Albanicus Erectus

Gjeta nje liber

Nga Virgilius
E dimė qė libri nuk ėshtė mė i modės si celulari, playstation-i ose iPpod-i e, megjithatė, pavarėsisht nga ky anakronizėm, i lypim lejė lexuesit tė flasim pėr njė dukuri mbarėbotėrore qė lidhet me librin dhe leximin e tij, nė vend tė, fjala vjen, tė merrnim e tė flisnim pėr “komplotin” panortodoks kundėr shqiptarizmės, aleancėn e drogės kundėr drogės, grevat me ose pa bukė, si dhe pėr statusin e vendit kandidat qė, siē duken bathėt, s’kemi pėr ta lėnė tė na shpėtojė duarsh kėtė herė. Amen!

Sot e gjithė ditėn nė njė aradhė vendesh tė qytetėruara lulėzon njė dukuri qė natyrshėm na vjen pėrmes verbit tė anglishtes dhe quhet bookcrossing. Lista kishte pėr tė qenė, s’do mend, tejet e gjatė, duke qenė se kjo dukuri qė ka marrė pėrmasat e njė cunami kulturor shkon e pėrfshin 132 vende tė botės, listė nė tė cilėn Shqipėria shkėlqen me mungesėn e saj. Ngushėllues i vetėm ėshtė fakti se nuk ėshtė as lista e parė, as e fundit qė jemi jashtė. Po le tė themi dy fjalė se, si e qysh, funksionon mekanizmi i bookcrossing. Librit i vendoset njė kod nė kopertinėn e pasme ose nė njėrėn prej fletėve nė brendėsi pėr tė pasur shenjėn e vet tė pakonfondueshme pėr tė mos u ngatėrruar me libra tė tjerė. Mė pas bėhet regjistrimi nė site dhe dėftohet vendi ku e ke lėnė, i cili mund tė jetė njė kafene, restorant ose njė tjetėr hapėsirė publike. Paskėtaj teorikisht njeriu qė e ka marrė dhe e ka lexuar librin duhet ta lėrė nė tė njėjtin vend ku e ka gjetur ose njė tjetėr, si t’i vij pėr mbarė, por duke shėnuar nė site vendin e fundit ku ka shkuar dhe e ka lėnė. Pėrgjatė kėtij procesi presupozohet edhe qė libri tė ketė kaptuar kufijtė fizikė tė njė vendi dhe tė ketė “emigruar” nė njė vend tjetėr, madje inkurajohet qarkullimi i tij nė sa shumė vende. Kėsisoj njė libėr i Agatha Christie-t mund ta gjesh nė Gjermani dhe, mos u habisni, kur pas disa kohėsh ta shihni edhe nė Francė ose njė vend tjetėr e kėshtu me radhė.

Duke qenė se kjo gjė nuk ėshtė pjesė e ndonjė politike kulturore qeveritare ose ndėrqeveritare, ēka do tė thotė se gjithsekush qė e ka pasion librin mund t’i bashkohet me vullnet tė lirė kėsaj nisme tė pėrbotshme, mjaft tė klikojė e tė regjistrohet nė sitin zyrtar www.bookcrossing.com. Dhe... lexim tė mbarė!


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket