Spektakel

Ethe braziliane

Ndikimi i Kampionatit Botėror tė Futbollit nė Tiranė. Vėmendja e pėrqėndruar shumė javė pėrpara hapjes, efekti nė turizėm, biznes dhe numri i madh i shqiptarėve qė luajnė nė kombėtaret e huaja. Tifozeria dhe skuadrat e zemrės sė disa personazheve tė njohur
Alida Cenaj, Gent Shkullaku
Bregdeti i Durrėsit e ka shijuar ndryshe ceremoninė e hapjes sė Botėrorit 2014. 31 vajza tė pėrzgjedhura ndėr mė tė bukurat e trojeve shqiptare, nė plazhin e Los Locos Beach, veshur me bluzat e skuadrave mė tė njohura tė botės, ngjyra-ngjyra dhe me festime kanė gėzuar bashkė me tė tjerė, tė apasionuar pas futbollit, ngjarjen mė tė madhe qė trazon botėn sportive njė herė nė katėr vjet. Ndoshta mungonin veshjet karakteristike dhe karnavalet e famshme braziliane, nuk pati parakalime nga ato qė tė lėnė pa frymė nė Rio, ama e sigurta ėshtė qė konkurentet e kėtij viti tė “Miss Shqipėria” kanė gjallėruar ndryshe mbasditen e 12 qershorit nė Durrėsin shqiptar. Bashkė me rrugėtimin e “Miss Shqipėrisė” ka nisur pra edhe ky Botėror sivjet. E ndėrsa producenti Petri Bozo ėshtė kujdesur qė turet, mini-spektaklet e sidomos nata finale e konkursit tė bukurisė, qė do mbahet nė Ulqin, tė mos pėrkojė me ndeshjet, tė paktėn ato kryesoret qė kanė shikueshmėri tė lartė, e sigurta qė mund tė thuhet ėshtė se kryefjala e kėtij qershori ėshtė Botėrori 2014. Njė vėmendje e drejtuar nga Brazili edhe shumė javė mė parė, pėrveēse kėsaj tė fundit, pėr hir tė sė vėrtetės. Sepse zhvillimi i kampionatit botėror tė futbollit nė Brazil u quajt edhe si kthimi i futbollit nė “atdheun” e vet. Pavarėsisht se ky nder i takon Anglisė, Brazili ėshtė parė gjithmonė si vendi nė tė cilin futbolli ėshtė shndėrruar nė spektakėl, qė lind yje e shpėrndan kupa. Brazili ishte kryefjalė pėr javė tė tėra edhe sepse ėshtė njė vend qė ka shijuar njė rritje tė ndjeshme ekonomike dhe dy vite mė pas do tė jetė sėrish mikpritės i Lojrave Olimpike tė Rios. Ēka ka mjaftuar qė ta kthejnė atė nė njė kantier tė madh ndėrtimi ku po hidhen miliarda, por edhe nė njė vend me debate tė forta dhe tė ashpra pėr disnivelin e madh ekonomik tė popullsisė. Ėshtė folur pėr njė event botėror, pa lėnė mėnjanė efektin qė shkakton vetė emri i vendit ku do tė organizohet kėtė vit Botėrori.

Ndaj, ajo ftesa e famshme e talent show-t tė dikurshėm tė Adi Krastės, “ti vjen nė Tiranė”, pėr futbollistėt profesionistė tė kombėtareve tė ndryshme ishte kthyer nė “shkon ose jo nė Brazil”. Dhe pėr shqiptarėt, akoma mė shumė, historia tradicionale e tifozerisė ėshtė pėrzier me kuriozitetin qė shkaktojnė emrat e shqiptarėve qė do tė luajnė nė Brazil. Nėse ende nuk bėhet fjalė tė shohim kombėtaren tonė nė njė kompeticion tė tillė tė pėrmasave botėrore, pėr herė tė parė sivjet janė lakuar emra futbollistėsh shqiptarė qė luajnė me kombėtare tė vendeve tė tjera. Nė kėtė edicion tė Botėrorit, njė ngushėllim jo i vogėl pėr ne do tė jetė prania e madhe e futbollistėve shqiptarė nė Brazil 2014. Adnan Januzaj ėshtė pėrfshirė nė listėn pėrfundimtare tė Belgjikės pėr pjesėmarrjen nė Botėror, ashtu si 5 futbollistėt qė luajnė pėr Zvicrėn, pa harruar kėtu Pajtim Kasamin qė ėshtė nė listėn rezervė tė skuadrės sė Hitzfeldit. Nėse kėtyre i shtohen tre shqiptarėt qė janė nė listėn e madhe tė Greqisė dhe Mustafi te ajo gjermane, numri i futbollistėve me origjinė shqiptare qė udhėtojnė drejt Brazilit pėr tė qenė protagonistė nė kėtė Botėror, shkon nė 11, njė numėr i konsiderueshėm pėr aktivitete tė kėtij lloji. Nė mėnyrė tė veēantė interesimi i mediave botėrore, por sidomos i tifozerisė shqiptare nėpėr rrjete sociale dhe jo vetėm u pėrqendrua pėr ditė tė tėra tek Adnan Januzaj. Parti nga ata qė hodhėn nė diskutim qė Januzaj tė vinte nė Shqipėri pėr t’iu bashkuar kombėtares tonė, por pėrfundimisht shqiptari i talentuar zgjodhi. Ndėrkohė, Xherdan Shaqiri ėshtė etiketuar pėrsėri si imazhi i kombėtares sė Zvicrės, qė shumė ekspertė tė futbollit nė kėtė vend e kanė cilėsuar si njė nga mė tė mirat e tė gjitha kohėve. Njė rol protagonisti pritet tė ketė edhe Valon Behrami, i cili ėshtė ndėr lojtarėt mė me eksperiencė tė pėrzgjedhur nga trajneri Hitzfeld, pasi pėr tė, kjo ėshtė pjesėmarrja e tretė nė Botėror. Blerim Xhemajli ėshtė gjithashtu njė futbollist qė merr pjesė pėr herė tė dytė nė njė Botėror, ndėrsa debutues nė njė aktivitet tė tillė janė si Granit Xhaka, ashtu edhe Admir Mehmedi. Hitzfeld ka lėnė nė listėn rezervė Pajtim Kasamin, me mesfushorin e Fullham qė do tė bėhet pjesė e kombėtares vetėm nėse ka ndonjė dėmtim nė listėn e publikuar dje.



Arsye tė mjaftueshme qė ky Botėror tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Pavarėsisht etheve tė statusit tonė nė BE, lobimit politik dhe lajmeve qė shkojnė e vijnė nga Brukseli, tė paktėn kėtė muaj duket se politika do tė kalojė pėrkohėsisht nė plan tė dytė pėr njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve. Po flitet kaq shumė pėr Brazilin dhe ethet e garės qė parashikohen nė fushėn e blertė sa edhe nė fushėn e turizmit u krijua njė mini-sektor me logon Brazil. Nėse deri fundvitin qė lamė pas Brazili dhe brigjet e tij ishte diku andej nga fundi i listės sė operatorėve turistikė, ca prej largėsisė e ca prej kostos sė lartė pėr pushime, kėtė qershor Brazil ishte destinacioni i dėshiruar pėr shumėkėnd. Zėvendėskonsulli i Ambasadės Braziliane nė Tiranė, Daniel Silva de Oliveira tregoi pėr mediat shqiptare se javėt e fundit ishin ndeshur me njė fluks tė pararė kėrkesash pėr vizė nga shqiptarėt dhe kosovarėt. E meqė punėt kishin vajtur kėshtu ishte e udhės tė sqaroheshin tė gjithė se pėr tė parė nga afėr Kupėn e Botės nuk ishte aspak e vėshtirė: Vizat turistike lėshoheshin brenda tre ditėsh dhe pėr tė aplikuar pėr njė vizė tėrregullt turistike duhej vetėm pasaporta, bileta e avionit, rezervimi i hotelit dhe njė deklaratė bankare. Asnjė zgjatje procedurash. Pėrkundrazi. Sipas De Oliveiras nėse pėr njė vizė turistike paguhet tarifa prej 20 dollarėsh, pėr vizat pėr Kupėn e Botės nuk do tė kishte asnjė pagesė. Lehtėsi me kėtė rast do tė kishin edhe qytetarėt kosovarė, pavarėsisht se Brazili nuk e ka njohur ende pavarėsinė e Kosovės. Pėr t’i shėrbyer Brazilit dhe kampionatit diplomatėt e vendit tė largėt deklaruar se duhej vetėm njė biletė pėr tė vėrtetuar se qėllimi i udhėtimit ishte Botėrori dhe ēdo qytetar qė dėshironte do tė pajisej me njė minipasaportė tė quajtur “lese pase”, me tė cilėt Kupa nuk do tė ishte mision i pamundur.

Botėrori “ndėrhyri” deri kėtu me pak fjalė sado qė futbolli shqiptar dhe Kupa e Botės duken ende shumė larg njėra-tjetrės. Pėr tė mos folur pastaj pėr ekranet televizive. Edhe aty Brazili ėshtė kryefjalė duke shkaktuar njė pėrpjekje tė shtuar konkurence me shtimin e emisioneve qė flasin vetėm pėr tė. Dhe nuk bėhet fjalė pėr ata tradicionalė qė janė on air edhe nė kohė kampionatesh tė tjera: Do tė kemi emisione sportive dedikuar Botėrorit, surprizave tė tij, me tė ftuar analistė e futbolldashės qė komentojnė atė ēka ndodh nė kontinentin shumė larg nesh. Dhe qė jo domosdoshmėrisht janė tė lidhur me sportin. Priten tė shfaqen nė ekran dhe jo vetėm figura publike qė bėjnė tifo e ndoshta hedhin edhe baste pėr skuadrat e zemrės.

Nė ditė festimesh mes etheve tė njė tjetėr lloj gare, producenti Petri Bozo e ka deklaruar skuadrėn e tij qė nė veshje, ende pa filluar Botėrori. Ėshtė tifoz i kombėtares sė Italisė dhe megjithėse kėto i ka javė fort tė ngarkuara, e sigurta ėshtė se nuk do tė humbasė asnjė ndeshje tė saj. Programi i Miss-it tė kėtij viti ėshtė ndėrtuar i tillė, qė gara e bukurisė tė jetė e ndėrthurur me atė sportive dhe producenti t’i ketė tė lira mbrėmjet kur luan skuadra e tij e zemrės. Mund tė tundohet edhe pėr ndonjė bast tė vogėl, pasi tė ketė parė rrjedhėn e gjėrave. “Sigurisht, thotė duke qeshur, pse jo edhe ndonjė bast”. Veē me shuma tė vogla ama, jo mė shumė se 100 lekė. Pjesė e zbavitjes edhe kjo.



Ndėrsa politika duket se do tė koordinojė punėt dhe futbollin sipas rastit. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ėshtė gjithashtu i apasionuar pas futbollit. Meqė lidhjet me sportin i ka tė hershme do tė ishte ēudi sikur Meta tė ishte indiferent ndaj njė eventi si Kampionati Botėror. Ėshtė tifoz i zjarrtė i Hollandės dhe premton se do t’i ndjekė tė gjitha pėrballjet e saj nė kėtė kampionat. Gjė qė nuk duket se do ta humbasė edhe Ministri i Mirėqenies Sociale, Erion Veliaj. I dhėnė pas sportit, njė prej atyre qė deri ditėn kur axhenda iu ngarkua si ministėr, Veliaj nuk i humbiste kurrė ndeshjet me miqtė. Ėshtė i apasionuar pas futbollit dhe ēdo minutė tė lirė tė kėtij muaji do t’ia dedikojė Botėrorit dhe sidomos Anglisė, skuadrės sė tij tė zemrės. Ka pranuar me veten paktin se, pėr hir punėve tė shumta si ministėr mund tė humbasė ndonjė ndeshje, ama nėse Anglia i afrohet finales, kėtė premton se nuk do ta humbasė. Siē edhe Tritan Shehu vėshtirė tė lėrė pa parė Italinė me tė cilėn bėn tifo prej vitesh. Ose ministri pėr Marrėdhėniet me Kuvendin, Ilirjan Celibashi. Ish kreu i KQZ-sė e ka nisur historinė e tifozerisė sė tij si tifoz i Republikės Federale Gjermane qė para se tė bashkohej me DDR, qysh para se tė krijohej BE. “Dhe i tillė mbetem edhe tani”, thotė Celibashi. “Por kjo vlen vetėm pėr kampionatet europiane dhe botėrore. Nė ndeshjet ndėrkombėtare jam vetėm me Shqipėrinė, ndėrsa nė ato miqėsore jam me Kosovėn”. Ka edhe tė tjerė qė ndoshta nuk janė tifozė tė thekur, por pėrballė njė eventi si Botėrori dorėzohen. Fjala vjen Gent Strazimiri, deputet i PD-sė, teorikisht ėshtė me Brazilin, por praktikisht nuk ėshtė nga ata “qė mezi e presin”. Ose kryeprokurori, Adriatik Llalla, bėn tifo pėr Brazilin, por jo aq sepse ka ndonjė lidhje apo nostalgji pėr futbollin e yjeve. Ėshtė i biri me kėtė skuadėr e baba e bir e ndjekin tė dy dhe thėrrasin pėr tė njėjtėn skuadėr.

Pak mė ndryshe duket atmosfera sa i takon personazheve tė artit dhe tė letrave. Botuesi i njohur Petrit Ymeri ėshtė tifoz i Italisė. “Por pėr shkak tė orareve anormale pėr ne europianėt, disa ndeshje do t’i shoh nė shtėpi e disa nė bare tė ndryshme me shokė”, thotė ai. Sa pėr tundimin pėrballė basteve. Nuk e ka bėrė kurrė e vėshtirė ta tundojė edhe ky botėror.

Ndėrsa Rezart Aga ka provuar tundim tė njė tjetėr lloji kėtė qershor: Tė presė biletėn pėr Brazil. “Si tė mos tundohesh kur ky kampionat zhvillohet nė vendin e futbollit e ku gjithēka lidhet me futbollin”, thotė autori i Masterchef Abania. Por edhe kėsaj here ka hequr dorė nga bileta e meqė spektakli ka fare pak ditė qė ka pėrfunduar, bashkė me shijen e njė formati qė bėri bujė nė Shqipėri, Rezarti do ta shijojė Botėrorin siē ka bėrė gjithmonė: Nė lokal me shoqėrinė duke bėrė tifo pėr skuadrėn e zemrės, Italinė. “Megjithatė nuk besoj se Italia do tė ecė shumė sivjet”, thotė ai. “Besoj se surpriza e kėtij Botėrori do tė jetė Anglia edhe pse specialistėt e kanė kuotuar pak si pretendente”. Pa i hyrė shumė parashikimeve do ta ndjekė, pak pėr argėtim e shumė sepse ėshtė tifoze, kėtė Botėror edhe prezantuesja Floriana Garo. Ėshtė e dhėnė pas ngjyrave tė Brazilit dhe bashkė me tė fejuarin, biznesmenin Teodor Ngjela e ka pėrcaktuar destinacionin e mbrėmjeve tė kėtij qershori: Nė bar Austria. Herė herė Tedi vė edhe ndonjė bast dhe kur loja ėshtė e fortė, i bashkohet edhe Floriana. Pėr Brazilin do tė bėjė tifo edhe Armina Mevlani qė, njėsoj si katėr vjet mė parė do tė jetė kliente e bareve tė kryeqytetit. Zakonisht Armina nuk ėshtė shumė tifoze, por kur vjen puna pėr Kupėn e Botės duket se edhe ajo nuk i shpėton etheve. Prandaj zgjedh tė ngulet para ekranit, e rrethuar nga shoqėria, ku Kampionati i afrohet fundit dhe njėsoj si loja, edhe tifozeria ėshtė mė e zjarrtė. Dhe ky ėshtė njė tjetėr efekt i Brazilit nė Tiranė: gjatė qershorit do tė lulėzojnė edhe lokalet. E sigurta ėshtė qė nė oraret e ndeshjeve tavolinat do tė jenė plot.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket