Bota

Tė mposhtim Merkelin

Romano Prodi: Dėmet qė kanė bėrė gjermanėt. Aleanca qė duhet forcuar me Francėn dhe Spanjėn. Dhe nė tė ardhmen, koalicioni i madh kundėr populistėve euroskeptikė
Nga Marco Damilano
“Parė prej kėtej, edhe Europa duket e vogėl, e jo mė Italia...”, pėrshpėrit Romano Prodi nga Shanghai, ku kaloi javėn e fundit tė fushatės elektorale tė zgjedhjeve europiane. I shkėputur, larg prej thashethemeve italiane, tė paktėn nė pamje tė parė (“jam njė njeri i sė shkuarės”), ish presidenti i Komisionit Europian, ish kryeministėr dhe kushedi sa herė kandidat pėr president i Italisė, ai pasionohet kur flet pėr Europėn: ‘Mungojnė sot politikanėt vizionarė, horizontet politike janė ngushtuar”.



-Romano Prodi, kjo ishte fushata e parė elektorale europiane ku kandidatėt pėr drejtimin e Komisionit ishin nė garė direkte, duke filluar nga socialisti Martin Shulc. A ėshtė kėshtu?

Do tė thoshta po, tė paktėn pjesėrisht. Pėr tė parėn herė, edhe pse nė mėnyrė tė thjeshtuar, ēėshtjet europiane mbizotėruan ndaj atyre kombėtare. Nė gjithė Europėn, e padyshim dhe nė Itali partitė u ndanė pėr ēėshtjen e euros, emigracionit, politikat e zhvillimit. Shumicėn e herėve, duke sulmuar e akuzuar institucionet europiane, kuptohet, por ama pėr herė tė parė u braktis ai horizont ngushtėsisht nacional. Ėshtė njė hap pėrpara. Ndėrgjegja e plotė e votės europiane do tė arrihet kur nė zgjedhjen e presidentit tė ri tė Komisionit Europian, tė mbahen parasysh rezultatet elektorale. Duke qenė se nė traktatet tona ka referime vetėm ndaj njė “drejtuesi si produkt koherent me rezultatin e zgjedhjeve”, kjo qė thashė nuk mund tė merret si fakt i kryer. Por sigurisht kėto zgjedhje panė njė politizim mjaft tė madh.

-Nė kopertinėn e fundit tė The Economist, shohim Fransua Holondin tė kryqėzuar, David Kameronin nė flakė, Merkelin kokėposhtė... i vetmi italian ėshtė Bepe Grilo mbėshtjellė me flamurin e BE-sė. A ėshtė panorama e saktė?

Sigurisht bėhet fjalė pėr njė kopertinė satirike, por nxjerr njė mesazh tė qartė: Tė gjitha qeveritė kombėtare janė nė hall tė madh. Mėnyra e gabuar me tė cilėn ėshtė menaxhuar kriza e euros dhe e borxheve sovrane nė vitet e kaluara, i ka theksuar kontradiktat e Europės. Qeveritė janė dėmtuar nga menaxhimi i krizės, jo pėr faj tė Europės por pėr mungesė tė Europės. Gjithēka u vendos bazuar nė interesat e vendeve tė veēanta, ēka solli qė nė gjendjen aktuale ēdo gjė tė vendosej nga Gjermania. Vendet mė periferike u dėmtuan nga njė politikė qėllimisht reēesive, ēka favorizoi gjermanėt, tė cilėt kishin njė sufiēit gjigand tregtar. Kjo dėmtoi krejt pjesėn tjetėr tė vendeve europiane. A ishte e nevojshme kjo politikė? Nėse kinezėt apo Barak Obama do ta kishin menaxhuar krizėn kėsisoj, tani do ishin ata nė krizėn tonė.

-Renci pėrsėrit se Europa duhet tė “ndėrrojė drejtim”. A ėshtė e mundur? Dhe nė ē’kah?

Ėshtė e mundur, por vetėm ndryshimi i parametrave mes deficitit dhe GDP-sė nuk sjell asgjė. Unė jam kundėr pėrjashtimeve nga paktet qė kemi nėnshkruar, paēka se nuk e harroj qė tė parėt qė i shkelėn ato ishin francezėt dhe gjermanėt. Durim, le tė shohim drejt sė ardhmes. Nuk duhet tė shpikim gjėra tė ēuditshme. Nevojiten projekte tė mėdha dhe thelbėsore: Fjala vjen, rrjete tė mėdhenj energjetikė tė pėrbashkėt pėr vendet e BE-sė, sepse leksionet qė na vijnė nga Ukraina janė tė mjaftueshme; rrjete tė mėdha telekomunikacioni, infrastruktura dixhitale, projekte kėrkimore tė pėrbashkėta, tė gjitha kėto, gjėra qė mund tė bėhen tani shpejt.

-Ju keni shkruar se rritja elektorale e populistėve e bėn tė pashmangshėm njė grand-koalicion europian mes socialistėve, popullorėve e liberalėve. Pra modeli italian i marrėveshjeve tė mėdha po i shėrben kontinentit?

Kur flas pėr koalicion tė madh, mė shumė se Italinė kam parasysh Gjermaninė, ku demokristianė dhe socialdemokratė po bashkėqeverisin...

-Por Gjermania nuk ka njė parti tė madhe anti-sistem si Lėvizja Pesė Yjet...

Afėrmendsh, sepse nė Gjermani territorin e populizmit dhe nacionalizmit e mbulon vetė Merkel, qė arrin t’i interpretojė tė dyja rolet. Mbrojtja e interesave kombėtare gjermane ka mbytur qė nė gjenezė ēdo mundėsi lėvizjesh tė brendshme anti-europeiste, por ama ka ndezur populizmat e gjithė vendeve tė tjera. Vitet e fundit, nė Bruksel ka komanduar vetėm njė vend, Gjermania, qė tani i jep vetes tė drejtėn tė japė edhe leksione morale, tė papranueshme. Unė si president i Komisionit Europian gjithnjė kam trajtuar me respekt ēdo vend, por leksione nuk i kam dhėnė askujt.

-Spektri No-Euro, nga Le Pen tek indipendentistėt britanikė, janė nė rritje nė gjithė Europėn. Nė Itali ėshtė Grilo. A janė e njėjta gjė?

Ēdo situatė kombėtare ka specifikėn e vet. Elementi qė ėshtė i pranishėm tek tė gjithė, ėshtė shfrytėzimi i frikės. Tė gjitha lėvizjet populiste, pėrdorin me inteligjencė (sipas kėndvėshtrimit tė tyre) frikėn e opinionit publik dhe vendosin shenjėn e barazimit mes euros dhe krizės. Ekuacion i gabuar, sepse fragmentarizimi qė do tė shkaktonte dalja qoftė dhe e njė vendi tė vetėm nga eurozona, do tė sillte pasoja tė pallogaritshme.

-Nė korrik Italia (dhe Renci) merr presidencėn e BE-sė. Ēfarė hapėsirash pėr manovra do tė ketė?

Italia, Franca dhe Spanja duhet tė bashkohen pėr njė politikė ringjalljeje dhe zhvillimi ekonomik. Tė pėrgatisin njė plan rilanēimi, tė diskutuar dhe propozuar sė bashku, nė mėnyrė qė nė Kėshillin Europian tė tetorit tė vijnė siē shkohet nė njė institucion ku merren vendime, jo nė njė konventė studimore.

-Si kryeministėr i vendit, patėt fituar tė drejtėn pėr Expo 2015 nė Milano. Si i pritėt arrestimet e fundit pėr korrupsion lidhur me kėtė projekt?

Siē thuhet nė zhargonin popullor, “m’u prenė kėmbėt”. Qė mė parė kishte mjaft vonesa dhe probleme, por mua mė erdhi keq edhe nė planin personal, kur pashė tė riktheheshin nė skenė personazhe tė 20 viteve tė parė. Korrupsioni ėshtė mjaft i vėshtirė pėr t’u gjurmuar e ndjekur, duhet parandaluar e dobėsuar para se tė zhvillohet. Mė pas ėshtė shumė vonė. Uroj qė masat e reja tė supozuara qė do merren, tė jenė efikase, por dėmi pėr Italinė ėshtė bėrė ndėrkaq. Investitorėt e huaj qė takoj mė pyesin nėse ekziston njė administratė efiēente nė drejtėsi, rregulla tė qarta qė mundėsojnė konkurrencėn e drejtė. Parė nga jashtė, e gjitha kjo ngjan shpesh inekzistente, dhe shkėputja ėshtė gjithnjė e mė e fortė.

-Mendohej se nė Itali kriza kishte pėrfunduar, dhe qeveritė prej dy vitesh po thonė se shohin “dritė nė fund tė tunelit”. Por nė fakt vlerėsimet ende japin shenjėn minus.

Sinqerisht nuk mė ēudit kjo. Ēdo herė qė gjatė muajve tė fundit kam folur pėr ringritjen ekonomike, kam nėnvizuar premisėn se kisha shpresė qė ta shihja sė shpejti, por qė ende nuk po dalloja sinjale tė tilla nė vėzhgimet e mia empirike. Ēfarėdolloj optimizmi, duhet tė pėrballet me realitetin e njė vendi qė po vuan tė rigjejė besimin tek vetja.

-Ish sekretari amerikan i Ekonomisė Timothi Gajtner ka shkruar se nė vitin 2011 erdhi nga Europa kėrkesa pėr Obamėn, qė tė rrėzohet Berluskoni. E vėrtetė?

Komplotet gjithnjė janė tema pėr tė cilat shkruhet shumė. Kėsi lloj teorish dolėn edhe pėr rrėzimin e qeverisė sime dikur. Por a mund t’ju them atė qė mendoj realisht? Kėto histori nuk mė interesojnė fare!

-Koalicioni i madh, europian dhe italian, nga plan emergjence po kthehet nė formulė qeverisėse?

Nė planin kombėtar, ēdo vend pėrshtat atė skemė politike qė mundėson krijimin e njė qeverie tė aftė pėr pėrballjen e situatės qė kalon. Ndėrsa nė nivel europian, koalicioni i madh do tė bėhet i pashmangshėm, pas rezultateve tė fundit. Partitė europeiste janė tė detyruara tė bashkohen dhe tė bėjnė njė politikė aktive, nėse nuk duan tė pėrfundojnė nė pakicė e madje tė zhduken nga skena.

-Por a ėshtė kjo njė skemė qė ju e mbėshtesni? Nė Itali, ndėrsa pas njėzet vjetėsh u mbyll sezoni i bipolarizmit mes berluskonianėve dhe qendrės sė majtė, mos duhet hapur njė sezon i ri?

Njėzet vjet mė parė, po mendoja mbi hyrjen time nė politikė dhe deklarova gadishmėrinė time pėr atė angazhim qė u konkretizua njė vit mė pas me Ullirin, brenda njė kuadri bipolarist. Kam mbetur besnik i formulės sė atėhershme. Nėse do tė adoptohej asokohe, nė kohėn kur i ēuam nė kahun pozitiv parametrat ekonomikė, nuk do tė bėnim hapa pas dhe Italia e sotme do ishte ndryshe. Gjithnjė jam deklaruar pėr njė sistem elektoral qė favorizon bipolarizmin, modelin anglez tė kolegjit njėraundėsh, apo atė francez me dy raunde. Thjesht, nevojitet njė ligj elektoral qė i mundėson fituesit tė qeverisė. Kjo ėshtė forma e qeverisjes nė njė vend demokratik ku duhen marrė vendime. Nė tė kundėrt, nėse kjo mundėsi nuk krijohet, atėherė grand-koalicioni bėhet i pashmangshėm.

-Ju merrni ēmimin De Gasperi, qė para jush e kanė merituar Helmut Kol dhe Karlo Axelio Ēampi. Ēfarė ka mbetur nga klasa udhėheqėse europiane?

Shumė pak. Sot nuk shoh udhėheqės vizionarė, vetėm politikanė lokalė. Demokracitė europiane vuajnė nga mungesa e vizionit, nga njė shkurtim horizontesh politike qė nuk lėnė tė shohėsh pėrtej zgjedhjeve tė rradhės, sondazheve, rezultatit tė ēastit...

-Ju e pėrdorni Twitterin, mė saktė a “jeni” nė Twitter?

Nuk jam dhe nuk kam pėr tė qenė. Ėshtė njė prej arsyeve pėrse mendoj se jam “i vjetėruar”. Unė jam nga ata qė nė politikė preferoj tė mendoj, gjatė dhe ngadalė. Twitter ėshtė njė instrument argėtimi, ndėrsa politika ėshtė njė gjė krejt tjetėr. Nuk mund tė bėsh politikė me njė cicėrimė.

-Pra, Mateo Rencit do t’i sugjeronit mė pak cicėrima dhe reflektime mė tė gjata?

Nuk kam asnjė kėshillė pėr Rencin. Ėshtė kaq e vėshtirė detyra qė ai ka, saqė s’ka vend pėr kėshillat e tė tjerėve. Kėtė unė e di mirė.



Nga l’Espresso


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket