Ballkan

LSI-ja e Kosovės

Ėshtė e qartė se mė 8 Qershor abstenuesit do tė jenė tė parėt nė Kosovė, rezultat tė cilin tė gjitha sondazhet pa dallim, e godasin nė shėnjestėr. Kjo gjendje mund t’i japė dorė Isa Mustafės, qė gjithsesi nuk ngjall aspak entuziazėm
Nga Agim Popoci
Nga nėntori 2013 kur edhe pritej tė shpalleshin zgjedhjet parlamentare, elektorati kosovar u njoh me tre sondazhe dhe rezultatet e tyre tronditėse; por jo me ndonjė ofertė serioze tė partive politike. Duke filluar nga partia nė pushtet, PDK nga e cila vėrtet u nda njė pjesė e rėndėsishme me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin duke formuar partinė NISMA, por kjo nuk e mobilizoi rivalen LDK pėr njė fitore bindėse.

LDK sot po pėrjeton ditėt e saj mė tė kėqija. Me sytė nga “rradha” e rrotacionit tė pushtetit, partia dhe lideri i saj Isa Mustafa nuk ofrojnė asgjė mė shumė se sa nė fushatėn pėr zgjedhjet lokale, ku edhe humbėn kryeqytetin. E dinė se do tė jenė tė parėt, por jo se do tė qeverisin. Kopjojnė fushatėn e Obamės dhe flasin pėr shėndetėsinė. Sot qytetarėt e Kosovės shėrohen “jashtė shtetit”, nė kryeqytetin e shqiptarėve Tiranė. Jo se shėndetėsia lulėzon kėtu, por ėshtė nė gjendje mė tė mirė, ndėrkohė sektori privat ka njė ofertė shumė mė serioze.

Dhe nė rradhė vijnė partitė nė garė pėr “LSI-nė e Kosovės”. Lėvizja “Vetvendosje” kur ishte nė kulmin e saj, ishte parti e shpresės nė mesin e simotrave pėr tė cilat perceptimi ishte se vetėm po vjedhin. Por pėr ēudi ajo nė kėtė garė futet me moton “Tash me Lėvizjen ka shpresė” edhe pse Lėvizja pėrveē imazhit nuk ėshtė se ka ndryshuar diēka.

AAK premton “Drejtim tė ri” por pėr tė drejtuar duhet premtimi tė mos jetė i vjetėr, e aq mė pak jo i njė bote tjetėr, sikurse ėshtė ai pėr tė ardhurat prej 1000 euro. “Na kryjmė punė” ėshtė njė moto qė mund t’i shkojė ēdo kompanie qė mund tė hapė Behxhet Pacolli, qoftė ajo edhe nė Hėnė. Por qė kryen punė partia qė ai e drejton, AKR, kjo nuk u dėshmua pėr asnjė rast. Mjafton historia me “Fabrikėn e kėrpudhave” nė Mitrovicė pėr tė kuptuar se ku mund tė pėrfundojė Aleanca Kosova e re.

Kėshtu e fundit fare ėshtė “Nisma pėr Kosovėn”. Pavarėsisht idesė pėr kėtė emėr tė themeluesve, kjo parti mund t’ia dalė vėrtet tė ofrojė njė parlament krejtėsisht ndryshe. Me komoditetin pėr tė kritikuar, “Nisma” ashtu si edhe Rexhep Selimi i “Vetvendosjes”, pėr fatin e mirė tė shqiptarėve do tė jenė aty edhe nė rastin mė tė keq, nėse LDK vendos tė qeverisė me PDK-nė.



LDK dhe PDK

Sikur sondazhi i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė i majit 2013, tė merrej seriozisht si nga PDK qė na dilte me 31%, ashtu edhe LDK me 26%, elektorati i Kosovės do tė kishte njė sjellje tė ndryshme nga ajo qė ka pas njė viti. Por PDK dhe lideri i saj Thaēi duke qenė tė vetėdijshėm se nuk mund tė kenė mė shumė vota dhe janė tė parėt, u ndanė tė kėnaqur dhe nuk ndryshuan mėnyrėn e qeverisjes. Pėr fat tė keq, kjo ndodhi edhe me LDK-nė! Duke mos i besuar sondazhit sepse ishte e dyta me 26%, i lejonte vetes tė thoshte se ėshtė shumė mė mirė, e qetė se partia e tretė ishte mjaft larg: AAK me 14%.

Dhe kur pritej shpallja e zgjedhjeve parlamentare, kompania amerikane “Zofran International” del me njė rezultat sondazhi nė nėntor 2013 pėr tė na bėrė me dije se rivaliteti PDK-LDK ėshtė pėrafruar, por PDK tashmė ka 28% ndėrsa LDK 27%. Asgjė nuk do tė ndryshojė as nė prill 2014, vetėm se diferenca PDK-LDK do tė jetė 28.3 pėr qind me 24 pėr qind.

Pa kulturė sondazhi dhe vlerėsimi tė perceptimit, si PDK ashtu edhe LDK nuk do tė reflektojnė nė fushatėn qė pasoi njė muaj mė pas. Elektorati do tė jetė i hutuar mė shumė se kurrė. Kryeministri aktual e pagėzoi fushatėn “Misioni i ri”, por premtimet do t’i vazhdonte me tė vjetrėn. Nuk dihet se kush do ta besojė punėsimin e 200 mijė personave nė Kosovėn e shtrydhur nga ca oligarkė tė tipit sovjetik; apo investimet nė bujqėsi mbi miliard euro, kur ajo tashmė ėshtė e shkatėrruar pikėrisht nga keqqeverisja. Por njė gjė ėshtė e sigurtė, se PDK nuk do tė marrė asnjė votė mė shumė pėrveē asaj qė ėshtė programuar pa Nismėn. Njė grup i organizatave joqeveritare vlerėson nė sondazhin e vet se PDK gėzon mbėshtetjen e 18.5% tė elektoratit, por, duke pasur parasysh mekanizmin dhe favoret qė jep aparati shtetėtor, pavarėsisht dėshirės sė madhe tė LDK-sė, kjo PDK nuk mund tė marrė kurrė mė shumė se 25%.

Po cila ėshtė situata nė LDK?! Asgjė e re nga fushata humbėse e nėntorit. Kreativitetin e munguar e dėshmojnė edhe me moton e fushatės: “Vetėm ne mundemi, sė bashku”. Qė vetėm ata munden, kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe ėshtė konfirmuar, dhe nė mungesė tė njė oferte mė serioze dhe manipulimit me “rugovizmin”, sondazhi i fundit thotė qė LDK merr 20%. Isa u revoltua nga njė sondazh i tillė dhe mendon se kemi tė bėjmė me njė luftė politike, por asnjėra nga kokat pranė kėtij njeriu qė e ka menduar veten si Rugovė tė ardhshėm nuk i sqaruan kėtij ekonomisti “démodé” ēfarė ėshtė sondazhi dhe perceptimi. Vėrtet shėndetėsia nė Kosovė ėshtė pėrtokė, por asnjė qytetar i cili del pėr tė votuar, nuk pret nga Mustafa qė ta “shėrojė” kėtė shėndetėsi sepse LDK-ja ėshtė njėra ndėr viruset e kėsaj sėmundjeje tė rėndė. LDK nė rastin mė tė mirė mund tė marrė 27%, pavarėsisht orekseve. Ose, ky rezultat mund tė pėrmbyset nėse ndodh ēudia dhe rritet pjesėmarrja nė zgjedhje…



E treta, e vėrteta

“E treta, e vėrteta” nė rastin e zgjedhjeve tė 8 Qershorit ėshtė edhe e mesmja e artė e cila do tė vendosė pėr fatin e qeverisė sė re. Sondazhet flasin pėr Lėvizjen “Vetvendosje” por kjo lėvizje nuk bėri asgjė qė tė arsyetojė as rezultatin e fundit qė e rendit si tė parėn me 21 pėr qind. adje ky rezultat nuk doli kur Lėvizja ishte nė kulmin e saj si parti kur u fut nė garė pėr herė tė parė. Kur populli ishte zhgėnjyer shumė nė dyshen PDK-LDK ama ishte pjesėmarrės nė votime, dhe kur ėndrra e bashkimit kombėtar ishte njė mall qė mund tė vendosej nė tezgėn elektorale.

Por kur nė nėntor 2013, “Vetvendosje” u rendit si e treta nga “Zofran International” me 16%, nga kjo parti nuk dėgjuam asgjė mė shumė se “Thaēi ėshtė tradhtar dhe hajdut”. Aktive si gjithmonė nė parlament, Vetvendosjs nuk arriti tė prodhojė figura bindėse pėr qeverisjen e vendit, por “laj-thaj” si nė debate ashtu edhe fushatė, mund tė shihnim njė orator si Visar Ymeri, lider si Albin Kurti ose simbol suksesi si Shpend Ahmeti. Por asgjė mė shumė!

AAK, pėrkundėr faktit se nė zgjedhjet lokale arriti 27.662 vota mė shumė sesa nė vitin 2010, oreksi i saj pėr tė drejtuar shtetin do tė ngelet vetėm oreks. Pa llogaritur sondazhet prej 9-13 pėr qind, figurat e saj tė reja nuk janė bindėse pėr njė “Drejtim tė ri”, i cili vjen me njė projekt serioz por qė nuk mjafton. Sepse zbatuesit e projektit mungojnė, dhe jo gjithēka ėshtė Ramush Haradinaj, pėrkundėr vullnetit tė tij pėr tė rritur rrogat e mėsuesve nė 1000 euro dhe pėr arritur rroga mesatare prej 1000 eurosh brenda njė mandati. Nė kėto rrethana kur nuk gėzon as infrastrukturėn e pushtetit lokal nė Gjakovė dhe Pejė, rezultati prej 10% do tė jetė njė fitore e madhe.

Dhe nė fund, pėrveē serbėve qė marrin 5% me listėn e tyre tė pėrbashkėt, vjen Nisma. Mediatikisht nuk duket asgjėkundi, ashtu si dhe nė sondazhe, por aktiviteti i saj politik premton shumė. Tė pakėnaqurit e PDK-sė, pavarėsisht vullnetit tė Hashimit dhe Isės, do t’i takojnė Nismės dhe kjo ėshtė arsyeja pse ajo nė sondazhin e realizuar nga njė kompani ndėrkombėtare qė nė prill e bėri publike gazeta Tribuna, gėzonte mbėshtetjen e 8% tė elektoratit. Por kalimi i kohės dhe komoditeti opozitar, logjikisht ja shton rradhėt, dhe nėse pjesėmarrja nė zgjedhje nuk rritet dukshėm dhe populli i Kosovės ngelet po ky qė ėshtė, njė mbėshtetje prej 12-15 pėr qind nuk ėshtė kurrfarė befasie. Ēlirimtarėt e Kosovės, njė lider mė pėrfaqėsues se Fatmir Limaj nuk mund tė gjejnė nė Kosovė; mė tė goditurin e Hashim Thaēit qė arriti tė pėrballojė gjithė ato furtuna nga Haga dhe EULEX-i. Ndoshta kėto sulme tė drejtėsisė vendore dhe ndėrkombėtare, dhe gjendja e tij aktuale nė liri, janė edhe kapitali mė i madh i Fatmir Limajt qė kishte mbėshtetjen e parezervė tė kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Megjithatė, edhe nė kėto zgjedhje fituesi mė i madh do tė jetė abstenuesi. Pse?! Mjafton vetėm njė xhiro nėpėr Kosovė, dhe mund ta qėndisėsh pa i hapur kutitė dhe pa asnjė mundim, rezultatin e saktė tė zgjedhjeve parlamentare 2014. Pikėrisht votat abstenuese mund ta gdhijnė fitimtar Isa Mustafėn…


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket