Fotografi

23 vjet “socializėm”

Festa e Partisė Socialiste me njė ceremoni jo dhe aq tė sofistikuar nė mjediset e jashtme tė Muzekut Historik Kombėtar, nuk kishte ndonjė pėrvjetor tė “rrumbullakosur”, por ama kishte shumėēka pėr t’u shėnuar. Ėshtė pėrvjetori i parė me koalicionin e majtė nė pushtet dhe Edi Ramėn kryeministėr. Paraardhėsi i tij Berisha, “vajtoi” paraditen e sė enjtes nė Kuvend mungesėn e socialistėve tė vėrtetė nė kėtė parti, edhe pse nuk shtoi se njėrin prej “tė vėrtetėve” e kishte deputet tė vetin. Por mė shumė se ēdo gjė tjetėr, duhet nėnvizuar mesazhi paqtues i Ramės tė enjten pasdite. Dhe jo thjesht mes tij dhe Metės, kur tha se “ėshtė ditė pėr tė gjithė ne, nuk jemi nė njė parti, por themeluesit e LSI u lindėn dhe rritėn nė kėtė shtėpi tė madhe tė sė majtės europiane”. Duke pėrfituar pėr t’i uruar ditėlindjen e 40 vjetorit kreut tė PD-sė Lulzim Basha, Rama pohoi se nėse Basha do ishte i pranishėm do ngrinte edhe njė dolli pėr tė. “Nėse do na kishin nderuar me pjesėmarrjen do ishim tė gėzuar, do ngrinim njė dolli edhe pėr Bashėn, ka lindur nė njė datė tė shėnuar, por shpresojmė tė jemi sėbashku vitin tjetėr. Ditėlindja ime nuk pėrkon me ditėlindjen e PD-sė, por nėse mė ftojnė do shkoj me kėnaqėsi nė festėn e tyre, edhe pse s’do kem fatin tė ngrihet njė dolli pėr ditėlindjen time. Edhe tė ndarė nėpėr festa modeste nuk shkon mė”, tha Rama.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket