Albanicus Erectus

Mundial dhe fushatė

Nga Virgilius
Nė ēastin qė po shkruajmė kėto radhė duhen edhe pak orė qė nė vendin, i cili edhe pse nuk e ka shpikur futbollin, e konsideron atė bir pėr shpirt, tė fillojė festa e pėrbotshme e sportit mė popullor mbi rruzullin tokėsor, Kupa e Botės. Nė Sao Paolo, qyteti qė nunca para, pra, qė nuk di tė ndalet, do tė zhvillohet njė ceremoni madhėshtore, e cila shėnon hapjen zyrtare tė Kupės nė prani tė autoriteteve mė tė larta nga vendi e bota. Por, janė tė shumtė ata analistė qė shikojnė te ky botėror hapjen e fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė 5 tetorit tė kėtij viti, nga ana e presidentes aktuale, Dilma Rousseff, e cila ka hedhur shumė shpresa te fitorja e Kupės sė Botės nga ana e Brazilit, si njė shans pėr t’u rizgjedhur pėr njė mandat tė dytė nė krye tė vendit mė tė madh e mė tė zhvilluar tė Amerikės sė Jugut, njėri nga pesė vendet e tė famshmit BRICS.

Por Sao Paolo ėshtė edhe qyteti i Fabio Hamilton de Cruz, punėtorit qė, ashtu si shtatė shokė tė tij, humbi jetėn gjatė ndėrtimit tė stadiumit tė ri, ku do tė pėrurohet botėrori. Nga njė brazilian i thjeshtė dhe krejt i panjohur, sot ai ėshtė shndėrruar nė simbolin e protestės sė atyre njerėzve tė thjeshtė, rreth 50.7 pėrqind e popullsisė sė Brazilit, sipas njė sondazhi, qė janė kundėr zhvillimit tė botėrorit nė vendin e tyre me probleme tė mprehta sociale. Tė gjithė kėta kėrkojnė qė 85 pėrqind e 30 miliard reais qė kanė dal nga arka e shtetit pėr tė ndėrtuar stadiume, hotele, qendra sportive, shopping center, parkime etj., nė funksion tė Mundialit, pra, njė veprimtarie qė do tė zgjasė jo mė shumės e njė muaj, tė shkonin pėr tė arsimin, shėndetėsinė, transportin publik katastrofik - nė parantezė ēdo mėngjes nė qiellin e Sao Paolos ngrihen 1000 helikopterė qė ēojnė nė punė pronarėt e kompanive mė tė pasura - ndihmėn sociale, luftėn kundėr papunėsisė e plagėve tė tjera akute tė vendit. I gjithė ky kuadėr e retushon fort imazhin e mrekullisė ekonomike tė njė vendi, klasa politike e sė cilės mburret fort me tė.

Pėr tė mos lejuar qė tė cenohet imazhi i vendit, tė shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet, qeveria braziliane ka dislokuar njė numėr tė paparė, deri mė sot nė ndonjė botėror, trupash policore dhe ushtarake, ēka lė njė shije tė hidhur te tė gjithė ata qė e duan futbollin dhe spektaklin e tij mė tė madh, Mundialin.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket