Lart e Poshte

Edmond Panariti

Njė masė domethėnėse ajo e inicuar nga ministri i Bujqėsisė nė njė konferencė pėr shtyp, qė ka deklaruar se nafta tani do tė jetė 40% mė lirė pėr tė gjithė fermerėt qė kultivojnė prodhimet e tyre nė sera me ngrohje. Njė nismė e tillė synon tė rrisė prodhimin bujqėsor, ndėrkohė qė duhet thėnė se ėshtė aplikuar edhe nėn qeverinė Nano, nė formėn e karburantit tė lirė pėr makineritė bujqėsore. Por asokohe abuzimi me kėtė favorizim pėr bujqėsinė kapi pėrmasa absurde. Nga ana tjetėr, ministria ėshtė angazhuar edhe pėr shpėrndarjen e fidanėve tė ullirit tė kontrolluar falas nė tė gjithė vendin.



Poshtė

Artan Didi

Faji i “mbetet” shefit tė pėrgjithshėm tė policisė, kur vjen puna pėr humbjen, apo mė saktė vjedhjen e provave materiale dhe sendeve personale nė ambientet e komisariateve nė Tiranė, edhe pse dukuria ka qenė e pranishme pėrgjatė gjithė viteve tė tranzicionit. Motorė, automjete, portofole me para e deri tek armėt e zjarrit tė sekuestruara si prova materiale, zhduken nga ambientet e komisariateve tė kryeqytetit. Disa raste tė kohėve tė fundit janė zbuluar vetėm sepse gjykata u ka dhėnė tė drejtė poseduesve t’i rimarrin objektet e sekuestruara, por plot raste tė tjera, sidomos pjesė automjetesh qė kanė mbetur me vite, “bėjnė kėmbė” dhe zhduken. Mund tė duket gjė e vogėl, por mbetet skandal.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket