Aktualitet

Turizėm pa sulltanin

Si do tė jetė turizmi kėtė verė. Sfidat e qeverisė dhe premtimet e bėra para dhe pas ēeljes sė sezonit. Ankesat e Shoqatės sė Turizmit dhe ndryshimet qė sipas saj duhen bėrė pėr thithjen e sa mė shumė turistėve
Nga Rozeta Rapushi
Nė nisjen e kėtij sezoni turistik, tė gjithė janė gati. Bizneset tė parėt, pasi prej kohėsh kanė pritur stabilizimin e motit dhe rritjen e temperaturave, shoqatat e turizmit po ashtu tė cilat kanė vijuar me promovimin e bizneseve dhe realizimin e panaireve, si dhe qeveria qė premton se kėtė verė nė zonat turistike do tė jenė kushtet mė optimale qė vendi ka pasur deri mė sot: pastėrti, siguri, plazhe tė lira dhe hapėsira pėr tė gjitha kategoritė e pushuesve dhe turistėve. Po a do tė jenė tė prekshme tė gjitha kėto “tė mira” nė kėtė sezon? Pėr ekzekutivin, po. Pėr bizneset dhe shoqatat qė i mbėshtetin ato, jo dhe aq. Pėr ta situata nuk ėshtė edhe kaq rozė dhe pyetjes mė tė parė qė i bėhet, i pėrgjigjen me njė listė shumė tė gjatė ankesash ku prevalojnė informaliteti i bizneseve dhe taksat e larta qė penalizojnė turizmin shqiptar.



Rilindja

Qeveria e re nuk premton se kėtė verė do tė vijnė miliona turistė. Pėrkundrazi heq dorė nga dhėnia e shifrave tė tilla bombastike me tė cilat jemi mėsuar tė dėgjojmė ēdo verė dhe qė pėr kryeministrin Edi Rama janė njė barsoletė e madhe. Po, ėshtė e vėrtetė qė nė Shqipėri, gjatė sezonit turistik mund tė hyjnė 3.2, 3.3 apo 3.4 milionė njerėz nė njė periudhė vere, dhe kjo ėshtė e pranueshme nga tė gjithė. Siē ėshtė e pranueshme se ata nuk mund tė quhen tė gjithė turistė. Vetė ekzekutivi ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr njė gjė tė tillė, pasi siē e krahason edhe kryeministri Edi Rama: Shqipėrinė nuk e kanė mėsyrė ndonjėherė njė milionė turistė, 10 herė mė shumė sesa ushtarėt e Sulltan Muratit dhe Shqipėria nuk rrezikon tė pushtohet nė ēdo skutė nga miliona turistė, tė jemi tė qetė pėr kėtė.

Pėr kėtė arsye, kabineti qė ai drejton ėshtė fokusuar si fillim nė pėrmirėsimin e kushteve pėr turistėt. Duke nisur me pastėrtinė. Turp por e vėrtetė, plehrat janė gangrena e Shqipėrisė turistike dhe kėtu po pėrqendrohet kryesisht interesimi dhe investimi mė i madh i qeverisė. Puna pėr ēlirimin e tė gjithė territoreve ku pritet tė vijnė turistėt, nga plehrat ka nisur, por pėr tu bitisur kėrkohet mė shumė se sa njė ushtri. Kėrkohet gjithashtu njė ndėrgjegjėsim mbarėkombėtar pėr mos ndotjen e ambientit dhe njė sėrė hapash tė tjerė masash, pse jo gjobash pėr ata qė nuk e kanė problem qė plehrat t’i hedhin nė rrugė. Hapi tjetėr i kėsaj qeverie, ėshtė dhėnia fund e zaptimit tė plazheve. Proces ky dukshėm qė realizohet falė bashkėpunimit mes kryetarėve tė njėsive vendore dhe personave apo subjekteve qė marrin me qira plazhe. Pėr kryeministrin, kjo do tė marrė fund njėherė e pėrgjithnjė. Falė edhe njė vendimi qeverie ku do tė ndahen qartėsisht territoret dhe pėrgjegjėsitė. “Nuk do tė ketė asnjė plazh ku 100% ligjin do ta bėjė privati. Privati do tė marrė me njė kontratė me pushtetin vendor, tė drejtėn pėr ta shfrytėzuar njė pjesė tė kuadratit qė do tė mirėmbajė, pra do tė pastrojė edhe pjesėn ku do tė vėrė shezllonė dhe ēadra, edhe pjesėn ku nuk do tė ketė shezllonė dhe ēadra. Ndėrkohė qė historia qė pėr njė shqiptar qė tė shkelė rėrė dhe tė prekė det, duhet tė paguajė lekė, do marrė fund me patjetėr”, u shpreh kryeministri, i vetėdijshėm se njė hap i tillė do tė jetė i vėshtirė dhe ndoshta i parealizueshėm nė kėtė sezon turistik tė nisur tashmė. Por tė paktėn, ai premton se hapat po bėhen. Njė tjetėr masė do tė jetė siguria, qė sipas ekzekutivit tė ri do tė jetė nė nivelin mė tė lartė tė saj. Policia e Shtetit do tė shėrbejė nė territoret e plazheve, pikat kufitare dhe kudo ku do tė nevojitet ndėrhyrja e saj. Gjatė verės, Ministria e Brendshme do tė mobilizojė 2388 punonjės tė policisė, 201 mjete transporti, 17 mjete lundruese dhe 1 helikopter pėr tė garantuar sigurinė e qytetarėve. Ndėrkohė qė Ministria e Turizmit premton plazhe mė tė pastra e kushte mė tė mira dhe shėrbime publike cilėsore. Pas me premtimet nuk mbetet as Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, i cili premtoi masa nė sigurinė rrugore, nėpėrmjet pėrmirėsimit tė sinjalistikės dhe fuqizimin e kapaciteteve hyrėse nė portet e vendit. Sipas tij, investimet nė sinjalistikėn rrugore do orientohen nė akset kryesore tė vendit qė i shėrbejnė industrisė turistike, sikundėr investime po kryhen edhe nė porte si nė atė tė Vlorės, Shėngjinit, Durrėsit.



Pakėnaqėsitė

Tė gjitha angazhimet e marra nga ekzekutivi, pėrfshirė edhe mos lejimin dhe prishjen e ndėrtimeve pa leje nė zonat turistike, janė tė realizueshme. Ēėshtja ėshtė se kur? Ėshtė pikėrisht ky efekt, efekti kohė, qė shqetėson edhe Shoqatėn e Turizmit Shqiptar. Drejtorja ekzekutive e kėsaj shoqate, Matilda Naēo, optimiste pėr premtimet dhe angazhimet e marra nga qeveria dhe veēanėrisht nga Ministria e Turizmit, shprehet se ndryshimi ėshtė i ngadaltė dhe kjo pėrkthehet nė kosto pėr Shqipėrinė. “Bizneset prej kohėsh kanė qenė gati pėr sezonin turistik. Me muaj madje dhe kėto kohė kanė bėrė vetėm rregullimet e fundit. Problem nuk janė ata, por ambienti i jashtėm: infrastruktura, siguria, pastėrtia”, shprehet Naēo. Sipas saj, pėr promovimin e Shqipėrisė turistike po bėhet shumė, ēėshtja ėshtė se ndryshimet duhet tė bėhen realitet sa mė shpejt dhe nė kohė rekord nė mėnyrė qė Shqipėria tė thithė sa mė shumė turistė. Pasi gjithnjė janė premtuar ndryshime, por vėnia nė jetė e tyre ka qenė minimale. Me gjithė angazhimin dhe sprovimin e shoqatės nė terren, pėr tė ėshtė e vėshtirė, deri edhe e pamundur qė tė flasė me shifra konkrete se sa janė bizneset nė Shqipėri, ēfarė ofrojnė, sa turistė vijnė, dhe tė tjera tė dhėna si kėto, qė nė ēdo vend duhet tė jenė tė aksesueshme pėr tė parė trendin e lėvizjes sė turistėve. Nė Shqipėri, Naēo thotė se problemi mė i madh ėshtė informaliteti, ndaj tė dhėnat janė disi tė cunguara.

Nė Shoqatėn e Turizmit, figurojnė vetėm 800 njėsi akomoduese, pra struktura tė mirėfillta hotelerie. Asgjė mė shumė. Nuk bėhet fjalė pėr sa shtretėr, ēfarė kushtet ofrojnė kėto njėsi, le pastaj pėr tė folur pėr cilėsinė e ushqimit apo organizimet qė mundėsojnė. Ndaj nė mėnyrė tė vazhdueshme, pėr njė pėrmirėsim tė mėtejshėm tė turizmit, kjo shoqatė ka edhe njė varg kėrkesash qė pėr tė dhe bizneset qė pėrfaqėson, janė tė domosdoshme. Kryesore sipas shoqatės ėshtė heqja e vizave pėr disa shtetėsi me ekonomi potenciale, nė mėnyrė qė vizita nė Shqipėri e kėtyre shtetasve tė jetė sa mė lehtėsisht e mundur. Dhe paralelisht me kėtė kėrkesė vjen ajo pėr uljen e TVSH-sė pėr industrinė e turizmit 8 deri nė 10 pėr qind. Ishte kjo shoqatė qė pak kohė mė parė paralajmėroi se rrezikohet regres nė kėtė industri nga aplikimi i taksave tė reja qė hynė nė fuqi kėtė vit me ndryshimin e qeverisė. Pėr tė, barra e rėndė e taksave ėshtė kundėr direktivave tė Bashkimit Europian dhe do tė bllokojė zhvillimin e kėtij sektori. “Shqipėria mbetet i vetmi vend nė Europė, qė nuk ka zbatuar politika fiskale stimuluese pėr turizmin, njė instrument thelbėsor ofruar nga direktivat e BE. Pohojmė me keqardhje se me nivel tė tillė taksash, qė sipas paketės sė re fiskale jo vetėm nuk e lehtėsojnė barrėn pėr industrinė turistike, por e rėndojnė edhe mė tepėr me rritjen e tatimit tė fitimit”, u shpreh Matilda Naēo. Po kėshtu edhe pėrfaqėsues tė industrisė sė turizmit thonė se vendet e rajonit kanė njė TVSH tė reduktuar pėr tė gjithė komponentėt e paketės turistike. Sipas tyre, kėto vende me tė cilat konkurron turizmi shqiptar aplikojnė nivele mė tė ulėta tė TVSH-sė, ku maksimalja shkon nė 10% si pėr shembull nė Kroaci, duke e bėrė Shqipėrinė shumė mė pak tė konkurueshme.

Nė lidhje me kėtė taksė, ankohen jo pak edhe operatorėt turistikė. Sipas tyre, Shqipėria ka

TVSH-nė 20 pėr qind, mė tė lartėn nė rajon. Gjė e cila ndikon jo pak nė sezonin turistik. Por kėtė efekt tė saj, e zbeh informalizimi qė sjell dėme edhe mė tė mėdha. Disa prej tyre shprehen pesimistė se edhe sikur qeveria ta bėnte zero TVSH-nė, nė kushtet ku ndodhet vendi, nuk do tė kishte asnjė efekt tek turizmi, sepse informaliteti nė hotele ėshtė nė shkallėn mė tė lartė se nė ēdo sektor tjetėr.



Situata

Ndryshimi dhe pėrmirėsimi i turizmit nė Shqipėri do tė shihej realisht nėse qeveria do tė verė nė kohė nė zbatim masat e premtuara bujshėm prej saj pėrgjatė kėtij viti. Por pėrveē tyre, dora e shtetit duhet tė ndihet kudo nė kėtė sektor. Duke lėnė mėnjanė TVSH-nė, emergjenca nė kėtė rast duket se ėshtė informaliteti qė duhet eliminuar nė mėnyrė tė menjėhershme. Vendi ynė ashtu si ēdo shtet tjetėr, duhet minimalisht tė ketė njė databasė tė dhėnash me hotelet qė operojnė nė vend gjatė sezonit turistik, por edhe shtėpitė e banimit qė pėrdoren pėr turistėt si dhe kushtet qė ato ofrojnė. Nė tė kundėrt, do tė jetė e pamundur tė bėhen publike potencialet e Shqipėrisė por edhe tė llogaritet saktė numri i turistėve qė vizitojnė vendin tonė. Ėshtė e vėrtetė qė kėto janė hapa tė mėdhenj, pėr tė cilėt ndoshta nuk mjaftojnė tre muaj pėr t’i realizuar, por tė paktėn puna duhet tė nisė dhe ndryshimi duhet tė shihet nga ky sezon. Deri mė sot, ajo qė ėshtė konstatuar lehtėsisht nga tė gjithė, ėshtė prishja e disa ndėrtimeve pa leje nė zonat turistike dhe ndihma e paēmueshme e ushtrisė nė pastrimin e territorit. Por pėr t’u mbajtur kėto standarde dhe pėr t’u pėrmirėsuar dhe krahasuar me standardet e vendeve europiane, nevojitet shumė mė shumė se kaq.



Kėrkesat



Pėr njė turizėm mė efekiv

-Ulja e TVSH-sė pėr hotelet si pjesė e paketės sė politikave fiskale nė mbėshtetje tė industrisė;

-Pėrmirėsimi i marketingut dhe promocionit tė vendit nė bashkėpunim me organet e varėsisė sė ministrive;

-Stimulimi i shtrirjes sė sezonit pėrmes heqjes sė vizave hyrėse pėr disa shtetėsi me pontencial tė lartė vizitorėsh nė vend;

-Kthimi i objekteve tė trashėgimisė kulturore nė objekte tė vizitueshme, si pėr shembull, “Pallati i Brigadave” nė Tiranė, objekte publike funksionale ose jo, tė cilat i pėrkasin trashėgimisė sė regjimeve totalitare, etj;

-Mostolerimi ndaj fenomenit tė informalitetit i shkaktuar kryesisht nga biznese qė operojnė tė paregjistruara dhe qė operojnė nė kosto tė bizneseve tė deklaruara;

-Zbatimi korrekt i kontrolleve tatimore nga ana e administratės veēanėrisht gjatė sezonit;

-Kontroll mė tė mirė mbi territorin pėr tė shpėrndarė ngarkesėn e taksave nė mėnyrė harmonike nė gjithė vendin;

-Lėshimin e faturave nga ana e shtetit, veēanėrisht pėr objektet e vizitueshme sikundėr janė muzetė dhe parqet e menaxhuara nga shteti;

-Kategorizimi i bizneseve sipas llojit tė aktivitetit qė kryejnė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket