbėrjes sė tė ashtuquajturės Lėvizja e Mendimit Ndryshe (LMN) nė Partinė Socialiste, kur kjo e fundit ishte nė opozitė. Pėr tė, kritikat nė vend qė tė ndihmonin dhe vlerėsoheshin si kėshilla nga kreu socialist, Edi Rama, u perceptuan si tė rrezikshme dhe kėtu nisi hakmarrja ndaj tė gjithė atyre qė guxuan tė flasin kundėr. Ai nuk kandidohet mė pėr tė qenė deputet, Arben Malaj po ashtu dhe del nė garė si kandidat i pavarur, ndėrsa Kastriot Islami i bashkėngjitet Partisė Demokratike. Nė kėtė kėndvėshtrim, Bello e sheh tė rrezikuar dhe deputetin socialist, Ben Blushi, zėrin e vetėm kritik tė mbetur brenda sė majtės. Pėr tė Rama ėshtė hakmarrės dhe ndėshkimi edhe nė kėtė rast nuk do tė vonojė. Megjithatė, sot pas njė viti nga heqja e emrit tė tij nė listat e kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė, ai nuk ėshtė pishman pėr ēfarė ka thėnė. Sipas tij, koha, tė gjithė kritikėve brenda sė majtės u dha tė drejtė. Kjo mjafton. Duke mos respektuar statusin dhe rregullat nė parti, PS pothuajse ėshtė kthyer nė njė parti inekzistente, pa struktura, pa kryesi, pa diskutime konstruktive dhe pa njė kryetar tė zgjedhur. Bello komenton dhe koalicionin PS-LSI, duke e krahasuar me njė qyp me mjaltė, ku pėr tė qypi ėshtė i PS-sė dhe mjaltin e ka marrė LSI.



-Zoti Bello, keni kohė qė jeni shkėputur nga politika aktive, qė pas mospėrfshirjes sė emrit tuaj nė listat e kandidatėve pėr deputet nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ndonėse keni njė eksperiencė tė gjatė nė Partinė Socialiste. Cilat janė marrėdhėniet tuaja sot me selinė rozė?

Do tė bėj njė paralelizėm paksa tė sforcuar, si ēdo paralelizėm qė ēalon. Ashtu si Bashkimi Europian qė sot ėshtė nė njė pozitė tė vėshtirė nga zgjedhjet mė tė fundit pėr Parlamentin Europian, tė cilat po vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn e tij, edhe nė PS sot po ndodh e njėjta gjė. Ne nuk e dimė nėse ekziston mė PS apo jo. Nė kuptimin si njė organizėm i gjallė, me struktura, me forume qė mblidhen, ku diskutohet, debatohet, ku synohet tė ndihmohet qeveria ose ku kritikohet ajo nė mėnyrė qė ta pėrmirėsojė punėn. Pra nuk ka debat, as zėra kritikė brenda saj dhe pėr pasojė, PS duket sot si njė parti qė ka hyrė nė njė gjumė tė thellė dhe ky ėshtė pa diskutim defekti mė i madh i lidershipit tė kėsaj force politike. Ky lidership, sapo ka fituar zgjedhjet i ka shkėputur prizėn partisė dhe kjo forcė politike tashmė nuk po reagon mė. Sot qė po flasim ka kaluar pothuajse njė vit qė kur kryetari i PS-sė duhet tė ishte zgjedhur dhe ai nuk po bėn mė zgjedhje nė parti. Madje i konsideron ato si njė gjė absurde sepse sipas tij njė kryetar partie qė fiton zgjedhjet dhe bėhet kryeministėr, nuk ka pse tė zhvillojė zgjedhje dhe nuk ka pse tė votohet. Njė gabim fatal do tė thosha, sepse statuti i partisė, i cili ėshtė edhe kushtetuta e njė force politike, parashikon zgjedhje ēdo katėr vjet pėr kreun e saj. Kėshtu qė unė mendoj se statuti duhet tė respektohet nė frymė dhe nė gėrmė, pavarėsisht se moralisht nuk diskutohet qė kryetari i njė partie qė fiton zgjedhjet, i ka tė gjitha shanset qė tė rizgjidhet nė rastin tonė. Por formalisht tė paktėn duhet tė pėrzgjidhet. Fakti qė zgjedhjet nė parti nuk bėhen, fakti qė nė parti forumet nuk reagojnė, fakti qė kryesia e PS-sė sot edhe gjysma e Asamblesė ose 1/3 e saj, janė ilegale ose nuk ekzistojnė, pasi deputetėt janė anėtarė tė forumeve drejtuese ex-oficium, do tė thotė se diēka nuk funksionon. Unė si deputet, pėr shembull, kam qenė edhe anėtar i Asamblesė sė PS-sė, sot nuk jam mė sepse nuk jam mė deputet. Po si unė janė edhe shumė tė tjerė. Nė qoftė se sot gjysma e ministrave qė janė anėtarė kryesie, nuk janė mė deputetė, ata kanė humbur gjithashtu edhe vendin nė kryesinė e PS. Prandaj Edi Rama nuk i mbledh mė forumet e partisė, sepse i ka inekzistente. I ka nė njė kontradiktė tė madhe, me njerėz qė figurojnė si anėtarė por qė realisht nuk janė tė tillė. Kėshtu qė zgjedhjet nė parti duhen bėrė patjetėr. Por ja qė ato nuk bėhen dhe partisė me dashje ose pa dashje, i ėshtė hequr spina dhe ėshtė lėnė nė gjumė. E majta do tė thosha unė ėshtė nė njė situatė tė vėshtirė, pasi ka marrė mbi shpatulla njė barrė tė rėndė pėr tė nxjerrė vendin nga kriza dhe kam frikė se shumė shpejt do tė zhgėnjejė besimin e atyre njerėzve qė e kanė votuar. Sepse nė Shqipėri nuk ka sondazhe tė besueshme ashtu siē ndodh nė vende tė tjera, ku kohė pas kohe tregohet si ėshtė mbėshtetja elektorale pėr qeverinė. Nė situatėn tonė, unė jam i sigurt se mbėshtetja e elektoratit tė majtė ka rėnė.

-Ju keni qenė pjesė e tė ashtuquajturės Lėvizje e Mendimit Ndryshe (LMN) brenda Partisė Socialiste qė praktikisht ėshtė shpėrbėrė. Ju jeni sot jashtė Kuvendit, Arben Malaj po ashtu, Kastriot Islami si deputet i PD-sė dhe duket se peshėn e oponencės nė PS po e bėn aktualisht vetėm Ben Blushi. Pra zėrat mė kritikė u shpėrbėnė....

Unė nuk jam pishman pėr kritikat qė i kam bėrė lidershipit tė PS-sė, sepse kanė qenė kritika nė sensin pozitiv tė fjalės. Unė dhe kolegėt e mi, kemi kėrkuar vetėm zbatimin e rregullave dhe tė statutit. Pra qė tė zgjidhej kreu i partisė siē e kėrkonte statuti. Qė ai tė kishte kolegjialitet dhe vendimmarrja tė ishte mė transparente. Kjo si duket nuk u pėlqeu fare drejtuesve tė PS-sė, sidomos kreut socialist, qė nuk do tė drejtojė por tė sundojė. Sigurisht qė pėr ne ka qenė e vėshtirė qė tė bėnim njė opozitė brenda opozitės, sepse gjithmonė oponenca brenda opozitės keqkuptohet nga masa e gjerė, por sot koha na jep tė drejtė, duke parė me qetėsi se ēfarė ka ndodhur. Na jep tė drejtė sepse ne kemi ngritur zėrin duke paralajmėruar pėr njė lidership i cili nuk dėshiron tė dėgjojė asnjė zė kritik, qoftė edhe njė i vetėm, por kėrkon tė imponohet me tė gjitha mėnyrat nė anėtarėsi dhe nė forumet e partisė. Kam paguar patjetėr njė kosto. Por kam qenė dhe mbetem socialist. Unė personalisht kam lidhje dhe miqėsi me shumė tė majtė, votues tė majtė, sepse tė gjithė mė kanė mbėshtetur dhe nuk kanė qenė dakord qė unė tė mos isha pėrfaqėsues i tyre nė Berat. Por sigurisht ata nuk i pyeti njeri, sepse kryetari i partisė abuzoi me njė klauzolė qė ja njeh atij tė drejtėn pėr tė pėrpiluar listėn e kandidatėve pėr deputetė. Megjithatė herėt apo vonė njė kryetar partie qė nuk do tė dėgjojė asnjė zė kritik, qė mbyllet dhe e quan misionin e tij tė pėrfunduar, se tė tjerė ja kanė nevojėn dhe tė tjerė do t'i luten, koha do ta tregojė se ne kemi pasur tė drejtė.

-Mendoni se pas shpėrbėrjes tė LMN-sė tashmė edhe Blushi ėshtė i rrezikuar si njė prej zėrave kritikė tė fortė brenda tė majtės? A rrezikon ai pėrjashtim nga partia apo nga listat e ardhshme pėr deputetė, pasi realisht ai ėshtė i vetmi zė kritik brenda sė majtės?

Sigurisht qė ėshtė i rrezikuar, sepse Zoti Rama tashmė i ka dhėnė provat se ėshtė njė hakmarrės, njė udhėheqės i vogėl dhe pa vizion, qė lan hesapet me kundėrshtarėt pėr tė treguar se ai i di tė gjitha dhe ėshtė udhėheqėsi qė nuk ka nevojė pėr zėrin e tė tjerėve. Por bota moderne e ka treguar se drejtuesit, drejtojnė dhe funksionojnė nė njė ekip. U ka ikur koha diktaturave. Iku koha e Mbretit Diell, Luigjit tė XIV qė thoshte shteti jam unė. Kėto kohė kanė perėnduar dhe kanė iluzione ata qė mendojnė se mund tė vazhdojnė nė kėtė mėnyrė.

-Si do t'i vlerėsonit kėta nėntė muaj tė sė majtės sot nė pushtet, pas tetė vitesh tė gjatė nė opozitė?

Pėr njė qeverisje qė vjen pas tetė vitesh nė opozitė, ėshtė njė kohė e pamjaftueshme pėr tė bėrė njė bilanc pėr kaq kohė. Megjithatė, faktikisht Shqipėria ka njėzetė e ca vjet qė nuk po e mbaron tranzicionin dhe kjo tregon se koha ėshtė e mjaftueshme, dhe tek njerėzit shtohen pakėnaqėsitė. Kjo do tė thotė se qeveria ka premtuar shumė dhe ende nuk po duket se vendi po ndryshon. Kėtu kam parasysh tė gjithė territorin, jo vetėm Tiranėn ku nuk duket ndryshimi. Pra nuk duket se ka ndryshuar qeveria, se ka ardhur njė qeveri e re. Sigurisht qė ėshtė e vėshtirė, qė ka njė krizė, ka njė papunėsi tė lartė, ka njė zhgėnjim, por detyra e qeverisė ėshtė qė tė ngjallė optimizmin dhe nė kėtė kuadėr unė mendoj se koalicioni i majtė edhe pse ėshtė votuar nga njė milionė votues edhe pse ka njė shumicė tė madhe nė Parlament, pėrsėri qeveria nuk po jep shenja se po adreson problemet e tė gjithė shqiptarėve. Punėsimi, ėshtė sfida mė e madhe e kėsaj qeverie, po ashtu lufta kundėr krimit, trafiqeve tė paligjshme dhe korrupsionit apo ndėrtimi i diēkaje tė mirė. Jo vetėm shkatėrrimi i asaj qė ėshtė e keqe, shkatėrrimi i asaj qė ėshtė e paligjshme, siē janė ndėrtimet pa leje, kontrolli i territorit, etj duhen bėrė. Qeveria duhet tė sjellė alternativa tė reja. Qė do tė thotė tė punėsosh njerėzit, t’u ngjallėsh atyre shpresėn se vendi po ecėn. Ne nuk po shikojmė ende as sot, qė ka kaluar gati njė vit, njė punim nė vepra publike. Rrugėt janė po ato qė ishin, nuk ka njė vijėzim shtesė. Kjo sigurisht shtrihet edhe nė nivel lokal. Duket qė vendi ka ngelur nė njė "stand by" dhe nuk lėviz asgjė. Kjo ėshtė pesimiste dhe kjo tregon se Shqipėria ėshtė nė njė gjendje tė vėshtirė ekonomike qė mund tė kthehet nė njė tensionim mė tė madh politik.

-A mendoni se e majta do tė jetė e suksesshme nė koalicion me LSI-nė dhe do tė arrijė tė mbajė premtimet e shumta tė bėra nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e 23 Qershorit 2013?

Me gjithė kritikat qė unė sapo bėra, unė ende shpresoj se e majta i ka mundėsitė pėr tė qeverisur Shqipėrinė ndryshe nga Partia Demokratike. Megjithatė, koha ėshtė e pamėshirshme, nuk ėshtė aleat ndaj qeverisė dhe nė kėtė aspekt nuk ka mė kohė ndaj duhet qė urgjentisht ekzekutivi tė bėjė disa hapa, tė rregullojė disa defekte dhe patjetėr tė adresojė tė paktėn problemet mė tė rėndėsishme qė nga shėndetėsia, punėsimi dhe arsimi. Tre shtyllat dhe sfidat kryesore tė kėsaj mazhorance. Unė mendoj qė koha nuk ėshtė nė favor tė qeverisė. Ajo duhet tė pėrshpejtojė ritmet, nė tė kundėrt rrezikon tė zhgėnjejė. Dhe ky zhgėnjim do tė jetė fatal kėsaj radhe sepse do tė jetė zhgėnjimi mė i madh qė shqiptarėt kanė pėsuar nė kėto 20 vjet. Ka sosur durimi i retorikave boshe. Ka ardhur koha pėr njė politikė qė i shėrben njerėzve me pasionin qė duhet tė ketė njė politikan pėr tė qenė pranė qytetarėve dhe jo pėr ta shfrytėzuar politikėn si njė mjet pėr tu pasuruar, siē ka ndodhur fatkeqėsisht nė tėrė kėto vite. Nėse kjo e majtė do tė dėshtojė, atėherė vendi do tė ketė nevojė pėr njė forcė tė re politike, qė nuk do tė jetė as PD dhe as PS, por do tė jenė tė tjerė drejtues tė cilėt do tė tregojnė pėrvojė pozitive, njerėz tė ndershėm qė duan qė fati i fėmijėve tė tyre tė paktėn tė jetė i garantuar.

-A mendoni se do ta penalizojė PS-nė nė tė ardhmen aleanca me LSI-nė, dikur aleate me ish qeverisjen e djathtė?

Zgjedhjet treguan se Partia Socialiste nuk mund tė qeveriste pa ndihmėn e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, prandaj koalicioni ishte rruga qė do tė siguronte fitoren e sė majtės nė zgjedhje. Por si nė ēdo rast tė kėsaj natyre, pra kur qeveriset nė koalicion, “torta” e pushtetit ndahet. Nėse ky koalicion do tė jetė apo jo i suksesshėm, kėtė do tė tregojė e ardhmja. Unė nuk do t'i ndaja tė dyja partitė. E shoh koalicionin PS-LSI si njė koalicion i cili mund tė ndante dafinat e fitores, ashtu siē do tė marrė gjembat e humbjes. Sigurisht qė ata qė janė pranė LSI-sė ja i kanė parė pak frytet e angazhimit tė tyre politik, ndryshe nga socialistėt qė kanė ngelur jashtė. Nėse do tė bėnim njė krahasim figurativ, mund tė themi se socialistėve u ka ngelur qypi, kurse mjaltin e kanė marrė ata tė LSI-sė.

-Si ish ministėr i Integrimit, duke vlerėsuar situatėn aktuale dhe hapat e Shqipėrisė deri mė sot, mendoni se do tė arrijmė tė marrim statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Europian kėtė muaj?

Kjo ėshtė pyetja mė e vėshtirė dhe ėshtė bėrė njė rebus qė nuk po gjen zgjidhje pėr shkak se nė qoftė se Komisioni Europian, i specializuar pėr ta parė nga pikėpamja teknike procesin ka dhėnė pėlqimin e tij, kemi parė qė Kėshilli Europian, aty ku mblidhen shefat e shteteve dhe qeverive tė Vendeve Anėtare dhe ku merren vendime politike, nuk e ka dhėnė dritėn jeshile. Ndoshta nė dhjetor ishte shpejt pėr kėtė qeveri, por qershori ėshtė koha e mjaftueshme pėr tė dhėnė njė pėrgjigje. Dua tė shpresoj se do tė marrim njė pėrgjigje pozitive. Megjithatė, zgjedhjet e fundit nė Parlamentin Europian treguan se Europa ka problemet e veta, ku vetė vendet europiane dhe popujt e Europės janė tė zhgėnjyer pėr politikat e dėshtuara tė burokracisė sė Brukselit. Nė kėtė kuadėr, ēdo gjė ėshtė e mundshme. E rėndėsishme ėshtė qė ne tė kryejmė detyrat tona sepse ne nuk duhet tė kryejmė reforma pėr tė bindur ndėrkombėtarėt. Ne fillimisht duhet tė kryejmė reforma pėr veten tonė, tė bindim nė radhė tė parė veten se duhet tė ngrihemi nė nivelin e vendeve europiane. Pra nė kėtė aspekt pak rėndėsi ka kjo. Rėndėsi kanė reformat konkrete. Gjithsesi edhe nėse marrim statusin, nėse ky status nuk shoqėrohet me ēeljen e negociatave pėr anėtarėsimin do tė ishte njė vendim i lėnė pėrgjysmė. Rėndėsi ka qė tė hapen negociatat pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Politika duhet tė kuptojė njė gjė, qė qytetarėt mund tė pranojnė sakrifica, mund tė pranojnė tė shtrėngojnė rripin por nuk pranojnė padrejtėsi. Kėshtu qė nuk duhet tė ketė mė standarde tė dyfishta.

-Ēfarė mund tė thoni pėr opozitėn e sotme, strategjinė e zgjedhur prej saj pėr protesta tė gjithanshme dhe marrėdhėnien e kushtėzuar me Kuvendin....

Opozita mendoj se ėshtė brenda rolit tė saj: Kritika, luftė politike, protesta, greva kundėr shumicės sė majtė qė qeveris vendin qė prej shtatorit tė vitit tė kaluar. Sa kohė qė opozita vepron brenda kuadrit demokratik, them se ėshtė nė tė drejtėn e saj. Gjithsesi, pėr mendimin tim, opozita ka rrugė tė gjatė pėrpara, por edhe kohėn e mjaftueshme pėr t’u reformuar, pėr tė gjetur gabimet dhe pėr tė punuar si njė alternativė pėr tė konkurruar. Mė shumė se sa opozita, mua mė intereson qeveria. Kjo qeveri qė ka marrė njė mbėshtetje aq tė madhe dhe ka bėrė aq shumė premtime, a do tė arrijė t'i realizojė dot ato apo jo? Opozita ka kohė tė mjaftueshme tė rikuperojė dhe tė mendojė pėr tė ardhmen. Tashmė jemi nė hapat e parė.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket