Dossier

Presidenti mbret

Ēfarė shkruante shtypi gjerman njė vit para se Ahmet Zogu tė bėhej “Mbret i Shqiptarėve”. Situata dhe atmosfera e kohės, karakteri, sfidat dhe mėdyshjet e liderit. Pėrkufizimi i njė tė pėrditshmeje tė madhe berlineze pėr vendin e vogėl buzė Adriatikut: “Kronikė e njė vdekje tė paralajmėruar”
Nga Armand Plaka
Kishte po aq peshė nė Gjermaninė e viteve ‘20, sa ē’kishin e kanė edhe sot britanikja “The Times”, apo francezja “Le Temps”. Ishte simbol i gazetarisė profesionale nė vitet e tė ashtuquajturės “Republika e Vajmarit”, derisa nazistėt ia ndaluan dhunshėm botimin nė vitin 1934. Pėr tė kishin shkruar dikur edhe pena tė mėdha tė mendimit filozofik tė kohės si Gotthold Ephraim Lessing, Willibald Alexis, Theodor Fontane dhe Kurt Tucholsky, pasi rrėnjėt i kish hedhur qysh nė vitin 1704. Nė vitin 1928, nė faqet e saj kishte zėnė vend edhe romani i famshėm “Asgjė e re nga Fronti i Perėndimit” si ekskluzivitet i dhuruar nga “shkrimtari i shekullit”, Erich Maria Remark pėr lexuesit e saj. Kjo ishte berlinezja “Vossische Zeitung”, qė nga pikėpamja ideologjike, ishte e orientimit tė majtė liberal. Ky fakt ia vlen tė theksohet pėr tė kuptuar mė mirė atė ēka has nė faqet e saj gjatė kėsaj periudhe nė njė numėr analizash e reportazhesh pėr Shqipėrinė, ku rėndom kritikohet pa doreza e me ironi Ahmet Zogu, tė cilit nuk ia kursejnė epitetet si: diktator, apo mbret (menduar nė njė konotacion negativ, qysh nė kohėn kur ai akoma nuk ishte shpallur si i tillė), marionetė etj, duke iu drejtuar zakonisht dhe qėllimisht vetėm me emėr, dmth. Ahmeti dhe jo Presidenti apo Mbreti Zog pėr shembull. Sidoqoftė, materialet e saj, janė tė thella pėr nga pėrmbajtja e mesazhi, gjė qė na bėn tė besojmė se Shqipėria zinte asokohe njė vend mė tė madh nė shtypin e huaj se sa mund ta kishim ēuar nėpėr mend, pavarėsisht pamundėsive teknike apo financiare tė kohės. Kėtė pėrshtypje e pėrforcon edhe mė shumė fakti se Gjermania nė atė kohė nuk kishte ndonjė interes tė veēantė nė lidhje me Shqipėrinė dhe se nazizmi akoma nuk kishte mbėrritur, pėr t’i bėrė fresk e jehonė “arritjeve” tė aleatit tė saj, Italisė. Nė kėtė pėrfundim dalim edhe nėse marrim nė shqyrtim pėr shembull shtypin spanjoll apo atė francez tė kohės. Pikė kulmore pėr kohėn mbetet sigurisht kurorėzimi i Ahmet Zogut nė vitin 1928, ēka bėri qė jo vetėm nė faqet e saj, por nė shumė gazeta gjermane e europiane tė kohės tė gjeje tituj si: “Komedi nė Adriatik” (shih: Vossische Zeitung, 1 shtator 1928, fq.1), apo “Nga kryetar bandash nė “Naltmadhni”. Karriera e njė aventurieri” (shih: “Ingolstaedter Anzeiger”, 1 shtator 1928, fq. 2) etj. Emblematik nė kėtė aspekt mbetet njė artikull i “Vossische Zeitung”, tė cilit i bėhej jehonė edhe nė Amerikė, nė revistėn “Living Age” (shih: Ahmet Zogu, Albania's New King”, tetor 1928, fq. 93), ku nė pėrfundim, theksohet nė njė ton thuajse profetik se: “Ai shpėrndan urdhėra, ofiqe, favore - pėr tė mos pėrmendur ndonjė paralajmėrim tė rastėsishėm pėr ekzekutime - dhe ka krijuar njė trupė oficerėsh, tė cilėt i janė trima dhe besnikė, por qė e imitojnė shefin e tyre duke mbajtur veshur uniforma tė lara nė ar, tė cilat rivalizojnė edhe mbretin Solomon nė tė gjithė shkėlqimin e tyre. Por pėrtej tė gjitha kėtyre, njė gjest nga padroni dhe protektori i tij, Musolini, do tė mjaftonte pėr t’i dhėnė fund pushtetit tė Ahmetit, para se ėndrrat e tij ambicoze, tė bėheshin realitet”.

Nė kėtė mes renditen edhe disa revista tė kohės nė Gjermani si: “Revue des Monats” (shih: Welch reizendes Laendchen, Heinz Hell, Korrik 1930, fq. 865-868), apo revista shumė e njohur satirike e kohės “Semplicissimus” (shih: Nr.37, 1933, fq. 588) me karikaturat e saj shumė thumbuese, tė cilat paraqesin me plot frymė kritike, varėsinė e plotė tė Zogut nga Italia dhe ironizojnė me sarkazėm karakterin e ish-liderit shqiptar, duke dhėnė njėkohėsisht edhe shifra, informacione e statistika mbi situatėn politiko-ushtarako-ekonomike tė kohės dhe pėrshkruar e sjellė mė pranė pėr lexuesit nė zemėr tė Europės, historinė, zakonet dhe traditat shqiptare. Nė kėtė kontigjent bėn pjesė edhe artikulli i mėposhtėm, i sjellė me pak shkurtime nga arkiva e vitit 1927 tė “Vossische Zeitung”, (shih: Erkundungsfahrt durch Albanien, nga ROBERT KEMPNER, gazeta “Vossische Zeitung”, 1 maj 1927), i cili mund tė vlerėsohet fare mirė si njė “kronikė e njė vdekje tė paralajmėruar”, si njė paralajmėrim i vėrtetė pėr njė fat tė pashmangshėm qė nuk ishte – si zakonisht - nė duart e shqiptarėve, si njė thirrje pėr hapje sysh ndaj popujve e politikanėve tė Europės, por edhe Lidhjes sė Kombeve, nė tė cilėn ishin investuar shumė shpresa nė atė periudhė. Duke mos lėnė mėnjanė informacionet qė na dėshmojnė njė fazė tė zhvillimeve realisht tė shpejta drejt njė ekonomie moderne e dinamike tė Shqipėrisė sė kohės, tė shtetformimit, hedhjes sė bazave tė njė ushtrie tė rregullt e tė disiplinuar, reportazhi i Robert Kempner, me shumė gjasa ngjan tė jetė vetėm njė eufemizėm mbi njė analizė rreth situatės sė kohės dhe fatit tė parashkruar tė Shqipėrisė. Ishte njė fazė e hershme e disa zhvillimeve qė do tė pėrmbylleshin thjesht dhe vetėm me njė pushtim tė plotė e tė turpshėm ushtarak, i cili sipas autorit qysh nė vitin 1927, ishte tashmė i kryer nė terma civilė, pasi Shqipėria, sipas tij dhe asaj ēka vėrtetoi me sė miri dhe historia, s’ishte veēse njė koloni italiane me bekimin anglez.



* *



“Evviva Italia!” thirrėn italianėt kur avullorja nga Vlora i shpuri ata nė drejtim tė ishullit tė Sazanit. Ky vend ėshtė qendra ushtarake e politikave italiane nė Adriatik. Vėzhguesi vendor na informon se ai ėshtė bėrė tashmė njė posesion detar i rangut tė parė. Ėshtė pajisur me bateri tė panumėrta armėsh tė rėnda moderne dhe njė radiostacion tė fuqishėm qė i mban ata tė lidhur me botėn e jashtme. Janė dashur vite tė tėra pėrpjekjesh e pune pėr ta bėrė atė njė Gjibraltar tė Adriatikut, dhe tashmė detyra ėshtė pėrmbushur. Sazani ėshtė gjithashtu njė faktor i rėndėsishėm ushtarak nė planet italiane qė lidhen me Shqipėrinė.



Pushtimi ushtarak?! I panevojshėm!

Italia nuk e ēon nėpėr mend pushtimin e Shqipėrisė, pasi ajo ka ndėrmarrė tashmė njė pushtim tė plotė e tė frytshėm civil tė kėtij vendi. Koha ka ardhur qė tė ndriēohet opinioni europian mbi faktin se Shqipėria, megjithėse supozohet njė vend sovran, aktualisht ėshtė njė koloni italiane nėn mbikqyrjen angleze. Pėr vetė shqiptarėt, ky fakt ėshtė i dhimbshėm, pasi ata duhet tė pėrballen me kontrollin e huaj; dhe gjithashtu kjo i acaron edhe serbėt, pasi dėshmon humbjen e tyre.

Pjesa e mbetur e Europės nuk ėshtė e kėnaqur gjithashtu, pasi kjo tregon se trupėzimi i njė shteti tė pavarur nė njė shtet mė tė madh ėshtė akoma i mundshėm, pavarėsisht ekzistencės sė Lidhjes sė Kombeve. Tashmė qė pushtimi ėshtė kompletuar, kjo nuk i bezdis mė fare italianėt, pasi ata e dinė se vetėm njė luftė europiane mund t’i nxjerrė ata jashtė kėtij vendi - dhe se kjo ėshtė gjėja e fundit qė ndokush dėshiron tė ndodhė. Pushtimi italian i Shqipėrisė ka pėrparuar gradualisht gjatė njė harku kohor prej dy vjetėsh e gjysėm tashmė.



Zogu, mes ambicies dhe presionit

Mė 25 dhjetor 1924, me ndihmėn e Jugosllavisė, Ahmet Zogu rifitoi frenat e pushtetit nė Tiranė. Brenda pak javėve, ai ēeli negociata me italianėt, tė cilėt, dukej se ishin tė gatshėm t’i ofronin atij koncesione mė shumė se sa jugosllavėt. Pėr njė moment, Ahmeti luajti mes dy kombeve rivale, duke i vėnė ata kundėr njėri-tjetrit, e gėzuar kėshtu avantazh mbi armikun dhe bashkėkombasin e tij, Esad Pasha. Nė atė kohė, interesi kryesor i Italisė ishte tė ngrinte njė Bankė Kombėtare Shqiptare. Ahmeti hezitoi. Ai u pėrpoq t’i shtynte negociatat finale. Ndoshta ai nuk donte me tė vėrtetė qė ta lidhte Shqipėrinė me Italinė nė terma ekonomikė; ndoshta kishte frikė se ratifikimi i marrėveshjes pėr bankėn, do ta privonte atė mė pas nga ēdo lloj ndihme tjetėr financiare serbe. Nė kėtė moment, njė telegram iu dėrgua atij nga Roma. Ai urdhėroi mė pas deputetėt tė ratifikonin marrėveshjen nė njė ditė pushimi, dhe ata iu nėnshtruan dėshirės sė diktatorit. Nėpėrmjet kėtij traktati, njė grup financierėsh italianė qė janė tė lidhur me qeverinė nė Romė, ka pėrfituar tė drejtėn tė shtypė monedha e kartmonedha si dhe tė emetojė pulla pėr Shqipėrinė. Vetė shqiptarėt, mund tė posedojnė vetėm 49% tė kapitalit. Ēdo pozicion i rėndėsishėm nė bankė, ėshtė okupuar nga italianėt, dhe nė kėtė mėnyrė, i gjithė kontrolli i financave shqiptare, ėshtė nė duart e italianėve qysh nga viti 1925. Nė vitin 1925, gjithashtu e para sondė nafte pranė Fierit, u soll nga hekurudhat shtetėrore italiane.



Italia ka kontrollin politik nė Shqipėri

Nė korrik 1926 italianėt vendosėn tė forconin kontrollin e tyre financiar dhe ekonomik me anė tė mbikqyrjes politike. Ahmeti u detyrua tė pranonte njė protektorat italian nėn mbikqyrjen e Lidhjes sė Kombeve. Por ky projekt u rrėzua nga kundėrshtitė angleze; sidoqoftė, planet finale pėr italianizimin e Shqipėrisė, u shtruan nga Musolini dhe Chamberlain nė konferencėn qė ata mbajtėn sėbashku nė gusht 1926. Ndėrkohė, shėrbimi i huaj postar, i cili zhvillohej nga Jugosllavia, u zėvendėsua nga ai italian, dhe sistemi telegrafik po merr gjithashtu tė njėjtėn udhė. Komunikimi pa kabėll ėshtė i tėri nė duar tė italianėve, qėkurse stacioni “Marconi” nė Tiranė, nėpėrmjet tė cilit kalojnė tė gjitha lajmet nga vendi, ėshtė nėn menaxhimin e inxhinjerėve italianė.



Simbole tė pushtimit ekonomik italian

Nė ditėt e shkuara, thuajse tė gjitha udhėtimet nė Shqipėri bėheshin me Ford-in amerikan, por kėto kohėt e fundit, Fiat-i dhe automjete tė tjera tė prodhimeve italiane duken nė prezencė tė shtuar. Kėto makina janė blerė nga kompani italiane. Por zhvillimi mė domethėnės nga tė gjithė ėshtė marrja nė dorė e “Adria Aerolloyd”, tė cilėn e ka blerė tashmė qeveria italiane. “Adria Aerolloyd” ishte njė ndėrmarrje gjermane nė kooperim me “Lufthansa”-n. Lidhte Tiranėn me Shkodrėn, Vlorėn dhe Korēėn. Nė krye tė saj ishte drejtori Ryssel nga Berlini, i cili ka bėrė mė shumė se gjithkush tjetėr pėr tė promovuar udhėtimet ajrore nė Shqipėri. Duke blerė kėtė kompani, Italia ka siguruar monopolin e fluturimeve nė Shqipėri pėr dhjetė vitet e ardhshme, duke pėrfshirė kėtu 75 pėrqind tė interesave nė postėn ajrore. Se sa lart e vlerėson qeveria italaine kėtė monopol, mund tė pėrftohet nga fakti se blerja u pėrmbyll pa ndonjė garanci nga ana e italianėve, pėr detyrimet qė ata duhej tė merrnin pėrsipėr nė lidhje me servisin e aeroplanėve dhe pajisjeve tė tyre shoqėruese. Nė tė njėjtėn kohė qė monopoli u sigurua, njė linjė ajrore nga Durrėsi dhe Vlora u ngrit pėr t’i lidhur ato me Brindisin dhe Barin, dhe nė kėtė mėnyrė, varėsia e Shqipėrisė me vendin e saj tė ri mėmė, u sigurua. Qė ky monopol ka njė rėndėsi kaq tė madhe pėr Italinė, ėshtė plotėsisht e qartė. Ėshtė e rėndėsishme nga njė kėndvėshtrim strategjik, pasi u ka mundėsuar italianėve tė bėjnė njė set tė kompletuar fotosh ushtarake mbi territorin shqiptar.



Ushtria, nuk i shėrben italianizimit

Ushtria shqiptare ka njė numėr oficerėsh italianė si instruktorė dhe xhandarmėria ėshtė nėn mbikqyrjen e njė anglezi, Gjeneral Percy. Por numri total i oficerėve italianė, nė tė gjitha forcat e armatosura shqiptare nuk i kalon njė dyzinė. Kėtė e shpjegon fakti se ushtria shqiptare nuk ka ndonjė rėndėsi nė ēėshtjen e italianizimit tė vendit. Raportet se kompanitė italiane stėrviten bashkė me ato shqiptare, mohohen nga gjithkush qė e di se ēfarė po ndodh realisht. Gjithashtu, nuk luan ndonjė rol fakti se gjenden akoma nja 30 ēadra tė mėdha ushtarake italiane tė modelit tė vitit 1918 nė Durrės, tė cilat pėrdoren pėr tė strehuar refugjatėt ndaj tėrmeteve.



Pakti i Tiranės dhe hezitimi i Zogut

Paratė italiane tashmė qarkullojnė nė tė gjitha qytetet, e sidomos nė Tiranė. Hotelet mė tė mira menaxhohen nga italianėt dhe gjuha italiane flitet nga bregu i detit, deri thellė nė brendėsi tė vendit. Nga vjeshta e 1926, pushtimi civil i Shqipėrisė u pėrmbush dhe thuajse tė gjitha aktivitet mė tė rėndėsishme ekonomike nė vend kanė kaluar nė duar tė italianėve. Njeriu pėrgjegjės pėr kėtė ishte ambasadori italian, Baroni Aloisi, qė u hoq nga Durrėsi e u dėrgua nė Tokio. Pakti i Tiranės i 25 nėntorit 1926 surprizoi Europėn vetėm sepse situata politike nė Shqipėri nuk ishte e njohur nė pėrgjithėsi. U pėrshėndet si njė shtysė qė tregon realisht konsumimin e penetrimit paqėsor tė Italisė. Pakti i Tiranės u pėrpoq t’i japė ligjshmėri nė sytė e Lidhjes sė Kombeve asaj ēka “de facto” tashmė ishte kryer. Domethėnia e vetme e paktit nė fjalė ėshtė se Shqipėria nė fakt ėshtė bėrė njė koloni italiane. Ahmet Zogu ngurroi nė minutėn e fundit pėr ta njohur njė situatė “de facto” nė njė juridiksion “de jure”. Por revolucioni i nėntorit, tė cilin e organizoi Italia, ishte konceptuar qysh nė embrion i dobėt, dhe ai ishte sajuar thjesht pėr tė vėnė nė pah dobėsinė e Zogut. Pastaj, kur erdhi koha e duhur pėr tė pėrmbyllur traktatin, atij iu premtuan tre milionė franga ari. Pakti u vulos dhe Ahmet Zogu lėshoi njėrėn prej dekoratave tė para tė tij, tė njohura si “Urdhri i Besės” pėr padronin e tij, Musolini.



Zogu, i lirė tė luajė diktatorin dhe mbretin

Duke e shtyrė pėrpara politikėn e saj tė italianizimit nė Shqipėri, Italia ka ndjekur shembullin e kolonizatorėve britanikė e atyre holandezė. “Raxhat” qė mbretėrojnė atje, tė cilėt nė kėtė rast quhen bejlerė, u subvencionuan dhe ēėshtjet e brendshme tė kolonisė u lanė nė duart e tyre. Ahmet Beu akoma ka tė drejtėn pėr tė negociuar me bejlerėt dhe tė luftojė me vendasit. Pėr sa kohė qė vendi i tij ka probleme, ai mund tė luajė rolin e diktatorit, dhe ndoshta edhe atė tė vetė Mbretit. Ai mund tė ndėrtojė njė vilė pėr vete nė majė tė njė kodre qė sheh si nė pėllėmbė tė dorės Gjirin e Durrėsit.



Mbreti i vėrtetė i Shqipėrisė

Por mbreti i vėrtetė i vendit, ėshtė ambasadori italian, i cili fshihet thellė nė prapavijėn e Ahmetit. Italia nuk i kushton ndonjė rėndėsi fort tė madhe vetė Ahmetit, - kėshtu u sigurova unė nga tė gjitha palėt, - megjithėse ajo bėri njė pakt me tė dhe e mbėshtet regjimin aktual. Pėrsa i pėrket Italisė, ēdo pushtetmbajtės tjetėr do tė ishte i dėshirueshėm po aq sa Ahmeti, nėse ai do tė binte dakord me orientimin aktual tė huaj dhe zhvillimin ekonomik tė vendit. Guvernatori roman i Italisė transadriatike ėshtė Sola, njeriu qė i dha jetė paktit. Ai do tė korrė frytet e fitores, tė cilat i mbolli ambasadori Aloisi me punėn e tij tė penetrimit paqėsor gjatė viteve 1925-1926. Prefektėt romanė, konsujt nė Vlorė e Korēė, dhe konsulli i pėrgjithshėm Faralli nė Shkodėr, do tė ndihmojnė pėr ta bėrė kėtė detyrė akoma mė tė lehtė.



Struktura e forcave tė armatosura shqiptare

Forcat e armatosura shqiptare janė dy llojesh: trupa tė rregullta dhe ato jo tė rregullta, ose komitėt. Statistikat tregojnė se ka 330 mijė burra nė moshė pėr armė nė Shqipėri, prej tė cilėve 30 mijė janė qytetarė jugosllavė. Nė 1925 hyri nė fuqi shėrbimi i detyrueshėm ushtarak. Detyra pėr organizimin e trupave tė rregullta fillimisht u la nė duar tė ish-komandantit austriak, Mirdatsch, shef i tė ashtuquajturės Shtatmadhori, i cili mė pas u bė nėnshtetas shqiptar. Mirdatsch punoi sipas teorisė se ishte e pamundur pėr vendin qė tė mbante njė ushtri tė qėndrueshme. Nė kohėn e tij, kėrkohej vetėm shėrbimi i detyrueshėm gjashtėmujor. Ishin dymbėdhjetė qendra stėrvitore, secila e pėrbėrė nga katėr kompani instruktazhi. Nė rast krize, secila nga kėto kompani mund tė shndėrrohej nė pėrmasėn e dy batalioneve. Pėr secilėn nga kėto qendra atashoheshin dy njėsi baterish artilerie dhe njė mitraliere. Nė rast lufte, njė ushtri e tė tilla pėrmasave ishte e aftė vetėm pėr tė mbrojtur kufinjtė, ku mund tė pėrzgjidhte pozicione tė veēanta qė do i mundėsonin rezistencėn ndaj ēdo fuqie tė huaj. Por pėr arsye tė ndryshme politike, plani nė fjalė nuk u vu kurrė nė zbatim. Qysh prej 1925 zhvillimet kanė lėvizur dalėngadalė drejt linjave tė tjera orientuese. Shqipėria ka pesė batalione, ku secili prej tyre pėrbėhet nga tre kompani dhe njė kompani mitraliere. Kėmbėsoria nuk ėshtė e pajisur me armė uniforme, por nė pjesėn mė tė madhe janė tė pajisura me karabina italiane dhe austriake. Kėto trupa janė mercenarė, dhe ata paguhen me rreth 14 franga ari nė muaj. Njėri prej kėtyre batalioneve, i ashtuquajturi “Garda”, shėrben si roje personale e Ahmet Zogut. Anėtarėt e saj mbajnė veshur uniforma tė kuqe husarėsh hungarezė me feste tė zezė.



Zogu u beson mė shumė rusėve bjellogardistė

30 anėtarė tė ushtrisė sė Vrangelit, dhjetė oficerė dhe njėzet ushtarė, gjithashtu i pėrkasin kėsaj trupe. Ahmeti preferon t’ua besojė sigurinė e tij personale rusėve, pasi ata me shumė gjasa nuk influencohen dot nga zhvillimet politike nė Shqipėri. Duke u bazuar nė eksperiencėn e tyre tė mėparshme, oficerėt rusė janė xhelozė ndaj oficerėve shqiptarė, dhe njė rivalitet i ashpėr ekziston mes tyre. Garda gjithashtu posedon edhe njė bandė muzikore, e cila luan ēdo mbrėmje nė sheshin pėrballė pallatit presidencial. Kėto janė tė vetmet raste kur Ahmeti shfaqet nė publik, pasi ai jeton nė njė frikė tė vazhdueshme ndaj atentateve. Fuqia totale e armatosur shqiptare, duke pėrfshirė edhe xhandarėt ushtarakė, ndoshta nuk i kalon dot 6500 burra. Kėto trupa nuk kanė ndonjė rėndėsi pėr ēdo komb armik qė do tė mund tė ndėrmerrte ndonjė sulm ndaj Shqipėrisė. Ato janė tė paafta pėr tė mbrojtur qoftė qindra kilometrat vijė detare, apo pėr tė mbuluar ushtarakisht pėrballjen nė kufirin me Jugosllavinė dhe Greqinė.



Fuqia e trupave tė parregullta

Akoma Shqipėria nuk ka qenė e aftė tė varet nga trupat e saj tė rregullta pėr tė shtypur revoltat e brendshme nga tė gjitha anėt e mundshme. Kjo shpjegon faktin se trupat e parregullta kanė njė rėndėsi tė veēantė nė ēėshtjet e brendshme. Bandat e tyre mbahen falė besnikėrisė dhe bindjes ndaj liderėve tė tyre tribalė. Nė terrenin e tyre komitėt janė tė pamposhtur dhe mė efektivė se sa trupat e rregullta. Nė kėtė atmosferė ushtarake, ėshtė thuajse qesharake tė pėrmendim ekzistencėn e flotės detare. Vendi momentalisht posedon vetėm dy minakėrkuese tė vjetra gjermane, tė cilat iu dhanė Italisė si reparacione pas Luftės e qė mė pas iu kaluan prej saj Shqipėrisė. Njė kapiten italian, Prelli, ėshtė komandant i Flotės Shqiptare. Anijet e tij janė gjithmonė tė ankoruara nė Durrės, dhe do tė vijojnė tė qėndrojnė atje paqėsisht, pasi Shqipėria menēurisht refuzon tė ofrojė para pėr tė blerė qymyr pėr anije tė panevojshme.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket