Sport

Futbolli si opium

85. milionė kilometra katrorė, 200 milionė banorė, 14 miliardė dollarė investime dhe 12 qytete qė do presin Botėrorin. Pėrballė njė polarizimi tė thellė shoqėror qė nuk do rrijė pa u shfaqur
Nga Bledar Kuka
Jepuni tė hanė futboll. Kėshtu thotė pėr pikturėn e tij nė mur, njė artist rruge nga Brazili, Paulo Ito. Siē ėshtė gjerėsisht e pėrhapur nė tė gjithė qytetet e mėdha, edhe nė Rio apo Sao Paulo gėlojnė pikturat murale, skicat murale dhe tema e tyre kryesore sot ėshtė Kupa e Botės. Apo mė saktė, kontrasti mes varfėrisė sė shtresave tė tėra braziliane dhe shpenzimeve e shkėlqimit tė turneut mė tė madh tė futbollit.

Dikur komunistėt thoshin (besohet, e thonė ende) se “feja ėshtė opium pėr popullin”, ndėrsa sot nė Brazil, artistėt e rrugės, thuajse tėrėsisht tė majtė madje edhe radikalė, shprehet se “futbolli ėshtė opium pėr popujt”. Pėr brazilianėt, futbolli ėshtė thuajse e barabartė me njė fe (besim), diēka qė mirė apo keq, i ndihmon ata tė jetojnė mė mirė.

Edhe Kupa e Botės ka sjellė frenezi dhe dėshirė pėr t’u argėtuar, njė rast qė nuk vjen shpesh dhe qė rinia braziliane do tė pėrpiqet ta shfrytėzojė deri nė fund, e pėrzier me mbi gjysmė milionė njerėz nga e gjithė bota qė kanė ardhur tashmė nė kėtė vend tė madh, nė ndjekje tė futbollit.



FIFA dhe organizatorėt kanė bėrė diēka tė zgjuar duke e shpėrndarė turneun nė 12 qytete qė pėrfshijnė thuajse ēdo skaj tė vendit prej mbi 8.5 milionė kilometrash katrorė dhe qė ka gati 200 milionė banorė. Qė nga brigjet veriore apo jugore, nė kufijtė me Guajanėn e Venezuelėn apo Uruguajin, e deri nė xhunglat e thella tė Amazonės, deri nė kėmbėt e Andeve, aty ku Brazili takohet me Perunė e Bolivinė, kudo ndihet atmosfera.

Pėr vite me radhė u shpenzuan para pa fund, deri nė 14 miliardė dollarė, mes shumė kaosi e rrėmuje u rikonstruktuan apo u ndėrtuan stadiume, u ndėrtuan e u pėrmirėsuan autostrada, aeroporte dhe hallka tė tjera tė domosdoshme tė infrastrukturės. Gjithēka, sipas natyrės sė vėrtetė tė brazilianit, jo domosdoshmėrisht korrekt dhe qė solli probleme tė mėdha dhe turpėrim jo tė paktė tė vendit nė sytė e botės.

Por, mė i mprehtė nga tė gjithė shqetėsimet ėshtė kontrasti brenda shoqėrisė. Njė pjesė e vogėl e njerėzve zotėrojnė thuajse gjithēka dhe nė favor tė tyre rrjedhin tė ardhurat nga veprat e artit, sportive apo turistike qofshin.

Nė favelat, lagjet-geto tė qyteteve braziliane, nuk bėhet turizėm. Turisti europian, japonez apo amerikan nuk kuturis deri atje, nuk shpenzon, pasi nėpėr favela nuk ka mundėsi as tė bėsh njė fotografi pėr kartolinė, qė ta kesh kujtim nga vizita nė Brazil. Pėr mė tepėr, policia jo gjithnjė hyn atje dhe turistėve u thuhet vazhdimisht tė bėjnė kujdes e tė mos shkojnė dokudo. Piktorėt e rrugėve kanė pikturuar nė njė mur njė fėmijė tė varfėr, tė veshur me flamurin brazilian, qė ngjitet nė ēatitė e favelave, nė kėrkim tė kushedi se ēfarė gjėje, ndėrsa njė ushtar apo polic i armatosur e vėzhgon me vetulla tė vrenjtura.

Banorėve tė favelave, qė nuk janė pak, por dhjetėra milionė, nuk u mbetet veēse tė dalin pėr xhiro nėpėr shėtitoret e zbukuruara me vepra arti nė Rio, Sao Paulo, Salvador, Fortalesa apo Belo Horizonte. Po ashtu, tė mbeten me shpresė se ndonjė fėmijė i tyre mund tė bėhet futbollist i madh dhe t’i thotė “lamtumirė” varfėrisė ashtu si Nejmar apo mė parė Romario e Ronaldinjo.

Unionet sindikale tė Brazilit e pritėn Kupėn e Botės si ujėt e paktė. E ku kishte moment mė tė mirė sesa ky pėr t’ia mbledhur qeverisė tė dyja kėmbėt nė njė kėpucė? Autoritetet e ndjenė rrezikun dhe vendosėn qė tė rrisnin rrogat e punonjėsve tė metrosė sė Sao Paulos me mbi 8 pėr qind, por sindikatat kėrkuan 12. Qeveritarėt e kuptuan mirė rrezikun kur mbi 1 milionė njerėz dolėn nė rrugė nė Kupėn e Konfederatave tė mbajtur vjet, duke prishur edhe pėrshėndetjen e presidentes Dilma Rusef, nė ndeshjen e hapjes sė turneut. Aq tė kėqija janė kujtimet saqė Rusef vendosi tė mos ishte nė ceremoninė e hapjes kėtė herė.



Acarimi shtohet nga shpenzimet prej rreth 14 miliardė dollarėsh pėr infrastrukturėn dhe gjithēka tjetėr qė duhej pėr Kupėn e Botės, ndėrsa gjendja e shėrbimit shėndetėsor apo ajo e punėsimit duket tepėr e keqe. E gjitha kjo bėhet edhe mė tragjike nėse mplekset me korrupsionin e lartė, mungesėn e efikasitetit (a nuk u turpėrua Brazili me vonesat nė ndėrtimin e stadiumeve?) dhe gabimet nė lidhje me pėrparėsitė.

Sindikalistėt brazilianė kanė aleatė tė fortė tek Lėvizja e Punėtorėve pa Tokė, e cila e zuri nė ngėrē Sao Paulon, duke bllokuar rrugėt dhe duke pushtuar njė stacion nė qendėr tė qytetit, aq sa policia pėrdori granata joluftarake ndaj tyre. Trafiku, nė gjendje tė rėnduar edhe nė kushte normale, u bė katastrofik me radha makinash prej mbi 200-300 kilometrash.

Pasiguria mbetet e madhe pėr atė qė mund tė ndodhė gjatė turneut, edhe pse masat e marra janė tė ashpra. Rreth 100 mijė forca policore dhe 57 mijė forca ushtarake mbrojnė Botėrorin dhe Brazili duket sikur ėshtė nė gjendje lufte. Si pėr ta bėrė tėrėsisht tė keqe gjendjen e autoriteteve, vjen edhe kritika nga Kisha Katolike, njė institucion i fuqishėm nė vendin amerikanolatin. Brazili ėshtė njė vend i veēantė ku Kisha Katolike ka madje njė krah tė majtė dhe ky krah detyroi institucionin fetar qė tė kritikonte organizatorėt e Kupės sė Botės se menduan mė shumė pėr stadiumet dhe futbollin sesa pėr tė varfėrit.

Paradoksi ėshtė se partia udhėheqėse e Brazilit, ka nė emblemė yllin me pesė cepa. Ajo ėshtė Partia e Punėtorėve (Partido dos Trabalhadores) dhe, ndonėse nuk ėshtė komuniste, lindi nė rrymėn e socializmit demokratik. Rivalja e saj mė e madhe ėshtė gjithashtu njė parti e majtė, ajo Socialdemokrate dhe tė dyja kėto nuk kanė ndonjė simpati pėr SHBA-nė, por shumė pėlqim pėr Kubėn e Fidel Kastros. Amerikanėt nuk mund tė hyjnė nė Brazil pa paguar 200 dollarė pėr vizėn, ndėrsa shqiptarėt pėr shembull, duhet tė paguajnė 60 dollarė. Partia tjetėr e madhe ėshtė ajo ish-komuniste, e quajtur Partia Popullore Socialiste, qė e ndėrroi emrin nė 1992. Veēse, populli brazilian mendon se politika duhet tė jetė edhe mė e majtė sesa kaq. Shumė ujė ka rrjedhur qė kur vendi u zbulua nga europianėt dhe u kolonizua prej tyre, mes njė pėrleshjeje tė ashpėr tė gjatė me dekada, mes portugezėve, holandezėve dhe francezėve.

Kjo koloni e re ekzistonte, ashtu si edhe kolonitė mė tė vjetra, vetėm pėr njė qėllim: pėr shfrytėzim. Aq sa edhe emri Brazil erdhi nga biznesi. Kjo fjalė, Brazil, vjen nga njė dru i bregdetit qė u quajt “pau-brasil”. Kjo pemė u quajt kėshtu sepse kishte njė ngjyrė si tė kuqe (brasa) dhe, bashkė me shkurtimin il (ilium) bėri fjalėn Brasil.

Ky dru ishte tepėr i rėndėsishėm nė tregtinė me Europėn, tepėr i vlerėsuar nga industria e veshjeve. Pėr tė punuar nė pyje, nė plantacione dhe nė miniera u desh krah pune dhe kėtu e ka zanafillėn popullsia zezake e Brazilit. Me qindra mijėra skllevėr u blenė nė Afrikė dhe u trajtuan nė mėnyrė ēnjerėzore. Skllavėria u hoq vonė nė Brazil, me ligj vetėm nė 1888, ndryshe nga Perandoria Britanike apo tė tjerė shtete kolonialistė europianė.

U desh kryengritja e tyre, qė kulmoi nė 1887, qė rrezikoi rendin dhe pronėn pėr tė bindur autoritetet qė tė dorėzoheshin, ose tė paktėn tė ndėrronin fasadėn. Me dhjetėra mijė skllevėr zezakė dolėn nga plantacionet dhe vendet e punės, duke protestuar fuqishėm, deri edhe me armė nė duar. Ata ishin paraardhėsit e protestuesve tė sotėm tė pastrehė dhe tė papunė.



Zhilberto de Mejo Frejre (Gilberto de Mello Freyre), shkrimtar, historian, antropologjist, sociolog, piktor, gazetar dhe politikan, ka botuar shumė kohė mė parė njė vepėr tė madhe. E quajtur “Zotėrinjtė dhe skllevėrit” (Casa-Grande & Senzala), ajo ėshtė njė simbol i historisė dhe shoqėrisė braziliane. Casa Grande do tė thotė ajo qė ne e themi nė shqip, “Shtėpiė e Madhe” apo “Derė e Madhe”, ndėrsa “senzala” ėshtė lagjia ku jetonte klasa punėtore zezake, ish-skllevėrit qė mė pas u bėnė shėrbyes. Shtėpia e Madhe, ajo e pronarit tė tokave, zotėronte plantacione sheqeri dhe qytete tė tėra.

Frejre mendonte se arkitektura e Kaza Grandes ishte shprehje e patriarkalizmit tė shoqėrisė braziliane. Intelektuali i shquar i majtė ishte i bindur se nė Brazil nuk duhet tė mendohet pėr njė racė inferiore pėr shkak tė pėrzierjes racore. Ai mendonte se kjo pėrzierje e racave portugeze, afrikane dhe indigjene vendase, kishte sjellė elementė pozitive nė kulturėn e Brazilit.

Por, pavarėsisht se racizmi nuk u institucionalizua si nė SHBA apo nė Afrikėn e Jugut, ai ekzistoi pa ndėrprerje. Pėr kėtė shkak, nuk rreshti procesi qė brazilianėt e quajnė “embranquemento” (zbardhja) dhe qė bėhej nėpėrmjet lidhjeve tė zezakėve me tė bardhėt. Kjo gjė i bėnte njerėzit mė tė pranueshėm tė shoqėri. Nėse do tė bėjmė njė krahasim sot, me gjendjen e 150 viteve mė parė, do tė shikojmė se pėrqindja e zezakėve ka rėnė ndjeshėm. Ata ishin diēka mė pak se 2 milionė nė 1872, kur popullsia gjithsej ishte mė pak se 9 milionė, ndėrsa sot janė 14-15 milionė zezakė nė njė popullsi gati 200 milionėshe ku gati gjysma cilėsohen tė bardhė.

I tillė ėshtė Brazili, vendi me polarizim aq tė madh, por ku edhe tė pasurit, edhe tė varfėrit duan qė ekipi i tyre kombėtar ta fitojė Kupėn e Botės dhe ku rivalitetet sidomos me argjentinasit apo uruguajanėt janė tepėr tė ndjeshme. Aq sa, ēdo ndeshjeje tė madhe tė sė kaluarės i ėshtė vėnė nga njė emėr i veēantė, si tė ishte ndonjė betejė historike. Disfata me Uruguajin nė 1950 ėshtė quajtur “Marakanazo” dhe brazilianėt luten qė tė mos pėrsėritet kurrė. Njė popull, kėtu optimist, kėtu pesimist, pret njė muaj tė veēantė. Nė kėtė popull bėjnė pjesė edhe tė papunėt e shumtė qė zyrtarisht duhet tė jenė pak, jo mė shumė se 5 pėr qind, por qė nė tė vėrtetė janė shumė. Ka njė sekret ky vend, sekret qė nuk kanė dėshirė ta raportojnė media tė mėdha dhe kėshtjella tė kapitalizmit amerikan si “Forbes” apo “Wall Street Journal”, por qė e jep media vendase si dhe tė tilla si gazeta angleze, “The Guardian”.

Papunėsia zyrtare ėshtė e ulėt, por kjo duket se vjen nga rrudhja e popullsisė sė aftė pėr punė, qė tani ėshtė tek 55 pėr qind e popullsinė sė pėrgjithshme. Mė shqip, nė Brazil ka gjithnjė e mė pak njerėz qė kėrkojnė punė dhe qė regjistrohen nė zyrat pėrkatėse. Nė SHBA, edhe nė kohėn e Recesionit tė Madh nė 2009, popullsia e punėsuar ishte 66 pėr qind e asaj tė pėrgjithshme. Kjo ka bėrė qė pakėnaqėsia ndaj qeverisjes, qoftė kjo edhe e majtė dhe jo ajo e dikurshme e pronarėve tė mėdhenj tė plantacioneve, ėshtė e madhe, me mbi dy tė tretat e popullsisė, tendencė qė shkon drejt rritjes.



Gjithsesi, tė paktėn pėr biletat, brazilianėt do tė shpenzojnė mė pak sesa tė tjerėt. Pėr vendasit shkojnė nga 180 realė pėr ndeshjet mė tė lira (deri nė 60 realė nė vende jo tė pėrshtatshme), deri nė 1980 realė pėr biletat mė tė mira tė finales. Njė punėtor metroje qė e nis punėn me 1300 realė rrogė (mė pak se 600 dollarė nė muaj), e ka mundėsinė tė blejė pa u vrarė shumė njė biletė pėr tė pasur, gjatė njė muaji, njė kėnaqėsi qė nuk do ta ketė mė pas.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket