Kozmikomiket

Mediokriteti nė Kult

Nėse artistėt duan t'i heqin ca kokėēarje vetes, bėjnė mirė tė ngrenė zėrin publikisht ndaj jo-seriozitetit tė jurive, ose tė mos ankohen mė nė tavolina e kafene. Pėrndryshe, juria do funksionojė gjithmonė me parametrin “a ju ka kapur Mevlani?”

Nga Koloreto Cukali

“Ju ka kapur juve Mevlani?” ishte pyetja e njė anėtari tė jurisė sė filmit tė Akademisė Kult, njė nga juritė e shumta qė pėrcaktojnė tė nominuarit e 11 kategorive. “Mevlani” ėshtė producenti i njėrit nga filmat, qė mė pas rezulton i nominuar. Ndėr vite, meqė jam pjesė e organizimit tė show-t final tė ēmimeve Kult dėgjoj ankesat e pafundme tė artistėve, muzikantėve, aktorėve e regjisorėve pėr ēmimet e dhėna, edhe pse nuk mbaj mend qė ndonjė nga problematikat qė ata ngrenė ta kem parė tė artikuluar nė shtyp. Pra, ose problemet nuk ekzistojnė e artistėt ankohen se janė xhelozė e mistrecė, ose probleme ka po artistėt janė frikacakė tė ngrenė publikisht shqetėsimet e tyre.

Kėtė vit, Kult jepte njė ēmim dhe pėr filmin, duke mbledhur filmat mė tė mirė shqiptarė nė 5 vjet. Meqė jam personalisht i pėrfshirė nė fushė, e pashė mė me vėmendje mėnyrėn e funksionimit, dhe mė lindėn disa shqetėsime, sidomos pas shpalljes sė tė nominuarve, filmit “Lindje Perėndim Lindje” tė Gjergj Xhuvanit, filmit “Amnistia” tė Bujar Alimanit, filmit “Pharmakon” tė Joni Shanajt dhe filmit “Balkan Baazar” tė Edmond Budinės. Unė i kam parė tė katėrt filmat, dhe pėr 3 prej tyre kam bėrė dhe shkrime nė shtypin e shkruar. Pėr fat, kėto shkrime i kam bėrė kur nuk kisha filluar tė bėja filma vetė, kėshtu qė qasja ndaj tyre ėshtė krejtėsisht konceptuale dhe artistike. Mendimi im atėherė e tani ėshtė qė “Amnistia” ėshtė njė film i mirė, qė “Lindje Perėndim Lindje” ėshtė po ashtu njė film i mirė (megjithė tė metat a defektet qė mund t'u gjenden tė dyve filmave nė njė shqyrtim tė pėrimėt), qė “Balkan Baazar” ėshtė njė film i dobėt dhe “Pharmakon” njė film shumė i dobėt (shkrimet mund t’i gjeni nė blogspotin tim).

Duke gjykuar nga bisedat me shumė kolegė artistė, mendimi mbi kėta 4 filma ėshtė pak a shumė i njėjtė me timin, edhe pse shumica e tyre rezervohet vetėm nė biseda nė kafene, dhe nuk kanė nė plan tė prishin marrėdhėniet me kolegėt filmbėrės. Pyeta njė kolegun tim pėr “Balkan Baazar”. Mė tha, “nisa ta shikoja por...” Kjo fjali, flet mė shumė sesa lista e tė nominuarve nė Kult.

Por, duke u nisur nga ajo qė besoj e mendoj unė pėr kėta filma, pyetja e parė qė mė lind, ėshtė “sa serioze ėshtė ko Juri?”



Serioziteti i jurisė

Duke qenė njė njeri qė merrem me kinema, mund t'ju sjell njė pėrvojė personale. Filmi “Femrat” ku jam skenarist dhe producent, njė film qė theu tė paktėn njė tabu nė kinemanė shqiptare, atė qė “publiku nuk e do kinemanė”, nuk ia doli dot tė kalonte pėrtej 8-shes, le mė tė nominohej nė 4-shen e tė nominuarve tė jurisė sė filmit (pėrbėrė nė rend alfabetik nga Andia Xhunga, Edi Topi, Eno Milkani, Eol Ēashku, Kristaq Mitro, Rovena Lule, Vasjan Lami).

Ju do thoni, “aaaa, ja ku flika lepuri”, por nė fakt, unė dua vetėm tė nxjerr njė tė vėrtetė tė jurisė. Juria NUK e ka parė filmin “Femrat”. Ose mė saktė, jo tė gjithė e kanė parė. “Femrat” ėshtė shfaqur vetėm nė kinema pėr disa javė, dhe nuk ekziston as nė DVD, as nė TV, as nė Internet e (ende) as nė Digitalb. Nėse njė nga anėtarėt e jurisė ka qenė jashtė shtetit (siē dhe ėshtė e vėrtetė), ai nuk e ka parė dot filmin. Po ashtu, kam konstatuar qė shumė kolegė artistė nuk e kanė parė filmin nė kinema, sepse kanė qenė tė zėnė, se u ka mbetur hatri qė nuk i kemi ftuar nė premierė, se nuk para shkojnė pėr tė parė punėt e tė tjerėve, pėr pėrtesė, injorim, xhelozi, apo pėr shumė arsye. Nėse njė ose mė shumė anėtarė tė jurisė nuk kanė mundur ta shohin filmin, sa kredibilitet ka kjo juri?

Pėrveē filmit “Femrat”, sa filma tė tjerė kanė arritur tė shohin, tė GJITHĖ anėtarėt e jurisė?

Kredibiliteti i jurisė, bie edhe pėr faktin qė ka anėtarė jurie qė kanė “marrė pjesė” nė mbledhje me anė tė e-maileve, ēka ngre pikėpyetje tė rėnda mbi seriozitetin e debatit artistik qė ka pasur gjatė punės sė saj.

Nė bisedė informale me njė nga anėtarėt e jurisė, ai mbėshtet tė tėra opinionet e mia pėr 4 tė nominuarit. Madje, pėr njėrin nga filmat, thotė edhe se “Nuk e mbaj mend, se ėshtė aq i dobėt sa e kam fshirė nga memorja”. Pėrveē faktorit “a ju ka kapur Mevlani”, kjo mė bėn tė mendoj qė shumica nga anėtarėt gjykojnė pėr filmat pa i ri-parė ata. Mirėpo, sa vlerė ka gjykimi pėr njė film qė e ke parė nė 2011-n (dhe janė aq tė dobėt, sa asnjė anėtar jurie nuk vret mė 2 orė e gjysėm tė tjera pėr t'i ri-parė) dhe qė do e krahasosh me njė film qė e ke parė nė 2013?

Dhe, a ėshtė e njėvershme qė njė film qė sheh nė kinema ta krahasosh me njė qė sheh nė youtube apo nė DVD? I gjithė procesi ėshtė i pandershėm dhe i padrejtė, por, ja ku janė tė nominuarit, ndėr ta edhe 2 filma qė janė shumė tė dobėt. Ndaj pyetja e dytė qė mė lind, ėshtė, cilat janė kriteret qė ėshtė bazuar juria e filmit pėr tė pėrzgjedhur tė nominuarit?



Kriteret e jurisė

Festivalet e mėdha, le tė themi Kana apo Berlini, Toronto apo dhe Oskarėt, kanė politikat e tyre tė pėrzgjedhjes sė filmit. Njė film mund tė jetė “njė film pėr Berlin” por jo “njė film pėr Kanė”. Ato janė festivale qė pėrzgjedhin atė produkt qė u rri mė shumė nė filozofinė e vet. Por, Kult nuk ėshtė njė festival, ėshtė njė vlerėsim i tėrė produktit kombėtar nė fushėn e filmit. Atėherė, cilat janė kriteret?

Jam i sigurt qė asnjė nga anėtarėt e jurisė nuk do dinte tė jepte njė pėrgjigje tė qartė e as tė njėllojtė me tjetrin. Sepse nėse kriteret do ishin artistike, prania e gjysmės sė filmave nė 4-shen e nominuar ėshtė pa sens. Nėse kriteri do tė ishte “tė jetė produkt i QKK dhe jo indipendent” ėshtė ta kthesh Kult-in nė njė derivat shtetėror. Unė besoj se asnjė nga juria nuk do merrte guximin tė mbronte publikisht tė nominuarit. Ata e dinė vlerėn e vėrtetė tė atyre qė kanė nominuar, dhe besoj se kanė aq cipė artistike sa tė mos i dalin mburojė mediokritetit, as duke e justifikuar me kriterin: “ėshtė shije personale”. Megjithatė, le tė flasim pėr shijen.



Vlerat dhe vetė-ēertifikimi

Nė botė ka vetėm 2 vlerėsime tė njė filmi, ai i publikut dhe ai i kritikės. Vlerėsim tė publikut, deri tani ka marrė vetėm njė film. Vlerėsim tė kritikės nuk ka. Kritika e filmit te ne, thjesht, nuk ekziston. Ka vetėm ca gazetarė pa lidhje me filmin qė bėjnė qoka lart e poshtė, por, kritikė tė mirėfilltė nuk ka.

Nė kėtė vakuum, dalin tė vetė-ēetifikuarit. Artistė, filmat e tė cilėve nuk vlejnė, por nė mungesė tė kritikės vetė-ēertifikojnė filmat e tyre, tė shokėve. Nė tavolina ēfarė nuk thonė, por, publikisht, dalin dhe i krehin bishtin njėri-tjetrit. Mbrojnė dhe fondet e dhėna nė mėnyra tė dyshimta. Jo mė larg se para ca muajsh dėgjova nga njė aktor konceptin qė paska ca artistė qė “luajtkan nė Wembley”. Medemek, qė qenkan ajka e kinemasė e na bėnkan ēudira ndėrkombėtare. Kjo, nė rastin mė tė thjeshtė ėshtė njė rrjedhje, dhe ėshtė njė tallje me komunitetin.

Nė rrafsh ndėrkombėtar, nė 20 vjet, Shqipėria mezi ka arritur tė ketė jo mė shumė se 5 filma nė rrethin e festivaleve tė mėdhenj. JO nė Konkurim! Por, thjesht tė shfaqen bashkė me disa qindra nga e tėrė bota nė kuadrin e njė festivali tė madh. I vetmi film qė ka hyrė nė konkurim nė Berlin, “Falja e gjakut”, nuk ėshtė produksion shqiptar. Atėherė, pėr ēfarė Wembley flasin megalomanėt? Gėnjejnė veten dhe tė tjerėt, sikur po bėjnė artin e madh.

Shumė mirė mund ta kisha injoruar listėn e tė nominuarve nė KULT, si njė tjetėr mediokritet tė rradhės, sikur, tė mos dalloja aty 2 dėme tė mėdha. Njė ndaj publikut, e njė ndaj Kult-it.



Dėmi i madh

Kult ėshtė pėrpjekja e vetme nė Shqipėri (private) pėr tė vlerėsuar artistėt. Ata qė e organizojnė, u japin ēmime artistėve fitues, jo njė trofe ēeliku por shpėrblim monetar gjė tė cilėn nuk e bėn as shteti. Shumė lehtė, unė mund tė ngre gishtin ndaj Drejtorit Ekzekutiv tė Kultit, e t'i them, ē'janė kėto nominime mediokėr?! Dhe ai do mė thotė, “Ja ku ėshtė juria. Juri nga jashtė shtetit nuk sjellim dot”. Ndaj, i takon jurisė tė japė llogari pėr zgjedhjet e veta dhe tė mbrojė integritetin e vet. Juritė si kjo e filmit, hedhin poshtė gjithė punėn 10 vjeēare tė Kultit, duke e bėrė aq joserioz seleksionimin deri te nominimet. Kult ėshtė vėrtetė njė inisiativė private, por vlerat artistike qė nominohen aty janė publike, ndaj, juria duhet tė mbajė pėrgjegjėsi para komunitetit artistik dhe publikut, si kur dėmtojnė imazhin a artistėve e produkteve tė mira ashtu dhe kur promovojnė vlera mediokre. Por, dėmi mė i madh i vjen publikut. Duke ngritur nė Kult mediokritetin, ata prishin shijen e publikut dhe rrafshojnė ēdo sistem vlerash e vlerėsimi.



Tė tjerėt

Kėto qė po them, jo vetėm pėr filmin, por dhe pėr teatrin, muzikėn a librin, i mendojnė shumė vetė. Ata nuk flasin, sepse nuk duan tė mėrzisin autorėt, shpesh dhe miq. Edhe unė e di qė autorėt e kėtyre dy filmave do mėrziten. Por, duhet t'u them, qė filmat e tyre tė mėrzitshėm kanė mėrzitur shumė tė tjerė, mė kanė mėrzitur edhe mua. Ndaj, le ta ndajmė pak mėrzinė mes nesh. Nuk ėshtė krim tė bėsh njė film tė keq. Jetojmė nė njė vend ku hidhen nė erė makina, njerėz e deri dhe fshatra. Ndaj, njė film i keq ėshtė njė gjė shumė e vogėl. Por, tjetėr gjė ėshtė tė bėsh njė film tė keq, e tjetėr ta promovosh atė me zor, me miq, qoka e konjuktura, si tė ishte njė “kryevepėr” qė ne nuk e paskėshim kuptuar.

Lista e tė nominuarve do harrohet, sepse vlerat e vėrteta i qendrojnė kohės, mediokritetet zhduken. Por, nėse artistėt duan t'i heqin ca kokėēarje vetes, bėjnė mirė tė ngrenė zėrin publikisht ndaj jo-seriozitetit tė jurive, ose tė mos ankohen mė nė tavolina e kafene. Pėrndryshe, juria do funksionojė gjithmonė me parametrin “a ju ka kapur Mevlani?”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket