Bar West

Kur nxehet Paēo

Gazetarin Ilir Paēo, qė mbetet njėsoj i njohur megjithėse ka bėrė ca mungesa nė Bar West, e ka zėnė halli kėto ditė me redaksinė e TCH. Gazetari mė pak i njohur Marin Mema, e akuzon haptaz se ishte ai ideatori i marrjes sė intervistės sė patriarkut serb Irinej. Paēo proteston: Si mund tė japja unė atė ide, duke e ditur se tė gjitha akuzat do binin mbi mua? Unė vėrtet kam njė shtėpi nė Laprakė, por budalla nuk jam! Mirėpo Marini ngul kėmbė se pikėrisht pėr kėtė arsye, Paēoja dha idenė fshehtaz qė dyshimet ndaj tij tė pėrjashtoheshin. Atėherė Paēo u nxeh: “S’ke faj ti Marin, se tė kam mbajtur nė kurriz, si ajo bretkosa akrepin kur deshi tė kalonte pellgun, dhe ti prapė ma ngul helmin!” Marini nuk e kuptoi aty pėr aty kėtė fabulė me krijesa lushnjare. Por pas dy ditėsh, lexon njė artikull tek gazeta greke Kathimerini me bretkosėn dhe akrepin!



Vendimi pėr Bilbilfryrėsat

Ka zėra qė thonė se vendimi pėr t’i quajtur “bilbilfryrėsa” informatorėt qė njoftojnė drejtėsinė dhe zyrat e shtetit pėr raste abuzimesh dhe korrupsioni, u frymėzua nga fillimi i Botėrorit tė futbollit. E vėrteta ėshtė se fjala “spiun” tingėllon vėrtet keq. Komisioni pėrkatės qė u mblodh pėr kėtė punė, nisi tė hidhte emra mbi tavolinė: Denoncues, tha njėri. Fuks, u hodh tjetri. Vijuan sugjerimet me rrėfyes, tregimtar, denunciator, kolonė e pestė, hafije, skuth, pentito, lamash, etj. Njėri nga anėtarėt, i argėtuar me pasurinė gjuhėsore tė kolegėve, ja mori me zė tė ulėt kėngės “Bilbilenjtė trembėdhjetė/ vanė nė litare vetė”. Tė gjithė u hodhėn pėrpjetė: “Mirė tė vajti mendja. Bilbilfryrės do t’i quajmė!”



1/Premtim i mbajtur

Kryetari i bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha, mė nė fund e mbajti fjalėn qė kishte dhėnė gjatė fushatės: U prezantoi kėtė javė qytetarėve tė kryeqytetit projektin e tramvajit Kombinat-Kinostudio. Domethėnė, shfaqi nė njė projektor ca vizatime nė powerpoint qė i kish gjetur nė sirtaret e vjetra dhe i kėrkoi qeverisė 150 milionė euro. Kur e pa kronikėn televizive nė emisionin e lajmeve nė Top Channel, doktor Berisha ja plasi tė qeshurit. “Ky Luli paska marrė ajėr”, mezi mbajti veten Berisha, “kujton se jam akoma unė kryeministėr. Kėshtu ma bėri dhe me Rrugėn e Kombit: Mė tregoi dy vija nė hartė dhe mė kėrkoi 600 milionė euro, dhe pas dy muajsh mė kėrkoi falje se kishte bėrė njė gabim: Ato para ishin vetėm pėr njėrėn nga vijat!”



2/Mendimi i Ramės

Kryeministri Edi Rama, nga zėra tė besueshėm mėsohet se nuk e ka pritur aspak keq projektin e Lul Bashės pėr tramvajin. Nga kuadrot e paraqitura, Rama pėlqeu shpirtin futurist, jeshilen e thellė dhe njė frymė qė i kujtonte periudhėn blu tė Pikasos. “Edhe ndikimi i Shagallit duket qartė... Nuk ėshtė pa talent ky djalė”, tha Rama. Por pikturat e tramvajit i ktheu mbrapsht me shėnimin: “Je pėrpjekur tė imitosh tė kuqen e Onufrit, por nuk ėshtė nė modė. Provoje ta ndryshosh sfondin nė mavi dhe hajde prapė!”



Baraz me Ēiljetėn

Edhe pse nuk e dha veten, Edi Rama mbeti shumė i fyer qė doktor Berisha e krahasoi me Ēiljetėn, dhe tha se “ti mor zotėri, nuk ke as sa njė e njėqindta e talentit tė asaj kėngėtareje tė nderuar”. Kryeministrit, qė e pranon me sinqeritet se Ēili ka jo njė, por dy talente goxha tė mėdha e tė dukshme, nuk i pėlqeu kuti i krahasimit qė pėrdori Berisha. “Ē’ne piktura, ē’ne kėnga”, po thosh Rama nė rreth tė ngushtė, “mund tė shesėsh disqe dhe dvd sa tė duash. Ama po shite njė pikturė tė hajrit, siguron gjithė jetėn”. Megjithatė, Rama nuk ndihej mirė. Njė nga stafi i ngushtė vendosi me kokė tė vet tė pyesė revistėn Klan, se sa kopertina kishte Ēili dhe sa Edi. Kur i thanė se ishin njėsoj, nga dhjetė secili, djali njoftoi gjithė gėzim Ramėn: “Shef, mos u mėrzit! Sapo vėrtetova se je rrotė mė rrotė me Ēiljetėn!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket