Lart e Poshte

Fatmir Xhafaj

Kryetari i Komisionit tė Ligjeve e ka kaluar nė njė “provim tė fortė” drejtuesin e ALUIZNI-t Artan Lame, kur nė komision po diskutohej privatizimi i trojeve tė fshatrave turistikė nė vend. Deputeti socialist Xhafaj ishte i pakėnaqur me shifrat e pėrafėrta dhe tė dhėnat e papreēizuara qė Lame kishte sjellė si informacion pėr projektligjin, duke pohuar se kjo hapėsirė pėr evazivitet ishte njė gabim qė qeveritė e kaluara e kishin bėrė disa herė, dhe nuk duhej tė pėrsėritej prapė. Nė gjithė vendin numėrohen 55 fshatra turistikė. Me ndryshimet nė ligj, trualli pronė shteti, bėhet pronė e qytetarit bashkė me ndėrtimet e ngritura mbi tė. Replikat Xhafaj-Lame u pasqyruan gjerėsisht nė shtyp.



Poshtė



Xhani De Biasi

Vėrtet miqėsoret janė testime dhe prova pėr tė kolauduar kombėtaren e futbollit nė pritje tė ndeshjeve zyrtare. Por testi i kombėtares shqiptare nė miqėsoret me Hungarinė dhe Rumaninė, tė dyja ndeshjet tė humbura 1-0, ishte totalisht mediokėr. Bėhet fjalė pėr dy kundėrshtarė secili prej tė cilėve ka patur kohėrat e veta tė lavdishme, por jo sot. Loja e futbollistėve tanė ishte mekanike, pa fantazi dhe mė e shumta, vetėm mbrojtėse. Sulmi ynė nuk ekzistoi ndėrsa ndėrrimet e trajnerit De Biasi nuk luajtėn ndonjė rol. Supozohej qė lojtarėt tė ishin tė motivuar pėr tė ekspozuar cilėsitė e tyre para merkatos sė verės, por gjithēka ishte pėr t’u harruar.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket