Opinion

Duaje emėrimin tėnd

Nėse opozita duhet inkurajuar pėr diēka, ajo ėshtė pikėrisht ekspozimi i kėtyre ēėshtjeve dhe rasteve. Ndoshta e bėn pėr motive tė ngushta, por “pa e kuptuar” bėn njė shėrbim tė madh.
Nga Alqi Koēiko
Nja dy vjet mė parė, njė studenti tė shkėlqyer shqiptar qė studionte nė njė universitet tė njohur britanik, ku pėrfitonte bursė dhe pjesėn tjetėr e plotėsonte shteti ynė pėrmes fondit tė ekselencės, pati njė “vonesė” qė i kushtoi shtrenjtė. Qeveria “harroi” t’i derdhte pagesėn nė kohėn e duhur dhe atij i komunikuan se nuk mund ta vazhdonte mė atė shkollė. Fondin ekselent e ka marrė lumi, djaloshi ka gjetur njė universitet tjetėr nė SHBA, ku vazhdon studimet duke punuar dhe paralelisht duke u ndihmuar nga familja. Dikur qe i bindur se me tė mbaruar studimet cilėsore, do tė gjente njė punė tė fisme nė Shqipėri, nė sektorin privat apo nė shtet, por tani nuk do t’ja shohė bojėn kėtij vendi. Nuk e ka mė iluzionin e atėhershėm, se fjala vjen, edhe administrata shtetėrore do ishte e para e interesuar pėr tė tėrhequr njė graduat me diplomė kaq prestigjioze.

Kjo histori mė erdhi ndėrmend tani qė ėshtė rikthyer (pėr tė disatėn herė) debati i emėrimeve nė administratėn publike dhe veēmas, pėrzgjedhja e njerėzve pėr disa poste jo dosido. Nuk ėshtė ndonjė skandal i pathėnė se shumica e emėrimeve tė administratės janė bėrė historikisht me motive politike, edhe pse mbetet sot e gjithė ditėn skandal, fakti qė po bėhet traditė qė pėr njė vend pune, rėndom tė paguhen dy rroga: Njė pėr punonjėsin e ri, dhe njė rrogė njėvjeēare pėr tė larguarin qė ka marrė tė drejtėn nga gjykata. Nė kėtė rrotacion militantėsh, mbetet shumė pak vend pėr specialistėt e mirėfilltė, pėr individėt qė bėjnė realisht punėn, pėr tė mos thėnė se edhe tek kjo kategori ėshtė kėrkuar kriteri i “korrektėsisė politike”.

Nga shumėkush u besua se ky moment do kapėrcehej nga qeveria aktuale e votuar nė mėnyrė plebishitare. Faktikisht, koalicionin e majtė nuk mund ta akuzosh pėr ndonjė shpėlarje masive tė administratės dhe rimbushje me militantė; mjafton tė shohėsh rradhėt e ankimtarėve tė majtė nė oborrin e selisė rozė. Mė shumė se rimbushje, ėshtė vendosur pėr tkurrje tė fuqisė punonjėse administrative, kjo edhe pėr shkak tė krizės ekonomike. Aq mė tepėr po tė kujtojmė lajmet e ditėve tė fundit tė PD-sė nė qeveri, ku ministrat nė largim kanė firmuar me dhjetra punėsime! Por kjo nuk e pengon opozitėn tė protestojė, ēka ėshtė nė tė drejtėn e saj, dhe madje tė bėjė spektakėl qesharak, ēka ėshtė pėr tė keqen e saj.

E dėshmoi kėtė edhe greva 15 ditore e urisė sė disa punonjėsve tė pushuar, qė dolėn nga greva edhe mė tė fuqishėm e vitalė nga ē’u futėn. Ndoshta entuziazmi nė dalje justifikohet me faktin se tashmė grevistėt e kanė siguruar njė vend nė panteonin e qėndrestarėve tė partisė dhe do tė kenė ē’tė kėrkojnė nesėr. Dhe kjo ėshtė njė arritje monumentale nė karrierė, pėr njė “kryetare greve” qė sa kohė ishte e punėsuar, ka marrė njė seri paralajmėrimesh e vėrejtjesh nga eprorėt e vet, tre syresh nė administratėn e kaluar dhe dy pas 23 qershorit 2013. Tė gjitha pėr “shkelje tė etikės”, “mosrealizim detyrash”, “sjellje tė parregullt”. Por ama ka njė element nė luftėn politike tė opozitės sė djathtė, qė unė besoj se ėshtė vlerėsuar nė masė tė madhe nga qytetarėt e zakonshėm: Ekspozimi i disa emėrimeve tė diskutueshme nga administrata aktuale, madje nė poste drejtorėsh dhe pozicione me impakt tė drejtpėdrejtė mbi njerėzit. Dikush i dėnuar, dikush tjetėr i arrestuar “me presh nė dorė” por pa u dėnuar, njė i tretė me kartelė tė pastėr nė Tiranė po tė ndotur nė ndonjė kryeqytet tjetėr. Ėshtė njė rol denoncues pėr tė cilin qytetarėt, por edhe demokracia kanė nevojė, sepse ėshtė konkret dhe direkt. Por ka ndodhur edhe diēka tjetėr: Nė shumė raste, pala tjetėr ėshtė tėrhequr. Dikush ėshtė shqetėsuar (shpresoj qė vetė kryeministri), gjėrat kanė lėvizur dhe personat janė dorėhequr. Rasti i fundit ėshtė ai i kreut tė ri tė qarkut Vlorė, i akuzuar nga PD se ėshtė pėrfshirė nė njė rrėmbim personi nė Itali, me qėllim gjobėvėnien. Mjafton klikimi i emrit tė tij nė google dhe tė dalin kronikat e shtypit italian tė 14 viteve mė parė (gazeta prestigjioze) ku autori pėrmendet si i dyshuar, madje jepen edhe pėrgjimet telefonike. Vetė funksionari, vite mė parė veprimtar pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės nga punimet e Petroliferės, tregoi dėshminė e pastėr tė penalitetit nga njė gjykatė italiane dhe akuzoi pėr shpifje selinė blu. Por ai ndoshta duhet tė sqarojė edhe nėse janė vėrtet tė tijat thėniet telefonike qė kanė nxjerrė pėrgjimet e asokohshme: “Nė raste tė tilla, pengun mė mirė vrite dhe zhduke trupin, pėr tė mos patur asnjė problem”.

Dikush mund tė thotė se kėto denoncime humbasin vlerė sepse i bėn deputeti Ristani, i dėnuar me burg dikur me urdhėr tė presidentit Berisha, dhurues i bashkisė sė Tiranės PD-sė po me urdhėr tė Berishės dhe tani ndjekės i Berishės. Apo se vetė Berisha ėshtė fajtor pėr mijėra jetė tė humbura si pasojė e keqqeverisjes sė tij. Kjo ėshtė histori tjetėr. Po nėse opozita duhet inkurajuar pėr diēka, ajo ėshtė pikėrisht ekspozimi i kėtyre ēėshtjeve dhe rasteve. Ndoshta e bėn pėr motive tė ngushta, por “pa e kuptuar” bėn njė shėrbim tė mirė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket